Nga Kreshnik KUÇAJ
1 Maji përkujtohet në shumë vende të botës si Dita e Punëtorëve. Kjo datë përkujtohet në referencë të protestave të forta të punëtorëve në 1886 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që sollën përplasje të forta e deri edhe dënime me vdekje për protestuesit që kërkonin më shumë të drejta. Gjithsesi manifestimet e kërkesat për më shumë të drejta për punëtorët kanë lindur më herët.
Për herë të parë 1 maji është kremtuar në Shqipëri në vitin 1905, kohë kur Shqipëria ende ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane. Të paktën kjo shkruhet në librin “Kronikë e lëvizjes punëtore e sindikale në Shqipëri” të autorit Stilian Adhami, publikuar në vitin 1969.
Autori shkruan se me 1 maj të vitit 1905, një grup të rinjsh e punëtorësh organizuan në një manifestim nëpër rrugë dhe një piknik jashtë qytetit të Shkodrës, në urën e Mesit.
“Ai nuk ishte një piknik i thjeshtë por zanafilla e një lëvizje të madhe për çlirim social. Aty u mbajtën fjalimet dhe u bënë diskutime rreth rëndësisë së ditës ndërkombëtare të proletariatit dhe të drejtave të punëtorëve.
Ishte hera e parë në vendin tonë që kremtohej 1 Maji megjithëse në një rreth të kufizuar nga punëtorët e ngarkim-shkarkimit dhe nga punëtorët këpucarë” shkruan autori. Sipas tij, në këtë mënyrë u krijua edhe tradita e përkujtimit të solidaritetit të punonjësve, edhe pse në fakt greva e kërkesa për të drejtat e punëtorëve ka pasur edhe para këtij viti në Shqipëri.
Në këtë manifestim, punonjësit në Shkodër zhvilluan grevë dhe vendosën piketa në rrugët kryesore të qytetit. Po ashtu, Adhami shkruan se në këtë manifestim ishin 60 punëtorë.
Një manifestim tjetër që përmendet në studim është ai i bashkimit luftarak të punëtorëve të Shkodrës të zhvilluar me 1 maj të vitit 1907, dy vite pas manifestimit të parë.
Autori bazohet në raportimet e gazetave të kohës si “Drita” apo “Shpnesa e Shqypnis” të 22 majit të vitit 1907 ku shkruhet se “punëtorë, shegertë e shërbëtorë të panumërt dolën nëpër rrugët e qytetit me vegla muzikore tue hedhun valle e tue këndue” këngën e “Shoqnis së punëtorëve”.
“Manifestuesit mbanin shami të kuqe dhe rezeda të kuqe në jakën e xhaketës. Në krye të korteut ishte një tabelë e qendisur me lule me fjalët “1 Maj”. Një pjesë e madhe e manifestuesve u drejtua jashtë Shkodrës, në Bardhaj për piknik“, shkruhet në më tej në studim.
Autori sjell edhe dëshminë e një ish pjesëmarrësi në këtë manifestim për atë që ka ndodhur në 1 maj të vitit 1907.
“Një majin e pritëm prej disa ditësh në filluem me ba pregatitje. Herët në mëngjes, qysh në ora 4 u ngritëm, u grumbulluem e u nisëm për jashtë qytetit.
Por përgatitjet dhe nisjen e bamë fshehtas sepse pushtuesit turq nuk na lejojshin, ata na ndiqshin dhe në burgosshin.atje folëm për ditën e 1 Majit, folëm kundër padronëve që na pinin gjakun. Kishim marrë me vete përveç ushqimeve edhe kitara e mandolin. Dojshim që të mbulojshim qëllimet tona që të mos na e merrshin vesh autoritetet turk”, kujton pjesëmarrësi Gjon Kajtani që përmendet në studim.
Që atëhere, kremtimi i 1 majit u bë traditë për punëtorët e Shkodrës dhe më vonë edhe të qyteteve të tjera të Shqipërisë.
Pas shpalljes së Pavarësisë e sidomos gjatë periudhës së qeverisjes e mbretërimit të Ahmet Zogut nuk kanë munguar manifestime të ndryshme në përkujtim të 1 Majit, ashtu sikurse janë krijuar edhe organizata punëtorësh.
Përgjithësisht manifestimet e kësaj periudhë nuk kanë qenë të hapura por të fshehta. Gjatë periudhës së regjimit komunist, 1 Maji u kthye në ditë feste me argumentin se punëtorët tashmë nuk kishin pse të protestonin më apo të organizonin greva dhe se duhej festuar fitorja e arritur nga punëtorët në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Manifestimet e 1 majit gjatë periudhës së komunizmit kanë qenë ndër manifestimet më të mëdha që organizoheshin në vend çdo vit. / Scan
Kjo do te thote se dajaku i turqve,dajaku i Zogut dhe canzonetat e italianeve paskan qene PERKEDHELI,krahasuar me terrorin e Diktatures se Proletariatit,,Se o kishin HAK te protestonin punetoret dhe kooperativistet ne regjimin terrorist te enver hoxhes,,o s`kane pasur kurre..Kujt ja mbante?
Burreli,Spaci mbusheshin me plane pesevjecare,jo me te protestoje.Trima te cartun Azem Hajdara shqiptaret u bene me Ramiz Aline,,kur e PROVUAN QE S`TE HA.
Po jo o demir jo , s’ka qene dajak nga turqeria per ty dhe ‘intelektcarin’ , keni qene te privilegjuarit e dovletit turk , per keto pune enukesh jeni shperblyer me prona e tituj prej atyre ne kurriz te shqipetareve qe nuk ju nenshtruan asaj sketerre. E thjeshte more ti , pastaj ndryshuat pllaken me Italianin , Gjermanin e kedo qe u garantonte pushtet e para si kurva qe bredh kar me kar. Prandaj nuk u del shpirti derisa ta shkaterroni perfundimisht Shqiperine pikerisht per ato privilegje te pa merituara qe humbet ne 1945-en, se per rreshtoren qe ju be 45 vjet me radhe , e keni merituar!
Ndersa tani 1 MAJI nuk ka p[se te kujtohet se as PUNTORE NUK KA,por as pune nuk ka!
Vetem ne se quhen puntore ata qe germojne kazanet e plehrave apo ata qe mbledhin hekurisht etj!
Po si te bejne ne 1 maj protesta puntoret,kur ata nuk guxojne as te krijojne SINDIKATA,njelloj si ne kohen e pushtimit otoman?
Si te protestojne edhe ata pak puntore qe jane ne 50% te bizneseve qe jane denoncuar nga BB prej 3 vjetesh se jane INFORMALE,dhe 37% e punonjesve punojne ne te zeze dhe ashtu informale jane edhe sot?
Ata mijra punonjes qe punojne ne te zeze,pa kontrata pune,qe nuk u paguhet rroga e plote,qe per ata nuk derdhen kontribute per sigurimet shoqerore dhe shendetesore,duke mos u njohur vitet e punes per efekt pensioni dhe qe nuk perfitojne sherbime shendetesore falas,HESHTIN se nuk i mbronj asnjeri,si te protestojne kur mund t’i pushojne nga puna?
Si te protestojne te gjithe te punesuarit ne administraten publike,kur eproret e tyre mjund t’i pushojne nga puna edhe pa asnje motivacion,se nuk u kerkon njeri llogari dhe se kontrata e punes eshte kthyer ne leter higjenike?
Doemos qe kjo mungese kriminale e demokracise dhe shtetit ligjor ka edhe pasoja kolosale per arken e shtetit sepse edhe demshperblimin e fituar nga gjyqet,nuk i paguan fajtori,por shteti etj!
Eshte tragji-komike edhe nje lajm qe dikur u botua ne media se ne list -pagesat e punonjesve te institucioneve shteterore ishte hapur nje kolone ku punonjesve u nalej nga rroga edhe kuotat e sindikates,ndonese as ata vete nuk e dinin se u ndalej ajo shume!
Dhe ketop miliona per kuotat e sindikatave i kalonin krereve te sindikatave kryesore,qe do te thote se shteti i ka blere ata,prandaj dhe kane VRARE SINDIKALIZMIN!
Dhe ju derdellisni per 1 majin,qe te protestohet!
Kush te protesojne?
TE VDEKURIT E PA VARROSUR?
Kjo do te thote qe:
ENVERI E GJETI GADI SHQYPNINE PER TE IMPLEMENTUAR MURTAJEN BOLSHEVIKE PA E PYETUR FARE BABA MARKSIN
sepse:
Katunaret shqyptare ishin komunista te lindur pa nevojen e proletariatit marksist qe ne Kohen e Qepes te Sulltanit
Me te lumte Kreshnik Kucaj.verte KRESHNIK.Lavdi klases sone PUNTORE ne vite,dite PROTESTASH per te drejtat e njeriut te punes sa pas clirimit te vendit, manifestim per ARITIETIET si Pushtet i POPULLIT. Lavdi klases sone puntore sa populli punonjes bere NJE me Te.Jemi ne kohen qe *1 Majin*ta festojme si diten e te drejtave te PUNONJESVE te mbare vendit. Solidariteti mbare kombetar ngadhnjofte!.
Ne kushte emigrimi ne shtetin social te Kanadase ,festuar kete dite te shenuar si*Pasues VETERANE..Flamuri KOMBETAR mes nesh-valoj. Lavdi KLASES PUNTORE-me unitet mbarekombetar !
Fanatiku budall komunist Guri i Enverit:
NE SHBA DHE NE KANADA 1 MAJI NUK NJIHET SI DATE ZYRTARE, MADJE NUK PERMENDET FARE NE HISTORI, POR DITA E PUNES “LABOR DAY” ESHTE DITA E PARE E SHTATORIT
prandaj:
Per cilin 1 maj derdellit to o fanatik komunist prej Kanadaje Enveriste?
Jane akoma ne jete njerez qe mbajne mend nje figure te njohur te punetorise shkodrane, organizatori i manifestimeve te para te 1 Majit ne Shqiperi, i quajturi Simon Rranzi, kepucar. Deri ne mesin e viteve 50 -te ai vleresohej dhe nderohej nga autoritetet se paku ne Shkoder, por me pas per nteresa te fshehta te pushtetit, u godit me emer e mbiemer i biri dhe u harrua edhe emeri i kesaj figure historike te fillimeve te levizjes punetore ne Shqiperi.
Si te protestojne puntoret ne Shqiperi,kur as moderatori i gazetes DITA eshte bere xhelat i fjales se lire duke censuruar komentet!
Shtypi i ka tradhetuar shqiptaret se edhte i shitur tek pushteti!
Nje shtyp i lire nuk duhet te lejoje banalitetet,por jo kritikat ndaj qeverise,se del qe jemi ne diktature!