Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Përse “Bota e Tretë” ka marrë këtë emër?
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Përse “Bota e Tretë” ka marrë këtë emër?
BoteLajme Flash

Përse “Bota e Tretë” ka marrë këtë emër?

Dita
Published April 6, 2015
Share
SHARE

Shpeshherë e kemi dëgjuar termin e Botës së Tretë, edhe në rastet kur politikanët shqiptarë akuzojnë njëri-tjetrin se e kanë kthyer Shqipërinë në një vend të botës së tretë. Por nga e ka origjinën ky emër? Bota e tretë quhet në këtë mënyrë për ta dalluar si nga Perëndimi (që është “bota e parë” si nga ato vende që njëherë ishin vendet komuniste (“bota e dytë”).

Bota e tretë përfshin vende nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine që karakterizohen nga një nivel socio-ekonomik të varfër, shkallë demografike në rritje dhe nga një ekonomi kryesisht bujqësore.

Këta vende janë bij të kolonializmit. Pra, ajo që në origjinë i ka bashkuar këto vende ka qenë fakti se kanë qenë të kolonizuara nga Perëndimi dhe kërkesa e tyre për t’u bërë të pavarur.

Në fakt, për herë të parë termi “Bota e Tretë” lindi në konferencën e Bandung (Indonezi, 1955), ku për herë të parë u mblodhën vendet aziatike dhe afrikane, me qëllimin për të zënë një vend një politikën ndërkombëtare dhe për të stabilizuar marrëdhënie paqësore me fuqitë perëndimore dhe komuniste, por duke mbajtur pavarësinë dhe neutralitetin si nga njëri ashtu edhe nga tjetri bllok.

Duke nisur nga vitet ’70, u shpërnda edhe shprehja “Bota e Katërt”, ky term tregonte rreth 40 vende brenda Botës së Tretë, ku precipituan kriza nafte dhe financiare gjatë atyre viteve dhe ku kushtet ekonomike dhe ato të jetës ishin në nivele minimale.

 

Dita April 6, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
5 Comments
  • jolanda says:
    April 6, 2015 at 7:52 pm

    argjentina nuk ka qene ndonjehere bote e trete

    Reply
  • GAMORI says:
    April 6, 2015 at 8:03 pm

    kete emer ja ka vene inglizi francezi dhe amerika pasi i kane vjedh mire gjithe globin

    Reply
  • I.Troplini says:
    April 7, 2015 at 10:26 am

    Te huajt nuk e njihnin fjalen RRUMPALLE, kur vendosen te quanin bote e trete, vende gjeogrifike me administrata shteterore inegzistente, korrupsion masiv dhe deshtim ne te gjitha fushat e jetes se nje shoqerie.
    Gojet e liga, thone se Shqiperia eshte pjese e botes se katert, asaj qe pritet te inagurohet, sapo te gjendet edhe nje vend tjeter europian, si ky yni. Deri me sot, jemi vetem, ne kete kontinent. Me te derrmuar se ne, nuk kish.
    Personalisht, kur nuk dua te identifikoj vetveten me ate bote, tregoj me gisht tek Zeni dhe Argita apo ajo mbesa e Saliut (ajo me llapen jashte). Kjo eshte “bota jone e pare”,,, brenda per brenda asaj tjetres, me ate numurin 4.!!!

    Reply
    • skrapalliu says:
      April 7, 2015 at 2:25 pm

      I.Troplini, RESPEKT!

      Reply
  • gjergji says:
    April 7, 2015 at 3:15 pm

    Ore a jeni ne vete apo jo, edhe ju te Ditas per keto shpjegime fshatareske… ?? Mire internautet nuk i dijne se kane hequr dore nga leximi por ju perse nuk shfletoni literature…???
    Teoria e Botes se trete eshte eshte nje teori kineze e artikuluar nga fundi i viteve ’70. Sipas kinezeve, ne Boten e pare ishin dy superfuqite, qe kishin fuqi absolute, ne boten e dyte hynin 27 vendet e Zhvilluara, te cilat edhe mund te benin pa dy te parat, kurse ne Boten e trete futeshin te gjitha vendet e pazhvilluara, te cilat shtypeshin e shfrytezoheshin nga dy botet e tjera. Dhe Kina mori rolin e udheheqesit te botes se trete
    Kurse teoria tjeter eshte politika e mosangazhimit, apo vendet e paangazhuara e cila u artikulua nga Tito i Jugosllavise, Nehruja i Indise dhe Naseri i Egjiptit, te cilet udhehiqnin te gjitha vendet qe nuk ishin te angazhuara ne organizatat e ndryshme boterore e rrajjonale, si Nato, Traktati i VArshaves, Pakti i ASEAn-it, etj… Mesojini dhe mos beni gabime te tilla ordinere…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?