Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ministria e Mbrojtjes: Helikopteri ishte në mision të planifikuar stërvitje
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Ministria e Mbrojtjes: Helikopteri ishte në mision të planifikuar stërvitje
AktualitetLajmi i fundit

Ministria e Mbrojtjes: Helikopteri ishte në mision të planifikuar stërvitje

redaktor
Published April 6, 2016
Share
SHARE

Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet një deklarate sqaron se helikopteri EC 145 ka qënë në një fluturim stërvitor dhe kontakti i fundit me kullën e Rinasit ka qënë në orën 13.45.

“Sipas planit të fluturimit helikopteri EC 145, me numër bordi 637, me 3 ekuipazh në bord, kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha dhe ushtar profesionist Gerald Baramuca, janë nisur nga Farka sot në orën 12:10 në një fluturim stërvitor në përputhje me programin e planifikuar dhe miratuar më parë. Në orën 13:45 ka qenë kontakti i fundit që helikopteri ka pasur me Qendrën e Kontrollit dhe Raportimit në Rinas.
Pas humbjes së kontaktit, është nisur drejt zonës ku u humb kontakti një helikopter kërkim – shpëtimi. Ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Shëndetësisë janë nisur drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës ku ndodhet njëri prej pjesëtarëve të ekuipazhit, ushtar profesionist Gerald Baramuca”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

redaktor April 6, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?