Peshkimi, një sektor me potenciale punësimi në vendin tonë

redaktor

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti gjatë një takimi me komisioneren e BE-së për Peshkimin dhe Çështjet  e Detit, Maria Damanaki theksoi se qeveria aktuale e ka në fokus të veçantë sektorin e peshkimit i cili sipas tij ka potenciale të mëdha ekonomike si për punësimin e njerëzve dhe rritjen e eksporteve. Nga ana tjetër duket se Bashkimi Europian kërkon rritjen e shfrytëzimit të kapaciteteve ujore të Shqipërisë. Standarde më të larta dhe teknika bashkëkohore në peshkim do të ndikojnë në rritjen e mirëqënies së vendit dhe do të garantojnë mbrojtjen e mjedisit. Në takim u diskutua rreth mundësisë për ngritjen e një porti peshkimi dhe turistik në qytetin e Shëngjinit si edhe të një kantieri për riparimin e anijeve. Gjithashtu, gjatë diskutimeve u ra dakord që të bashkëpunohet me BE-në për hartimin e një strategjie për zhvillimin e sektorit të peshkimit në detin Adriatik dhe Jon.  Gjatë takimit me ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti, Komisionerja e BE-së ka kërkuar nxitjen ekonomike të aktivitetit të peshkimit dhe plotësimin e standardeve të BE-së në këtë sektor.  “Industria e përpunimit të peshkut duhet të punojë me lëndë të parë vendase si edhe të shihet mundësia e ngritjes së një tregu të specializuar për peshkun”, u shpreh komisionerja e BE-së, Maria Damanakis. Ministri Panariti theksoi rëndësinë e madhe që ka sektori i peshkimit, si përsa i përket sigurimit të të ardhurave për banorët e zonave bregdetare, punësimin e tyre, por edhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve “made in Albania”. Një tjetër çështje që u sugjerua ishte gjetja e mënyrave për nxitjen ekonomike që mund t’u jepet peshkatarëve shqiptare për të realizuar aktivitetin e tyre në respekt të standardeve europiane si dhe për diversifikimin e nevojave të gjuetisë me qëllim mbrojtjen e rezervave të peshkut. Njëkohësisht vendi ynë duhet të shfrytëzojë dhe rezervat e paeksploruara deri tani, duke mundësuar që industria e përpunimit të peshkut të punojë me lëndë të para të vendit.

Share This Article
6 Comments
    • Ore po tani qe do marim armet kimike ne Shqiperi do rtitet peshkimi ne emnyre skandaloze fare -hahahahahahaha

      Po ashtu Turizmi do lulezoje ne kulm, se turistet jane tipa kurioze qe kane qejf te shikojne amret kimike te Asadit ..hahahahaha

  • A e dini se akoma edhe sot pas 23 vitesh tranzicion, ku serbomalazezi Sali Ram Shiqere Berisha shiti edhe guret e qenefit te tij viçidolor, ekziston Ndermarrja Shteterore e Rritjes se Midhjeve me zyra ne Sarande e Tirane, qe i kushton kontribuentit shqiptar miljona e miljona lek, perfshire edhe telefonata me celulare per e me midhjet?
    Nuk e ka pare akoma Edi Rama apo i duhet ta mbaje ne eficience mbase per guston e tij te njohur si midhje-ngrenes.

  • Ku ka ngel peshk me ne det,kur deti esht bere infeksion plenash!
    Pervecse bretkocave ku jetojn ne uij te qelbet, nuk ju ngelet vec peshkatarve!
    Haruat brigjet e Kroacise,u mbyten nga plenat tona!

  • Por ka edhe me keq ,kush ka kaluar dikur anes liqenit te Pogradecit shihte tufa te medha zogjesh te zinj mbi liqen ,pse ska me do te pyesnit ? Aty bregut te liqenit deri ne mesin e tij jane vendosur brenda ne uje disa rrjeta fluturuese e kane emrin qe kapin edhe ne furtune gjithcka u del para perfshi edhe Guzat qe shiten per njemije leke te vjetra copa…

  • E tere ekonomia e peshkimit aktuale eshte vetem produkt i njerezve pa ndihmen e shtetit;perjashtoj ketu ndermarrjen e midhjes Sarande.
    Me gjysmen e vijes kufitare,bregdet,peshkimi dhe perpunimi i tij duhet te perbenin nje nga komponentet me te rendesishme te ekonomise sone.
    Shpresoj ne mekembjen e ketij sektori jetik ekonomik te Shqiperise,me programin me serioz qe eshte bere per te ,ne 23 vjetet e fundit,nga qeveria e zotit Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *