Mishel Obama paraqitet në televizion me një “look” që ka ndezur polemika. Në një “show” të famshëm televiziv, “Jeopardy”, gruaja e Presidentit të SHBA-ve, është shfaqur me flokët e qethura zero dhe në ngjyrë gri.
Dhe menjëherë adhuruesit dhe ndjekësit e rrjeteve sociale shpërthyen në “Twitter”, duke hedhur dyshime mbi shëndetin e “Zonjës së Parë”. Por nëse do të shihej më me kujdes, Mishel u duk si një modele.
“Flokët e Mishel në rrezik”, – ka pyetur dikush. “Mishel na detyrohet disa shpjegime”, – ka thënë një tjetër. “Zoti im, çfarë i ka ndodhur, shpresojmë të jetë mirë”, – ka shkruar e alarmuar një tjetër pak pas shfaqjes së Obamës në televizion.
Është misterioze madje dhe data kur “Zonja e Parë” është regjistruar në televizion me pamjen e re. Seritë e spektaklit regjistrohen para kohe dhe nuk janë “live”.
Mishel, e cila në janar mbushi 51 vjeçe, duket në ekran si gjithnjë: buzagaz, e përkushtuar, e shpenguar, por misteri i arsyes së prerjes së flokëve nga ana e saj, e cila gjithnjë ka qenë e kujdesshme për “look”-un, mbetet. Dyshimet shtohen edhe pas heshtjes nga “Shtëpia e Bardhë”, e cila deri tani nuk ka reaguar.
I sherben aleances trans-atlantike…:)…;)
Eshte njeri ne rradhe te pare dhe shijet personale nuk diskutohen .Per ate kjo qe ka bere me floket e saj eshte nje look qe e ben te ndjehet mire me veten.
Zakonisht eshte reaksion pas nje traume psikologjike.Heqja e flokeve simbolizon heqjen e problemit qe rri mbi koke.Te shpresojme se do jete liruar me kete veprim!
dadani qethi deshte
u be nje mal i leshte
me to u ben trike e fustan
nga leshte e deshve tane