E dashur DITA. Nje shperthim ka ndodhur me date 14 Tetor ne Rafinerine e naftes ne Fier, ARMO, ku dy persona mbeten te plagosur dhe per pasoje njeri prej tyre nderoj jete diten e djeshme ne spital. Kompania Azerbajxhanese qe ka ne pronesi ARMON deri ne diten e sotme nuk ka denjuar te jape te pakten nje deklarate per shtyp , te shpjegoje cfare ndodhi dhe arsyen e vertete pse ndodhi ky aksident qe fatkeqesisht rezultoi tragjik.
Miku, shoku, vellai jone Petrit nderroi jete dje pasdite duke lene famijen e tij ne gjendje te mjerueshme.
Duke i shpehur ngushellimet tona me te sinqerta kolegut tone te ndjere, shpresojme qe te pakten pronaret e rinj te kompanise Armo ti qendrojne prane famijlareve te viktimes dhe t’i plotesojne nevojat imediate (kjo familje jetonte me rrogen e uzines), ose te pakten te japin rrogat qe i ndjeri nuk ka marre prej kohesh.
Gjithashtu i bejme thirrje shtetit, trupave diplomatik, deputeteve te zones, mediave te nderuara qe na kane mbeshtetur gjithmone te hedhin syte nga tragjedia qe eshte cdo dite prane nesh. Nga njera ane kompania Bankers qe rrezikon te na hedhe ne ere cdo dite, e nga ana tjeter keta azerbaxhanasit e rinj qe jane ne krye te nje kompanie kaq serioze dhe me risk te larte te ketyre drejtuesve pa eksperienxe dhe mbi te gjitha jo human, te pakten ti kerkojne falje familjes e ti perballojne shpenzimet e duhura e te mos fshihen si miu pas zyrave luksoze ne Tirane.
*Me respekt nje perfaqesi naftetaresh te indinjuar dhe te hidheruar nga humbja e nje mikut tone të mire.