Kiço Kapetani
Në fillimet e këtij shkrimi më duhet të bëj me dije se Petro Spiro Zheji, tok me vëllanë – shkrimtarin Gjergji Zheji dhe motrat Vera, Amalia e Liljana Zheji, janë pesë nga trashëguesit e mbiemrit ZHEJI, mbiemër ky i cili limiton shtrirjen kohore prej rreth 8 dekadave e gjysmë, duke nisur nga viti 1936.
Në të kaluarën ka ndodhur shpesh që persona të caktuar, me influencë apo kredibilitet në fshat, apo në krahinë të kenë ndërruar mbiemrin me një emërtim fshati apo krahine, ose edhe me një ngjarje historike dhe, më pas, e kanë legjitimuar, duke e regjistruar në Librat e Zyrave të Gjendjes Civile.
Një gjë e tillë ka ndodhur, kur personat kanë qenë me influencë në atë fshat apo krahinë, ose kanë pasur post të rëndësishëm në strukturat e administratës shtetërore. Pikërisht, një gjë e tillë ka ndodhur edhe me SPIRO KOLO BALLON nga Zheji i Zagorisë së Gjirokastrës.
***
Në një nga muajt e vjeshtës së vitit 1902, Kolo S. Ballua u fejua dhe u martua me LENICA N. KAPETANIN, e cila ishte e bija e Parashqevi e Vasil Kapetanit (gjyshi i tim eti Thanas Kapetanit), ndërsa Parashqevia (Paraçja) ishte e bija e Mihal Kasos nga Sheperi i Zagorisë.
Kolua e kishte kurorën e parë martesën me Lenicën, një vajzë ajo e hijshme, e bukur dhe mjendjemprehtë, sikurse rrëfejnë zhejotët e atyre viteve. Kolua e kishte Lenicën kurorë të parë, sepse kjo vajzë, mbas martesës, me Kolon në vjeshtë të vitit 1903, lindi vetëm një djalë – SPIRO BALLON dhe në krye të motit ndërroi jetë. Këtë fat të lig Kolua e pati edhe me kurorën e dytë, sepse bashkëshortja e dytë, e cila ishte bijë nga Malëshova e Përmetit, ndërroi jetë, pa u gëzuar me fëmijë! Kurse, kurora e tretë ishte me fat për Kolon, sepse prej saj lindën dhe u rritën pesë fëmijë: Urania, Stefani, Lola, Jani dhe Thomai.
Çifti Vasil e Parashqevi Kapetani, nga ana e vet, kishin dy vajza: Lenicën, e cila u martua me Kolo Ballon dhe Theodhorën, që u martua me një mjek-stomatolog grek, të quajtur Perikli Kroqidhis. Theodhora, në qershor të vitit 1986, erdhi për vizitë private në Tiranë, me një grup turistësh grekë. Në hotelin “Tirana Internacional” (15-katshin) shkoi dhe e takoi Vera Zheji, sepse e kishte motrën e gjyshes. Theodhora dëshironte të shkonte edhe në Zhej për t’u çmallur me vendlindjen dhe me kushëririn e saj të parë – Thanas Kapetanin, por një gjë e tillë nuk iu bë e mundur.
Spiro K. Ballua e kaloi fëmijërinë në Zhej, ku kreu edhe shkollimin fillor, e cila ishte me profil grek, që do të thotë se, përveç gjuhës shqipe, gjuhë e dytë e barasvlefshme ishte greqishtja.
Në moshën 16-17 vjeçare, Spiro Ballua shkoi në Tiranë, për të kërkuar punë. Fillimisht shërbeu kamarier në Hotel-Restorantin e Dados, i cili ishte me prejardhje nga Lliari i Zagorisë.
Në fillimet e viteve ’30-të, Spirua i drejtoi një kërkesë A. Zogut, nëpërmjet së cilës i kërkonte Naltmadhërisë që t’i akordohej një bursë për studime në Itali, gjë e cila iu plotësua. Kësisoj ai kreu Akademinë Ushtarake në Modena, ku u diplomua me rezultate të larta dhe me gradën “Major”. U kthye në Atdhe dhe u emërua nëpunës ushtarak në Departamentin e Logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes. Aty u shqua për intelekt dhe aftësi profesionale. Si i tillë, pa mbushur vitin e parë, u emërua Drejtor i atij Departamenti. Ndërkohë që ka dhënë kontribute edhe në hartimin dhe botimin e rregulloreve e broshurave në fushën e Artit Ushtarak.
Në atë periudhë, Spirua u martua me Theodhora Petridhin, vajzë kjo nga një “Derë e Madhe” gjirokastrite. Çifti SPIRO BALLO ZHEJI e THEODHORA PETRIDHI, u gëzua me lindjen dhe rritjen e pesë fëmijëve: Gjergjit, Petros, Verës, Amalisë dhe Liljanës.
Pikërisht, kur Spirua ishte oficer i lartë dhe drejtues në Ministrinë e Mbrojtjes, konvertoi edhe mbiemrin nga Ballo në Zheji.
SPIRO ZHEJI nuk u josh as nga pushtuesit fashistë italjanë, as nga ata nazistë gjermanë dhe as nga qeveritë kuislinge gjatë viteve të Luftës Antifashiste. Qendroi asnjanës edhe ndaj pushtetit komunist.
Për shkak të qëndrimit të tij asnjanës edhe ndaj shtetit komunist, në vitin 1946, Spiros iu sekuestrua shtëpia që kishte në zonën e ish-bllokut, ndërkohë që u pushua nga institucioni shtetëror ku ishte punësuar. Madje, e detyruan që të kthehej me banim në vendlindje, në Zhej të Zagorisë. Pas letrës që i dërgoi Enver Hoxhës, ky i fundit urdhëroi për t’i dhënë apartament 1+1 në rrugën e Durrësit, përballë ish-ambasadës jugosllave, si dhe të rikthehej pranë familjes në Tiranë.
GJERGJI ZHEJI u martua me Janulla Barkën nga Saranda, por nuk lindën fëmijë.
PETRO ZHEJI u martua me aktoren famoze të asaj kohe, jo vetëm në skenën teatrore, por edhe në kinematografi. Në kujtesën e artdashësve të kinematografisë, BESA IMAMI është rrënjosur si interpretuesja më e kompletuar e rolit të Donika Kastriotit.
Çifti Petro e Besa u gëzuan vetëm me lindjen e një djali – Arturit, i cili, nga ana e vet, vazhdon denjësisht rrugëtimin që citon fjala e urtë popullore: “Bëmë baba që të të ngjaj”. Ai vazhdon plot sukses rrugëtimin në fushën e Mediave Radiotelevizive.
Nga të tre vajzat e Spiros, Liljana nuk u martua, ndërsa Vera u martua me inxhinierin me potencial të lartë profesional – Lea Plumbin, me të cilin lindi një vajzë: Lean, që prej shumë vitesh punon e jeton në Gjermani, ku është pedagoge e gjuhës angleze në një institucion arsimor shtetëror.
Ndërkohë, Amalia u martua me Niko Qafzezin, aktualisht në pension, por ka qenë pedagog në ish-Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës në Tiranë. Ky çift ka lindur dy djem: Leon dhe Robertin.
E gjithë “duzina” e trashëgimtarëve të mbiemrit “Zheji” përbëhet nga Spiro e Theodhora Zheji; Gjergji e Janudha Zheji; Petro Zheji; Artur e Klodi Zheji (kjo bashkëshortja e Arturit); Patrik e Besi Zheji (dy fëmijët e Arturit) dhe Vera Zheji, Amalia Zheji e Liljana Zheji.
Nga e gjithë “Duzina” pesë prej tyre mund të cilësohen korifej të mbiemrit prestigjioz “Zheji”:
SPIRO KOLO ZHEJI, ish-drejtor i lartë ushtarak; njëherazi është i pari që hodhi rrënjët e Pemës Gjenealogjike me shumë çatej të mbiemrit “Zheji”.
Pozicionimi i Spiro Zhejit në strukturat e pushtetit mbretëror dhe sidomos asnjanësia edhe ndaj regjimit totalitar në vitet e para të pasçlirimit, pati ndikimet e veta mbi të pesë fëmijët e tij: Gjergjit, Petros, Verës, Amalisë dhe Liljanës. Konkretisht, Gjergji, ndonëse ishte shkrimtar, nuk u mbështet nga Lidhja e Shkimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe as ju dha e drejta e anëtarësimit të tij në strukturat e saj. Petro Zhejit, gjithashtu nuk iu vlerësua si duhet kapaciteti i tij si përkthyes elitar dhe botues i një vepre të mirëfilltë shkencore (“Shqipja dhe sanskrishtja”) nga ana e Akademisë së Shkencave. Ndërkohë, Vera Zhejin e ndoqi pas hija e “luftës së klasave”, derisa e larguan nga RTV Shqiptar.
GJERGJI SPIRO ZHEJI, shkrimtar dhe botues tekstesh në fushën e linguistikës. Njëherazi pedagog në gjimnazet e Tiranës dhe, së fundi, në vitet e demokracisë, Rektor i Universitetit të Arteve.
PETRO SPIRO ZHEJI, i cilësuar si fenomen në fushën e përkthimit. Për shumë vite ka qenë përkthyes (part-time) në Shtëpinë Botuese të Librit Politiko-Shoqëror. Njëherazi është autor botimesh historiko-shkencorë, përveç se rivalizues me elitën e përkthyesve të asaj kohe si: Dhimitër Pasko, Jusuf Vrioni, Zef Simoni, etj. Petrua, me botimin e mirëfilltë shkencoro-historik “Shqipja dhe Sanskrishtja”, mund të ngjitet në piedestalin e shkencëtarit kombëtar.
Petrua mban titullin e lartë “NDERI I KOMBIT”, por me përkthimet që mbajnë autorësinë e tij dhe, sidomos me veprën “Shqipja dhe Sanskrishtja” shkon edhe më tej, si personalitet prioritar në rrafshin kombëtar.
VERA SPIRO ZHEJI. E thënë me plot gojën, mund të cilësohet bashkëthemeluese e Radiotelevizionit Shqiptar. Ajo nuk ka qenë thjesht e vetëm spikere e pazëvendësueshme e Radio-Tiranës, por edhe redaktore e drejtuese kompetente e disa emisioneve.
Për çështje “biografie” në dekadën e fundit të shtetit totalitar, u spostua nga RTV Shqiptar dhe u emërua pedagoge në Departamentin e Aktrimit në Akademinë e Arteve. Megjithatë, ajo nuk u shkëput nga RTVSH, i cili e rriti në profesion dhe e bëri me emër në nivele europiane. Vite të tërë ajo punoi part-time si gazetare dhe transmetuese në emisionet për fëmijë.
ARTUR PETRO ZHEJI është gazetar dhe analist në fushën e medieve radiotelevizive.
* * *
Në fillimet e viteve ’50-të të shekullit që lamë pas, me nxitjen e organeve të pushtetit të rrethit të Gjirokastrës, u kërkua që Kolo Ballua të shpallej kulak (sepse ai kishte rreth 100 koshere me bletë). Por këshilli popullor i fshatit Zhej dhe populli i atij fshati nuk pranuan që t’i vihej ajo damkë, sepse Kolua gjatë viteve të Luftës Antifashiste kishte qenë Kryetar i Këshillit Popullor të fshatit Zhej, si dhe anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të krahinës së Zagorisë.
Personalisht, si autor i këtij shkrimi, por aktualisht edhe si pinjoll i vetëm i familjeve Kapetani, shprehem se, ndonëse në ato vite nuk i kam pohuar lidhjet fisnore me trashëgimtarët e mbiemrit ZHEJI, “prapa kuintave” e kam ndjerë veten të qasur ndaj tyre dhe jam inkurajuar e frymëzuar prej kapaciteteve e kontributeve të tyre mahnitëse!
Me z.Petro Zheji kam biseduar vetem nje here ne nje mengjes te akullt te vitit 1986.U prezantuam ne rradhat e tmerrshme te atyre kohnave te veshtira.Kur degjoi emnin tim, Ai heshti per nje moment dhe u fut ne mendime.Ajo fizionomija e tij ishte shume e vecante,dukej sigurisht nje intelektual por me teper pershtypja ime ishte se Ai ishte nje njeri teper i ditur. Une isha gati 24 vjec ne ate kohe dhe z.Petro rreth 50 e ca) kur degjoi emin tim ,me pyeti:Po me poetin Platonicus a keni lidhje ? Une i thashe po, jam nip i tij.
Vazhdoi duke e ngritur ne qiell per vlerat e tij poetike dhe intelektuale.Pastaj une e pyeta:Mire o prof.Petro,pse Veli Stafa ka qene dhe eshte nje poet i mohuar ketu ne Atdheun e tij ?
Nuk e kupton njeri Veli Stafen ketu- me tha.
Kam pershtypjen se Z.Petro Zheji eshte nje figure e madhe e popullit shqiptar jo e vlersuar sa duhet.
Bere mire qe shkrojte, Por Te thuash beme baba Te Te ngjaj, Petro me Arturin mos bre burre se ja ule vlerat Te jatit Te madhit Petro zheji.
Deri tek perkthimet,Petrua eshte ne hulline e vret.
Kur i tejkalon kompetencat ne Linguistike,ne pellasgjike,ne Mystike,behet si Zeqo gjithollog qe fluturon me pras….
Kam pasur nje STIME te vecante per shkrimtarin Gjergj Zheji me romanin Kullat,roman modern,qe shpertheu kornizat e sterilitetit dogmatik.E mbyten me heshtje Cmirezinjte.
Cmirezinjte kane dy metoda per te te mbuytur.
Ose te versulin kllasen punetore,llumin e proletariatit,sigurimin e shtetit,ose te mbysin me heshtje sikur nuk egziston.Kjo ndodhi me Gjergj Zhejin.
Shkrim mjaft interesant dhe i vlefshem! Me nje gabim “pa dashur”, kur Arturo Ui-n e perngjason ne karakterin e te atit. Karakteret e atit dhe te birit nuk jane te perngjashem, dhe ky nuk eshte rasti i pare ne historine e njeriut.
Nga jeni ju i nderuari Gzim Kulufi?
Kesaj i thonë a doni më per Belulin?! Petro Zheji ka qene njeri nga perkthyesit e shumte qe ka pasur Shqiperia në kohen e socializmit. Dhe tê gjithe si fis ishin vene në sherbim te regjimit. Nder perkthyesit e shumtë dhe tê njohur te vendit rradhiten Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Skënder Luarasi, Pashko Gjeçi, Bujar Doko, Sotir Caci, Vedat Kokona, Robert Shvarc, Petro Zheji, Halit Selfo, Hamit Kokalari, Henrik Lacaj, Vasil Gjymshana, Alqi Kristo, Enver Fico, Mustafa Gërblleshi, Aurel Plasari, Ardian Klosi, Klio Evangjeli, Afrim Koçi, Brikena Çabej, Prokop Gjergo, Pirro Misha dhe përkthyes të tjerë u bënë njëlloj të njohur për lexuesin sa dhe vetë shkrimtarët më në zë të realizmit socialist. Petro Zheji ishte vetem njeri nder ta.
Nga e dini ju zoteri qe ishin vene ne sherbim te regjimit? Mos punonit ne ministri te brendshme dhe ishit te informuar?
Petro Zheji,ishte njeri interesant dhe me kulture te gjere fale leximeve te shumta qe bente,nder te tjera dhe duke shfrytezuar fondin rezerve ne biblioteken kombetare…Kjo fale nderhyrjrs qe kishte bere ne drejtorine e ketij institucioni,i biri i kryeministrit,Bashkim Shehu…Ky i fundit kishte nje miqesi te ngushte me Petron,nuk mund te them me saktesi nese e kishte rekrutuar perkthyesin(Ka shume te ngjare)por qe i kerkonte informacion rreth mendimeve te intelektualeve qe rrethinin Petron edhe si ithtare te tij..Miqesia e tyre kishte arritur ne ate shkalle,saBashkim Shehu e pyeste Petron si ne ethe,se me ke ishte,me 1-shin apo me 2-shin?Kuptohet qe njeshi ishte Enveri kurse dyshi Mehmeti..Dhe natyrisht qe Petro i thonte me shume bindje se ishte domosdo me dyshin dhe jo me njeshin…
Nga e dini ju zoti Katarakt? Mos ishit punonjes i sigurimit dhe dinit emrat e atyre ne sherbim?
Doni me per beluli zhejin? perkthyes OK …. “i pashoq” eshte ekzagjerim. Ku ti vejme pastaj si perkthyes Lasgushin, bujar dokon ,vedat kokonen, mustafa gerblleshin????
Kico Kapedani-vertet KAPEDAN sa na shkruan…!
Jam një 84 vjecar,(këtë pranverë), Bir i Dangëllisë Naimjane, nga 1948 -ta, një jetë në Tiranë e pikërrisht me banim mes rrugës Durrësit dhe Kavajës,miqësuar në bangot e shkollës *10 Korrik*krah asaj të *Hasan Voglit*si një nga të parat në Tiranen e viteve 30t.njohur me fise Gjirokastrite,a më mirë Zagoriote, të një krahine me trashëgimi historike si ajo e vëndlindies së këtyre fiseve të njohura Ballua-Zheji e tj. kaluar thuajse gjithë vitet shkollore,sa si me shume kolegë MESUES të kësaj krahine lënë emër. Familia Dado e Ristani e tj,,tërë fëmijët në ato vite kolegë nxënës të shkëlqyer. Po fisi Zheji,i tyre pasardhes,do linte e lë emer ne fushën e kulturës dhe artit,vite pasuar,si njohur një jetë. Pos rrespektit për sa figurat që përshkruhen në këtë shkrim,unë njohur deri nga afer,si mësues pasionant, marrë me klturën që nga 1964-tra,sa kaluar në arrësim,nisur si Përgjegjës Kulture,në Zonën e njohur të Shëngjergjit (64-66)e Zalldajtit deri 1973.e Drejtor sholle në Katund tëRi(Yrshek) e N/drejtor shkolle në shkollën e Gjuhëve te huaja *Asim vokshi* Tiranë,ani se drejtor sholle- grupet artistike sa punën me librin e kam pasue pasion,fal dhe Kuadro e kolegëve të nderuar që kam pasur bashkëudhetarë..Nderi e rrespekt sa mirënjohie,nis me bashkëkohësit që nga shkolla 7vjecare me Takimet me shkrimtarë të njohur,nga Dhimitër Shutëriqi,Petro Marko e Kin Dushin e viteve 60-70 me të pa harruarin,Beri Dedia e Lili Zhamon,deri Zv.Ministër i arsim kulturës, me agto vizita deri në shkollat e Zall-Dajtit mes viteve 60-70,apo asat e Ansambleve te këngëve dhe valleve sa Estradës shtetit, masovikë të kohës, tërë verës nëpër fshatrat e Tiranës me malsinë parësore.Faleminderit i nderuar Kiço kapefani, vertet KAPEDAN, dobësia ime,sa ZHEJOTËT e tërë Zagoriotët, koefidencë me ta në vite Pa folur për artistet e mirënjour Zheji, me të nderuar Vera Zheji,me emisione në RT.unë si amator pasionant ,deri këto vite emigracioni 80 vitet kaluar… Ju falemindeerit,drejtuesve sa punonjësve te RT: me Jaho Margjekëne,tërë aktualët në R?Televizionit Shqiptar, po e mbull këtë,koment,me 7-8 Mars më kemi pranë,si gjithnjë,mbresat nga aktivitetet kulturore -Arsimore me Emigrantët nga Torontua do u sjell.
Gjithë të mirat fisit *ARTIST e Shkimtarë Zheji* me gjithcka pranë. Gëzuar Ditën e*SHËNVALENTINIT*!
84 vjecari (këtë pranverë) MËSUES-
*Pasuesi Veteran*
Dhimitër M Xhoga,
Nje veper te Petros ke permendur . Duhet ta nderrosh titullin : petro zhei perkthysi me shume shoke . Keshtu I shkon prmbajtjes . Zgalem