Publicisti kosovar Halil Matoshi ka shkruar një artikull, në të cilin polemizon me aktorin e regjizorin Arben I. Kastrati. Dhe në fund të këtij artikulli bën një përmbledhje të librit tim ‘Unë jam gegë’, ndoshta të një kapitulli të librit, atij mbi gjuhën standarde. Dhe thotë (fjalët brenda kllapave katrore janë të mijat]: “Mustafa Nano shkruan [në librin ‘Unë jam gegë] se kufiri dialektor mes shqiptarëve nuk është në lumin Shkumbin, por në Morinë, aty ku fillon Kosova dhe ku jetojnë kosovarët e “topitur gjuhësisht”, që nuk dinë të flasin shqip!? Dhe sa për dijeni të Nanos dhe Kastratit [nuk kuptohet ky çiftëzim në këtë histori; unë nuk di që Kastrati të ketë mbrojtur ndonjëherë atë tezë që, sipas Matoshit, e mbroj unë], kosovarët e flasin shqipen që nga dardhanët [duhet të jetë fjala për dardanët?], madje të normuar në standard letrar nga “Komisija e Shkodrës” që në vitet 1917 dhe vlente si gjuhë zyrtare e Mbretërisë Shqiptare deri në shfaqjen e nacional-komunistit Hoxha.”
Duket që Matoshi e ka shkruar artikullin kritik mbi Kastratin në zemërim e sipër, ashtu siç ka bërë dhe Kastrati me filipiken e vet kundër kryeministrit Thaçi. Dhe në këto rrethana edhe mund të kuptohet pse ai i fërkon brirët me Mustafa Nanon (“shefin e portalit ‘Respublica’”, ku është publikuar artikulli i Kastratit), por nuk kuptohet pse ka pasur nevojën të bëjë një keqinterpretim të mesazhit të librit tim. Ai nuk më citon gërmë për gërmë, por lë të kuptohet se unë mendoj, apo se unë kam thënë, që “kosovarët e topitur gjuhësisht nuk dinë të flasin shqip”.
Uroj që ta ketë lexuar librin tim, ose që të mos e ketë lexuar shkeleshko, ose që të mos e ketë lexuar me synimin për të gjetur, jo atë që është shkruar, por atë që do donte ai të ish shkruar. Kush i ka bërë një lexim tjetër librit, s’e ka pasur hiç të zorshme të marrë vesh se unë thjesht i mbahem pretendimit që “kur vjen puna te shqipja standarde (vini re: shqipja standarde, e jo gjuha shqipe; fjala vjen, ‘dardhan’ është shqipe, por në standard thuhet ‘dardan’, pa ‘h’), kosovarët e kanë një ngecje, a një topitje, madje tek-tuk dhe animozitet. Dhe kjo nuk është një akuzë. Nuk është as fyerje. Është thjesht konstatim. Është dhe shtrim i një problemi që fillimisht duhet njohur (nuk e kuptoj pse nuk e pranojmë si problem), e pastaj duhet zgjidhur në funksion të kompaktësimit a seriozitetit kombëtar.
Pas publikimit të librit ‘Unë jam gegë’, unë kam pritur, sidomos nga kolegët kosovarë, të më thonë që problemin e kam ngritur gabim, ose që problemi as që ekziston, ose që problemi zgjidhet në një mënyrë tjetër, ose që problemi nuk ka asnjë zgjidhje, etj, etj. Mbi këtë bazë, mund të hapej një debat. Ndërsa insinuata e Matoshit të fton veç për gërricje të kota (‘gërricje’, me sa di unë, nuk i përket shqipes standarde), të cilave unë s’ua kam ngenë.
Kosove e SHqiperi jane nje e lerini budalleqet se eshte turp tju degjoje kush,se jam toske apo gege,perfundimisht jemi Shqiptare
DELETED
Loni ti ke te drejte , kosovaret nuk jane shqiptare per ty se soi yt nuk i njeh dialektet shqipe qe fillojne nga Kosova e deri ne Cameri , meqenese ti je Metis greko-arab dhe kupton mire vetem Française ne kete mes vellazeria jote eshte konglomerati afro-aziatik-latino , Boll mor idiote se po jetojme me bythezinj ne mes te Europes e nuk bejme rracistin fallco por shajme gjakun tone .
Si tha Thaci Rames ?! A ‘nirthe’ ? Dhe Rama duke shternguar buzet e ulur vetullat e pa ngulthi si ‘c’a thote ky?’.
Analiza e ‘nirthe-s’ nga Vehbiu i sqron me mire se sa Nano keto probleme gjuhesore.
Dimer eshte dhe po ‘nirthe-t’ nga pak s’u be qameti….
Kan vdek trimat andaj ha m.t Halil KOQOVARI.
Jug-Veri Vellezer
Te na shohe bota
Fishta dje hidh firmen:
– Quhem Gege-Toska.
Kosove e SHqiperi jane nje e lerini budalleqet se eshte turp tju degjoje kush,se jam toske apo gege,perfundimisht jemi Shqiptare
Gabim,kunderpergjigja, Nano!Eshtë thelbi i cështjeve shqiptare!Nese ke thënë,keq këtë…( e pranon vet) atëherë ke “rrezuar kështjellën, ” duke u hequr shqiptarëve tullën e shtetformimit dhe kombformimit në vlim…cduhen të tjerat? Natyrisht është një perpjekje per te rinxjerrë nga “pusi” këto emertime të stervjetra shqiptarësh(nuk e di kur jane shfaqur per here te pare,si,kush,përse? Por mesiguri per ndarje,per ti nënshtruar e shtypur!…Moskuptimi juaj,perse ne rjetet sociale ka kaq kundershti,tregon se ke bërë nje punë selektivo-historike,pa u thelluar në thelbet e tyre! Libri do nxjerr dhe te tjera mangësi,jo per të groposur punen tuaj,por ke hyrë në një rrugë ndarëse jo me ferra,por me driza dhe domosdoshmerisht do shpohesh!…
Ne fakt nese di te besh shtet ke bere edhe komb! Komb nuk ben dot po nuk dite te besh shtet, keshtu qe ke qene e pakta “i percimte” ne mendime Mustafa Nano! Dhe mos kerce shume o burr i dheut, merre njecike me shtruar, se njerezit vertet te ditur kana shume me pak p..rdhe!
Pellcit,o Muci,pellcit se neve nuk na PLAS FARE PER TY!!!
Tema,qe ka RROKUR te trajtosh,te eshte dukur se do te ngrinte nme PANTEONIN E LETRAVE SHQIPE,por ke harruar se ke PREKUR NJE PLAGE KANCEROGJENE,qe na e kane DAMKOSUR PUSHTUESIT TURQ per 500 vjet!!!
Nder shekuj na kishte ndare FEJA,erdhi TURKU dhe na beri nje ndarje tjeter ne GEGEE TOSKE!!!
Erdhen pushtuesit te tjere me radhe dhe filluan te behen idhtare te AUSTRIo-HUNGARISE,SERBEVE,ITALIANEVE,GJERMANEVE etj!!!
Kosovaret(pra pjesa me e madhe e asaj treve qe quhet GEGE nuk luftuan pushtuesit,por BASHKEPUNUAN ME ATA DUKE KRIJUAR EDHE NJE DIVIZION NAZIST ME EMRIN “SCANDERBEG”!!!
Ata,qe i sherbyen turqve, u bene BEJLERE,AGALLARE dhe ofiqare qe perfituan TOKA,PARE TE MADHE,ndaj punuan per zgjatjen e pushtimit turk per 500 vjet!!!
Mire atehere kur ishim nen SUNDIM,po tani,qe na “SUNDOJNE” shqiptaret,perse na duhen keto NOFKAT PERCARESE “GEGE E TOSKE”????
Mire,qe i ppermendim si NOCIONE,por per cfare na duhen e ku bazohet ky Muc Nano,kur ben CILESIMET E GEGEVE DHE TOSKEVE???
Dikur njerezit ishin te vecuar nga njeri tjetri,pa shkolla,rruge,spitale,kulture etj!!!
Nen driten e PISHES APO KANDILIT nuk mund te kishte CIVILIZIM,pra njerezit ishin njelloj INJORANTE,TE VARFER dhe ia kishin friken njeri tjetrit!!!
JUGU I SHQIPERISE KA QENE ME HERET ME I LIDHUR ME BOTEN E JASHTME,ME PERENDIMIN,KA BERE TREGETINE ME ITALINE,GREQINE APO ME TEJ!!!
Veriu,pervec PUSHKES E CIFTELISE pak ka patur mundesi te mira se SLLAVET i ka patur ARMIQ gjithmone!!!
FAKTI,QE NE JUG JANE ZBULUAR MONUMENTE TE SHUMTA TE KULTURES SE LASHTE ILIRE dhe ne VERI,pothuaj ASPAK,tregon se JUGU KA QENE BAZA E KULTURES SE LASHTE TE POPULLIT SHQIPTAR!!!
Megjithate,nuk ka qene faji i VERIOREVE,qe kane qene te IZOLUAR dhe per kete NUK IA VLEN TE VAZHDOJME ME PERCARJE E CILESIME APRIORI per zona e krahina te ndryshme!!!
Muc Nano ka DESHTUAR me kete FLETUSHKE dhe ka rene ne prehrin e ARMIQVE TE SHQIPERISE!!!
MUC NANO!!!
HIQE LIBRIN NGA QARKULLIMI SA ME PARE!!!
Sevim ti nuk di historine e 8 vjecares mor mik…
Kultura e Komanit(te verteton vazhdimsine iliro-shqiptare),sitet arkeologjike ne Shkoder,Lezhe etj flasin per gjalleri ne Lashtesi
Shkodra ishte kryeqendra e Ilirise…
Ne mesjete kemi keto qytete qe kane zhvilluar tregti me vendet me te zhvilluara te kohes,krijimi i jetes qytetare ne keto qendra(Statuti i Shkodres i shek 13 flet per kete fakt)
”Verioret” qe ti i quan zhvilluan artin ne kompleks te shoqerise shqiptare moderne(pra mbas pavaresise)
Prandaj injorancen tende mos na e shit si fatalitet te ”Verioreve”
P.S:Me ”Jugdoret” skam gja se e di mire historine e nuk me lejon qe te tham ato budallalliqe si ato te tuat.
@aldo!
Sa per KULTUREN E KOMANIT,mos u ngaterro kot,se dy GURE te gjetur nuk mund te MPOSHTIN MIJRA ZBULIME ARKEOLOGJIKE NE JUGUN E SHQIPERISE!!!
Mbase te duket argument ty,qe me fyen mua se nuk di as historine e 8 vjecares,por une te TREGOJ UJKUN,ndersa ti me tregon GJURMET!!!
Qytete si BERATI,GJIROKASTRA,KORCA apo DURRESI,kane objekte MONUMENTALE TE KULTURES SONE TE LASHTE e jo te krekosesh ti me ca GURE te gjendur ne nje maje mali dhe kaq!!!
Ne se ke mbaruar 8 vjecaren,shko mbaro te mesmen,te larten dhe masterin ne BERAT,GJIROKASTER,APOLLONI,BYLIS etj,ku do mbushesh mendjen tende te MYKYR ME PROVINCIALIZEM TURKOSHAK!!!
QYTETERIM ESHTE TE PRANOSH REALITETIN SIC ESHTE DHE TE LUFTOSH PER TA NDRYSHUAR PER MIRE ATE!!!
Ndersa ti NGUL KEMBE SI MUSHKA,se VERIU PASKA QENE QENDRA E CIVILIZIMIT SHQIPTAR!!!
DUHEN FAKTE E JO LLOGJE KAVAJE,o shpellar!!!
Sepse per te ditur çfare vere ka fucia mjafton te pish vetem nje gote…Une pothuaj “e lexova” librin…me duhet te lexoj edhe çmimin…dhe mjafte…
Mbase hipotezen time e mirrni per tallje apo antishqipetare , per sa i perket origjines se Shqipetareve sot. Mua nuk me intereson nese ju e besoni apo jo qe Shqiperia eshte nje mix popujsh , mua me mjafton qe e di se kush jane iliret , ku jane dhe sa mund te jene. Une thjesht e ndava opinionin tim , e parashtrova hipotezen thjesht per mbeshtetje. Une nuk po bej ndonje presion mbi ju qe kjo eshte e verteta dhe keshtu sic them une eshte. Une a faktoj hipotezen time bazuar ne te dhenat historike qe kam lexuar dhe me ane te logjikes nxorra nje perfundim. Ashtu sic zgjidhet nje ekuacion , kur ke te dhenat dhe duhet te nxjerresh perfundimin. Persa i perket librit qe une as nuk e kam lexuar dhe sa kam idene , vetem duke u bazuar tek titulli . Them se eshte nje liber qe frymezon bashkim. Nuk ma merr mendja se Verioret krijojne shtet apo kane krijuar komb! Gjithe lavdine , historine e kemi prej Leberit. Edhe verioret jane perpjekur per clirime , per mbrojte kulture , gjuhe dhe tradite , por kane rezultuar me humbje. Fjala e urte eshte :”Nuk ndertohet(ose clirohet) Shqiperia po nuk pati djem nga Laberia”.
Prap nje injirant ne mesin tone qe komenton kot…
Prap historia e gjimnazit nuk asht lexu…
Betejat me Turqit qysh ne Luften e Kosoves 1389 e deri ne kryengritjet 1910,1911
nga ”Verioret” u nisen Neo…
Prandaj lexoni para se me komentuk
P.S:Kultura u ruajt jo pa sukses qe the ti,por me shume sukses biles nga ”Verioret”…Prap edhe ty po te them qe me ”Jugoret” nuk kam gja sepse kam lexu e nuk me lejohet qe te flas kot
Kush eshte ky ANTI SHQIPTAR,qe i meshon PERRCARJES TURKOSHAKE,JUG-VERI???
Per cfare interesi duhet ta shtrojme sot kete NDARJE GJEOGRAFIKE e jo MORALE,FILOZOFIKE,KULTURORE etj???
A mos je edhe ti nje nga ushtaret e Serbise sic eshte Sali Berisha,qe sa te mund t’u hape FRONTE LUFTE SHQIPTAREVE TE LUFTOJNE KUNDER NJERI TJETRIT:Jo po kush je ti,jo po kush jam une!!!
e keqa jone eshte,pikerishte tek disa tipa si puna e ketij nanos,qe duhet te behen shkrimetare,
pa qene te tille. kjo qe citohet ne kte liber qe na paska shkruar ky “shkrimtare ” kaq i madh,sa e reklamonte ne media,se gjoja na eshte zhdukur,nga ekranet ky analisti,sepse po shkruan nji liber historik..!!historia e nanos eshte thjeshte nji ndarje e shqipetareve.
sepse dhe shpikja e emrit gege e toske,eshte nji shpikje e grekerve,qe tosket i konsiderojne
si nji rrace greke,dhe prandaj shpiken dhe “vorio epirin”qe te ndaje shqipetaret nga shkumbini
e larte ne grek,dhe te tjeret ne shqipetare,..PER MUA THJESHTE TURP PER KETO LLOJ “SHKRIMETARESH”
MORE ZOTI NANO SHQIPRIA QYSH NGA KOHA E OSMANLLIVE E DERI ME SOT S KA BER SHTET E KAN PASUR NE DOR SI GEGET DHE TOSKET EDHE KETA TE FUNDIT NGA JUGU NE VERI ME SE FUNDI NE SHQIPRIN MESME TE SHOHIM ——PO ME SA DUKET DERI SA FLASIM PA SHPRESA JEMI ESHT PER TU PAR AKOMA NJERIU ME SHPRESA ESHT
Muci ende se kupton se ai dhe ANALISTe si puna e tij jane edhe shkaktaret kryesor te zbritjes se nivelit te debatit publik ne thashetehem publik dhe Batuta pa shije e sens.
Stili i tij megalloman e medjemadh i te shkruarit e te folurit, por pa thelb e permbajtje te mirefillte, dhe rendja emotive dhe narcise per te krijuar gjoja nje stil tjeter te gazetarit e showmanit “te deshtuar” jane ne vetvete te bezdisshme dhe flasin mjaft qarte per superficialitetin dhe nivelin e prapambetur te gazetarise sone dhe asaj pjese, si puna e Mucit, qe ju duket vetja dhe e quajne veten INTELEKTUAL.
Gazetaria e Nanos bente deri diku sens kur ne krye te vendit ishte Maloku Plak, pasi njerez si puna e Nanos kane ne thelb mjaft gjera te perbashketa me Planuk Mero… qofte edhe formimin e tyre me dogmat komuniste. Nano e urrente Plakun Mero pikerisht per ate qe ai i lexonte mire megallomanine dhe narcisizmin emotiv te tij … edhe duke ardhur qe te dy nga periferite kufitare te Shqiperise. Edhe duke pasur te njejtin sens te mbivleresuar mbi vetveten dhe ambicie te madhe pseudo-intelektual qe lidhet ne thelb me sensin e inferioritetit te personave te tille. Kritika e tij ndaj Berishes dhe Fatosit e Metes me pare, e kane bere Mucin qe te flas pak a shume me zerin e popullit opozitar dhe te pelqehet e ndiqet deri diku per kete. Padyshim pasi eshte kaq shume e lehte te besh kritikuesin e sharresin e gjithkujt e gjithckaje pervec vetvetes (edhe pse pamvaresisht ndaj me te kritiken ndaj Plakut te curufjasur). Ceshtja qendron qe kritike te tille analiste pa ide dhe pa brume te mirefillte ngelen pastaj si peshku pa uje ne nje situate pothuaj normale .. kur nuk kane ke te shajne me tej. Pasi nuk kane cfare te ofrojne me tej nga “vrulli” i tyre psiqik (i munguar). Njerez si puna e Nanos apo Lubonjes pastaj nuk flasin per ide apo mendime te tyre por u referohen autoreve dhe librave qe kane lexuar me nje naivitet studentor e adoleshentar. Pasi vertet nuk kane cfare te thone nga mendja e tyre. Edhe citimi i tij i mesiperm dhe titulli diot (jam geg) eshte nje shprehje e mungeses se ideve dhe ri-pertypjes se batutave dhe thenieve e ideve tashme tejet te konsumuara.
Njerez si puna e M.nanos, Lubonjes Cilit me analistet me rradhe jane te paturpshem dhe i sheh tek shesin mend pa fund e plot cinizem neper median injorante dhe te pergjunmur te Tiranes pasi te tille krijesa nuk jane lodhur ndonjehere ne jete qe te marrin mundimin te studiojne apo te hulumtojne me thelle lidhur me ato ide qe paskan lexuar diku ne te shkuaren e heeshme ne libra te pluhurosur te kohes. Edhe kur u jipet mundesia te bejne dicka ne fushen e tyre qofte kjo ne shtyp si ne Respublica apo Jamais Vu (apo Cili me Universitetin e tij te shpifur) bejne nje skifo te tille qe tregon vertet aftesine e tyre megallomane te paafte per te krijaur dicka te bukur. A nuk beri edhe Plaku nga Malesia keshtu ne keto 8 vjet… e mbushi shqiperine me fjale te bukura (dhe pasuroi fisin e klanin e tij nderkohe) por e katandisi vendin ne nje pocaqi te madhe. Padyshim krahasimi mes Berishes dhe Mucit eshte ne koncept dhe jo ne forme pasi nuk besoj se Muci eshte aq keq (ndoshta nga qe vin nga Toskeria) por ne sensin estetik qofte [prezantimi i tij ne jamai vu qofte edhe Zululandi i tij i mekur apo Respublika e tij me lajme te ricikluara tregojne per kapacitetin e tij te vertete dhe per limitacionet e tij. Nuk e kuptoj p.sh se kush zgjedh te shkoj ne Jamai Vu e tij te merzitshme dhe vanitoze e “tedious” qofte ne zvargjene peshtire e te shemtuar te drejtuesit qofte edhe te formatit te vjedhur e te katundarizuar sipad variantit Skraparlljot.
Ne fund dhe duke perdorur nje batute si puna e batutes qe ka cituar Muci (brenda kontekstit) lidhur me geget e tosket, me duket se individe si puna e Mucit (Berishes) harrojne nga kane ardhur dhe bejne cmos te paraqiten si me qytetar/civil e te ndricuar sesa mund tu mbaje kurrizi. Nuk ka asgje te keqe te qenit periferik ne formimin e hershem… problemi qendron kur perpqiet ti mbushesh mendjen vetes dhe te tjereve se nuk te ka ngelur me asnje qelize povince ne trup e ne mendje.
Tatalisht dakorkt me ju, e ke thene shume mire. Muci e vuan shume qytetarine dhe po su be vetvetja do te vuaj pergjithmone/
Koment i bukur por i papranueshem sepse eshte i bere pis nga doza racizmi
Nuk e kuptoj perse permend origjinen e tjetrit dhe nuk merresh vetem me analizen e “analizave” shterpe qe paraqet here pas here Muci ne gazetat online?
Ne demokraci nuk ke te drejte te permendesh sfondin e tjetrit …..
Nga ana tjeter do thosha se Sala & Lubonja jane inteligjente seicili ne fushen e tyre ,
por Sala vuan nga dogmatizmi ne mendimin e tij reformimit ekonomik te Shqiperise ndaj edhe na shakteroi ….Dogmat sa here perplasen me jeten , shkaktojne zhgenjim,sepse jeta eshte ne ndryshim te perhereshem, ndekraq qe dogma qendron ne vend
Ndaj edhe njerezit dogmatik jane nje shkaterim kur drejtojne ,porse kjo nuk do te thote se Sala nuk eshte njeri inteligjent dhe politikani me i afte sot per sot ne Shqiperi
Ndersa Lubonja eshte analisti me i mire ne Shqiperi, mirpo ai ka vertet ate te mete qe the ti, se “mjafton te lexoje nje liber dhe vjen e e thote ate liber sikur eshte fjala e fundit e shkences …..dhe ky mediokritet i tij gjen terren ne studiot e Tiranes,
sepse pjesmaresit ne ato biseda te studiove nuk lexojne fare
Si psh , gjeti Lubonja nje historian kalama nga Austria qe fliste kunder Skenderbeut ….dhe e mori dhe e proklamonte si zbulim …..
Nderlaq qe per Skenderbeun ka me dhjetra studime nga historiane me emer ne bote, por studjuesit tane , nuk shkojne ne bibloteka te huaja te lexojne dhe te mesojne e te jene te pregatitur perballe ketyre historianeve rioshe qe vijne nga Europa per te na treguar ne se kush jemi ……Dhe pastaj si rezultat ngelet mbizoterues “historiani riosh” i Lubonjes
Por pavaresisht njohrive te ceketa dhe ligesise antishqitpare qe shpreh here pas here Lubonja , ai eshte analist shume i mire
Sa per keto qe thote ky Muc Nano, ky, me kete menyre trajtimi eshte nje sharlatan dhe nje njeri i ceket fare qe s’e ka shokun
Ky me keto qe thote tregon edhe nje ligesi prej megalomani budalla te pa arsyetueshme fare , por vetem per te bere show , Eshte tamam ashtu sic i ke thene ti, porse , sic thashe , nuk duhej te permendesh origjinen e njerit apo te tjetrit
Keni provuar patate te nxehte ne sqetull ?!…keshtu eshte kjo xixellime !
Vecse Nano pataten e nxehte donte te na ‘e ngecte’ neve por i mbeti ne dore ose me mire ne sqetull.
Thone qe nata nxjerr episkop dhe dita mitropolit…
Kur i bie ziles se nje porte te panjohur dhe nuk t’a hapin, mbeten dy rruge : Ose e thyen porten me se te mundesh ose thyen qafen e iken nga syte kembet.
Gege e toske ?!…Per komb e shtetformim ?!…Dhe balada e shqiptarve vazhdon…
Nuk e kam lexuar librin dhe thënien e muç naos,por shikoj e lexoj se ka komentues keqdashës e smirëzinj. Nano e thote troç se e kam thëne por e shkeputur nga konteksti eshte nje pjese e parendesishme. Megjithate komentues te caktuar vazhdojne te meren me “pjesën e parëndesishme” dhe nuk merren me atë qe eshte thelbësore “shkeputjen nga konteksti”!? Shto këtu dhe përdorimin e epiteteve del se ata e kané jo me shkrimin por me nanon personalisht? Thjesht smirë por e kodifikuar me njé nickname!? Jini më toleranté o shqiptarë se keshtu një dite nuk do te mbetet asnjeri pa u sharë,mallkuar e epitetuar!
VR!!! Mustafai eshtë gazetar elitar pamvarësisht nga ” kleçkat që mund të gjejë sejcili nga ne!? “Nuk e kam lexuar librin dhe thënien e muç naos,por shikoj e lexoj se ka komentues keqdashës e smirëzinj. Nano e thote troç se e kam thëne por e shkeputur nga konteksti eshte nje pjese e parendesishme. Megjithate komentues te caktuar vazhdojne te meren me “pjesën e parëndesishme” dhe nuk merren me atë qe eshte thelbësore “shkeputjen nga konteksti”!? Shto këtu dhe përdorimin e epiteteve del se ata e kané jo me shkrimin por me nanon personalisht? Thjesht smirë por e kodifikuar me njé nickname!? Jini më toleranté o shqiptarë se keshtu një dite nuk do te mbetet asnjeri pa u sharë,mallkuar e epitetuar!
Bjeri …. bjeri Pellumb ! Bjeri ….sepse ben dong-dong , ose dng-dng , meqenese eshte i shpuar !
Po as me thua zotrote , kur godet me dalte , perdor gjithe trupin e daltes , apo vetem tehun ?
E neve si lexues na intereson “tehu” i daltes dhe jo trupi i daltes (kur perdoret per destinacionin e saj sigurisht , sepse ata qe e perdorin per masturbim , sigurisht iu intereson “trupi” i daltes) ! Se tehu e ka aftesine te hyje , ne te “carat” e holla , prandaj e qujane dhe e kane bere “teh” !
Ne kohen qe populli dhe Kombi shqiptar , por perpiqet te “marre vehten” , pas baterdive te serbit Sali Berisha edhe per percarjen per 23 vjet me rradhe , na del Muçua dhe na “shqetesohet” per probleme ….!!!????
Nuk me duhet fare se cfare ka “libri” (ne rast se mund te quhet i tille) , mjafton artikulimi i medimeve te tilla , qe mund t’i gjesh rendom ne shqiptare injorante ose dhe ne antishqiptare te arsimuar , dhe per mua “misioni” i Muços eshte i kryer !
Muçi.Nëse e ke fjalën për gegët e para 1920 edhe mund të pranohet por gegët e sotshëm e me në krye saliun e vodhen dhe e shpartalluan kombin.Është e vërtetë se toskët bëjnë shtetin por mbushin xhepat e tyre më parë dhe shtetin e kërkojnë nga më të vegjlit.Ndërsa shqipëria e mesme janë të ndershëm e nuk vjedhin paçka se në kohën e enverit ai nuk u dha shumë mundësi shkollimi por këtë e kanë arritur sot dhe kanë treguar se dinë të punojnë e të jenë të zotë njesoj në mos dhe më të mirë.
Te gjithe ata qe duan ti japin atribute vetes se tyre se kjo apo ajo krahine eshte me e lavdishme dhe ka me shume kontribute ne çeshtjen kombetare per mendimin tim bejne nje gabim shume te rende pasi krijojne dasi dhe ne shqipetaret jemi shume te paket per tu ndare. Edhe une kam rezervat e mija por nuk mendoj se dikush eshte me i mencur dhe dikush tjeter eshte me pak i mencur. Shqiperine e kane çuar perpara vetem shqipetaret duke filluar nga antikiteti e deri ne epoken qe ne jetojme sot.
Dasike ndermjet krahinave te ndryshme i sherbejne vetem çeshtjes antikombetare te atyreve qe nuk na duan te miren prandoj nuk jam dakort me as edhe nga nje nga ata mendime qe nje zone e paraqesin luftarake nje tejete shtet formuese dhe nje tjeter te nenshtruar.
Ju faleminderit per mirekuptimin.
Z. Muhamet tabaku! Po. Jane vrejtje me vend ato të komentit tuaj, sidomos ato qe u japin perparesi parcelizimit krahinor té meritave? Lëvdata fshati,asgje me tepër por shumé të demshme nga pikepamja e kohezionit shqiptar! Nderime qytetar!
Gjith marakun ky Nano e ka vetem te Berisha.Qysh kur filloj gjoja te nifej ky u be vegel e ish komunistve,e vazhdon te jete perseri.Fillojm nga Gjergj Kastrioti 25 luftoj,pra nga veriu ishte dhe e njohu gjith Europa.Ahmet Zogu 25 vjet nga veriu ishte..Ramis Alia nga veriu 5 vjet.Sali Berisha 14 vjet nga veriu.E HOXHA nga jugu vertet beri shtet,po beri rregjimin ma te urryer qe kishe Europa,pra 45 vjet.Per ke e ke fjalen o Mustafa.
Nga sa lexoj komentet gjithe secili ka nje mendim te vetin origjinal se kush jane me te zotet geget apo tosket dhe te gjithe mundohen te marin rolin e historianit…. muchi eshte nje gazetar qe ka perdorur nje batut si gjithe ne te tjeret ne jeten e perditeshme ..Ne jemi kaq shume te ngateruar si rrace qe nga koha e komunizmit saqe sma mer mendja se ekziston me nocioni i paster “gege apo toske” …Sa ishte Enveri krenoheshin jugoret erdhi saliu krenohen vrioret ..po te dy paleve I pelqente te jetonte ne Tirane.. Nuk e di se kur do mbledhim mendjen ne dhe te shohim se si te bejm nje shtet per te qene qe mos ta kemi mendjen akoma per emigracion…..
Beja nje pyetje Muços per kete , sepse valle , e kthen ne “shqetesimin” e vet ! Dhe pastaj fillon dhe mund te na broçkollise ndonje tingull qe mund te kete vlere !
Shtet do te benim vertet,kur te kishim nje ideologji fetare,pra Toske e Gege jan ndare nga ana e fese,qe njera perfaqson Ortodoksizmin e tjetra Katolicizmin!
Ne nje sistem Kapitalist do te ishte me mire qe te jetonim ne nje shtet,te bashkuar ashtu sic jemi sot te nje uniteti,por si shum e shum shtete te nje gjuhe,por me ideologji te ndryshme Fetare ashtu sic eshte UK, USA, RFGJ, pra ne nje Federate per shum e shum arsye??
Pra dikush mundet ta interpretoje ndryshe,sikur kerkojm ndarjen,por do te gabohet nese nuk harin te kuptoje,se keshu vjen zhvillimi ashtu sic jan zhvilluar edhe shum e shum shtete,qe permenda me lart!Bashkimi i Gjermanive u kurorzua me hyrjen ne sistemin Federal i Lindjes,qe kryesisht me fe jane Evangjeliste ashtu sic jane Bavarezet Katolike!
Pra ne sistemin politik Federal Gjerman,me ligj do te burgosej ai politikan, ai shtet qe do te kerkonte te shkeputet nga kjo Federate?!
fatosi eshte tosk,saliu eshte geg,cili eshte rezultati i tyre per ecjen perpara te shqiperise?drejt e ne hale.
Ti antipod ke te drejte.
As Saliu nuk ishte Geg , por nje i shitur serb dhe as Fatosi nuk ishte tosk , por nje i shitur grek ! Ata i zgjodhi Ramizi , nje boshnjak ……….
Ne rast se do te behej fjale per te zgjedhur gege ose toske , por nga vete shqiptaret , atehere do te kishit goje te flisnit ! Historia ka treguar se kur shqiptaret kane zgjedhur , qofshin geg apo tosk , gjithnje kane zgjedhur burra qe kane bere fame te madhe !
ky Muçua kerkon dhe ky post me ane te frazave morbide servile.
…[email protected]…komenti yt shumë i fortë! Nuk e di se si e ka lejuar MODERATORI!
(E them këtë, sepse i ngjan pak a shumë komentit që kisha bërë për shkrimin e M. Nanos mbi maninë e kryeministrave për të folur sa më gjatë, koment të cilin moderatori, nuk e lejoi).
Sa për temën që trajton M. Nano tek libri i tij, që nuk e kam lexuar akoma, por them se natyrisht është e drejta e tij të trajtojë gjithçka që e sheh se mund ta bëjë. Se si do të jetë reagimi i lexuesve, kjo mbetet për tu parë. Por një gjë është e sigurt, se ashtu si në të gjithë botën, edhe në Shqipëri, ndarja në jug e veri ka arsyet dhe zanafillat e veta. Nuk është vetëm histori shqiptare dhe mos të na ekzaltojë kaq shumë kjo gjë. Amerika para se të bëhej kjo që është sot, kaloi nëpërmjet luftës civile Veri-Jug.
Ndërsa Shqipëria kishte nga 1945 deri në 1990-ën, që nuk e trajtonte konceptin Veri-jug. Mjaft të kujtojmë këtu martesat midis veriorëve e jugorëve, midis katolikëve e myslimanëve apo ortodoksëve.
Por me ardhjen e demokracisë, erdhi dhe çudia më e madhe e ndarjes së Shqipërisë në veriorë e jugorë. Kush e bëri këtë hata të madhe?! Natyrisht që Sali Berisha me të gjithë bashkpatriotët e vet, sepse ndjenja e inferioritetit që ata i kishin ushqyer vetes, i bëri akoma më shumë hakmarrës dhe të ligj. Askush nuk i shihte veriorët inferiorë në kohën para 90-‘s në Tiranë. Askush! Aty ku banonim, kishim familje me origjinë nga e gjithë Shqipëria, nga veriu e jugu. Askush nuk ndjehej inferior. Të gjithë punonin në vende pune duke filluar nga K. Qendror, në Ministri, në Komitet Ekzekutiv, etj. etj. pa dallim verior apo jugor.
Për rastin në fjalë, pa e lexuar librin nuk mund të komentoj asgjë. Por dua të theksoj se ia vlen të diskutohet kjo ndarje geg e toskë, apo veri-jug për periudhën e ashtuquajtur berishiane. Shumë plagë ka hapur kjo prejardhje krahinore, shumë keqkuptime ogurzeza, shumë indinjatë, shumë trishtim, shumë shkatërrime, deri në ditët që jemi sot. Por ne si qytetarë shpresojmë që ky kapitull, të mbyllet njëherë e përgjithmonë.
Në kontekstin e epokës ku jetojmë, të stadit të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, politika berishiane e ktheu vendin qindra vite pas në mentalitet. Nuk e di se kujt i shërbente kjo gjë, përveçse mëndjes së tij të sëmurë hakmarrëse. Në se ai u nis të ndreqte diçka të munguar sipas fiksimit të tij, nuk bëri gjë tjetër veçse efektin e kundërt. Krijoi një urrejtje artificiale krahinore sa që sot askush nuk do më të dëgjojë për veriorët. Ai i përdori këta njerëz për interesat e tij. I zgjodhi si besnikë të tij duke i krijuar privilegje, shpesh herë në kurriz të qytetarëve të tjerë, më e theksuar kjo në Tiranë.
Për ta mbyllur, nëse Shqipëria nuk do trajtohet si një UNITET kombëtar nga veriu në jug, qofshin gegë apo toskë, kurrë nuk ka për tu bërë SHTET!
Bini tosk e bini Gege
Si rrufe qe shkon tuj djege.! Ketu eshte shpirti yne dhe jo ne atej ku kerkon te na dergoj Muci. Gaga dhe Toska jane dy djem te nje nen dhe nje babai, ne se njeri punon me shum se tjetri kjo eshte krenari e familjes , pore asnjeri nuk kan qene kunder njeritjetit. Zilia nuk ka perbere asnje here ndasi tek shqiptaret. Armiq tane jane perpjeku te bejen ndasi duke perdoru ate perrallen e Lafonten 3 qet dhe ujku pore nu u ka dhen rezultat. Gjithmo kan bashkepunuar edhe kur jane paraqitu te merzitur. Na ndane pore jo shpirtin. Verioret tane ne mallin per Atedhe femijes se tyre i vejne emrin Valbon. Vlorre , Elbasan, e plote emrash te qyteteve shqiptare .Kjo nuk e trajton Muci se ne te vertet jo se eshte hileqar dhe jo se eshte kunder gegev ose kunder toskeve, pore duke u munduar te fuse ndonje elemnte te “ri” qe ne te vertet te gjitha ato qe pame nuk jan te rej por shume te vjetar Muci ka ber bumerag. Nuk e dije se si do ta rregulloj kete shkrim. Une Aliu nga Selenica i kam then Mucit qe kur u dha lajmi se Muci po pergatit nje liber per Geget dhe Tosket. I ka shkruar dicka, pore ndofta Muci ose nuk i shikon fare ose i jepe nje te lehte, Hemo se fundja analiste onllai jan keta dhe e ka cuajtur dicka te pa rendesishme.
Per Mark Uk.
Akoma me komunizmin merresh. E kush ishte me komuniste se Sali Berisha. Ne e kritikojme Mustafajne jo se eshte komuniste pore per trajtim jo koherente te temes qe ka zgjedhur. Sa u perket atyre qe permend ti ato nuk jane ase te veriut ase te Jugut, pore jen merita te shqiptareve te perbashket te Jugut dhe te Verieut. Skenderbeu nuk luftoi i vetem,, madje Skenderbeu nuk tha qe une u solla lirin,Jo ai th qe lirin e gjeta ne mesin tuaj. Nuk e kuptoi qe perse juve rreshqiteni kaqe kollai ne gracen qe kane shtruar qarqet antishqiptare.
Nje analiste kur te komentoj ose edhe nje komentues i thjesh ne radhe te pare duhet te shofe ceshtejen kombetare si nje e ter dhe jo si pjes e imeja ose e jotja.
Luftrat qe jane bere nuk jane ber thejshte vetem per oborrin e dikujte ato jane ber luftra per te gjith truallin shqiptare si ne Juge ashtu dhe ne veri. Duhet ti vejme fre ketyr mendimeve delitante.!
Nje batute me kripe kjo qe pse eshte pikante dhe e zhargonit,e eklipson permbajtjen e librit,i cili per hir te se vertetes nuk duket shume analitik per ta rokur temen me shume se sa nje perpjekje e sinqerte por ndoshta pak naive e autorit per te permbushur e konfirmuar informacionin jo shume te gjere dhe te ndikuar ndoshta nga ambicja.Gjithesesi eshte per tu pershendetur se ambicja per te bere nje hap perpara edhe pa qene rezultativ eshte me mire se sa te mos levizesh fare hga vendi.Kurajo.
Ne qofte se autori si dhe thote, e ka artikuluar kete batute, ja ka vene dicituren librit dhe kam pershtypjen se me keqardhje e ka damkosur permbajtjen limonate te tij.
ke pjeserisht te drejte muci
Vecoria qe na karektorizon si komb eshte se sa here na ka pushtuar ndonje nga gjitonet, dhe ne gjithe ekzistencen tone vetem na kane pushtuar, eshte treqja neper male te ndimuar dhe nga rivieri malor. No need to be annoyed z Nano, kush e ndien veten shqiptare i vertet eshte dhe malok i vertet. Po te shohesh rotull te gjithe kombet jane me pretendime prsh; italia veri-jug,veriu do autonomi. greqia veri-jug jugoret i ofendojne verioret si bullgare pavarsisht se keta jane me trima dhe me te pasur. serbia lindje perndime,austria veri jug, turqia lindje-perndim.dhe po te hapesh me teje ka lloje e lloje mosmarreveshjesh. E gjitha ka te beje me vioshmerine ekonomike nese nje krahine eshte me e pasur eshte automatikisht e vete mbrojtur ne menyra te ndryshme ja perse kombet me pretendime e krijone qendren krahinore ne qender te vendit(kryeqyteti) . Problemi qendron kur GEGU(2B) vjedh shtetin dhe percan kombin. Kjo teme eshte jehona e momentit e perdori Rama per te promovuar ardhjen e tij ne pushtet si publicist qe eshte. Ju nuk e ve ne dyshim se librin e keni te bazuar ne fakte dhe publikime te faktuara ne kohe te ndryshme por reagimi eshte a eshte momenti i duhur per te kapur nje teme qe e trupentojne vete gege-d sikur jane me te forte me te ndershem me zgjuar me patriot e me e me etj; se tosket! pervecse “malok” smendoj se u vene ndonje epitet tjeter.Binomi shtet komb eshte e njejta gje, komb pa taksa ska. 2B mund ta kishte ne mendje nje gje te tille (te behej mbret) po morri pupi-n. Ne greqine e lashte Spartanet ishin qytet-shteti me i varfer pa toka pjlleore dhe te nenshtruar nga qytet-shtetet gjitone, pasi mbreti Likurg krijoj shtetin ushtarak me te persosur, filloj te pushtonte qytetet-shtetet gjitone dhe i detyronte te punonin tokat e tyre per Sparten dhe gjithe perfitimet shkonin per forcimin e ushtrise me ekselente te te gjitha koherave. 2B donte me nje cete tropojanesh dhe kuksjanesh ti vinte gjoba gjithe kombit per te pasuruar familjen e tij. Po dhe Spartanet nje qytet pushtonin dhe e vilnin, jo nje komb te tere. Po e mendoj prap eshte momenti i duhur per nje teme te tille pasi geged 2B nuk mund te pretendojne te mbajne ceten e gjobe-venesve neper allkat e shtetit pasi shteti nuk eshte familja 2B. Pra nga do na ta kthesh 2B eshte ne qender te temes, se di a i nderojne Geged keta te dy B-te po kombi zgjodhi dhe zgjodhi drejte ne zgjedhjet e para te lira dhe te sinqerta ne historine e tij.
Ja edhe dikush qe mesa duket e paska lexuar mire libirn e zotit Nano, Edison Ypi.
(((Per dreq dhe per here te pare ne jeten time gjej dicka te perbashket me kete idiot Berishian.))) Lexo me poshte…
Nisa ta lexoj librin e Muçit.
Që në faqet e para më kapën të dridhurat, ndjeva si mu ënjtën kockat, nisi të më fërshëllente koka. Duket sikur në librin e Muçit gjithçka zhvillohet në një zgëq të largët dhe të lodhur të Sulltanatit të Kurrkundit, Prefektura e Rrebeshit, Komuna Suferina, Fshati Acari. Ku sa të ha syri sheh vetëm moçal, barishte, shkurre, një hënë duke dhënë shpirt në horizont, dhe shumë baltë. Veçse ta flakësh tutje, mundësisht përtej Rrugës së Qumështit, çfarë tjetër mund të bësh para kësaj shkretine që e more për libër, nise ta lexosh me qef, dhe gjete belanë ?
Mali me dëngla, libri i Muçit, s’është asgjë tjetër përpos vreri tranzicional i vet’ Muçit, nënprodukt i dyshimeve lodhëse mbi vërtetësinë e qëndrimeve. Vrere këto që dalin nga ky farë libri me fërshëllimë si del avulli nga valvola e tenxhers me presion brenda së cilës po zjejnë copat e mishit.
Duke e lexuar llahtarën grafologjike të Muçit mbi gegët dhe tosqit, të vijnë në mendje ide autolesionistike, vetgjymtuese, nga më të ndryshmet; Shkulje e mjekrrës dhe flokëve, rënie e kokës me grushte, çjerrje e fytyrës me thonj.
Për të mos e lënë varur kureshtjen e lexuesve, jo të lexuesve të librit të Muçit, se lexuesit e librit të Muçit as ekzistojnë as kanë për të ekzistuar ndonjëherë, por kureshtjen e lexuesve të këtij shkrimi, ja për ilustrim, shoqëruar me vërejtjet përkatëse, ajo të cilën në fillim të librit të Muçit, Muçi e ka quajtur “Mirnjohje”, pra diçka me rëndësi të veçantë që duhet të jetë shkruar me vëmëndje të shtuar, pa lapsuse, pa gabime;
Dua t’u them (Pse “Dua t’u them dhe jo “U them” ?) ‘faleminderit” (Pse në thonjza ?) do (Kjo “do” është dukshëm nënçmuese) njerëzve, të cilët në mënyrën e tyre (Në cilën mënyrë nëse jo në mënyrën e tyre ?) më kanë dhënë një dorë gjatë kohës (Vetëm gjatë asaj kohe, apo edhe më përpara ?) që isha duke shkruar këtë libër. Dua t’u them (Vetëm “do t’u thuash”, apo edhe “u thua ?) faleminderit (Pse pa thonjza ?) shoqes sime (Mungon apostrofi pas s-së) M. që, për 45 ditë me rradhë diti t’m’i mirkuptonte xanxat (Si mund të jenë vallë xanxat e Muçit ?) e krijimit (Krijues është vetëm Zoti, krijim/krijues janë neverira leksikologjike diktatoriale oruelliane. por edhe po ta marrësh “krijimin” e Muçit si “fiction”, libri i Muçit s’ka asnjë të tillë, dhe vetë Muçi nuk e pretendon), Marian Palokës, me të cilin kam pasur kënaqësinë të shkëmbej ndonjë ide në pikun e punës (Po pse ndonjë ide dhe jo disa ide, vetëm në pikun e punës, dhe jo edhe pak më parë a pak më pas ?), Alfred Serreqit që ma lexoi me një frymë (E kush e pa me sa frymë e lexoi Fred Serreqi librin e Muçit ?) bocetin (Ç’është ky boceti ? Aman se ma shpife Muç. Pse jo “dorëshkrimin” por “bocetin” ?), Henri Çilit që ra dakord pa një pa dy (Po pa tre pa katër pa pesë pa gjashtë, a ra dakord Henri ?) ta publikonte këtë libër e që i vuri të gjithë (Duket sikur Henri paska urdhëruar gjithë UET-in për punë vullnetare) në lëvizje me të lexuar dorëshkrimin, Besa Vilës që, teksa bënte redaktimin e korrektimin, më sugjeronte leximin e ndonjë autori gegë, që mua më kish shpëtuar (Vallë të gjithë autorët gegë i paska shtrydhur Muçi ?), dhe – last, but not least – Primo Shllakut që pati mirësinë (Duartokitje frenetike nga salla) e gjeti arësye (Delegatët me fytyra të skuqura nga emocionet dhe nga rruajtja e thellë me brisk, ngrihen në këmbë dhe s’kanë të ndalur), të shkruajë parathënien e librit. (të Muçit).
Libri i Muçit është një masturbim cerebral.
Libri i Muçit është një send batall, një gjë e kotë, që s’i duhet kurrkujt, as vet’ Muçit.
Aq e vërtetë është kjo, sa mund të thuhet pa hezitim;
Ka libra të këqinj. Ka libra shumë të këqinj. Ka libra të palexueshëm. Ka dhe libra të shkruara nga Muçi.
Dhe habitemi se pse po shtohen kaq tepër analfabetat funksionalë. Ja pra ja, mes tjerash, edhe për shkak të librave si libri i Muçit.
Për ata që kanë merak të dinë si se i shoh unë tosqit dhe gegët,
Tosku dhe gegu, nuk janë çfarë ata vetë duan të jenë, apo çfarë Muçi do që ata të jenë. Tosku, si dhe gegu, si dhe cilido njeri në botë, janë cila erë u rreh fytyrën, sa metra mbi nivelin e detit u ka qëlluar të lindin, cilin ujë pinë, sa ditë diell i ngroh në vit, çfarë frutash bëhen aty rrotull, sa e pasur apo e varfër është toka, e të tjera.
Sot ?
Sot tosqit janë më geg’ se gegët, gegët më tosq se tosqit.
Sot, megjithse prapseprap unë i dua më tepër se Muçi, me tosq, me gegë, të tërë janë bërë një mut i madh që ka marrë dhenë.
Kopertina e librit shume shprehese e ”Une jam gege”…
Sharkia, plisi, busti jane domethenese, ndersa portreti nuk ka aspak karakteristika gege.
@ anim! Me terhoqi vemendjen komenti yt qe nga rrjeshti i pare dhe deri ne fund. Nuk e di si i thoni ju por ne nga anet tona, kritikave te kesaj natyre i themi “shkop i thante”, ai lloj shkopi qe kur te godet te le gjurme me teper se shkopi i gomes se policit. Me duket sikur ju ke kthyer pergjigje jo vetem M.Nanos qe kerkon te beje parathenien e librit te tij apo reklamen e librit duke u munduar te justifikoje apo spiegoje gafat e tij, te cilat lexuesi mund te ndesh ne leximin e librit te tij. Ne kete koment ( ku per dreq dhe per here te pare ke gjetur diçka te prbashket me idiotin berishian, Edison Ypi) ju i keni dhene pergjigje dhe disa komentuesve qe i thurrin detirambe Muç Nanos, i cili ç’eshte e verteta nga njehere keput mufka te papjekura me keq se e ema e Zeqos ne maje te thanes.
Cili nga komentusit e ka lexuar librin e Mustafa Nanos?
Zoti Kujtim Jaupi! Ju beni nje pyetje, por komentuesi me nick “anim” me sa lexova dhe vlersova ne pergjigje eshte duke e lexuar per te mos thene se ka perfunduar leximin e librit te Muçit.
Asnjë nuk e ka lexuar përveç botuesit z.kujtim jaupi!
Cili nga komentusit e ka lexuar librin e Mustafa Nanos? Pervec te metave sipas komentuseve a ka ndonje gje qe ja vlen te lexohet? Merni mundimin dhe lexojeni librin ju komentus me te mencur se autori Eshte bere e modes edhe ne debatet televizive shume nga pjesmarresit japing mendime te ndryshme duke e pranuar se librin nuk e kan lexuar Nqs libri nuk eshte lexuar keto nuk jane komente por llafe rrugesh per te kaluar kohen
Je i saktë kujtim jaupi! Ne shqiptarët japim mendime më shume per atë qe s’dimë sesa për atë që dime!? Pér mua është difekt shumë serioz ! Nderime!
Zoti P. zaimi! Konstatimi yt per “ne shqiptaret (që) japim mendim me shume per ate qe s’dime se sa per ate qe dime!?”, eshte nje lloj konstatimi alla Muç Nano. Jo se nuk qendron diçka ne ato qe thua, por pergjithesimi i shqiptareve dhe vendosja e nje lloj kuti per te gjithe, eshte nje lloj megallomanie qe eshte jo vetem nje dukuri por dhe nje fenomen negativ nder intelektualet shqiptar, qe kujtojne se mund te japin devize per gjithçka. Me falni, po ju kush jeni qe jepni nje mendim kaq te prere?!!
Mjafton te lexosh vetem titullin: “Me gegët mund të bësh komb, me toskët mund të bësh shtet”.(??!!!)
Nga fiset kane lindur shtete por jo kombe. Nga nje komb mund te dalin, per arsye historike-politike, edhe dy shtete. Kombi shqiptar nuk mund te behej vetem me geget, perfshije dhe kosovaret, po ashtu, dhe as vetem me tosket, perfshije dhe camet. Kombi shqiptar u ngrit jo vetem mbi ndarjet krahinore, por dhe, cka ka me teper rendesi, dhe mbi ato fetare qe mund te jete rast unikal ne bote.
Nuk me duket e drejte qe persiatve te tilla publicistike t’u jepet jehone kaq e gjere!
Gazmend Shpuza.
Zotni Mustafa Nano, mos e merzit vedin per opinionet e atyne qe japin gjykim ne baze te nji fraze o rreshti. keto jane masa e padijtun tradicionale ne vendin tone.
Pose kesaj, me thane te drjeten ju keni ba nji “sakrilegj” (!?!): Si mor bur qenke baere Gege?!? Kjo asht e “paflashme” dhe “indinjuese”.
Sot shqiptart jane ne barigada si ne kohen e feudalizmit, njena principate kundra tjetres. Dhe dona te shkojme ne Europe, qe i ka harrue krejtesisht ato kohe.
Provokimi “Un jam Gege” ua nxori çka kan ne bark, apo te mshehun ne mendje ato qe komentuen kete shprehje
.
Shprehja “Un jame Gege” asht per mue nji shprehje shume domethanse, e cila kontribuon shume per unifikimin e shqiptarve tue hjedhe ndasinat.
Per mue Vetem kjo shprehje ia vlene, edhe pa e lexue librin. Ke tregue nji patriotizem te nalte pikrisht ne nji kohe qe shqiptart e te gjitha trevave kerkojne te bashkohen. Shqiptart done te bashkohen te gjithe ne nji shtet dhe nuk “pranojne” te bashkohen mbrenda shtetit Shqipni. Mendo sa mbrapa jena me mentalitet.
Zoti paul tedeschini. Më pëlqeu shumë komenti juaj! Më pëlqen dhe që dilni me emer n.q.s ky eshte emri juaj? Fraza juaj “…për unifikimin e shqiptarëve tue hjedhë ndasinat ” ishte veçanërisht domethënëse për të sqaruar kontekstin në të cilin mustafa nano ështe vetequajtur “unë jam gegë”! Nderime! PS-e pashë të arsyeshme t’ju jap nje opinion për komentin tuaj pasi me pelqen që dilni me emer! Atyre me emer kod zakonisht nuk ju përgjigjem pasi me duken qe kerkojne te shfrytezojne “maskën” per te me baltosur. Dua të jem i barabarte ne debat?
VR!!! Zoti Paul Tedeschini? Më pëlqeu shumë komenti juaj! Më pëlqen dhe që dilni me emer n.q.s ky eshte emri juaj? Fraza juaj “…për unifikimin e shqiptarëve tue hjedhë ndasinat ” ishte veçanërisht domethënëse për të sqaruar kontekstin në të cilin mustafa nano ështe vetequajtur “unë jam gegë”! Nderime! PS-e pashë të arsyeshme t’ju jap nje opinion për komentin tuaj pasi me pelqen që dilni me emer! Atyre me emer kod zakonisht nuk ju përgjigjem pasi me duken qe kerkojne te shfrytezojne “maskën” per te me baltosur. Dua të jem i barabarte ne debat?
Vëzhguesi f . Me çfarë të drejte i kërkoni tjetrit “kush jeni” ? Po ju kush jeni apo pseudonims? . Trego vehten nëse do përgjigje? Apo ju pëlqen te bëni pushkë nga prita? Mos akuzo të tjeret per “çfaqje mikroborgjeze” kur vete shprehesh “alla muç”! Pse ta mer mëndja që alla vezhguesi është me i mirë se mustafai. Po te ishe me i mire i dilje si burrat jo nga prita dhe maskimi që ke zgjedhur. Pabesi dhe dyfytyrësi!
O “kritiku”! U desh te rihapej kjo faqe qe te lexoja kritiken tende dhe insinuaten e njrit qe del me emer (peo qe se eshte i vertete) dhe i publikon nga dy here komentet e tij.
Une kam kohe qe jap mendimin tim ne forme komenti dhe nuk dal njehere ne mot. Duke qene ne rregull me kerkesat e redaksise, kam zgjedhur nje nick apo nofke siç e kam parapelqyer une, pa i mare doren ndokujt. Ju pyesni se “Me çfare te drejte i kerkon tjetrit “kush jeni”?
Pas kesaj nuk do mend qe ju qe me adresoheni jeni ai qe ju ka percelluar replika ime.
Po te kesh qene i vemendshem ne leximin e replikes sime, nuk behet fjale per kerkesen per identifikimin e personit por me atributet qe ai i jep vetes per te gjykuar keq shqiptaret. Dhe me rrjeshtin e fundit ke treguar se je po ai ish ushtarak qe kujton se je duke komanduar ndonje grup ushtaresh. Pabesi dhe dyfytyresi eshte konkludimi juaj ne mendimi per shqiptaret, nje prej te cileve je dhe ti.
Dhe se fundit, mos kujto se eshte ndonje trimeri “dalje si burrat” te shkruash nje emer dhe nje mbiemer, qe mund te kete perseri vleren e nje nick name, nofke apo “pseudonimsi”.
Ismail Qemali si burre i zgjuar qe ishte jo me kote per trim mori Isa Boletinin,per zgjuarsi dhe mendje zgjodhi Luigj Gurakuqin prej Shkodre qe jepnin sinjalin se Shqiperia eshte nje pra dhe Kosova brenda saj!Dialekte ka si ne ne te gjithe boten por kjo nuk do te thote se duhet ta shikojme njeri tjetrin shtrember per arsye dialekti,rendesi ka thelbesorja qe jemi NJE,SHQIPETARE!
Nese dikush kerkon “fakte” qe shqiptaret jane nje, si “gege” e si “toske”, ka mundesine te perjetoje kete “bashkim kombetar” ne keto dy figura me pesha te lehta. Jane aq te lehta saqe nuk ka peshore qe i peshon. Derdellisje pa vlere.
Te dashtun vellezer te mi shqiptare. Se pari jemi shqiptare e pastaj Gege e Toske. Po ju kujtoj disa vargje te mrekullueshme te nje shqiptari te madh e te vertete. Po ju a sjell se me siguri do ju pelqejne.
Gege e toske malci jallia,
Jane nji komb me u da s’ duron,
Fund e maj nji asht shqypnia,
Mallku kjoft kush ndasi krijon!
Mos i harroni keto inxhi te shqiptarizmes. Mos u merrni me gjana t’ vogla si fmijt e vegjel.
Mos e “mbytni” keshtu M. Nanon sepse qe ne titull ka thane “UN JAM GEGE” , ndonese Nano asht ne te vertete Toske. Kjo “zgjedhje” qe ka ba per titull Z. Nano flet kjarte dhe mendoj se asht ne sintoni me vargjet e siperme te shqiptarit te madh.
Thirrni te gjithe (gege e toske) me nje za t’ forte: RROFTE SHQIPNIA, nana e jone e dashtun ! Rrofshin e perparofshin shqiptaret, ketu ne Shqipni e kudo jane. Bashkim vellezer sikurse thote edhe shqiptari tjeter i madh (At Fishta):
Sa jan kombe permbi dhe
Me bashkim ata n’ drite kane dale,
ka qit dreqi pushk mbi ne,
Mos me u ba dy vete n’ nji fjale.
Te mos i harrojme per asnje cast keto porosi lapidare te ketyre shqiptareve te medhej.
Q. SKUKA
Vazhdoni të intrigoni për të shitur sa më shumë kopje te librit z. Muçi. Mendoj se e keni studjuar shumë mirë situaten për të arritur synimin. Sidoqoft kush e bleu e bleu, mos shpreso më shumë. Mua libri më ka pëlqyer, sigurisht duke përjashtuar frazen intriguese “une jam geg..” sepse ajm i bindur që e ke për konsum propogandistik, mbasi ju i përkisni si rajon banimi fiseve të Toskëve. Tek e fundit Çam, Lab, Tosk dhe Gegë janë të gjithë shqiptar.