Sokol Olldashi ishte një nga miqtë e mi të vjetër gazetarë. Shumë vendime në jetën e tij dhe jetën time janë të përbashkëta, të marra nga të dy. Kemi qenë bashkë në ditë të vështira, disa herë dhe mes plumbave dhe nuk na gjeti gjë. Kemi qenë bashkë në ngjarje politike dhe sociale, në humbje dhe fitore, në dëshpërime dhe gëzime dhe s’na ka gjetur gjë. Arrita vonë në Qafë Krrabë, në momentet e fundit të jetës së tij dhe nuk pata fuqi t’i ulërija për të vetmen gjë që mendoja gjithmonë, se do ta mundte atë njeri në jetë: Shpejtësia! – shkruan Mero Baze, nje nga miqte e Olldashit. “Kisha vite që nuk rrija me të për shkak të politikës, por jam i lehtësuar që javët e fundit, ndaja me të orët deri në mesnatë. Si një ndëshkim për gjithçka, më ngeli barra t’ia jepja lajmin e hidhur Kelës, shoqes së tij më të mirë në jetë, të cilën m’u desh ta shoqëroja nga Qafë Krraba, ku Sokoli nuk na priti të ndaheshim, deri në shtëpinë ku e priste e ëma, me gjëmën e hapur. Nuk ia doli dot! – thote gazetari i njohur.
Baze ishte i pari qe njoftoi ne faqen tij online TemA per aksidentin e rende te Olldashit, shume minuta perpara se lajmi te nisej te jepej me titra nga televizionet informative. Me poshte eshte versioni qe Baze rinderton per ngjarjen e rende:
“...Sokol Olldashi ka qenë duke u kthyer nga Elbasani për në Tiranë rreth orës 21:00 të mbrëmjes, kur ka komunikuar me disa miq të tij, që e prisnin në Tiranë. Sapo ka dalë nga udha lidhëse e tunelit të Elbasanit me rrugën e vjetër, ai ka telefonuar shoferin e tij, Bledin, për t’i thënë se duhet ta priste tek zyra. “Po flisnim në telefon, kur befas u dëgjua një zhurmë dhe telefoni u ndërpre…”. Ky detaj tregon se Sokoli ka qenë duke folur në telefon në një natë të errët me shumë shi, dhe në një rrugë me lagështirë dhe baltë. Makina ka dalë nga rruga dhe ai ka qenë pa rrip sigurimi. Makina, një Benz i ri 500, ka hapur gjithë airbag-ët, por kjo nuk e ka shpëtuar atë. Mungesa e rripit lidhës ka bërë që gjatë rrotullimeve të makinës koka e tij të përplaset me tavanin e makinës dhe të dëmtohet rëndë në qafë duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme. Shoferi, i cili ka kuptuar se diçka nuk shkon, ka njoftuar miqtë e tij dhe policinë dhe janë nisur për në vendngjarje.
Fillimisht policia identifikoi targën që i korrespondonte makinës së Sokol Olldashit, por nga larg nuk identifikoi dot markën e makinës, të cilën në fillim e vlerësuan si Audi. Pas disa minutash, policia arriti t’i afrohet veturës dhe konstatoi se brenda saj gjendej Sokol Olldashi. Në dorë mbante të shtrënguar celularin dhe thirrja e tij e fundit ishte me shoferin, Bledin. Sipas informacioneve që u konfirmuan më pas nga një deklaratë e deputetit të opozitës, Igli Cara, mësohet se pak para aksidentit tragjik ishte zhvilluar një bisedë telefonike midis të ndjerit Olldashi dhe shoferit të tij. Shoferi personal i deputetit ka njoftuar menjëherë policinë dhe shërbimin e ndihmës mjekësore të drejtohen në vendngjarje. Kur kanë mbërritur në vend, automjeti i deputetit qëndronte i përmbysur 25 metra jashtë karrexhatës, në një tatëpjetë rreth 10 metra.
“Hipëm në makinë dhe u nisëm, lajmëruam policinë me telefon. Mbërritëm në vend 30 sekonda para policisë. Dyert ishin të kyçura, nuk hapeshin. Ishte e pamundur që t’i jepnim ndihmë. Nuk kishte njeri tjetër në makinë, ishte vetëm. Nuk mund të aludohet ndryshe”, konfirmoi deputeti Cara.
Efektivët e policisë dhe ata të zjarrfikëses lajmëruan për mediat se makina e deputetit ishte dëmtuar aq keq, saqë për të nxjerrë trupin e deputetit, lipsej nevoja të përdoreshin mjete prerëse. Pas tentativave të shumta nga ekipet e specialistëve të ndërhyrjes së shpejtë, trupi i pajetë i deputetit është nxjerrë nga makina pak pas mesnate (ora 00:15), për ta transportuar më pas drejt morgut të Tiranës. Ai kishte dëmtime të rënda në qafë, gati fatale, dhe mpiksje gjaku në kokë nga goditjet. Vetura nuk kishte pësuar dëmtime të mëdha përves goditjeve nga rrotullimet.
Konspiracioni për një person të dytë në gazetat pranë Bashës
Fillimisht në rrjetet sociale, dhe ndaj të gdhiri dhe në versionin print të disa gazetave, u hodh ideja për ekzistencën e dy personave në veturë. Disa televizione lajmesh e ngatërruan situatën shumë keq duke përfshirë si person të dytë fillimisht një oficer të policisë së qarkullimit rrugor, Shkëlzen Aliaj, një i njohur i Ulldashit. Por ai u paraqit para kamerave shumë shpejt. Pastaj rrjetet sociale filluan të përflasin një ish- ndihmëse të tij.
Interesant është fakti se ky version përfundoi në mëngjes në versionin print në dy gazetat që janë më afër Lulzim Bashës, gazetës zyrtare të PD-së, Rilindja Demokratike dhe Panorama, që drejtohet nga një biznesmen shumë i afërt me Bashën. Gazeta zyrtare e PD, Rilindja Demokratike ka një kronologji të zgjeruar se si në veturë ishin dy persona, por nuk përmend emra. Gazeta Panorama përflet emrin me burime të rezervuara. Rrjetet online pastaj morën këtë lajm dhe filluan ta rishpërndajnë. Shumë vetë e postuan atë dhe në faqen online të gazetës Tema dhe për disa momente afër mëngjesit ai u bë dhe begraund i lajmit për humbjen e jetës së Olldashit. Në mëngjes, gazeta Tema rimori konfirmimin e Policisë së Shtetit se ajo ka gjetur në veturë vetëm Sokol Olldashin dhe e botoi. Pastaj një burim i gazetës foli direkt me zonjushën e përfolur, e cila ishte shëndoshë e mirë dhe publikoi statusin e saj në Facebook. Gjithçka duket se ishte false.
Reagimi në familje
Olldashi ka dy djem, Glaukun dhe Kleitin, gruan Enkelejdën dhe nënën e tij Kozeta. Babai jeton në Durrës pas një martese të dytë. E para për humbjen e jetës u njoftua nëna. Monika Kryemadhi shkoi në shtëpinë e saj, largoi fëmijët dhe i komunikuan lajmin. Më pas mbërriti e shoqja, Kela, e cila ishte në vendngjarje, por nuk arriti të mësojë nëse Sokoli jetonte ende apo kishte ndërruar jetë. Dhe ajo e mësoi lajmin tek dera e shtëpisë. Më pas erdhi daja i tij dhe të afërmit e tjerë. Berisha dhe Basha mbërritën në mesnatë në shtëpi së bashku me drejtues kryesorë të PD-së, ku vendosën dhe për ceremoninë e nesërme. Për të mbajtur fjalën kryesore u ngarkua Astrit Patozi, një nga njerëzit më të afërt të tij në PD, pas disa debateve nëse duhet të fliste apo jo Lulzim Basha.
Qindra njerëz e gdhinë para banesës së tij në Tiranë, ndërsa në homazhe mijëra njerëz nuk arritën të afroheshin tek arkivoli. Olldashi pritej të shfaqej të hënën që shkoi në emisionin Opinion, për të dhënë një intervistë rreth pikëpamjeve të tij për humbjen e PD-së, raportet me Berishën dhe Bashën dhe vizionin e tij të ardhshëm për PD-në, por debati mbi lëndët kimike e detyroi ta shtynte për të hënën që vjen. Siç shihet, nuk arritëm të gjithë ta dëgjonin ndoshta intervistën më të sinqertë të jetës së tij. Vdekja e pengoi të rikthehej i vërtetë para njerëzve të tij. (TemA)
Per mua ketu ka dy momente: 1. Ceshtja e telefonates qe esht shume kontradiktore, dhe 2. Ceshtje a vizites ne Elbasan: PERSE ishte ne Elbasan, aktivitet personal apo politik (elektoratin e ka ne Fier). Ky njeri perse vajti ne Elbasan? Me ke vajti? Ke takoi atje? Kot vetem fillikat nuk ka vajtur e eshte kthyer nga Elbsani pa arsye se i lojtur nuk ishte. A e percolli njeri nga Elbasani? A kishte pire apo jo? A kishte darkuar apo jo? Pra nje informacion aq i thate saqe sdi cte them dhe behet fjale per nje deputet te kuvendit, nje ish-minister per 8 vjet dhe ne ministri shume te rendesishme si psh ministria e brendshme etj. Edhe nje lope te ishte aksidentuar do kishte nje komunikate me serioze me me shume informacion rreth ngjarjes.
I ke shkrruar tere pikepyetjet. A iu autopsia te ndjerit Sokol? A kishte plage apo shenja te tjera ne trup? A kishte alkol ne gjak? Si e dinte sakte vendin e ngajrjes deputeti Igli Cara dhe shoferi i te ndjerit? Projekti qe kishte bredna PD e mori ne qafe.
Mesiguri e ke pergjgjigjen ne motelet e Elbasanit .
Ngushellime nenes se tij,gruas ,femijeve e gjithe te dashurve te tij.
Ky Mero , eshte nje version qesharak i spiuneve te lagjes , 80 lekshit ne kohe te Dulles
Gazeta Panorama qe dha lajmin e para se kishte njeri tjeter ne makine pervec Olldashit, e thote se kush ja dha lajmin
Gazetarja e Panormaes e ka postuar ne facebook se ajo kontaktoi ne telefon me policet qe ishin atje ne terren dhe ata i thane qe ne makine jane dy te plagosur
pastaj me vone policet e ndryshuan versionin e tyre
Ndaj qe te mos i lini ruge fantazise malinje te Meros, Prokuroria te kontrolloj tabulatet e telefonit….dhe cdo gje eshte e zgjidhur….
Aty pastaj te meren nen hetim policet qe kane deklaruar ne telefon , se kane pare dy persona ne makine ,…
Eshte shume e thjeshte per tu zgjidhur kjo pune _
_Mjafton nje kontroll tabulati te policeve , por edhe te shoferit te Olldashit me Olldashin bashke
Cili polic ia ka thene? Gazetarja te bej publik emrin e policit, sepse keshtu si vajti puna nuk mund te besoje me njeri me “me tha njeri” po nuk e tregoj
E gjen shume lehte –
-Kontrollo tabulatet e telefonit te gazetares se gazetes Panorama , dhe gjendet ne sekonde kush eshte polici dhe cfare ka thene
sokoli ka qene vet i dyte ne aksident flitet per nje person ne kerkim nga policia nga mamurrasi. i cili ka gjetur vdekjen dhe ay ,dhe i dashur mero sado i zgjuar te jesh nuk i kamuflon dot faktet per mikun tend , sepse dihet integriteti i mediave, prandaj shko e krih kacurrelat pastaj bej ironikun
Ti Salihe Bushtra do jesh ndonji gazetar i Irfan Lule Bashes, qe pasi helmove dynjane me shpifjen qe ka patur nje vajze ne makine, tani kerkon te hapesh mjegull me versione te tjera, qe na paska qene njeri ne kerkim ne makine.
Nuk eshte rastesi qe lajmi u [erhap nga News 24, Balkanweb dhe Panorama qe te treja me te njejtin pronar Irfanen dhe me te njejtin tutor Lule. Mero Bazes puthini kembet para se ti zini emrin ne goje ju plehra qe shisni dhe maman tuaj per leke dhe keni per idhuj matrapazet e “gazetaris” shqiptare Arjanr canrat. blend fevzirat dhe ate qe botoni perdit ne gazet, ate spiunin qe donte te behej president, si e ka emrin e leshit
Ngushlmet me te sinqerta familjes. Per te verteten teorite konspirative ne kete dite zie e dhimbje per familjaret e z Olldashi nuk jane aq te pranueshme pasi ne vend te ngushllimeve e shtojne dhimbjen. Megjithate nese kemi te bejme me nje skene krimi duhet vepruar e sensibilizuar opinioni se ata qe po vdesin jane te tere djem te rinj ne politike e vargu i tyre mund te zgjatet.
Une nuk arrij te kuptoj se si mund te vdese njeriu ne nje rreshqitje apo edhe rrotullim ne nje toke te bute e me nje benz te ri qe eshte me airbeg ne te tera anet ku nuk i jane thyer as xhamat.
Nese nertetohet se ka thyer zverkun gjate rrotullimeve edhe mund te ndolle por menyra e njoftimit eshte e njejte me vdekjen e Azem Hajdarit kure njoftohej se policia nuk njihte trupin e te ndierit Hajdari.
Edhe mbreme” shtypi “qe udhehoqi protestat kunder Amerikes por jo policia njoftonte here Audi7 here nuk e njihnin te ndierin Olldashi pasi ishte shperfytyruar dhe me pare se policia kane shkuar deputeti Igli Cara dhe shoferi . Ku kane qene keta zoterinj dhe si mundi i ndjeri Olldashi tu tregonte se ku ka rene. Si fillim te kontrollohen tabulatet telefonike por uroj qe te mos pesojne fatin e serverit te Kryeministrise me 21 Janar.
Do i beja thirrje Qeverise dhe miqve e kolegve deputete te te ndierit Olldashi qe tetherrasin eksperte te FBIse per te bere matjet e gjithcka duhet pasi ata munden me shikuar tre trajektoren e levizjes se makines para aksidentit.
Nuk mund te vdese njeriu si zog pulet. Une nuk e kam pare kufomen por nese eshte shperfytyruar ne fetyre e koke ai eshte mbytur me leve perpara se te hillej me makine .
Vetem kaq te me thote Igli Cara. Nga e mori vesh ai ose shoferi qe Olldashi kishte bere aksident (mos harrojme qe kane qene te paret qe e kane marr vesh). Kush i ka lajmeruar? Dhe e dyta, mbasi e moren vesh qe ka bere aksident si e gjeten vendin ku eshte bere aksidenti. Kush jua tha vendin e sakte te aksidentit. Sepse Cara thote qe u nisem menjehere. U nisen per ku?
Pra nga e diinin dhe kush i njoftoi? Kjo i zgjidh te gjitha. Keshtu qe telefonata eshte bere nga personi qe i ka mbijetuar aksidentit se sma merr mendja qe ai fshatari qe e ka pare i pari aksidentin te kete ditur numrin e telefonit te Cares apo te shoferit dhe aq me pak ti njoftoje. ???????????????
Z,MERO.U bene dy dite qe nuk shkruan,te ka hyre frika edhe ty nga plakushi,se salushi se harron zakonin e vjeter,apo po ben ndonje hetim privat,se ku shkel pakushi sali kadavra ne varrime ka prapaskena te medha….nje pyetje si eshte e mundur qe varrimi u be ne kohe rekord,dhe nga vinte I NDJERI OLLDASHI,nuk behet fjale,cfare donte ai ne elbasan pa shofer””””””””””””””’z,mero duhet ti japesh drejtim ketyre pyetjeve………………………….pa u ftohur trupi akoma keta te varrosin.KETA TE VRASIN DHE STE LENE ME QA.
Ngushellime edhe babait te Olldashit.
ore te pabese dhe te vdekure e poshteroni mire ja beni se i till ishte dhe mbronte nje sistem te shkatruare kure asnje nuk merte nje sherbim qe shteti i tije ja ka per detyre dhe ai bertiste se smungon gje i kemi te gjitha jemi vendi i katerte e mbeshteste ket me gjith fuqin qe kishte se ate fuqi kishte te shkatrimit dhe ja shikoni ai sherbin nuk ju gjende prane dhe e lane te vdiste me vuajteje po ka qen gjalle po poshterim dhe pameshirhmeri sic ishte po ja shperbleni qe te hapen te gjithe ajrbegete dhe te vdesi kjo sqendron po mire ja beni banditit mire
ky eshte vendi ku ligjin e bejne antivlerat dhe i ka me bollek, nuk ja vlen te merresh me shqiptaret se jane njerez hap e rrene dhe ta shesin ate per moral,
Po ekspertiza medikoligjore,autopsia pse nuk u bë? Ishte i dehur apo i droguar,kete e ben ekspertiza dhe autopsia? Nuk ka rendesi shikë ishte deputet apo jo,pasi dhe deputetet drogohen dhe pijnë sipas moralit të tyre! Ceshtja eshte perse nuk u be autopsia dhe kush pergjigjet për kete? A kishte njeri tjetër? Nuk ka mundesi të ishte vetem…po ku ishte? Cthone tabulatet e telefonit? Kush e priste në takim? Mos ishte ai “vrasesi”,i fytyres se shperfytyruar dhe iku apo vdiq e perflitet si i kerkuar nga policia? Raportet e policise teper kontradiktore duhet të nderpriten dhe duhet të ketë trasparencë të plotë pavarsisht se dikujt do t’i shkojë hidhur! Nuk behet shtet me fshehje të vertetash,kur publiku flet! Heshtja e Tahirit kur nje deputet ka humbur jeten dhe shtypi është peshtjelluar sa dhe gazetat nën influencen e Bashes flasin per nje të dyte,është nonsens per vet ministrin! Ka gjera qe presin vertet,pershembull analiza mbi drogen,por nuk pret deklarimi i shtetit qarte “ishte vetëm”, ose” kishte nje person të dyte në makinë rreth të cilit ka keto të dhena…ose i panjohur dhe po shpallim foton për familjaret,sepse dhe i kerkuari apo krimineli ka të drejtë varrimin…zbardhja ndihmon vet shtetin dhe organet perkatse qe paguhen nga Sovrani vetem per kete trasparence dhe informimi i qytetareve është i garantuar dhe me ligj!…Fund paqartesive dhe fshehjes se të vërtetes!
O njerez, po Grida Duma ku ishte dje??????? Pse nuk u duk ne asnje moment ne ceremonine e varrimit dhe ne komentet ne rrjetet sociale…aludohet sikur ishte jashte shtetit…e pabesueshme ne momentin qe edhe kryeministri nderpreu viziten ne Londer, perballe kesaj humbje jete te parakohshme…Ku eshte Grida, te dal….
Mos e ngaterro Grigjen. Ajo eshte pjese e grupit te Lulit.
A nuk ka ngjashmeri me kosta trebicken????????????
Per mua dy jane fushat ku duhet studjuar mire, fakti qe kohet e fundit qenka shoqeruar deri ne 12 te netes me z Mero Baze person me “rrezikshmeri” te madhe shoqerore per banden e Salehit te Jemenit dhe intervista e pritshme ne “Opinion” tam si me Azemin qe pritej nje interviste interesante.
interviste e rendesishme. Fakti qe ka kaq shume disinformacion kerkohet te fshihet dicka e rendesishme.
Shume konspiracion. Shume dezinformim. I ndjeri ku ishte? Si nuk del kush te thote se ishim bashke deri ne kete ore dhe u nis.
Policia thote, se makina nuk kishte shpejtesi. Mos e vrane dhe me pas e shtyten makinen me dore per ta rrugullisur?
Personi i dyte? Qysh ne fillim, kur u dha lajmi u fol per nje aksident me dy persona te plagosur. Pa ditur dhe pa njohur njeri. Pastaj u fol se ambulanca e pare u largua me te plagosurin e pare. Dhe kete ambulance e pane te gjithe. Folen te gjitha mediet. U tha me vone se ai vdiq, e me tej se nuk kishte patur person te dyte.
Vete e bete lemshin, vete zgjidheni…. Mjere ai qe iku, thuaj.
policia thot se ishte me 40 km ne ore ,eshte e pamundur te ishte me 40 km dhe te perplaset dhe te vdesi,dhe me nje ”benz mercedes500”
shtet i korruptuar. Une nuk i ve faj medias qe hidhet en aludime. Keta dreqer njesoj kane qene si ne kohen e Enverit, si tani. Sapo hypin ne pushtet u duket vetja si ndonje klan i arte mendjendriturish qe nuk mund te komunikojne me nornmalisht me ne vdekataret e zakonshem. E kane mbyllur informacionin mes vedi, une e di qe politikanet e dijne te gjithe dhe e fshehin si mafiozet e Sicilise vendin e groposjesve radioaktive
Mero baze per respekt te shokut tent (ne qoft se e kepatur shok fertet) ashtu si deklaron ne kete shkrim .thuaj te drejte n si ka ndodhur.
mero nuk dua qe te paragjykoj por thua qe makina ishte e demtuar ne fotografi duket e pa cenuar nuk dime ke te besojme njerez mafioza mjere neve qe u lexojme juve
edhe mero aka zero baze tha se ai iku nga shpejtesia por pastaj doli qe kishte ecur me 60.
edhe zero baze ka bere dezinformim. makina enveriste po e perfundon punen e vet
Mero baze eshte fare i kuptushem dhe une s’po mar vesh ca e ca, qe po i bien ne qaf atij ! Ai po thote, kete lajm e dhane dy gazeta qe jane me afer olldashit, apo kokodashit… C’rendesi ka?! Gazetarja pretendon se lajmin e mori nga policia,por ajo nuk thote se nga kush (!) Dhe nese ajo, do vazhdoj te thote per kete ngjarje kaq tragjike,(Se ketu s’eshte fjala se i ndodhi nje njeriu dosido per shembull Saliut,te themi…), Se, nuk ja mesova emrin policit! Atehere, ,gazetara genjen. Pse genjen?! kete e zgjithe prokuroria…
Teza a personit e dyte, nuk eshte dhene jashte ngjarjes por brenda ngjarjes. Ka shume rendesi kjo….E kane dhene te gjithe televizionet bile kane dhene edhe emrrin e Shkelzen Aliajt…Bile ka qene A1 Report TV qe ka dhene versionin e personit te dyte direkt ne lidhje nga ngjarja para ores 23.30. Kjo do te thote se infoja per personin e dyte eshte dhene direkt nga ngjarja. Kjo do te thote se policia apo hetusia e ka dhene kete info direkt nga ngjarja tek mediat, reportert e tyre, nderkohe qe asnje gazetar nuk lejohej te afrohej sado paK afer makines se rrokullisur( cudi e plote)…Cka ketu per dizinformim…Edhe dicka ..Meru ka thene se ka shkaur ne vend ngjarje spao eshte informuar per ngjarjen..keshtu qe ai nuk i ka ndjekur informacionet ne televizion..keshtu qe Merua e ka shume gabim
Ka nje detaj qe Merua e ka shume shume gabim…Personi i dyte…Teza a personit e dyte, nuk eshte dhene jashte ngjarjes por brenda ngjarjes. Ka shume rendesi kjo….E kane dhene te gjithe televizionet bile kane dhene edhe emrrin e Shkelzen Aliajt…Bile ka qene A1 Report TV qe ka dhene versionin e personit te dyte direkt ne lidhje nga ngjarja para ores 23.30. Kjo do te thote se infoja per personin e dyte eshte dhene direkt nga ngjarja. Kjo do te thote se policia apo hetusia e ka dhene kete info direkt nga ngjarja tek mediat, reportert e tyre, nderkohe qe asnje gazetar nuk lejohej te afrohej sado paK afer makines se rrokullisur( cudi e plote)…Cka ketu per dizinformim?? Perkundrazi, eshte shume qarte se ekzistenca e personit te dyte, e bente me reale dhe shume te besueshme ngjarjen, nderkohe qe tentativa per ta fshehur personin e dyte e ben mizterioze ngjarjen shume te pabesushme….Perse valle duhej fshehur versioni i plote i ngjarjes??? Nuk kemi pas ansje zyrtar te policise apo hetusise te dali e te thote qarte se prezenca e personit te dyte ishte jo e sakte…Edhe shpjetsia e veprimeve ne spital, varrimi i shpejte, mungesa e autopsise, ekspertiza e makines dhe hetimit mjekor ligjor, jane fakte ne kundershtim me mendimin tend te tanishem…Nuk po hyj ne detaje te batimit te makines e cila ne sapaku do coptohej rende dhe do merrte flake nga inertisa e brenshme e vizokiztetit te naftes ose benzines…
Ky Merua ishte ai qe nuk na postonte nje pergjigje tek gazeta e tij tema, sepse duhet te shkruanim fjalet me te mira per kete qe e theu qafen. Sa per punen me cilin ka qene ne makine dihet qe te gjithe keta zagaret(politikanet) jan me nga 2 dashnore pervec gruas.Na trego tani mero perralla se ka qene baba shembullor,jo hajdut,nuk ja dridhte gruas,beri ceshte e mundur qe te hanim si popull me luge floriri etj…..
Harron Merua se ishte Olldashi qe thosh se me 21 jnar do vriste pa ju dridh dora me shume se 4 persona…Ne nje detab me Paskal Milon pas 21 janarit o thosh Milos genjshtar dhe rrugac…
Jo vetem kaq po Olldashi (po te citoj gazeten dita): “Mbrëmjen pas vrasjeve të tmerrshme të 21 janarit Sokol Olldashi dhe Arben Imami ishin dy ministrat e përfshirë në atë që rezultoi më pas një mashtrim i pashembullt publik: që protestuesit ishin vrarë nga afër nga vetë njerëz të opozitës që organizoi protestën. Postuar më: 13 Korrik, 2013
E kam besuar Mero Bazen per te gjitha ato se cfare ka shkruar per Sali Berishen; por, per fat te keq, konstatoj se eshte nje mendjemadh, egoist dhe hakmarres manjak i semure. I duket vetja se eshte koka me e zgjuar e botes dhe ne te tjeret duhet te besojme paranojat e tij.
Sokoli nuk ka vdekur thjesht ka shkuar te pije nje kafeme deputetin Fatmir Xhindi!
ai fundja e ka siguruar jeten familjes se stij..po cfar te bejne familjet e minatoreve qe vdesin neper miniera per nje cope buke, thate atyre qajani halin..popullit te thjeshte
Shume komentues mendoj une e teprojne duke shkruar ne menyre te pahijshme per Olldashin.
Ne fund ishte dikush qe i dha ngjyre ketyre vjet tranzicioni.
Ishte nje nga ne . Do ishim me te mire se AI ???
Disa qe nuk vleresojne personin , te kene respekt per menyren si vdiq , moshen, familjen qe la.
Dhe me negativi nga te gjithe eshte Baze.
Duke e vleresuar si mik( keto javet e fundit) nuk harron te shfrytezoje aksidentin per
te lare hesapet me kundershtaret e tij. Eshte kjo dita e duhur???
Miku respektohet , nuk shfrytezohet.
Helmi i artikullit eshte po kaq i rrezikshem sa ndodhija, percares, hakmarres, Mero standart.
Qe ta mbylli ben dhe interesantin per intervisten qe do jepte Olldashi te henen.
Eshte Baze gazetar apo prift ku Olldashi u rrefye.
Harron qe Ky ishte pjese e po ketij grupi deri para disa muajsh dhe me gjithe deshiren e
Bazes nuk mund te jete aq i ashper sa ky na e shet. Nuk ndrrohen partnerét me nje mik
disa javor pavaresisht pakenaqesive.
Eshte makabre te perpiqesh te perfitosh nga i vdekuri dhe me keq nga miku !!!!
U prehte ne paqe Olldashi.
Ne ferr shkofshin ngaterresaxhinjt e popullit Shqiptar .
Mero dua te te kujtoj dicka.Propaganda eshte propagande,DO SDO DO TA HASH .nuk te ve faj
Diku tjeter flen lepuri dhe jo tek Mero Bze.Qe ka nje te vertet ne kete mes KA por me pare duhen dhene pergjigje per:aresyen e vajtjes ne Elbasan ,me ke vajti,ke takoi,kush e percolli,etj..etj..
i shpreh ngushellimet familjes olldashi se nuk i takonte te vdiste kaq i ri,por ju komentues duhet ta dini se ligjin ne durres e bente i ndjeri,ai beri nje lufte klasash te papare ne durres me klanin e tij cara , teliti .ndreu ,ademi etj. i la pa pune gjithe durrsaket per 8 vite me radhe dhe e mbushi administraten dhe ndermarjet me militante injorante dhe maloke,kjo i hapi rruge nje vjedhje gjigande ne port ,ukd,cez
etj ku ai merrte nje sasi te konsiderueshme parash qe vinte i vilte cdo jave!