Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Operacion anti-krim në Elbasan, 7 të arrestuar
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Operacion anti-krim në Elbasan, 7 të arrestuar
KronikeLajm i fundit cicerrLajme Flash

Operacion anti-krim në Elbasan, 7 të arrestuar

redaktor
Published April 9, 2015
Share
SHARE

Forcat e policisë në Qarkun e Elbasanit kanë kryer në 24 orët e fundit një operacion të gjerë kundër kriminalitetit, duke arrestuar disa persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht, në pranga kanë përfunduar 7 persona, 2 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas një njoftimi për shtyp, akuzat që rëndojnë ndaj të arrestuarve variojnë nga drejtimi i mjeteve pa targa dhe leje, deri në lidhje të paligjshme të energjisë, agresion ndaj personit, zotërim të armëve të ftohta, posedim të lëndëve narkotike etj.

Në të gjitha rastet materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore në ngarkim të të akuzuarve.

Të arrestuarit janë:

Idris Lala, i datëlindjes 1957, banues në  Elbasan. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar nje mjet motor pa targa, i papajisur me leje drejtimi.

Vladimir Cerova, i datëlindjes 1963, banues në Elbasan. Ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar një mjet motoçikletë me targa AA 309, i papajisur me leje drejtimi.

Arian Filja, i datëlindjes 1976, banues në Elbasan. Në banesën e tij gjatë një kontrolli u konstatua se kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Bujar Maliqi, i datëlindjes 1986, banues në Cerrik. Në bashkëpunim me vëllain e tij kanë goditur me sende te forta një shtetas.

Spiro Sadushi, i datëlindjes 1967, banues në Elbasan. Ndalimi tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet dhe iu sekuestrua një sasi pluhuri, që dyshohet të jetë lëndë narkotike.

Sefer Nezha, i datëlindjes 1953, banues në lagjen numër 1 të Librazhdit. Gjykata e Apelit Durrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

A.Ç, i datëlindjes 1971, banues në Elbasan. Ky shtetas, banues në lagjen “Visarion Xhuvani”, në dyqanin e tij u kap duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

redaktor April 9, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • lushi says:
    April 10, 2015 at 7:30 am

    Po po po sa po e luftoni krimin mor joha.Ke kap ca fakire qe ecin me papaq pa patente.Po shiko ndalo ato qe ecin ne mes te dites me 200 km/ore mes per mes qytetit dhe qe i kane frike policet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?