“E di që është tabu në njëfarë mënyre, por unë do ta provoj njëherë”. Me këtë justifikim, blogerja amerikane Alison of a Gun ka postuar në rrjetin Tumblr një foto të punuar në Photoshop të autoportretit të piktores Frida Kahlo, i bërë në vitin 1940.
Në versionin e ri të punuar, piktorja meksikane paraqitet me vetullat e ndara, me sy të lyer dhe ngjyrë më të çelët lëkure. Fotoja është shoqëruar me diçiturën “Po nëse Frida Kahlo do të kishte shkuar në një qendër estetike?”.
Por rezultati nuk u ka pëlqyer përdoruesve të rrjetit. Dhjetëra komente negative janë shfaqur menjëherë poshtë fotos. Sipas adhuruesve të Kahlos, një foto e tillë do ta ofendonte imazhin e piktores.
n.s. / dita