Ne ditet e pare te leksioneve ne Emerson College ne Boston, pyeta studentet e mi Amerikane ne se dine se ku gjendet Shqiperia. Shumica thane qe dine se ndodhet diku ne Europe, por nuk e dine se ku saktesisht, ne se eshte me me afer Turqise, Rusise apo Gjermanise. I thane keto me ndrojen dhe merakun e zakonshem te Amerikaneve te ketyre aneve, se mos me padijen e tyre po ofendojne bashkebiseduesin qe kane perballe. Sigurisht qe nuk kane si t’a dine dhe pse t’a dine ku ndodhet Shqiperia. As u ka rene rruga ndonjehere per ne Shqiperi, as nuk u ka shkuar ndonjehere mendja, deri tani, te shkojne. Fundi i fundit edhe shumica e Shqiptareve nuk e dine se ku bie Idaho apo Wyoming (edhe pse ka emigrante Shqiptare qe jetojne ne keto dy shtete Amerikane).
E verteta eshte qe une prisja Shqiperia te ishte krejtesisht e panjohur ne Amerike. Ndoshta eshte rastesi, ndoshta ngaqe ne Boston banojne Amerikane te udhetuar, por, per habine time, kam takuar jo pak Amerikane qe dine dicka me shume se sa pozicioni i Shqiperise ne harten e botes. Ka prej atyre qe kane “njohur” Shqiperine duke biseduar me emigrante Shqiptare ne Amerike; ka te tjere qe kane lexuar artikuj ne New York Times per Shqiperine, “si toke e pazbuluar per turiste meraklinj”. Kam takuar gjithashtu hebreje Amerikane qe interesohen per historine e hebrejve ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte Boterore – si vendi-shpetimtar nga Holokausti nazist. Kam takuar, padyshim, edhe Amerikane qe ngaterrojne Albania me Albany: me kryqytetin e Shtetit te Nju Jorkut!
James Statman e takova ne nje shtepi miqsh ne Boston. Reagimi i tij sapo mesoi origjinen time me surprizoi. Jo vetem qe e dinte se ku binte Shqiperia por me tha qe kishte jetuar tre muaj ne Shqiperi dhe se ishte nje vend qe i kishte mbetur ne mendje dhe zemer. Me foli me pasion per koleget e tij Shqiptare, per Tiranen, per mikpritjen e Shqiptareve. Fjala solli fjalen dhe James me ofroi te lexoja disa pjese nga ditari i tij personal – qe kishte mbajtur gjate qendrimit tre mujor ne Shqiperi. Une zgjodha historine e meposhteme. Edhe per faktin se, sic me tha ai vete, kjo ishte nje nga historite me te “cuditeshme” dhe te paharrueshme qe ai kishte marre me vehte nga Shqiperia.
“Dy jave me pare, ne nje mbremje te Shtune, kur dielli sapo kishte perenduar, fillova te degjoja ne menyre te mjegullt dicka qe tingellonte si melodi Hebreje; tingujt depertuan muret e shtepise sime, ne katin e peste te nje pallati ne Tirane. Nuk me cuditi fakti qe po degjoja muzike – ne kete moment une jetoj ne nje pjese te Tiranes qe eshte plote bare, klabe dhe restorante (eshte pjesa e qytetit ku elita komuniste banonte dhe askush nuk mund te afrohej apo te hynte ketu). Keshtu qe nuk eshte aspak e rralle te degjosh muzike e melodi te Shtunen ne darke. Megjithate mendova se ishte paksa shpejt per muzike klabesh; per me shume zerat melodioze qe erdhen ne veshet e mi po kendonin me pasion melodi Hebreje. Do jete iluzion akustik mendova.
Piva nje gote vere dhe u perpoqa te perqendrohem serish tek libri qe po lexoja. Por melodia po behej gjithmone e me e forte dhe tani dukej sikur nje bande Klezmerash (1) po luante poshte dritares sime. Atehere renda ne ballkon por nuk vura re askend ne rruge. Kur ne veshet e mi, pas pak, mberriti refreni i ngjirur i Hatikvase (2), vendosa qe te gjitha keto nuk ishin pervecesa lojera te imagjinates sime ose ekzisonte nje ngjashmeri tejete e cuditshme mes melodive shqiptare dhe atyre hebreje. Ne ate moment mendova se, kur t’a takoj, do t’i them vellait tim Andit, nje nga kompozitoret dhe kengetaret me ne ze te muzikes hebreje ne bote, qezbulova se muzika shqiptare ngjante cuditerisht shume me muziken hebreje. Sigurisht, qe ne fund te kesaj historie, nuk i thashe asgje nga ato qe kisha menduar, sepse me doli fare nga mendja.
Por ja qe sonte melodite u kthyen prape. Kur u ktheva ne shtepi nga puna, vendosa te mos marr ashensorin dhe te ngjitem me kembe deri ne katin e peste per te vene trupin ne levizje, sic bejne shpesh Shqiptaret, ne se banojne ne palate qe nuk kane ashensore. Duke ngjitur shkallet, ne katin e trete, fare rastesisht, ktheva syte nga dera qe qendronte perballe meje dhe pash nje pllake ne Anglisht dhe Hebraisht: shkruante se aty ishte streha e komunitetit te ri Hebre ne Shqiperi. Edhe pse Shqiperia eshte vendi i vetem ne Europe qe strehoje Hebrejte gjate pushtimit nazist; vendi i vetem ne Europe qe ne fund te luftes kishte me shume Hebre se sa ne fillim te saj; megjithate kisha pershtypjen qe, tanime, nuk kishin mbetur edhe shume Hebreje ne Shqiperi. Dija gjithashtu qe pasi Shqiperia doli nga izolimi ne fillim te viteve ’90 ato pak mijera Hebreje qe kishin mbetur ne Shqiperi u larguan per ne Izrael, duke lene popullsine Hebreje ne Shqiperi te ngjajne si vegjetariane ne Katz’s Deli (3). Trokita ne dere por nuk m’u pergjigj kush. Me ra ne sy megjithate, prane deres ngjitur, nje Mezuzah (4) dhe vendosa t’i bie ziles. Dera u hap dhe keshtu takova nje cift te ri Shqiptaro-Kanadez, Eliot dhe Shira Kramer. Eliot eshte i biri i Mike Kramer por nga Montreali i Kanadase- jo Mike Krameri, miku im i ngushte nga Bronx i Nju Jorkut; mesoj gjithashtu qe gjyshi i Mike Kramer qe kam perballe ishte diplomuar ne Hunter College, nga ku jam diplomuar edhe une. Bota eshte vertet shume e vogel.
Cifti Kramer eshte ajo qe quajme, zakonisht, fetare praktikante dhe modern njekohesisht; ata mbajne Kosher (5) dhe Shabbos (6) dhe ne pergjithesi jetonin duke pare qetesisht punen e tyre; nje dite papritmas, ne pragun e deres se tyre, u shfaq nje djale i ri, anetar I sektes fetare Lubavitcher Hassidic (7), me mbiemrin Kapllan, i cili u thote se eshte i derguar nga Krye Rabini i Sefarditeve ne Izrael te gjeje dhe te grumbulloje komunitetet e Hebrejve ne Ballkan. Ai u tha se kishte pare Mezuzahin ne deren e tyre dhe e morri kureshtja te dinte se kush banonte ne ate shtepi. Se si endja e tij neper Tirane e kishte sjelle ne katin e trete te asaj banese nuk mund t’a shpjegoj. Di vetem qe ketu, ne Tiranen e 600,000 e ca banoreve, ne kete kryeqytet te rremujshem ten nje vendi qe ka po aq banore sa edhe Brooklyn ne Nju Jork, pra 3 milione; ne kete qytet nuk duhet te kete me shume se njezet Hebreje, e megjithate une dhe Kaplan u poqem me ciftin Kramer…
Ju mund t’a kuptoni tani se sa I ulet eshte probabiliteti i nje takimi te tille. Sikur Kramer te kishte blere nje hyrje dy kate me larte meje dhe jo dy kate me poshte ose po te kishte blere nje hyrje ne pallatin perball, atehere une do kisha patur nje mbremje me te qete. Por ja qe Kramer dhe Kaplan kishin hapur qendren e Hebrejve te Shqiperise duke me pritur mua te vija ne Tirane t’i takoja rastesisht…
Sa per melodite qe mberriten ne veshet e mi para dy javesh, doli qe ate nate ne Tirane ishte planifikuar te organizohej i pari Bar Mitzvah (8) me nje te ri Shqiptar hebre, pikerisht dy kate poshte dhomes sime te pritjes. Reb Kaplan mberriti nga Izraeli ne Tirane, mandej solli aty tre muzikante nga Greqia qe te kryhej ceremonia. Por i riu per te cilin behej ceremonia – sic duket i vetmi Hebre ne Shqiperi nen moshen 21 vjec – nuk gjente dot makine qe te nisej nga fshati i tij per ne Tirane keshtu qe ceremonia u shty per ne Maj. Dhashte Zoti, meqenese do jem ne Tirane, duhet edhe une te kendoj me pjesen tjeter te korit. Por para dy javesh, meqenese banda e beri qe e beri rrugen, luajti melodite e saj edhe pa u bere ceremonia…
Pra kjo eshte pak a shume historia. Dhe tani une jam ne Tirane, duke me marre malli per familjen time ne Boston, duke banuar mbi qendren e komunitetit te ri Hebraik ne Shqiperi. Ne kete moment qe shkruaj jam ne nje gjendje gjysem gjumi por duke pare gjithe keto koincidenca me nje sy objektiv shoh se si perputhen mes tyre ne menyre te cuditshme ngjarjet. A mund te me thote kush se si eshte e mundur qe te gjitha keto te ndodhin ne te njejten kohe?
Gezuar Pesach (6)”
“Vetem tre muaj nga jeta ime 70 vjecare kam kaluar ne Shqiperi; tre muaj plot ngjarje qe sjell ne mendje me dashuri, deri edhe me nostalgji. Ne Dhjetor 2010 me pyeten ne se mund te shkoja si Drejtor i Projektit per Reformen e Shendetit ne Shqiperi (EEHR), te financuar nga USAID, i cili kishte nisur ne Tetor te atij viti. Misioni I EEHR eshte implimentimi i reformave ne sistemin shendetesor ne Shqiperi, luftimi i korrupsionit dhe rritja e aksesit ne strukturat e sherbimit public mjekesor per shtresat e varfra te shoqerise; keshtu qe kapa rastin te luaja nje rol te vogel ne implimentimin e Projektit dhe te punoja e jetoja ne nje vend qe kisha degjuar dicka, rastesisht shumicen e rasteve. Kisha degjuar per izolimin e vendit gjate Luftes se Ftohte, per bunkeret dhe per ligjet e lashta te hakmarrjes. Me kete bagazh “dije” mberrita ne Tirane ne Mars 2011.
Shenim personal i James Statman per qendrimin e tij tremujor ne Shqiperi
“Profesioni im eshte psikolog politik, me nje interest te vecante per menyren se si njerezit kujtojne dhe perjetojne situatat e tranzicionit; per kujtesen dhe eksperiencen e njerezve gjate koheve te ndryshimit; kam punuar me komunitete te margjinalizuara, duke u perpjekur te krijor sisteme dhe institucione me humane, te besueshme dhe demokratike. Per pjesen me te madhe te karrieres sime kam punuar me projekte zhvillimi ne Afrike: duke ndihmuar te rinjte te fitojne aftesi dhe njohje qe te ndertojne jeten e tyre dhe t’i shpetojne varferise; per te integruar ne jeten normale te rinj qe kane marre pjese ne lufte; per te parandaluar SIDAn dhe dhunen brenda bashkesise. Jam mesuar te punoj ne terrene te veshtira dhe kjo me ka ndihmuar te kuptoj situata te nderlikuara he te perftoje gjithashtu momente te mrekullueshme krijimtarie, sic ato qe shijova ne Shqiperi.
Tre muajt qe kalova ne Shqiperi ishin te mrekullueshem. Punova me nje grup te jashtezakonshem dhe te talentuar profesionistesh Shqiptare, te cilet me priten me ngrohtesi, durim, kujdes, mendje e zemer te hapur; ata me mesuan shume per kulturen dhe historine e Shqiptarise – si edhe per ngaterresat marramendese te politikes dhe burokracise Shqiptare; ata me njohen gjithashtu me melodite Shqiptare, kuzhinen Shqiptare, gjeografine e vendit, me Rakine e shtepise dhe me veren e vjeter te ruajtur ne shishe. Mahnitesha cdo fundjave, kur fishekzjarre fillonin dhe ndizeshin rreth e rrotull qytetit, duke festuar apo sinjalizuar dicka; me muziken qe degjohej nga bari prane shtepise sime e cila u ngrit ne stratosfere pas festimit neper rruge te fitores ne futboll kunder Bjellorusise. Ndoqa me habi votimin per Bashkine e Tiranes; diferencen aq te vogel te votave, ne kufijte e te pamundures, numrimin dramatik te tyre, nderkohe qe ne TV, Ambasadori Arvizu, i cfilitur, evokonte paqe dhe qetesi ne mes te nje kofuzioni masiv. U ndjeva shume i kenaqur kur projekti yne u prezantua zyrtarisht nga Krymenistri i atehershem Berisha dhe Ambasadori Arvziu si edhe zyrtare te tjere te larte ne Sheraton, ne fillim te Prillit; projekti filloi te perparonte drejt objektivave te tij te veshtira. Dhe mbeta krejt i shtangur, se si fati, ne menyre te paimagjinueshme me shpuri ne mesin e disa njerezve te mire qe perbejne sot komunitetin Hebre te Shqiperise.
1-Ne Pesach (nga ku vjen edhe fjala Pashke) Hebrejte festojne Eksodin gjate te cilit Izraelitet rebelohen dhe clirohen nga skllaveria ne Egjipt.
2-Klezmer do te thote “instrument muzikor” ne hebraisht. Klezmer eshte nje tradite muzikore e Hebrejve Ashkenaze qe jetonin ne Europen Lindore.
3-Hatikvah (Shpresa ne hebrahisht) eshte himni kombetar i Izraelit
4-Katz’s Deli eshte nje restorant i njohur ne New York, SHBA, i famshem per produktet e mishit kosher, sidomos sanduicet me pasterma (prandaj edhe nuk eshte nje vend qe mund te frekuentohet nga vegjetarianet).
5-Mezuzah eshte nje lloj papirusi ku shkruhen disa vargje nga Torah
6-Kosher eshte regjimi tradicional i dietes Hebreje; te kesh piata te vecanta per mishin dhe bulmetin dhe mos t’I perzjesh ne te njejten gjelle; te hash mish Kosher qe eshte therur vetem ne nje menyre te caktuar; dhe praktika te tjera qe kane te bejne me djeten dhe pastertine e ushqimit.
7-Shabbos ose e Shtuna Hebraike, nje kohe e shenjte qe fillon pas perendimit te djellit te Premten dhe vazhdon deri te Shtunen pas perendimit te djellit. Koha per lutje te perbashket ne sinagoge etj. Ortodokset hebreje te ne Shabbos nuk ngasin makinen dhe nuk ndezin dritat, nuk mbajne celesa, nuk shikojne portofolin dhe shume te tjera si keto.
8-Lubavitcher Hassid sekte fetare Judite e njohur edhe si Chabad, me baze ne Brooklyn, Nju Jork, dhe me dege ne vende te ndryshme te botes.
9-Sipas ligjit Hebraik, kur djemte mbushin 13 vjec jane pergjegjes per veprimet e tyre dhe behen bar mitzvah
Në foto: James Stateman me disa nga koleget e tij Shqiptare, me qendren e Tiranes si fond, duke i treguar kameras nje album fotografik te Shqiperise, dhuruar nga koleget e tij.
*Dr. Gazmend Kapllani eshte shkrimtar dhe gazetar. 2013 Fellow i Institutit Radcliffe ne Harvard dhe 2014 Fellow i Departamentit te Artit ne Brown University. Aktualisht jeton ne Boston dhe jep mesim letersie edhe historie ne Emerson College ne Boston.
lol
E me varja pune cifutesh gjithmone ne kerkim te historise se popullit te vet.
Nje gje qe sdo e kene ndonjehere.
Cfare nuk do kene ndonjehere? Historine e popullit te tyre ata e dine dhe dine ta ruajne. Traditat e tyre i ruajne po ashtu dhe kane nje sofistikim te admirueshem persa i perket marredhenieve qofte profesionale qofte sociale me njeri-tjetrin. Dy cifute behen cope per te ndihmuar njeri-tjetrin, ndersa 2 shqiptare jo gjithmone e bejne kete gje. Po u beri njeri i suksesshem, terheq te tjeret pas vetes. S’e shikoj kete me shqiptaret.
Mund te kene qene shtegtare shumicen e historise se tyre, por qe kur u vendosen ne Izrael ne 1948, e quajten atdhe dhe behen cope per ate vend. Te kishim ne suksesin qe kane citutet si popull dhe strukturen sociale te tyre, nuk do ndihesha aspak keq. U shperndane neper bote qe ne kohen e Jezusit, u zhduken te pakten 6 milione cifute gjate luftes se dyte boterore, u diskriminuan dhe vazhdojne te diskriminohen neper vende te ndryshme dhe prape arrijne jo vetem te mbijetojne, por jane te suksesshem aty ku jane. Kontrollojne kryeqendren boterore financiare (Manhattan), ne Belgjike jane lojtaret kryesore te industrise se gureve dhe metaleve te cmuar, ne Hollywood jane lojtaret kryesore te industrise se filmit dhe pergjithesisht ne Amerike jane te suksesshem ne fushen e avokatise dhe te mjekesise. Cfare tjeter duhet te arrijne ne jete? Neve na rrofte qe mburremi me historine e Skenderbeut dhe Ismail Qemalit se tjeter gje s’kemi vene ne vije akoma.
Lexova me shume interesim dhe kenaqesi shkrimin “Nje ‘PESACH’ i vecante ne Tirane”,shkruar nga Dr.Gazmend Kapllani.Nder shume ngjarje e fakteve mbi kombin hebre qe kam ditur,nga ky shkrim mesova se himni kombetar i Izraelit quhet “Hatikva”, qe ne gjuhen shqipe don te thote “Shpresa”.Kur lexonja per kete fakt,solla nder mend nje ndodhi,apo nje incident, nga jeta ime si diplomat ne New York.
Ishte nentori i vitit 1977.Ndodhesha ne New York me delegacionin e Shqiperise ne sesionin e zakonshem te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se.Me daten 19 Nentor te atij vitit,tek po ndiqnim me shume interesim ne Televizionin Amerikan kroniken mbi viziten historike te ish presidentit Anwar Al-Sadat te Egjiptit ne Tel Aviv,ndodhesha me shoket e delegacionit ne sallonin e pritjes se misionit shqiptar prane OKB-se. Po e ndiqnim ceremonine e pritjes se presidentit Sadat ne aeroportin nderkombetar “Ben-Gurion” te Tel Avivit.M’u desh te shkoja ne tryezen e punes per te mare paqeten e cigareve dhe u largova per nje moment nga televizori.Tek po kthehesha degjoj tinguj te njjohura per veshin tim,ato te nje melodie e kenge popullore folklorike shqiptare “Blegeroni ju dele”.Une u befasova,sepse mendova qe shoketg e mij kishin lene ndjekjen e kronikes se televizionjit amerikan mbi ate vizite historike dhe kishin vene te degjonin nje pllake te vjeter gramafoni me kete kenge folklorike shqiuptare.Bile ua bera verejtjen shokeve pa pare me nga ekrani i TV.Mbeta i habitur kur pashe se ne ate kohe banda zyrtare izraelite po ekzekutonte himnet kombetare te Izraelit dhe me pas te Egjiptit ne nder te presidentit Sadat qe vizitonte Izraelin per here te pare ne historine e maredhenieve mes dy vendeve.Tek degjoja himnin kombetar izraelit kuptova qe ajo kenga jone folklorike ngjasonte se termi ne vijen melodike me himin izraelit dhe me kujtohet komentova per kete.Ndonje nga shoket e delegacionit bile komentoi me shaka se “Do te jete Izraeli qe ka kopjuar kengen tone se ajo eshte popullore,se nuk besoj qe te jete kopjuar himni izfraelit nga ndonje kompozitor apo kengetar popoullor shqiptar,mbasi ne s’mbajme asnje marredhenie e nuk kemi asnje kembim me ate shtet!”
Sidoqofte,une s’jam kompoziutor apo specialist folklori,por veshi im edhe sot e kesaj dite ma afron melodine e asaj kenge te bukur popullore shqiptare me ate te himnit te shtetit te Izraelit.Nuk di e nuk mund te gjej dot burimin e kesaj ngjajshmerie,Ndonje specialist mund t’a studjoje e t’a gjeje.Por nje gje e di,si ne fusha te tjera te veprimntarise ne Shqiperi edhe ne muzike ka pasur ndonje specialist apo kompozitor me origjine hebreishte.
Bashkim Pitarka
Ish diplomat e ambassador shqiptar
Pensionist ne Florida
pershkrim shum i bukur….une do shtoja vetem kaq….qe ne kemi shtegtuar neper bote me keq se cifutet..por ama ata e kishin ender vendin e tyre..ndersa neve nuk ju flasim as gjuhen tone femijve tane kudo qe shtegtojme….pergezime Gazi..si perher sjell gjera qe ke deshir ti lexosh dhe ti rilexosh…