Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ndroqi, investitori shqiptar i mediave, merr Honoris Causa në Romë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Televizion > Ndroqi, investitori shqiptar i mediave, merr Honoris Causa në Romë
Televizion

Ndroqi, investitori shqiptar i mediave, merr Honoris Causa në Romë

anazapta
Published December 15, 2013
Share
SHARE

Presidenti i RTV Ora News dhe Channel One, Ylli Ndroqi, ka marrë dje titullin akademik Doktor “Honoris Causa” në Menaxhim Biznesi dhe Media nga Universiteti Konstandin në Romë.

Titulli i akorduar nga Senati Akademik i Universitetit iu dorëzua investitorit shqiptar në media në një ceremoni të zhvilluar në Romë, ceremonia e rastit u drejtua nga doktor Siriano Silvestre, i cili tha se kandidatët për këtë vlerësim të rëndësishëm janë përzgjedhur nga Dhomat më të rëndësishme të Tregtisë. Silvestre shtoi se kandidatët, që përzgjidhen nga fusha të ndryshme vëzhgohen për një periudhë 2 vjeçare për të parë ecurinë e veprimtarisë së tyre. Ai shtoi se z. Ndroqi e meriton këtë çmim si njeri suksesi që ka bërë shumë për median e vendit të tij. Simbolikisht Ndroqi e mori titullin nga princi i Malit të Zi, Stefan.

“Presidenti i RTV Ora News, bëhet shqiptari i parë që vlerësohet me një titull kaq të rëndësishëm. Kjo traditë ka nisur më 30 nëntor të vitit 1966 dhe me këtë çmim janë vlerësuar personalitete nga vende të ndryshme të botës, për kontribute në fushat e tyre të veprimit. Ky Universitet nga më të hershmit me një të kaluar brilante, sot është në thelb një institucion nderi. Ceremonia e ndarjes së çmimeve bëhet me pjesëmarrjen e gjerë të publikut dhe në Kishën e Shenjtë të Perandoreshës Teodora – thuhet në një njoftim për shtyp lidhur me ceremoninë e çmimit.

ndroqi 1

anazapta December 15, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • Koke Llulla. says:
    December 15, 2013 at 1:33 pm

    O kafshe ngrihuni dhe bjeruni, ngrihuni dhe i zgjoni, ngrihuni dhe mesoni se edhe ne Romen e Lashte paskan mbetur ende njerez qe u shperndajne tituj dhe grada banoreve te cmendur dhe pa pike dinjiteti te Provincave. Iliria ish province e perendorise romake. Yll nga Ndroqi – gazi i shqiperise, dhe krenaria e gazetarise se Ora News alias TVSH. Gazetare te pavarur ne vartesine e tyre te hallatet e Ylli Ndoqit. Ky komb nuk meriton te ekzistoje.

    Reply
  • mendim i lire says:
    December 15, 2013 at 2:40 pm

    hahaahaaahahhahahhaaahahahahahahahhahhaahhhahahhaahahahahahhahahahahahahahahahahahha!……….hahahahahahahahahahahahaahhahhaahahahahhha….
    O ç’u gajasem!!! Se ç’me kujton ata drejtuesit e firmave piramidale ky njeriu te para 97-tes!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?