Në SHBA po zhvillohet prej javësh një debat i fortë lidhur me miratimin e buxhetit e mbi rritjen e nivelit ‘tavan’ të borxhit; republikanët nuk po bien dakord që të japin votat e tyre (Dhoma e Përfaqësuesve dështoi, dhe tani po priten zhvillimet në Senat), e kështu një numër veprimtarish publike e qeveritare rrezikojnë të mbyllen; ekziston gjithashtu rreziku që të kalohet në default (situatë, në të cilën qeveria amerikane nuk do të jetë në gjendje të paguajë borxhet që u ka të tjerëve). Nëse kjo gjë ndodh, impakti do të jetë i fortë mbi të gjithë ekonominë botërore, dhe do të komprometohet seriozisht një këndellje e lehtë e kësaj ekonomie që është vënë re dy vitet e fundit.
Nuk është hera e parë që Kongresi amerikan ngec si mos më keq. Edhe në vende të tjera demokratike vihet re herë pas here një bllokim i institucioneve. Parlamenti italian, fjala vjen, ka vite që nuk është në gjendje të ndryshojë ligjin elektoral, për të cilin të gjithë bien dakord se duhet ndryshuar; janë po gli onorevoli italiani që nuk arrijnë të marrin vendimin, që në parim e kanë miratuar, për të ulur kostot e politikës e të institucioneve, si numrin e deputetëve, rrogat e këtyre të fundit, numrin e njësive të qeverisjes lokale, etj, etj.
Kemi të bëjmë me një nga limitet e demokracisë, së cilës, qëllimi për të marrë një vendim të mirëpeshuar i shndërrohet shpesh në pamundësi për të marrë një vendim. Vendimmarrja në demokraci, në ndryshim nga ajo në diktaturë, është një procedurë e tërë. Ndryshe, nuk do të ishte demokraci, por procedura, çdo procedurë, është nga natyra ngalakaqe dhe e ngathët, dhe ky fakt ëhstë veçuar nga më shumë se një politolog a teoricien si një ves a cen i demokracisë. Është një cen, të cilit mund t’ia kontrollojmë efektet, por kaq. Nje cen i tillë nuk mund të shërohet. Ose mund të shërohet veç në një mënyrë: duke e çuar vendin në diktaturë, ku vendimet merren sa hap e mbyll sytë.
Kështu që nuk ka zgjidhje tjetër, veçse të synohet të bëhen procedurat më të zhdërvjellta.
DELETED – NGA MODERATORI
DELETED – MODERATORI
Te ulim rogat,do te thot qe te kalojm ne socializem,por me mir te shtypim letra,qe dikush nuk ron dot pa to,bile edhe nje 100$ te re, bile i vjen era trendafil si fillim e me pas, do ti vij era bajge, qe nuk e kerkon me kush,pervecse ekonomia e shqiperise?!
C’mendje universale paska qene ky Nano?!
Edhe aksiomat di ti vertetoje?!
vendimmarrja eshte e avashte sic eshte pasurimi juaj …………ik o nano tako ate qe te furnizon me ide per te shkruajtur se po tregon veten nje njeri qe nuk sprapsesh nga marrezite qe ndermer .po pasurimi juaj i pamerituarpse nuk i nenshtrohet kesaj ligjesie o blegtor corovode?u ngryset brekgrisur e barkthare e u gdhite miliarder duke zhsvatur hqiptaret e shqiperine.plehre.
soji juaj jane inspiruesit kryesor te krimit ne shqiperi.
kush te shtyn ty te shkruash keto genjeshtra eshte edhe me i lig se ty.ti trap as nuk e di se ceshte demokracia e as diktatura.ti je nje skllav i te tjereve qe ben te diturin.
YLLI BUFI gjate fushates se 2005 garonte bashke me ate bardhi melin tuaj.e akuzonte shushunje e sektorit te naftes.keta jeni juve .ne kampin tuaj zhvillohet lufte si ne xhungel.ju skraparllinjte keni kohe qe shaloni rrethe te shumta ne shqiperi dhe kjo teoria jote mbron aktivitetin prej shushunjash te skraparllinjve aneembane shqiperise.nuk ju pelqen qe ligji te veproje fare dhe pohon gjasme ai vepron ngadale.ti dhe kush te kapunesuar ty jeni mjeshtra te diversionit mediatik.ne do te mbetemi ne pritje per tu riskllaveruar perseri tek bosi i katovices si zgjidhje me e mire nga gjithe zgjidhjet e ofruara.
nuk ke c’tibesh?
se ligji vepron me ngadale?
kaq budallenj i kujton njerezit ky.
sa para fiton me keto shkrime ky.
cfare shtrati pergatit me kete shkrim ky?
eshte cene(e mete) kjo cilesi e ligjit vepron me ngadale ne kapitalizem(demokraci)
a e ke pyetur profesor servetin se kush ka te drejte ne kete rast?
E gjithe ajo e ndodh ne SHBA eshte nje loje. Ka ndodhur edhe here te tjera dhe ka perfunduar keshtu si tani. Bejne zhurme deri ne minutat e fundit dhe pastaj ” merren vesh “. E perse te mos merren? Te gjithe jane te te njejtit stan. Te gjithe jane pasanike dhe perfaqsues te klases se pasanikeve. Nuk kane arsye te mos merren vesh, ashtu sic u moren vesh te marrin nja gati nje trilion dollare nga buxheti i shtetit ( taksat e popullit ) dhe t’ua japin pasanikeve – hajdute te pese bankave si dhe miliardereve te kompanive te prodhimit te makinave. Po, perse? Pergjigjen e pati dhene Nicolas Sarkozi i Frances : ” Kjo behet per te shpetuar kapitalizmin. “. Dhe jo ” demokracine ” sic thua ti ( dhe shume te tjere ) zoti Nano. Po te ekzistonte demokracia e vertete, ato kompanite e bankave duhej te shpalleshin te falimentuara dhe pergjegjesit te viheshin para ligjit. Eshte apo nuk eshte ekonomi tregu dhe konkurence e lire ? Keshtu, te pakten, e kane shpallur andej nga Prendimi dhe keshtu po perpiqen t’ua shesin popujve edhe ketej nga Lindja.. Kur kane te bejne me interesa madhore te te pasurve, i marrin vendimet brenda 24 oreve. Dhe i cojne deri ne fund.
Me vjen keq qe edhe njerez qe kane njefare kulture ne Shqiperi vazhdojne avazin e perrallave me ” demokraci” etj.etj.
“Ajo, që ndodh tani në Kapitol Hill, nuk është debat rreth borxhit të shtetit, nga i cili mund të shpresohet një kompromis i arsyeshëm e pragmatik, por përpjekja e një pakice, përkatësisht e Tea Party për të qeverisur kundër vullnetit të shumicës. Pra jo demokraci, por si mund të quhet ndryshe? Idiokraci. Një qeveri e budallenjve.”
http://www.dw.de/koment-idiokracia-e-republikan%C3%ABve/a-17157490
Zullutë, fanar ndriçimi në botë!