Ministria e Mbrojtjes depoziton në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal në ngarkim të ish-ministrit Arben Imami dhe 4 zyrtarëve vartës të tij, në lidhje me shpërdorimin e fondeve publike për reklama publicitare në dy media kombëtare, rreth 1 miliardë lekë. Ka qenë Mimi Kodheli që publikoi zyrtarisht lajmin ditën e djeshme. Ish-ministri ka qenë në qendër të akuzave publike gjatë dy viteve të fundit, për çështje të ndryshme, kurse kjo është dosja e parë që shkon në organin e akuzës, për 3 spote dhe 3 dokumentare, me prokurim me negocim, por jo prokurim publik, siç e parashikon ligji. Dosja mbërriti dje pasdite në organin qendror të akuzës në Zyrën e Protokollit dhe sot do të kryhet shqyrtimi i saj, çfarë përmban, do bëhet regjistrimi dhe do shikohet si do procedohet më tej, për caktim prokurorësh apo hetimesh.
Akuzat që përmban dosja janë “shpërdorim detyre”, “shpërdorim i kontributevetë dhëna nga shteti”, si dhe “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankand publik”, të parashikuara në nenet 248, 256 dhe 258. Për 4 zyrtarët Shkëlqim Berisha, ish-drejtor, Mentor Beqja, këshilltar, Sokol Neziraj, nëndrejtor dhe Nilka Sinën, shefe e Logjistikës, nëse gjenden elementë të veprës penale mund të kërkohet arrestimi pa asnjë pengesë, kurse për Imamin, nëse ka elementë të veprës penale, kërkesa për arrestim apo kontroll banese për procedurë i bëhet Parlamentit, pasi është deputet, por hetimet nuk pengohen.
Deklarata e Mimi Kodhelit
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, doli dje publikisht nga zyrat e Kryeministrisë në komunikim për mediat, duke njoftuar depozitimin e dosjes penale në Prokurorinë e Përgjithshme për paraardhësin e saj, Arben Imami. “Ky nuk është një kallëzim i zakonshëm. Kemi të bëjmë me një padi të mirëargumentuar, të përgatitur nga një grup ekspertësh, të cilët kanë shqyrtuar deri në detaje të gjithë këtë aferë korruptive dhe kanë dalë me konkluzionin se kush ka qenë pjesë e kësaj procedure, duhet të përgjigjet përpara drejtësisë. I kërkoj në mënyrë të veçantë Prokurorisë së Përgjithshme të veprojë duke investiguar mbi të gjitha këto veprime antiligjore që kanë çuar, sipas nesh, në shkelje të procedurave dhe në një abuzim të madh me paranë publike”, tha Kodheli. Ministrja nuk pranoi të jepte detaje për dosjen, por mësohet se bëhet fjalë për spotet publicitare dhe dokumentarët e transmetuar në dy televizione kombëtare pa prokurim publik me ftesë, por direkt me negocim. Fondi i lëvruar është rreth 1 miliardë lekë dhe në dosje përveç Imamit janë përfshirë edhe 4 ish-zyrtarë. “Ndërkohë, mund t’ju them se nuk është aspak komode për mua dhe as për bashkëpunëtorët e mi për këtë veprim ndaj paraardhësit tim, por ju siguroj se kjo është gjëja e vetme që duhet të bëja në kushtet e të ndodhurit përpara këtyre fakteve dhe provave të pamohueshme”, sqaroi Kodheli. Por nuk u dha asnjë shpjegim nëse ministria do depozitojë denoncime të tjera për të cilat ish-ministri është akuzuar nga mazhoranca e sotme, si kontrabanda e armëve, abuzimi me 1 milionë litra naftë për fushatë elektorale, përgjimet e opozitës dhe blerja e pajisjeve ushtarake një ditë para 21 Janarit.
Prokuroria: Dosja mbërriti
Prokuroria e Përgjithshme ka marrë dosjen penale të referuar nga Ministria e Mbrojtjes. Burime nga ky organ pohuan se materiali mbërriti pasditen e djeshme në Zyrën e Protokollit. Por ajo nuk është regjistruar ende, pasi sipas procedurave, ditën e sotme pritet të hapet dhe shikohet materialet që ka brenda dhe nëse përbën objekt për hetim. Më tej kryhet regjistrimi i saj me numër protokolli, caktohet prokurori apo prokurorët që do e hetojnë dhe nisin procedurat ligjore për këtë investigim.
Ç’përmban dosja
Dosja e dorëzuar dje në prokurori nga MM, mësohet se përmban 3 vepra penale dhe ka të bëjë me tenderin me negocim për transmetimin e 3 spoteve publicitare dhe 3 dokumentarëve për ushtrinë shqiptare dhe për vetë Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas ligjeve, ministria nuk duhet të kishte zgjedhur negocimin për këtë rast, por të kishte zhvilluar një prokurim publik, me ftesë-ofertë. Përzgjedhja ka qenë e drejtpërdrejtë dhe i është dhënë dy televizioneve kombëtare. Fondi ka qenë 99.943.4488 lekë të reja (rreth një miliard lekë të vjetra). Kjo është quajtur një abuzim me fondet publike dhe grupi hetimor, në përbërje të të cilit edhe Task-Forca e Policisë së Tiranës dhe ekspertë, ngritën 3 akuza konkrete ndaj 5 personave. Ato janë “shpërdorim detyre”, “shpërdorim i kontributeve të dhëna nga shteti”, si dhe “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankand publik”.
Kush janë të denoncuarit

Të kallëzuarit në Prokurorinë e Përgjithshme janë 5 ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes. I pari ish-ministri Arben Imami, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Ministri ka lejuar që ky fond publik të mos kalonte në prokurim publik, por të bëhej me negocim. Për këtë procedurë që cilësohet e paligjshme janë caktuar përgjegjës dhe firmosës të dokumenteve një komision me 4 anëtarë. I pari është një emër i njohur edhe në media për incidentin e Gramshit, ku kanosi me armë zjarri kryetarin e bashkisë, Dritan Bici.

Bëhet fjalë për ish-Drejtorin e Shërbimeve Mbështetëse, Shkëlqim Berisha, i cili është punësuar nga ish-zëvendësministrja e Mbrojtjes, aktualisht kreu i ILKPD-së, Zana Xhuka, si sekretar në këtë institucion pak javë më parë. I dyti është Mentor Beqa, ish-gazetar, ish-këshilltar mediatik i ministrit Imami. I treti është nëndrejtori i Qendrës së Kulturës dhe Botimeve të Mbrojtjes, Sokol Neziraj dhe e fundit Nilka Sina, shefe e Logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes. Në dokumentet e gjetura nga specialistët e ministrisë, figurojnë emrat dhe firmat e katër ish-zyrtarëve.
Si veprohet nga Prokuroria
Në momentin që një dosje dërgohet në organin e Prokurorisë, nëse është zyrtar i thjeshtë mund të procedohet dhe nga Prokuroria e Tiranës, kurse në rastin e një deputeti, referohet në Prokurorinë e Përgjithshme. Pasi dërgohet në Protokoll, dosja shikohet nga specialistët e prokurorisë nëse përmban material që përbën elementë të veprës penale. Më tej regjistrohet dhe protokollohet. Caktohet një ose më shumë prokurorë për hetimet. Ditën e sotme pritet të kryhet ky proces dhe lajmi konfirmohet zyrtarisht për gazetën DITA. Pas caktimit të prokurorit, kryhet shfletimi i materialeve dhe vlerësimi i tyre për personat e denoncuar. Thirren të gjithë me radhë për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni. Më tej përcaktohet nëse ka elementë për ndjekje penale. Rithirren dhe u komunikohet akuza përkatëse për veprën penale që dyshohen. U njoftohet përzgjedhja e avokatit, pasi do të jenë persona nën hetim. Për momentin, thirrja e ish-ministrit dhe aktualisht deputetit Arben Imami, nuk ka asnjë problem juridik dhe mund të bëhet në çdo kohë. Po ashtu edhe për 4 ish-zyrtarët.
A mund të arrestohen?
Për rastin e ish-ministrit Arben Imami, arrestimi nuk mund të kryhet direkt nga Prokuroria. Për shkak se ai është me mandat deputeti. “Për rastet e një deputeti, arrestimi, kontrolli fizik dhe kontrolli i banesës bëhen vetëm me leje nga Parlamenti. Ky institucion vihet në dijeni nga prokuroria me kërkesë dhe më tej pas lejes ndiqet procedura juridike”, shpjeguan burime nga organi i akuzës. Por gjatë hetimeve mund të vendoset edhe që të ndiqet për hetim në gjendje të lirë deri në fund të investigimit dhe më tej gjyqit. Kurse për 4 ish-zyrtarët e tjerë, Prokuroria është e lirë të kryejë arrestimet në çdo moment nëse e shikon të arsyeshme nga ana juridike. Mjafton një urdhër-arresti në Policinë e Tiranës dhe kryhet ndalimi dhe më pas dërgimi për masë sigurimi personal në gjykatë.
Koha e hetimeve
Për një dosje të zakonshme kërkohen 3 muaj hetime me ligj. Ky është afati brenda të cilës prokurori apo prokurorët kryejnë veprime proceduriale, mbledhin dëshmi, materiale, pyesin të dyshuarit. Në fillim Imami dhe 4 ish-zyrtarët do të thirren për pyetje dhe për të dhënë sqarime rreth çështjes. Më tej mund të thirren edhe si të dyshuar për përgjegjësitë penale. Prokuroria do përcaktojë nëse brenda 3 muajve, të denoncuarit duhen arrestuar ose jo, apo të kryhet hetim në gjendje të lirë. Por për rastin e një deputeti, ky proces mund të kërkojë më shumë kohë, zakonisht deri në 6 muaj. Por gjithnjë kjo varet nga prokurori i çështjes, pasi është ai që e vlerëson nëse i duhet më shumë kohë për ta përgatitur.
Çfarë rrezikon Imami sipas neneve?
Për ish-ministrin është i qartë neni për të cilin akuzohet, “shpërdorim detyre”. Kodi i Procedurës Penale parashikon nenin 248, “shpërdorimi i detyrës”, kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta, duke dëmtuar interesat e shtetit apo personave të tjerë. Dhe kjo shkelje “dënohet me burgim deri në 7 vjet dhe me gjobë nga 300-1 milionë lekë”. Neni i dytë është ai 256, që flet për shpërdorimin e parave të shtetit, ku preken edhe 4 ish-zyrtarët e tjerë, që dënohet me “gjobë, deri në 3 vite burgim”. Kurse vepra e fundit është ajo e parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, ku flitet për shkeljen e barazisë në tenderë dhe parashikon deri në 3 vite burgim.
Nëse dërgohen dosje të tjera
Po nëse dërgohen dosje të tjera nga Ministria e Mbrojtjes, çfarë ndodh me hetimin ?. Dikasteri vetë pohoi se nuk mund të japë detaje apo shpjegime nëse ka dosje të tjera për Imamin që do dërgohen në Prokurori. Por dihet se Komisioni i Sigurisë dhe Rendit e ka denoncuar vazhdimisht nëpërmjet deputetëve të opozitës së djeshme dhe mazhorancës së sotme Imamin për disa abuzime me detyrën, një prej të cilave kjo e reklamës publicitare. Por nëse do të ketë dosje të tjera ndaj tij dhe zyrtarëve të dikasterit, prokuroria do veprojë njëlloj. “Nga specifika e dosjes, çështjes dhe akuzave, përcaktohet nëse është për të njëjtin subjekt apo objekt dhe në vijimësi vendoset nëse do bashkohet si dosje me të parën. Zakonisht ndodh që bashkohen dhe në fund nëse gjykohet, kërkohet bashkim dënimesh për secilën nga veprat penale, pasi çështjet e abuzimit mund të jenë të ndryshme”, thanë ekspertë juridikë për gazetën.
* * *
A do paditen trafiku i armëve dhe përgjimet?
Trafik armësh me vendet në konflikt dhe nën embargon e OKB, duke filluar me Libinë e deri te Nigeria, përmes trafikantit ndërkombëtar, serbit Slobodan Tesiç, shitje të pasurisë së ushtrisë, shkarkim gjeneralësh të lartë që akuzojnë për përdorim të FA në misione civile e antikushtetuese, janë disa nga akuzat që rëndojnë mbi ish-lidershipin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe kreut të saj, Arben Imami.
Trafiku ndërkombëtar i armëve
OKB publikoi një raport, ku akuzonte ministrin e Mbrojtjes, Imami, për thyerjen embargos së vendosur nga Këshilli i Sigurimit të OKB, duke trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë në kërkim ndërkombëtar. Raporti i përgatitur nga një panel ekspertësh, konstatonte se qeveria Berisha ka thyer embargon e OKB, duke dërguar armë në mënyrë të paligjshme drejt Libisë. Në raport shprehej shqetësimi se armët e dërguara në Libi po përhapeshin me një shpejtësi alarmante në vende të tilla si Mali, Siria apo Rripi i Gazës. Imami ka dhënë llogari në NATO, ndërkohë që më parë në media ka dhënë deklarata kontradiktore, duke thënë herë se nuk ishin shitur armë dhe herë që janë bërë përmes kontratash të rregullta. Ndërkohë që rrjeti i trafikut të armëve shqiptare, gjatë tetë viteve të Berishës në pushtet, është shtrirë në të gjitha kontinentet si në Libi, në Jemen, në Iran, Afganistan, në Meksikë dhe Kongo. Me armë shqiptare u zhvillua konflikti i armatosur në Goma, në lindje të Kongos. Rebelët e ushtrisë M23 kapën armatimet e lëna pas nga ushtria kongoleze. Skandali u denoncua nga gazetarët e agjencisë së lajmeve “Reuters”.

dhe diplomatëve.
Në pamjet e regjistruara nga gazetarët “Reuters” zbulohet se ushtria kongoleze përdorte armatim shqiptar. Nga ana tjetër bashkëshortja e ish-shefit të shërbimit sekret të ushtrisë, SHIU ishte aksionere në kompanitë që tregtonin armatim dhe municione shqiptare. Më se njëherë komisioni i sigurisë kishte kërkuar informacion nga Imami në lidhje me trafiqet, korrupsionin dhe përdorimin e FA për qëllime politike, kërkesa pa përgjigje. Kurse për serbin Tesiç, OKB ka zbuluar se ka hyrë në Shqipëri dhe ka bërë tregti armësh me Ministrinë e Mbrojtjes, edhe pse ishte në listën e zezë.
Historia e thyerjes së embargos
Në 10,11 dhe 12 shtator 2011 nga Rinasi në drejtim të Libisë fluturuan tre avionë tip IL 76-TD (kapaciteti reth 45 ton ngarkesë) të prodhimit ish sovjetik. Avionët me ngarkesën me fishekë kundërajrori të prodhimit kinez, sovjetik dhe të Poliçanit i përkisnin kompanisë private armene AYK AVIA. Udhëtimet u kryen me nga një avion në ditë. Kjo histori thyerjeje embargoje filloi në korrik 2011, kur firma gjysëm shtetërore armene DG Arms Corporation(me lidhje të vjetra me mafien e armatimeve në trekëndëshin Serbi -Mal i Zi-Shqipëri) kontakton “Meico”-n me ndihmën e sekserëve serbo-sllavë për të blere armatime të tepërta stok të ushtrisë shqiptare. “Meico” kërkon ndërhyrjen e firmave të tjera shtetërore nga hapësirat ish sovjetike. Në këtë moment shfaqet firma ukrainase UKRINMASH filial i firmës shtetërore ukrainase të armatimeve UKRSPECEXPORT. Kjo firmë me dokumenta rezulton si importuese e këtij municioni kundërajror, por me ndërmjetësinë e firmës armene DG ARMS CORPORATION. Firma ukrainase i bleu municionet me qëllim shitje në favor të firmës private International Golden Group, që ka kontakte solide me autoritetet e sigurisë të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përgjimi i opozitës dhe diplomatëve nga SHIU
Kreu i PS në korrik të vitit të shkuar ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes për përgjime të paligjshme të deputetëve e diplomatëve. Rama atë kohë tha se Arben Imami ka bërë për veprimtari kriminale. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist, Rama tha se në këtë ministri po përgjohet opozita dhe diplomatët e huaj në mënyrë të paligjshme nga Shërbimi Informativ Ushtarak. “Ministria e Mbrojtjes duhet të hapë dyert e mbyllura arbitrarisht për kontrollin parlamentar të kërkuar nga deputetët e opozitës. Duhet të vërë në dispozicion jo vetëm të deputetëve të opozitës, por dhe të gjithë publikut, dokumentacionin e blerjes së njësisë së përgjimit. Duhet të lejojë inspektimin e kësaj njësie nga ana e deputetëve të opozitës dhe duhet të japë të gjitha sqarimet e nevojshme për të arritur në përfundime të plota dhe të qarta lidhur me këtë veprimtari, e cila për momentin, me aq sa jemi të informuar, ka vetëm një emër: veprimtari kriminale”, tha Rama. Sipas tij, ka qenë vetë Imami që ka urdhëruar blerjen e pajisjeve me vlera të fryra financiare, duke shkaktuar një tjetër skandal në këtë ministri. “Është personalisht ministri i Mbrojtjes që ka urdhëruar në shkurt të vitit 2011 blerjen e një pajisjeje me vlerë 1 586 000 euro për të përgjuar kundërshtarët e qeverisë. Kjo pajisje, në fakt, kushton vetëm 400 000 euro dhe blerja e përdorimi i saj nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë është në kundërshtim të plotë me ligjin shqiptar për përgjimet. Përtej abuzimit me vlerën si abuzim me Kushtetutën dhe me ligjin, është përsëri vepër e mirëfilltë penale”, u shpreh Rama.
Lumi i naftës elektorale
Në fillim të tetorit kryeministri gjatë mbledhjes me deputetët e PS-së i shtoi edhe një akuzë tjetër ish-ministrit të pasuar në atë post nga Mimi Kodheli: “Kemi evidenca që gjatë fushatës zgjedhore Arben Imami, ish-ministri i Mbrojtjes në qeverisjen e kaluar ka porositur 1 milionë litra naftë për automjetet ushtarake, por që realisht janë përdorur për makinat e PD”, ka thënë Rama. Ai e përsëriti akuzën edhe në emisionin televiziv të Fevziut B. në TV Klan, ku rikthehet herë pas here me intervista. Vetë Klani është në fakt një nga përfituesit kryesorë nga abuzimet me fondet në Ministrinë e Financave.
Fonde fiktive për atasheun
Raporti denoncon edhe Zyrën e Financës për marrëdhëniet me jashtë që mbulonte atashetë ushtarakë nëpër botë. Aty përmendet emri i një zonje (ka drejtuar edhe fushatën e Imamit në Elbasan), e cila është marrë nga Imami në MM në 2009 dhe ka xhiruar fonde fiktive për atasheun ushtarak në Turqi në vitet 2010-2012. E-maili thotë se atasheut në fjalë, i janë xhiruar fonde për shpenzime të cilat realisht nuk kryheshin: “Atasheu jone ne Turqi deklaronte se rrinte në një banesë me qira 900 euro ne muaj por paguante vetëm 300 euro ne muaj, shpenzime nafte kishte ne muaj 3000 euro, këto fonde fiktive ndaheshin mes tyre, disa here Auditi ka gjetur shkelje te renda, në zyrën e Financës, por letrat mbylleshin në bashkëpunim me specialisten e Financës, Shpresa, bashkëshorte e Këshilltarit të Berishës”.
Të denoncuarit në Prokurori:
Arben Imami, ish-ministër i Mbrojtjes
Shkëlqim Berisha, ish-drejtor i Mbështetjes
Mentor Beqa, këshilltar për median
Sokol Neziri, nëndrejtor i Qendrës së Kulturës e Botimeve
Nilka Sina, shefe e logjistikës e QKMB
Tre nenet e Kodit Penal:
Neni 248
Shpërdorimi i detyrës
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 21;
ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 21)
Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.
Neni 248/a
Dhënia në kundërshtim me ligjin e pensioneve ose e të ardhurave të tjera nga sigurimet shoqërore
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012)
Dhënia në kundërshtim me ligjin e pensioneve ose e të ardhurave të tjera nga sigurimet shoqërore prej punonjësit, që ka detyrë t’i japë ato, dënohet me burgim, nga gjashtë muaj gjer në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë gjer në një milion lekë
Neni 256

në llogari të TV Klan, për transmetimin e
spoteve publicitar
Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti.
Shpërdorimi i kontributeve, subvencioneve ose financimeve të dhëna nga shteti ose institucione shtetërore, për t’u përdorur në vepra dhe veprimtari me interes publik, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet
Neni 258
Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
( Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012)

në llogari të TV Klan, për transmetimin e
spoteve publicitar
Kryerja nga personi i ngarkuar me funksione shtetërore apo në shërbim publik i veprimeve në kundërshtim me ligjet që rregullojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e shtetasve në tendera dhe ankande publike, për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, dënohet me burgim gjer në tre vjet
Shkëlqim Berisha, zyrtari që donte të vriste me armë kryebashkiakun e Gramshit

Ish-drejtori i Drejtorisë Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes. Me origjinë nga veriu i vendit, por dalja në skenë e tij daton gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit, periudha e fushatës elektorale. Drejtoria që ai drejtonte kishte përgjegjësinë për shitjet e materialeve të ushtrisë për skrap dhe veprimet e tjera në uzina e reparte. Në muajin qershor, Shkëlqim Berisha përfshihet në incident elektoral. Shkak ishte vendosja e posterave dhe flamujve për subjektet politike. Si pjesë e shtabit të ish-ministrit Imami për qarkun e Elbasanit, Berisha konfliktohet me kryetarin e Bashkisë Gramsh, Dritan Bici. Pas debatit të fortë, drejtori nxjerr pistoletën për ta qëlluar. Por kryebashkiaku shpëton dhe denoncon ngjarjen publikisht. Berisha i shpëton ndjekjes penale, megjithëse u denoncua. Pas zgjedhjeve, me largimin nga detyra, propozohet si sekretar në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive, ILKPD, që drejtohet nga Zana Xhuka, ish-zëvendësministrja e Mbrojtjes në kohën e Imamit. Madje punonjësit e institucionit e denoncuan disa javë më parë se ai i kërcënonte me armë për të mbrojtur Xhukën e denoncuar për veprime të paligjshme në ILKPD.
Pirro Lutaj: “Përshëndes denoncimin e tipave si Arben Imami”
Deputeti socialist, Pirro Lutaj, ish-anëtar i Komisionit të Rendit dhe Sigurisë kur ishte në opozitë dhe aktualisht Sekretar i këtij komisioni, reagoi dje për dosjen e dërguar në Prokurori. Deputeti ka qenë pjesë e grupit që ka hetuar veprimtarinë e ish-ministrit Imami dhe denoncuar për 4 vite me radhë abuzimet. “Nuk jam i befasuar. Përshëndes veprimin e ministres Mimi Kodheli, por edhe e të tjerëve që denoncon apo do denoncojnë gjëmat dhe aferat e Imamit apo të tjerëve si ai. Është veprimi i duhur për tipa dhe banditë si puna e Imamit, që e kanë bërë dikasterin dhe shtetin lesh e li”, tha deputeti.
* * *
Tërhiqe këmbën zvarrë
Redaksionale
Tërhiqe këmbën zvarrë… – shkruanin lexuesit e formumeve online dje pasdite pas përhapjes së lajmit që Arben Imami bëhet ish-ministri i parë i Berishës që dërgohet në Prokurori.
“Tërhiqe këmbën zvarrë” për ata që nuk e dinë, është një shprehje popullore që ka kuptimin “i ardhtë rradha shpejt atij që është pas teje”. Dhe thuajse të gjithë kanë në gojë të njëjtin emër: Sali Berisha.
Në një sondazh në Dita online pyetjes “A duhet të ketë një proces gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha?”, 77 përqind e votuesve i përgjigjen: “Po dhe sa më shpejt”, ndërkohë që 13 përqind thonë “Po, por jo tani”, ndërsa 10 % mendojnë se proces gjyqësor ndaj tij nuk duhet te ketë.
Imami është ndër ministrat më të akuzuar. Dosja për të cilën është paditur është vetëm një prej akuzave për të cilat duhet të përgjigjet ish-aktori i shndërruar në një nga politikanët më radikalë të vendit, me dy kulme të përdorjes e shpërdorjes së tij politike, marsi i 1997-s dhe 21 janari i 2011-s.
Veç akuzave që përmban kallzimi i djeshëm Imami duhet të shkojë para drejtësisë për akuza edhe më të rënda, vecanërisht ato që lidhen me kontrabandën e armëve dhe përgjimin e opozitës politike, asaj mediatike dhe diplomatëve të huaj.
Një nga bashkëpunëtorët më cinikë e më arrogantë të kryearrogantit Berisha, është shfaqur edhe dje i tillë duke përmendur një farë “vije të kuqe”. Po për çfarë vije të kuqe e ka fjalën Imami? Ku e gjen guximin t’i caktojë pikërisht ky vijën e kuqe Shqipërisë? Padyshim, te mungesa e ndëshkimit.
Imami (dhe të tjerët e regjimit berishian në politikë dhe media) na kanë hipur në kurriz këto muajt e fundit pikërisht sepse nuk ndjejnë as turp e as frikë nga ajo që kanë bërë. Ende jo. Çojini në burg. Jepuni mundësinë të kuptojnë që ajo që kanë bërë nuk duhej bërë dhe nuk duhet të bëhet më kurrë. Jepuni pra, edhe atyre mundësinë e Rilindjes.
Burg. Vetem burg. Le te jete i pari ky per te vazhduar sipas radhes.. keta duhen denuar meligjin e grupit kriminal e per kete duhet nje drejtesi e forte
SI DUKET PO E FILLOJNE SIPAS RADHES ALFABETIKE:
-Arbeni
-…..
-Bode
-……
-Saliu URRRAAAAA!
Pse ti e cakton vijen e kuqe z.Imami??Per c’fare vija te kuqe e ke fjalen??Mos beni gabimin fatal te kerkoni te destabilizoni Shqiperine,sepse ne ate zjarr qe do kerkoni te ndizni,do digjeni vete pergjithmone dhe kete here ne menyre perfundimtare.Kaq e thjeshte eshte kete here.Mos beni gabimin fatal te kerkoni te tallenai ende me Shqiptaret.E keni mbushur kupen me kohe e me vite.
dryshoni shpejt e shpejt gjykatesit dhe prekuroret e kursit qe ben 6 muaj kurs ne plepat e dursit dhe coni djem dhe vajza te reja qe kan baruar shkollat me nota te mira ne perdim se ata qe kan baruar shkollen magjistratures aty i kan mar me mik kete te bej qeveri dhe pastaj te mari sali spiunin dhe fatos drogaxhiun dhe ti fusi 10 metro nen dhe ne burg se ku shikojm keta te dy qe dalin ne gazet ose ne ekranet e televizjoneve na grihen nevrat ne burg te vej bashk me lulin dhe larot e tjer qe po qelbin dyjan prandaj i dham voten 1000.000000 njerz edit rames jo te bej xhurem vetem dhe asgje ,se pastaj edi te shikoj ender me sy hapur per te mar pushtet prap.FUTI BRENDA NE BURG SPIUNAT DHE DROGAXHINJT DHE PARTIA DEMOKRATIKE TA NXIRET JASHT LIGJIT SE ESHT CERDHE E SPIUNAVE DHE E HAJDUTAVE
Me çfare i kane bere ketij populli edhe burgun e kane pak keta te degjeneruar.Burg dhe sekuestro e pasurise se ketij langoje dhe gjithe fisit te tij . Boll tallen bythen 23 vjet me jeten tone , duke na poshteruar dhe duke u sjelle me ne sikur te gjithe ishim analfabete dhe nuk e kuptonim se sa kane vjedhur, dhe çfare padrejtesira u kane bere njerezve te thjeshte shqipetare te cilet nga varferia dhe mungesa e ligjit ja mbathen nga syte kembet duke kerkuar drejtesi dhe nje jete me te mire larg shqiperise.Kapja e pushtetit nga tipa si ky sollen dhe tragjedine shqipetare te 23 vjeteve te fundit, plaget e te ciles kerkojne shume vite te sherohen.
Duke kujtuar se deti ishte kos keta hijena per 23 vjete nuk kane jetuar ne toke , por ne nje bote virtuale ku keta qelbesira kishin te drejte te vidhnin, vrisnin dhe poshteronin ate popull gjithmone duke menduar se nuk do tu hynte kurre gjembi ne kembe.Ju kujtohet se si flisnin perpara 23 qershorit ne TV apo debate televizive , do fitojme zgjedhjet, ne kemi bere shume per kete popull, Ps nuk vjen kure ne pushtet , duke aritur deri aty sa sali maloku thoshte do vdes kryeminister.Dhe te gjitha keto i besonin, sepse kujtonin se perpara kishin nje popull analfebet me te cilin mund te benin çfare te donin.Dhe ja ku jemi sot ai popull u zgjua duke i ndershkuar keta legena me vote, por e keqja eshte se keta akoma jetojne ne boten e tyre virtuale ku ligjin e ben sali maloku dhe zhozi putana.Arben zgjohu burgu te theret, edhe pak dhe do hani kokat e njeri tjetri per te mbrojtur veten, ndersa ne njerezit e thjeshte do te qeshim dhe kenaqemi perpara tv duke pare se si ju o qelbesira do te akuzoni njeri tjetrin ne sallat e gjyqeve
terhiqe kemben zvarre o Beni qe kur te vesh atje te vendi, te marresh edhe Salen me vete.
Po jo ta denoncoj po ta fusin brenda kte dhe shoket e tjere te arbenit se te njejten gje kane bere. Se dalin e bertasin jepini lek invalideve kur ne fakt jane kto qe e kane shpenzuar te gjith fondin e neper xhepa e kane.
Drejtesia do te vendoset, keta qe kane pire gjakun e shqiptareve meritojne te futen ne burg dhe te lajne nje me nje te gjitha c’kane vjedhur. Qofte ky kurbani qe te futen te gjithe te tjeret me radhe…
me ne fund. POr, duhet patjeter qe drejtesia te veproje mbi keta bij te poshter te ketij vendi.
Bravo qeverise se re qe po ben hapa te medhenj ne demokratizimin e vendit e cuarjen para drejtesise te atyre qe bene kerdine dje
shyqyr qe po nisin keto gjera !! tashi pasi te futet ne burg kam nej pershtypje qe do bohet kengetar !! do boj kong HIP HOP se kshtu vete kjo pune :P!!! bravo bravo packas humorit kjo gje shpresoj te vijoj dhe me tere kriminelet e tjeret qe kan qeverisur gjate ketyre viteve me saliun !!
Shqiperia nuk mund te ece perpara ne qofte se keta njerez bredhin te lire.
Krimet e ketyre njerezeve duhet te ndershkohen ne menyre qe populli te fitoje besimin tek drejtesia.
Duhet me patjeter qe ky plere te shkoje ne burg.
Vetem kallezim penal???? KY duhet te futet ne burg dhe ti konfinskohen miliardat e vjedhura nga shitja per skrap e gjithe artilierise sone.
Burg per te gjithe keta njerez qe kane shperdoruar parate e popullit per te perfituar per vete,
Le te jete ky fillimi i nje skenari te gjate ndershkimesh nga ana e drejtesise.
Sa me pare ne burg sepse abuzimet e ketij njeriu jane galopante. Ndershkimi i Imamit eshte nje sinjal shume i madh per te gjithe kriminelet.
NJOFTOJME LEXUESIT E GAZETAVE TE NDRYSHME SE ISH MINISTRI ARBEN…DUHET TE PARAQITET NJE HERE NE DY MUAJ KETU TEK NE…DHE KUPTOHET QE NE FUND PER TE GJITHA SHPENXIMET E BERA DO TE SHPERBLEHET NGA QEVERIA…
MIRE U DEGJOFSHIM!!!
o Enver ku je???!!!!!!!!!!
Ka fjale sikur Fix fare e ka filmuar Imamin duke i rene murit me koke dhe duke bertitur: Ah koke moj koke, qe nuk e mban mend emrin e çunit te Doktorrit!
Titi(Kasapi) i Blur-it komentonte shyqyr qe nuk mban mend edhe emrat tane. Helidoni i Majkos komentoi: Rrespekteo Fatmir Mediu qe je brre zotni jo si kjo socialistja qe merret me parardhesin.
ekonomia eshte shume e veshtire te rimekembet ,por minimalisht te arestohen keta mytebere ,se ministra keta kane qene vetem per tu pasuruar ,grabitja e zinciret e grave nga qafa u rit me permosa te frikshme nga mos ndeshkimi i njerzve me pushtet ,pas vjdhjeve qe u publiku ne medje e ruges dures kukes vjedhjet u shumfishuan nga rugacet se dhe qeveritaret u sollen si rugac
Imami po merre ate qe ka kerkuar.
Populli thote:c’fare te mbjellesh do te korreshe,ky eshte prodhimi per Imamin vetem burgu,po keshtu poi afrohet radha edhe Saliut dhe Lulit si dy nga protogonistat e te keqes Shqiptare.
Tani po fryne era -antikorrupsion.
pergezime Znj. Kodheli, po mos harro kjo eshte vetem maja e ajesbergut te veprimeve kriminale dhe korruptive qe jane zhvilluar ne MM, vazhdo me hetime te metejshme me financen e maredhenjeve me jashte ne Ministri dhe me alokimin e fondeve qe ju eshte bere Atasheve Ushtarak ne vitet 2009 deri ne 2013, sidomos ne Ambasaden tone ne Ankara, Pergezime
********************************************************************************************************
Z.Rama ….
urgjentisht zevendeso Kry-Prokurorin Llalla me Z.Ngjela, nderkohe beje gati procedurat per largimin e Presidentit Sakat te emeruar “QELLIMISHT” nga Kriminbeli Sali Berisha per te mos goditur “KORRUPSIONIN”.
********************************************************************************************************
Uroj te jete kopsitur mire dosja e ketij VRASESI ! Kam dakort cka shkruhet me siper : te zvendesohet Llalla si dhe te behet REFERENDUM per te larguar nga detyra te semurin Nishanin !
Mjafton te verifokohet sesa miliona dollare nga parate tona imam kafsha i ka dhene dy malokeve dhe plehrave Frangaj permes reklames vetem ne maj mbi 600 mije dollare pa llogaritur peshkaqenen soft te korrupsionit e cila me burrin dhe djalin e saj i kane vjedhur shqiptareve me shume se 2 milion dollare. Vetem keto te verifokohen dhe imami meriton burgun dhe me siguri edhe sapunin
Mjafton te verifokohet sesa miliona dollare nga parate tona imam kafsha i ka dhene dy malokeve dhe plehrave Frangaj permes reklames vetem ne maj mbi 600 mije dollare pa llogaritur peshkaqenen soft te korrupsionit Zerina Pali Kuke e cila me burrin dhe djalin e saj i kane vjedhur shqiptareve me shume se 2 milion dollare. Vetem keto te verifokohen dhe imami meriton burgun dhe me siguri edhe sapunin
he mor imami car do te thuash tani se sa ishe minister beje te fortin nuk lejoje njeri te kontrollonte MM po tani si do ti veje halli me te gjitha abuzimet e bera ke tu do te shohim edhe punen qe do te beje palla a eshte ne pozita pune apo vegel e sali babes dhe e JARIT.
Ketu je per vjedhjet o Beno,per 21 Janarin ke te tjera gjera per te paguar ne qofte se ka drejtesi.
Pse te djek mor shkerdhat kur e dinke qe nuk ke apuzuar me postin qe ke patur pse theret .ri i qet.pse tregon vijn e kuqe. Ti duesh rjepur ore pusht .ooote rente kancei te rent o plera e ajdut i ketij popull fukara dhe te urt ndaj jush qenve.
Ktheni nje gure mbare!Ngjela prokuror,e kerkon populli!
Cila vije e kuqe??? Nendetesja 105? Ik ore qesharak. E ke shum pak burgun ti. Ju duhet te rripeni te gjalle, hajduter e vrases te ndyr.
O ARBEN PO MOS BEJ TE FORTIN SE NUK JEMI NE NETEDHJETESHTATEN …..NE 2013 ..,CFARE PO I BENE VETES O LUM PJERDHUR ,KETHEJ ORE BATERIT NGA ATA QE TE URDHERUAN DHE KESHTU DO TE ZBUTESH NJE PJES TE FAJIT NDRYSHE E HENGRE KOMLET…………………………………………………………………………..
“Derguam dokumentet ne prekurori per ndjekje penale te “X” funksionari per abuzim me detyren…………DHe kunderpergjigja efunksionarit abuzues…….”kjo eshte nje hakmarrje e paster politike”……..Fraza qe ky popull i ka degjuar shpesh….nuk dime ne se do te behet ndonjehere realitet ne shqiperi vendosja e drejtesise?????????
Saliu, Basha e Imami i kane hipur korrupcionit ne shpine dhe nuk po e shohin fare se ku kane shkuar duke e goditur ne kurriz Shqiperine dhe popullin shqiptar… Madje, duke ecur kaluar mbi korrupcionin ata nuk e kane pare se e kane kaluar vijen e kuqe… Ma ky Imami e ka kaluar vijen e kuqe duke e shkaterruar Ushtrine Shqiptare… Mos i ndani fare, kane qene shoke ne korrupcion dhe lerini shoke edhe ne burg, vetemse mos u leni afer gjera qe mund t’i jedhin edhe atje. Koha eshte per te tre, se moti e kane kaluar vijen e kuqe te shkaterrimit te Shqiperise dhe te popullit shqiptar…
DRENICA E KUQE
po nuk u fut ne burg ilir meta nuk ka per te ndoth asgje ai i ka kap te gjithe per koqesh
Po te presin shoket e ’97 ne Drenove, do behesh “gjeneral” si atehere…..por nga pas, bej pak stervitje sa je jashte…… qe mos te dhembi shume.
Arben Imamai, Rama nuk eshte Saliu qe ti theu dhembe e mballe, te shkallet e pallatit te kultures! (Te bene mender, ashish per pula…),pa gjyq,pa ligj,vec me maliq… Por,po te thote,shko e perballu si burrat, e leri presjonet dhe mickat,sepse me kete gjuhe farmak si te shefit tend,vecse na bind qe je fajtor… Sapo ka nis nje nga kenget e hershme : – Atje te guri me vere,nje nga nje do shkojne te tere…
…Ik abrash i sal abrashit…
(Per ket’ Zot qe esht’i par)
Gjith’ ju pjella e ashashit,
vec per presh do zini radhe…
zoti imami ke konsideron vije e kuqe.perse ju keni vjedhur me idene se nuk do te denoheni.mos valle vija e kuqe eshte kercenim per ramen se do ta eleminoni si trebicken. ne burg e ke venin o maskara .shum shpejt do te paditet edhe saliu.
Ushtar Struga beju gati per burg, se edhe nendetesja 105 qe te beri te njohur e shite per skrap, sic shite gjithe armatimin e ushtrise te 50 viteve, e ktheve Min.e Mbrojtjes ne ndermarje Komunale.
O DITA, koka e korrupsionit me qendren kulturore dhe te publikimeve te ushtrse (SHQUP) pervec nendrejtorit tropojan me nje sy Sokol neziraj ka qene edhe drejtresha e pergjithshme e kesaj qendre Zerina Kuke e cila formoste e miliarda tendera me leke fiktivisht
bac u kry.
Ne burg hajduti dhe ordineri Imami e jo vetem kaq.Ti sekuestrohen pasurite dhe ti gjenden edhe ato qe i mban te fshehura ne bankat jashte per te paguar shperdorimin qe ju ka bere parave tona.Kur kane futur brenda mjekun per 10.000 lek te vjetra dhurate e si mund te lihet i lire Arben Imami me miliona euro te vjedhura mbi kurriz? Si mund te rrije akoma i lire e madje te kapardiset si koke e madhe nje maskara qe ben rrush e kumbulla per reklama koti miliona euro ne nje kohe qe shteti nuk ka para te siguroje ilacet ne spitale apo te paguaje invalidet.
Ky Arben Imami , ky pis milet , nuk skuqet e zverdhet, se ka vertete te ” drejte ‘ se seshte i vetem keta te gjithe te menderosur , te dhjere jane te gjithe , e vetmja gje qe i mbetej te beje eshte te dale ne ekran e te fruet si ” gjeli ” maje plehut e te demostroje e aktroje , te ndereshmin , te fortin , patriotin , trimin , por haron te beje , vetem rolin e vertete ate te Maskarajt ky Bastard ? sido edhe keshtu e rendesishme eshte qe po i hapet rruga hetimit e gjykimit kesaj bande te perbindeshm te Krimit Ekonomik te babezitur , te cilet do provojne ” grushtin e hekurt” mbi turinjte e brinjet e ketyre derrave , katila te pa shpirt .
O i biri i FAHRI IMAMIT! Kur e dinit se stafi i BASHKISE se TIRANES ka qene me i korruptuari ne keto 23 vjet pse ndejtet dhe hongret MUT e s’i argumentuat asnji prove EDI RAMES&stafit por flisni ne menyre te pergjithshme tashti. O i biri i Fahriut kur s’di me mshef pse vjedh?
Vjedhja e pareve te shqiptareve nepermjet reklamave me Frangajn eshte vetem nje therrime e abuzimeve qe jane bere ne Ministrine e Mbrojtjes.Ministria e Mbrojtjes ka trasheguar prona dhe vlera shume te medha nga sistemi komunist te ndertuara me djersen e shqiptareve.Prona te reparteve ushtarake,qindra mijera tonelata arme e municione etj.Te gjitha jane shperdoruar dhe pervetesuar nga Berisha dhe Imami me firmen e Imamit.
Kryeministri dhe Ministrja i kane te gjithe mekanizmat ne dore qe te zhbirilojne ne detaje se si dhe sa eshte vjedhur aty.Te mos mjaftohen vetem me kete punen e reklamave.
A DO TE JETE EDI RAMA NJE ELIOT NES SHQYPTAR?
Gangsteri amerikan i viteve 1920-1930 Al Kapone nga lidhjet qe kishte me pushtetin dhe sistemin gjyqesor ishte bere I PAKAPSHEM dhe I PAPREKSHEM nga Policia dhe Drejtesia, por u denua me shume vite gurg per mospagim tatimesh ne shtet dhe kete fakt pikerisht e zbuloi nje ekip i posacem ekspetesh federale me komandant ekonomistin Eliot Nes, pasi ishte e pamundur qe te zbuloheshin ne rruge tjeter krimet e tij te panumerta ne saje te lidhjeve qe kish ky gangster me pushtetin. Ketu lind pyetja dritheruese per te gjithe shqyptaret:
A DO TE JETE EDI RAMA NJE ELIOT NES SHQYPTAR?
dhe a do ta coje deri ne fund punen e filluar me sekserin Arben Imami me arresimin e Al Kapones albaneze Sali Berisha apo do ta lere ne mes te rruges duke i u nenshtruar presionit te analisteve debile dhe servile te cdo pushteti, sic i degjum te gjithe ne emisionin OPINION te Blendi Fevziut apo ne emisionin FAKT te Cim Pekes diten e hene ne darke? Qe do te vertetonte tezen e Botes per shqyptaret se jane nje fis prej Afrike ZULU, te cilet i meritojne LHL-te e Asadit ne vendin e tyre ku te gjithe vjedhin dhe askush nuk NDESHKOHET.
qeka bo Mimi dhe… Ho mi Mimo nuk ta kish qejfi me dal eeeee? 🙂 Doni me nejt rehat ju, po edhe pare, edhe pushtet, edhe rehat sikur nuk shkojne bashke mi Mimo…
asgje nuk ka per ta gjet…
Imam ha nje luge corbe te prishur dhe vjell tere jeten, por ti ke ngrene cisterna me corbe te prishur dhe mut maloku, te befte mire, ruaje pak shendetin per te perballuar Burgun 313. Toc.
ore qe sbehete gje e di une po thjeshte kenaqesi se te tera dihen po nje gje nuk dihete prandaj vni kamera lajv si tek big bradher ne cdo biruc dhe i lini vetem nje muaj dhe te shikoni qe pas 1 pyetjeje kush i ka detyruare te benjne vjedhje dhe shkatrime dhe i nxjerin te tera se jetojne ne lukse dhe ti futeshe aty ku ha pi dhit e fli atyrve nuk e di se cdo tu dukete dhe do vene mende te tjeret ?
-Po te merret seriozisht…,Imami duhet te perballet me shifra dhe jo te dale,kodra mbas bregut
I sigurte mund te jete vetem ne gjygje,palacosh,por jo nga gjygje ku mund te jene edhe protagoniste edhe te huaj,..
kam frike se do zhgenjehemi ne fund
lafe llafe llafe kur nuk futen ne biruc aty ska vetem tregohete e verteta dhe te ket kamera direkte dhe me klanin dhe do degjojme me shume sec po thon i din te gjitha keta qe ju ka dale emri vetem keshtu behete se do thon i montuane le qe si ndodhe gje kane me se mbrohen e gjeti gje ilirin e monikes jo ja dhe keta leshte do u ruajne
edhe muli duhet te paditet se ka bere namin me fondet.
A ka Shqiperia gjykates qe ta denoje?
Ja u denua,po eurot e vjedhura ku jane?Perse lodhet e bertet perdite Edi Rama,per ekonomine,kur miliardat,djersa e gjaku i popullit eshte grabitur nga keta qe sot po duhet te gjykohen.Kujt i duhet burgosja e ketyre pa u mare ate qe kane grabitur? Populli do mireqeni,do pune,vetem pasuria e grabitur e kethyer ne buxhetin e shtetit i duhet popullit,e jo se sa denohen.A do ndodhe? Nuk do ndodhe as njera as tjetra,as do denohet e as do konfiskohet.
I dergoni para drejtesis jo vetem per tu denuar per veprat e bera por edhe per te konfiskuar parate e pervetesuara.Pa drejtesi s’ka perparim.
Gjyq shembullor dhe ne shesh para Pallatitt te Kultures. Se bashku me tjeret….
E siguruat nje vend pune te pakten roje burgjesh per te rruajtur ata qe po denoni.Po lerni te flas drejtsia nje here.Apo do beni sic behej ne komunizem.E mendonte Enveri tradhtar,te gjith te tjert e duartrokisnin,pa ditur asgje nga raliteti.Kshtu veprohej edhe ne vitet e para te ezurpimit komunist,denoheshin intelektualt e shkolluar ne prendim,e injorantet te nga komunistet bertisnin hakmarrje rini.
Po ky hajduti perse reagon ne kete menyre te peshtire ?? Prokuroria dhe gjykatat nuk varen kurresesi nga E.Rama,atehere c’fare ka ketu per personale ?? dhe per me teper-kur jane po keta palaco qe pas cdo akuze te ngritur ndaj tyre-kane kerkuar qe nese kane fakte le ti dergojne ne prokurori dhe drejtesia te thote fjalen e saj. C’fare ka ketu per personale more hajdut i ndyre ??????