Nuk jam praktikant fetar, por nuk paragjykoj askënd që mendon ndryshe nga unë, që beson e frekuenton kishën a xhaminë, mjafton që të mos cënojë ligjet e shtetit e moralin e këtij vendi… Para disa vitesh, në një mesnatë Pashke ortodokse, së bashku me gruan po ndiqnim ceremoninë e meshës tradicionale në Rrugën e Kavajës. E drejtonte vetë Kryepeshkopi Anastas. Po afronte mesnata, koha kur presupozohet ringjallja e Krishtit. Moment kulmor i ceremonisë, me përshëndetjen e kreut të kishës, me këngët e korit, marrjen e dritës, thyerjen e vezëve të kuqe e përsëritjen e frazës, “Krishti u ngjall…” Më kujtohet si sot, pamja hijerëndë e zëri kumbues i kreut të kishës dhe përshëndetja e tij në gjuhën greke. Ndërkohë një prift shqiptar si i zgjedhur enkas për të bërë sa më shumë kontrast, me një pamje e zë disi të lodhur, përkthente në shqip (…) Me siguri s’isha i vetmi që nuk u ndjeva mirë. U largova me një trishtim në shpirt dhe nuk e shijova atmosferën gazmore të festës…
Nuk është i vetmi rast, që pezmatohem nga ngjarje e ndodhi të përsëritura, që lidhen me fenë, me qëndrimin e tejkaluar të institucioneve fetare, me indiferencën e organeve shtetërore. Kam parasysh, ndërtimin e memorialit në Boboshticë kushtuar dy të rënëve ushtarë grekë në luftën italo-greke. Të nderohen të rënët është normale, madje një detyrim moral për këdo popull e shtet. Po pse, nuk kishte vende të tjera në fshat, por ky memorial duhej të ngrihej në varrezat e vjetra të tij, duke përdhosur varret e të parëve ?!… U bë zhurmë e madhe me gjyqe e “dënime”, me përzierjen e kishës, të organizatës Omonia (!) të diplomatit grek në Korçë, me burgosjen e ndonjë specialisti ndërtues që ishte i fundit në rreshtin e gjatë të përgjegjësve (!)… Zhurma u shua shpejt, por memoriali mbeti. Siç thotë populli “gozhda e Nastradinit” mbeti në trupin e tokës sonë…
E kush nuk u ndje keq, kur bëhej luftë midis kishës dhe organeve të pushtetit vendor në Përmet, lidhur me ngjarjen e shëmtuar deri në paradoks të shndërrimit të shtëpisë së kulturës në kishë (!), kur asaj le t’i rikthehej trualli diku pranë e të ndërtohej kisha e re. Kush nuk u ndje akoma më keq, kur ndërhynte edhe politika greke në këtë “konflikt” në Përmet, sikur kisha shqiptare të varej prej saj?
Gjithkush me gjykim normal, provon po të njëjtën gjë, kur shikon si rreket e gëzon ndonjëri, se diku një oxhak fabrike që me kohë ka ndalur prodhimin, është shndërruar në minare! E kush nuk u ndje keq nga veprimet skandaloze të Kosinës e të ndonjë kleriku aspak dinjitoz e atdhetar?
Jam i bindur që shumica e besimtarëve ortodoksë nuk janë ndjerë mirë, kur në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, krerët aktualë të kishës ishin gati inekzistentë në nderimin e figurave të shquara të kësaj kishe në të kaluarën, njëherësh atdhetarë të mëdhenj, si Fan Noli, Papa Kristo Negovani, At Stath Melani, Naum Cere etj, me kontribute të mëdha në luftën për shqiptarizëm, për autoqefalinë e kishës, si dhe në kurorëzimin e pavarësisë kombëtare…
Në natën e Pashkës të këtij viti, me kuriozitetin e ceremonisë në katedralen e re, shkuam përsëri në prag të mesnatës. Pa hyrë në detajet e festës, në pjesëmarrjen e gjerë, në përmirësimin cilësor të riteve e përjetimet e besimtarëve ashtu siç i ndiejnë në shpirtin e tyre, përsëri ka diçka që nuk shkon dhe që nuk mund të shtyhet më tej…
Po i njëjti kryepeshkop hijerëndë, pak më i plakur por disi më mirë me shqipen e sforcuar dhe dukshëm me aksentin e huaj. Dhe përsëri me meshimin sa shqip e sa greqisht, sikur bëhej garë kush të dominonte… Thuhej një pjesë meshimi shqip e pastaj po ajo në greqisht; thuhej “Krishti u ngjall” në shqip e pastaj përsëri në greqisht; thuhej në shqip nga klerikët a këndohej nga kori: “Krishti u ngjall së vdekurësh…” dhe kthehej përsëri në greqisht… Nuk bindin askënd “argumentet” e ndonjë përfaqësuesi në media, se në gjuhën e tij kryepeshkopi shprehet më mirë, kur fjalët e ungjillit janë njëlloj kudo. Po kur këndon kori në gjuhë të huaj atë që më parë e ka kënduar në shqip, për tu shprehur më mirë e bën?!… Më erdhi në mendje filmi i paharrueshëm “Gjeneral gramafoni”, me pllakat nga një anë me këngë e melodi shqiptare e nga na tjetër italiane. Nuk besoj se gabohem nëse shprehem se dhe ky lloj meshimi sa shqip aq dhe greqisht, një herë shqip e një herë greqisht, është njëlloj “Gjeneral gramafoni”, sigurisht në kohë tjetër, në situata të tjera, ndofta dhe më e stërholluar si praktikë…
Nëse e do Shqipërinë ashtu siç pretendon, Kryepeshkopi Anastas duhet të hapë krahun e të largohet vetë, madje një ditë e më parë… Nga ana tjetër komuniteti i klerikëve ortodoksë shqiptarë, është tepër i vonuar në thënien e fjalës së tij.
Shume sakte Zoti Llazar, vetem kam nje korigjim te “vogel”
Krimba si Anastasi jane te ngjitur me shume kembe ne trupin e kesaj Shenjtje , te quajtur Shqiperi.
Ai nuk largohet vete derisa ta kete thithur te gjithe gjakun e mire te shqiptareve.
Ndaj do shkulur si morrat, i duhet shkulur cdo kembe qe ka ngulur ne gjakun tone dhe e pi perdite.
I duhen shkulur kembet e dhjaksve , barkave, mironeve, dhe duleve te tjere, qe vrasin cdo dite interesat e Shqiperise dhe Shqiptareve.
Bravo,bravo o ortodoksi patriot Llazar Llazari ? Titulli i goditur, arsyetimi i goditur,shqiptarizmi i ndritur i shkrimit tuaj meriton vetëm fjalë të mira! Nderime dhe për “mirel”! Tung!
Koloneli grek i Asfalise Anastas,nuk largohet vete nga Shqiperia,se ka marre detyre nga PADRONET e tij te PUNOJE KUNDER SHQIPERISE!!!
Ai ka mbeshtetjen e politikane TRADHETARE shqiptare qe nga Sali Berisha qe e pranoi e deri tek Edi Rama qe nuk ka bere asgje per ta shporrur kete ANTI SHQIPTAR NGA Shqiperia!!!
Ai ka mbeshtetjen e disa dhjetra “BALLISTO-ZOGISTEVE” ortodokse qe te joshur nga pensioni grek e kane me mire te SHESIN SHQIPERINE SE SA BYTHEN E TYRE!!!
Gjithmone ne Shqiperi ka patur SPIUNE E TRADHETARE,nda do te ishte udhes qe besimtaret ortodokse ne te gjithe Shqiperine te NGRIHESHIN NE PROTESTA TE FUQISHME NE MBROJTJE TE UZURPIMIT TE KISHES ORTODOKSE SHQIPTARE NGA NJE GREK!!!
Per me teper ARMIK i shqiptareve!
PRIFTERINJ GREKE!
LARG DUART TUAJA TE PERGJAKURA NGA SHQIPERIA!
Kisha Ortodokse eshte e Shqiptareve dhe ju greket nuk keni asnje te drejte te SUNDONI ATE!!!
Anastas!
SHPORRU NGA Shqiperia!
TI JE NJE KALE TROJE ME LARGEDHJE TE LARGET PER INTERESAT GREKE!!!
Bravo autorit, gjetje e vertete qe e diskrediton kolenelin e Asfalise.
Ik e llazi se do te shqyej lepri e dreq,u bere dhe ti e llazi trim ,ca ere mban gjaku e re Llaziiiii
Janullatosi,si bir besnik i asaj kishe qe ka masakruar shume besimtare e klerike ortodokse,vetem pse flisnin shqip,nuk deshiron te flase gjuhen tone,sepse e urren me shpirt ate.Ai nuk do te largohet kurrsesi nga froni i larte i kryepeshkopit edhe sikur kete t`ia kerkonte qeveria. E kemi pare me syte tone se cfar furtune ka ngritur ai,permes qeverise megalomane greke,per vorrezat fantazme te ushtareve greke,per varret e Kosines,per kishen e Permetit,per vrasjen aksidentale te nje te riu ne Himare,per shen Kosmane ne Lushnje,per luften dhemb per dhemb me at Nikollen e Elbasanit,per duelin e pa prere me akademikun e nderuar Kristo Frasheri dhe…,dhe… me kedo qe guxon te shprehe opinionin e tij per qendrimin cerek shekullor te tij ne krye te kishes sone. Duket qarte,qe qellimi i Kishes Greke eshte qe Janullatosi te qendroje deri ne vdekje,me pas te shpallet shenjtor dhe te mbetet si litari mbi varr ne mes te Shqiperise,per t`u bere vend pelegrinazhi i murgjerve dhe turmave te verbera fanatike shoviniste greke. Nderkohe,kauza e tij do te kete avancuar shume,permes nje ushtrie te tere klerikesh te sjelle nga Greqia,apo te rekrutuar pa shume mundim nga njerez te rendomte,cerdhe spiunazhi e fole grenzash,qe veshtire se mund te mbyllet ndonje here.Ky eshte peshqeshi qe do t`i lere per jete ketij vendi,armiku i perbetuar ,kuadri besnik e i sprovuar i UDB-se Sali Ram Berisha. Kur ne,dhe krejt besimtaret ortodokse shqiptare te jene ndergjegjesuar per kete plage kanceroze,do te jete shume von.
Per sa kohe shitja e pjeseve te Shqiperise denohet po aq sa thithja e nje cigareje kanabisi, Janullatosi do te beje si ti doje kokrra e qejfit me shqiperine e me popullin shqiptar. Per sa kohe veprimtari te tilla antikombetare nuk do te trajtohen ligjerisht e te denohen sic e meroton, Janullatosi e larot e tij nuk do te lere varr te qete.
Jo me kot, kur doli ceshtja e dhunimit te varreve ne Boboshtice Dritero Agolli deklaroi afersisht: “Kur te iki nga kjo bote do te doja qe te me digjnin trupin e hirin te ma hidhnin ne lumin Devoll, se sa te me dhjesin eshtrat greket”
Sa patriot i pervuajtur eshte populli shqiptar!.Asnje nga komentuesit ,qe po e mbajne gjalle kishen e Nolit ,nuk eshte ne pushtet,here me assistence,pensionist,rrogetar,nje cope mesues,..!Komentuesit e varfer me dinjitet jane vox populum,,jane vota e demosit.Ky forum me kujton popullin e vobekte,qe e mori ne krah karrocen e Ismail Qemalit ,e dergoi ne Vlore.Ka nje drejtesi ne gjykatore,por ka edhe nje drejtesi popullore.Drerjtesia ne gjykatore blihet,drejtesine popullore nuk ka pasanik ta bleje.
demo? Një bravo me pesë yje! Ke sjellë në koment një të vërtetë të hidhur por të vërtetë ama,- “patriotët,fanolistët , njerzit e mënçur dhe populli nën këmbë/ kuçedrat shtetërore e kishtare me thikë ndër dhëmbë…”. Ja u thashë me vargje mendimin që kini artikuluar ju,bukur! Nderime!
llazari llazari,
dopjo gomari
raja i gjore
qe po plas se qari
Vasil vasili,dopjo kopili, raja veladoni/helen gramafoni.
Shkrimi nuk e thot,por une qe nga te paret e mij i perkas besimit musliman,por qe asnjehere nuk e kam praktikuar kete besim,nuk me pelqen qe te shoh klerike muslimane nga vendet e lindjes,ata jane njelloj si Janullatosi,edhe ata duhet te largohen.
Shkrim i Llazar Llazarit eshte shkrim i nje atdhetari te verterte, intelektuali me kulture dhe maturi per tu marre shembull. Asgje nuk mund te kundershtosh me logjike ne ate cfare shkruan, vec te perdoresh fjale te ndyra si disa qe hane meshat e lemoshes se Janullatosit. Nuk ka mekat me te madh se te dalesh ne mbrojtje te tradhetise dhe te shperberjes se Kishes Ortodokse te Pavarur Shqiptare. Nuk ka lum dhe det ta laj kete mekat sahanlepirsish e bukeshkalesh te atdheut. Zoti dhe populli i ka damkosur qe tani me vulen e turpit, te vetmen trashegim qe i lene vetes dhe familjes se tyre keta njerez pa personalitet dhe atdhe. Eshte koha qe te gjithe bashkatdhetaret e verte te thone fjalen e tyre per fatin e kishes tone ortodokse. Eshte pjese e dinjitetit tone, detyre ndaj viktimave te kishes greke qe na mallkoi gjuhen tone te bukur shqipe, qe na vrau dhe helmoi apostujt e vertete te shqiptarizmes dhe fese si Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani, At Stath Melani etj., qe injoroi Fan Nolin e madh, qe vuri gurin e themelit ne rilindjen e Kishes Ortodokse Shqiptare te Pavarur. Ortodokset shqiptare do tu falen te gjithe shenjtoreve te fese ortodokse,por para se gjithash duhet tu falen shenjtoreve shqiptare te kesaj feje si Gjergj Kastriotit, Fan Nolit, Petro Nin Luarasit, Papa Kristo Negovanit, etj, qe sakrifikuan aq shume per kete popull, kete komb dhe besimin e tij. Kjo eshte feja jone ortodokse qe flet me gjuhen tone te shenjte dhe nderon shenjtoret e saj te vertete. Janullatosi mund te jete shume i ditur dhe me vlere per vendin e tij, por nuk eshte ortodoks i mire perderisa mashtron me eshtrat e te vdekurve tane dhe u vesh uniformen e ushtareve greke. Kaq mjafton! Ai duhet tu kerkoj ndjese ketyre viktimave te babezise se patriarkanes dhe politikes shoviniste greke, para se te largohet. Eshte ne nder te rrobes qe ka veshur te largohet vete dhe ne paqe. Zeri i ortokoseve te verte shqiptare dhe te gjithe shqiptarev te tjere nuk do te rresht derisa Kisha jone te jete ne duar te besimtareve te saj te ndershem, ne duar te klerikeve te saj qe jane me shpirt, besim, dhe zemer me kete fe dhe atdhe. Shqiptaret e vertete le te organizojne nje peticion ose referendum qytetar per largimin paqesor te Janullatosit. Kjo eshte feja,kjo eshte demokracia dhe qytetrimi evropian.
Llazar mos u ngjall,se e le Fantocin me gisht ne goje,i shkuli edhe qepkat e bashtes e i hodhi ne lume…!
z. Llazari, kritike me me shume finese ndaj Fortlumturise se Ti, Anastasit, krahasuar me disa parashkrues. Titulli “Gjeneral Gramafoni” nuk ka lidhje me Kryepiskopin Anastas. Gjuha greke eshte e dashur ne Kishen tone Orthodhokse, si gjuha e pare me te cilen eshte shkruar dhe perhapur Ungjilli. Eshte nder dhe shprestari qe tropari i Ngjalljes te psalet edhe ne greqisht. Keshtu veprohet ne Kishen e vertete Orthodhokse. Kisha Orthodhokse nuk eshte institucion “patriotizmi” te semure, pasi as ky nuk e perjashtin perdorimin e gjuheve te huaja. Kisha nuk eshte vetem e Shqiperise, por i perfshin te gjitha, gjuhet, njerezit, kulturat, etj. Ky eshte vizioni i Kishes te cilin Kryepiskopi Anastas e ka zhvilluar me tej.
Persa i perket varreve te Boboshtices, ceshtjes se Kosines, etj., Kisha nuk ka pune ketu. Prifti nuk eshte politikan ose hetues, por shkon sa here thirret ne rastet e varrimit, etj. Fajin gjejeni tjeterkundi z. Llazar, jo tek Kryepiskopi dhe KOASH-i.
Ju arrni deri ne absurd dhe urrejtje ndaj Kishes Orthodhokse, kur e konsideroni rastin e Kishes se Permetit, si faj te Anastasit dhe nuk ju ka bere aspask pershtypje, kur permbyseshin Kryqet, e hidheshin ikonat dhe Shkrimi i Shenjte, ne makinen e plehrave te Bashkise. Kjo tregon te verteten tuaj z. Llazar. Ju nuk jeni aspak orthodhoks, por pjese dhe trashegimtar i atyre qe ne vitin 1967, shkaterruan Kisha e Xhami, e s`lane gje pa perdhosur, duke perzier edhe kockat e te vdekurve.
Z. Llazari! Nuk do te largohet Kryepiskopi sepse eshte caktuar nga Patriarkana Ekumenike ketu, doni apo nuk doni juve. Kryepiskopi largohet vetem kur e therret Perendia prane Saj.
Varri i Tij do te jete ne Manastirin e “Shen Vlashit”.
“Zhurma u shua shpejt, por memoriali mbeti. Siç thotë populli “gozhda e Nastradinit” mbeti në trupin e tokës sonë…”
pavarsisht se kryetari i opozitës së atëherëshme,nuk foli shumë prap tha e nuk tha se do të rishikonte këto çibane!!
më duket se i ka harruar njëlloj si dëshmorët e 21 janarit!!
“Kush nuk u ndje akoma më keq, kur ndërhynte edhe politika greke në këtë “konflikt” në Përmet, sikur kisha shqiptare të varej prej saj?”
dhe qeveria shqiptare nuk ndërhyn brënda teritorit të saj e jo më të kemi shpresë të ndihmojë ndonjë turist,ose emigrant shqiptar!?
turp e faqe e zezë!!
gjetja më e bukur se GJENERAL GRAMAFONI,nuk ka!!
të falemnderit llazar për këtë shkrim,pavarsisht se është i frymëzuar nga ai i blushit,është më i miri nga të gjithë!!