Nga Bedri Islami
Ramush Haradinaj, një ndër figurat më të spikatura të luftës në Kosovë, është përsëri në qendër të vëmendjes së politikës në Shqipëri.
Thirrja e tij për të dëshmuar në Gjykatën Speciale zgjoi edhe përplasjet politike që ndodhin sa herë që kokat e nxehta të lidershipit në Shqipëri gjejnë një shkak për t’iu vërsulur njëri-tjetrit.
Qoftë si i dyshuar, qoftë si dëshmues, Ramush Haradinaj nuk do të jetë për herë të parë përballë një tribunali dhe, si besojnë shumë vetë, ai rishtas do të kthehet në Kosovë dhe do të vazhdojë jetën e tij politike.
Si kryeministër, dy herë, në dy periudha të ndryshme, edhe në koalicion me zotin Rugova, edhe në koalicion me partinë e Thaçit, të drejtuar nga Kadri Veseli, ai pati fatin e keq që të ndërpritet puna e tij dhe të drejtohet nga një elitë gjykimi dhe hetimi, e cila, jo si përflasin mediat në shtetin amë, nga heshtja e dëshmitarëve, por nga mungesa e provave, e shpalli atë të pafajshëm.
Për ata që nuk e dinë historinë e gjykimit të tij, në gjykimin e parë, kundër Haradinajt ishin rreshtuar dhjetëra e ndoshta më shumë se disa dhjetëra dëshmues, shumica serbë të Kosovës, por edhe bashkëvendës të tij, të cilët gjatë luftës u ndodhën, jo rastësisht, në kahun e kundërt të aspirimit të popullit të tyre.
Deri në ditët e zhvillimit të konferencës së Rambujesë, nga politika serbe ishin shpallur të zhdukur vetëm shtatë banorë serbë të Rrafshit të Dukagjinit dhe, papritmas, sapo mbaroi lufta, “buluan” edhe shumë dhjetëra të tjerë, të cilët, edhe pse në shtetin serb dhe të mbrojtur nga një sistem i tërë, nuk e hodhën dot poshtë mbrojtjen e Ramush Haradinajt, ashtu si ndodhi edhe herën e dytë.
Tani ai do të përballet për herë të tretë, dhe nuk do të jetë vetëm ai. Rreth 40 drejtues të niveleve të ndryshme të UÇK-së janë ftuar të dëshmojnë apo si të dyshuar dhe kjo mund të ndodhë pas çdo lufte, e sidomos në një tribunal, i cili, edhe pse duket si dënues i pamëshirë, do të pastrojë një periudhë të ndritur të kombit, luftën e UÇK-së dhe të shqiptarëve në Kosovë, të cilës nuk iu përgjigjën si duhet e sa duhet as shtetarët në Tiranë dhe as media që sot vrapon të gjejë gabimet e atyre që luftuan.
“Smajli”, emri i luftës i Ramush Haradinajt – dhe ai kurrë, asnjëherë, nuk ka pasur si emër të dytë një pasemër si “Rambo”, të cilët ata që e kundërshtuan në luftë, duke e mbiquajtur kështu donin të parodizonin luftën e tij – e ka dashur fort Shqipërinë, shtetin shqiptar, ka respektuar qeveritë e tij, pavarësisht se kush ka drejtuar dhe, pas luftës, mendoi se do të ishte më i dobishëm në politikë, se sa në radhët e TMK, të cilat, do të përjetonin një dobësim të ngadalshëm për të rimarrë veten pas vendimeve madhore të ndërkombëtarëve.
Ai dha dorëheqjen e tij nga posti i shefit të qeverisë dhe kjo ishte e drejta e tij vetjake, të cilën, pasi e mori dhe e bëri publike, as nuk ka të drejtë njeri ta gjykojë. Ai kërkoi të shkojë edhe para prokurorisë Speciale si një njeri i zakonshëm, si shkojnë edhe ata që luftuan me të, si do të shkojë pas dy ditësh edhe Jakup Krasniqi, ish zëdhënësi i UÇK-së dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, si do të shkojë Sokol Bashota, zëvendëskomandant i përgjithshëm i UÇK-së, si do të shkojë apo kanë shkuar shumë figura të tjera, mes tyre edhe Sylejman Selimi, njëri nga luftëtarët më të parë në krah të Jasharëve. Pra, i kërkoi të shkonte si të tjerët.
Aludimet se, pas këtij vendimi qëndron synimi i tij për të patur rritje në elektoratin shqiptar të Kosovës, janë aq bajate, njëjtë si ato që në këtë pasluftë, nuk e kanë vrarë mendjen kurrë se sa ish luftëtarë janë vrarë pas kurrizit, por ende shohin vetëm të vrarët apo të lënduarit e njërës anë, megjithëse e dinë mirë se pas vrasjeve është e njëjta dorë që vrau në Kosovë me dekada, shërbimi i fshehtë serb.
Ramush Haradinaj ndodhi në Shqipëri, menjëherë, pasione politike, të cilat, as më shumë e as më pak, po abuzojnë me emrin e tij, me luftën e tij dhe me dinjitetin e tij, si njeri, si luftëtar dhe si burrë shteti.
Politika në Shqipëri vrapoi për të marrë nëpër duar e këmbë rastin Haradinaj, për t’iu vërsulur edhe një herë njëri tjetrit, për të nxjerrë sytë e një çështjeje që është e përbashkët, si ata në pushtet, si ata në opozitë.
Politika në Shqipëri po shtyn të gjithë përmasat e një elite kombdashëse, duke e trajtuar rastin Haradinaj si një precedent për të nisur një luftë të re mes vetes; për të dëshmuar, më së shumti me fjalë boshe, se kush është më atdhetar dhe cili prej tyre e do më shumë Kosovën, cili do të sakrifikohet më tej për Ramush Haradinaj, kush do të hidhet mbi grykën e topit si Mic Sokoli po mbi tank si Vojo Kushi; kush do të jetë më proamerikan se sa vetë shtetarët amerikanë dhe cili i bën thirrje të qëndrojë deri në fund heroikisht, a thua se përballë tij është prokuroria speciale e Beogradit dhe jo një trupë ndërkombëtare, themelimin e të së cilës e miratoi edhe vetë Haradinaj.
Liderë shqiptarë, të çoroditur nga politika e tyre e mbrapshtë, prej kohe e kanë shtrirë mërinë e tyre edhe në Kosovë, duke u treguar paternalistë me klasën politike të atjeshme, të cilën synojnë ta ndajnë në dysh; njëri me opozitën e tjetri me shumicën. Rasti Haradinaj u shërbeu për të ndezur bateritë deri në fund, për të shfryrë e për të sharë, për të gjetur armiq deri në
Shtëpinë e bardhë dhe në Bruksel për të gjetur komplote të një pas njëshme në diplomacinë botërore.
Budallepsja e tyre shkon edhe më tej se kaq: Dëshminë e Haradinajt e lidhin me qëndrimin e tij ndaj taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, e po ashtu, me qëndrimin e Haradinajt për marrëveshjen përfundimtare me shtetin serb, gjegjësisht me ndryshimin apo jo të kufijve.
Edhe një zonjë në Prishtinë, që ishte njëra nga drejtueset e marrëdhënieve më tej se “vllaznore” mes Kosovës dhe Serbisë, që solli në politikën e jashtme të Kosovës ritualin e nënshtrimit, tani shpall kredon e saj si atdhetare e madhe; në shtetin amë përplasen fort, edhe një herë, tashmë për diçka që do të kërkonte unifikim deri në ngjitje, liderët shqiptarë, të cilët shohin në mizanskenat hipotetike edhe aleancën perëndimore kundër shefit të qeverisë së Kosovës.
Kjo mendje e trashë nuk e di se një prokuror special, i veçantë, i miratuar nga të gjithë, nuk është si një prokuror shqiptar që të ndryshon vendimin sipas dëshirës së shefit të qeverisë, së djeshme apo të tashme; nuk është si një gjykatë që dy ditë para shpall nul një vendim për kryebashkiake dhe dy ditë pas e miraton me po ta argumente që e hodhi poshtë.
Të gjykosh kështu një institucion të rëndësishëm ndërkombëtar, do të thotë të flesh me pulat e drejtësisë tënde dhe të zgjohesh me pleshtat e trajtimit të një institucioni si mendësi budallaqe.
Berisha dhe Meta mendojnë se duke bërë të fortin, atdhetarin, duke gjetur armiq kudo, duke shpallur se patriotizmi po e dënon Haradinajn, duke e marrë në mbrojtje politike atë luftëtar të pashoq, në fakt, e dëmtojnë atë, pasi e shpallin si një luftëtar antiperëndimor, si një politikan që e ka mendjen në lindje dhe dënon perëndimin dhe, që, në fund të fundit, ende synon të zgjidhë problemet me atë fortë që mendojnë politikanët në Shqipëri se mund të zgjidhen, kur në fakt as e ka menduar këtë.
Haradinaj nuk ka nevojë për “dual” panshqiptar e as për brohorima budallaqe. Shqipëria është shteti që nuk demantoi kurrë me prova se shpifja e Dick Martyt për Shtëpinë e Verdhë, në mesin e territorit të saj, ishte një sulm i paprecedentë për vetë legjitimitetin e shtetit shqiptar; shteti shqiptar nuk bëri as atë që bëri një diplomat i vetëm në Kosovë, ish-ministri i jashtëm i saj, Bardhyl Mahmuti, i cili përmes librit të tij, “Mashtrimi i madh”, dëshmoi me fakte të sakta mizorinë dhe shpifjet serbe, mes tyre edhe të dëshmitarëve serbë që jetonin për bukuri në Serbi dhe që ishin shpallur të torturuar nga Ramush Haradinaj e luftëtarë të tjerë.
Britmat e sotme, nguti për të dëshmuar se cili është më shumë “Ramush”, nuk është ajo që i duhet sot një kauze të madhe, pas së cilës nuk qëndron vetëm një njeri, një grup njerëzish luftëtarë, por më shumë e sa kaq.
Klasa politike në Shqipëri dhe të mbledhë mendjen se nuk i shkon për shtat të shiten nacionalistë të mëdhenj atyre që djersijnë para një të huaji, qoftë ky edhe një këngëtar i zakonshëm serb.
*****
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë
Ke kohe qe ben hartime z. Islami.
Politika nne Shqiperi u trazua ne kete rast pasi ka qene Haradinaj si politikan dhe jo si ish luftetar qe ka futur hundet ne politiken e Shqiperise dhe keqazi fare bile…..
Ti i di me mire z.Islami ! Qe te mos hapim kutine e Pandores……
Nje pyetje z. Islami:
Cfare mendoni ju per marredhenjen e ngrohte “patriotike” te Haradinajt me Berishen….????
Nga pergjigjia e kesaj del edhe ajo me Meten…..
keta jane pasojat qe permbushi dosjet lulzim basha me komandatet e uck dhe i dorzoi ne zyrat e beogradit,shtepia e verdhe eshte sinonimi i lulit te saliut
Bedri Nuk po abuzon askush me Ramushin , pore Ramushi po hynn nen rruge.!
Ramushi duhet te ket parasyshe fjele e uret te Sadiut:.”Kure vellai bashkohet me hasmit e tu Hiq dor prej tij o njeri pa tru.”Ramush eshte bashkuar me ata qe e spiunuan gjat luftes duke e cilsuar edhe si trafikues organesh1 e ky vazhdon te bashkohet me te.!
Me fal o shoku Bedri por po nuk e kuptove dhe kesaj here se Ramush Haradinaj u thirr atje te ajo Specialja per qendrimin e tij te pa lekundur per taksen ndaj mallrave serbe dhe qendrimin e tij parimor ne marrveshjet me serbet ahere them se je naiv. Po e ke kuptuar dhe ben ketu rrolin e budallait je palaco!
Tung o Bedri, te fala nga shtepia!
lloji islam-bedri,mundohet ta verdallose kete toke europiane,gjithmone nga shkretetirat anadollake arabe,deri sa ta fusin plotesisht ne orbitat e tyre.
Dhunuesit dhe shkaterruesit e demokracise si ketej nga ne dhe nga Kosova,jane dy e nga dy cifte,te zbritura thelle nga malet.
Kontributet e tyre te lavderuara te fillimit,ata i cvleresuan dhe i denatyruan,duke vazhduar te behen sundimtaret e prapambetur te ketyre vendeve,per tre dekada.
Te mos shkojme larg,por kur clirimtaret e Kosoves,Amerika dhe Europa i kerkon Ramushit te heqe taksen,qe sabotoi bisedimet(edhe ne pamje te pare,nje femije e kupton qe rritja e takses,ishte ne nje shifer e madhe kaba:200%,kur mund te ish me numra te tjera pa zero,qe te binte ere sikur ishte e studiuar).
Dhe ne te njejten kohe Ramushi si ´´politikan´´ben be dhe rrufe si gjithmone,qe ne e kemi shume xhan dhe zemer Ameriken dhe gjithmone bejme cfare na thote ajo.
Por faktikisht dhe kete rradhe ja la gurin ne traste.
Kush vazhdon ta pesoje,nga kjo lloj ´´politike´´,qe distancoi dhunshem Ameriken dhe Europen,nga Kosova.
Populli i Kosoves dhe Kosovaret.
Kosova dhe Shqiperia,eshte e vonuar shume duke vazhduar te sundohet nga ´´politikanet´´e Baba Qemos.
Duhet te vijne emra te rinj,ne moshe dhe mentalitet,qe kur thone qe ta bejme Kosoven dhe Shqiperine si Amerika dhe Europa,se pari ta besojne dhe vet ate qe thone dhe se dyti te kene aftesine per ta realizuar ate.
Mirpo nje fjale goje eshte kjo,por si do te gjendet menyra,qe te shkulen keto qenie primitive infektive nga koka e kombit.
Ukraina tani pastroi ne masen 70%,metastazat,qe kishin kapur trurin e kombit(parlamentin).
Eshteper keqardhje niveli politik e partive dhe istituucione shteterore ne Kosove dhe Shqiperi.Madjue peraferesisht ky nivel eshte edhe ne stfet intelektuale krujese letrar dhe te artit.Eshte per dhimbje urrejtja e papermbajtur dhe perplaasjeve mes tyre.Eshte dhimbje abuzimi per interesa personale dhe gruporepolitike.Shume shqetesuese eshte nivgeli primitive I urrejtjes dhe msodurimi ndaj subjketeve,individeve dhe istitucione shtetetrore,Jane pa mendura urrejtja mes shqiptareve,qe nuk e hasim te tille ndej armiqeve te deridjeshem-Serbise,UDB-s serbe sa eshte dnaj UCK,SHIK-ut apo edhe liderve te ketyre subjketeve,clirimtarve te kesaj hapesire shqiptare,te cilen e shpetuan nga fanitja qe I kercnohej detri me 1999.Pa ndryshura keto raporte,bindje e casje percarse politike, kurren e kurres, nuk do ndryshon gjendja as ne Shqiperi e as ne Kosove.Kjo gjendje jo qe eshte primitive,naive e jo kombetare,por as demokratike e as logjike e shendetsme shteterore.