Në Francë janë duke miratuar një ligj që penalizon e kriminalizon seksin në këmbim të parave. Ky i fundit, pas miratimit përfundimtar të këtij projektligji (ka kaluar në Asamblenë Kombëtare dhe pritet të kalojë edhe në Senat), nuk do të konsiderohet më legal në Francë. Më pas, kush vijon ta praktikojë do të gjobitet. Kuptohet, gjobitet kush e ble, dhe jo kush e shet, seksin. Suedia e Norvegjia kanë ca kohë që janë futur në këtë rrugë. Franca po ndjek shembullin e tyre. Mirëpo të bën pak përshtypje, pasi Franca është par excellence vendi i lirive dhe i të drejtave të njeriut, dhe – meqë jemi tek argumenti i seksit – vendi i kabareve, kurtizaneve, i Moulin Rouge-it apo i lagjes ‘Pigalle’.
Dhe siç pritej, Franca është ndarë më dysh në këtë çështje. Partitë politike janë kapur nga një ethe moraliste (në të vërtetë, deputetët në Asamble u lanë nga partitë e tyre të lirë për të votuar në përputhje me ndërgjegjen individuale), por në pjesën tjetër të Francës janë dëgjuar zëra të rëndësishëm që janë ngritur kundër këtij ligji që, sipas tyre, jo vetëm nuk e lufton prostitucionin, por e bën atë të ekzistojë në forma të tjera më të sofistikuara, e ndoshta më të pamëshirshme, gjë që mund të lërë pa mbrojtje prostitutat e mund të rrisë shfrytëzimin që u bëhet këtyre të fundit.
Disa francezë të njohur, intelektualë, gazetarë, artistë, etj, kanë gjetur një mënyrë gjysmë provokative e gjysmë autoironike për të protestuar. Ata kanë hartuar e kanë nënshkruar një manifest, të cilin e kanë pagëzuar me emrin “Manifesti i 343 bastardëve”. Sikur të isha francez, do bija dakord të isha “bastardi” i 344-t, dhe do ta nënshkruaja atë Manifest. Pak a shumë për të njëjtat arsye. Nuk më mbushet mendja se një ligj i tillë do të mund të frenojë a ndalojë praktikat e trafikimit human e të shfrytëzimit të vajzave, të mitura apo të rritura qofshin; përkundrazi. E ç’është më e rëndësishmja, ka një pyetje që mbetet gjithsesi pa përgjigje, ose me ndonjë përgjigje që s’të bind: Pse u dashka të ndalohen e penalizohen dy të rritur, teksa ata ofrojnë apo përfitojnë, me vullnet të plotë, shërbime seksuale?
O Muç do behesh dhe analist per Francen tani? Po merru ore me Shqiperine se ka Franca politologe dhe analiste me mijra.
O Muc, qe je bastard – qe ne shqip do te thote “Kopil”, kjo dihej, po qe ke edhe 343 vellezer franceze, kete nuk e dinim!
Mire ja u ndalua tregu i seksit ne kembim te parave, qe ne fund te fundit eshte nje marredhenie vulgare, por me i ndershem se ai tregu tjeter i seksit! Tregu i seksit ne kembim te favoreve qe ju behen grave dhe vajzave per nje vend pune apo post, eshte me i poshter dhe me i ulet, dhe sidomos me postet e shtetit! Se ne kembim te parave behet dhe ai seks, ne menyre indirekte!
te ndalosh tregtine “e lire” qofte edhe te seksit eshte nje nonsens. eshte sistemi stupid! ligji eshte i pafuqishem te ndaloje ate qe prodhon sistemi, derisa ligji ti kundervihet sistemit, gje qe nuk ndodh kurre.
ne fakt bravo i qofte Frances, ka prodhuar me ne fund nje ligj anti-sistem. pas pak do te ndalojne edhe shfrytezimin e njeriut nga njeriu!
e viva la France!
Ky Muci shket nga njehere. Por ka edhe me keq, ka qe jane te shkare non stop.
Duket se Muci ngaqe i njihka Mouline Rouge-et e Parisit e lagjen Pigalle, (si Enveri dikur), del ne mbrojtje te meshkujve qe blejne seks me para.
Muçooooo ! – putana ka plot ne France nga te gjitha rracat e kombet , por mos ngaterro aktoret e valtaret e kabareve me prostitutat or Muç se paguhen sa ty nuk besohet , ben mire te shikosh ato varfanjaket neper rruget e Shqiperise qe bejne shitjen e trupit e nderit per 5000 leke te vjetera , 343 eshte dore homosh e kurvash qe kane hallin e bythes se tyre e jo te shoqerise mbare , Muç mire te thote njeri me lart : varej Tironen tina se Parisin e godisim na qi ina ktuna .
Suedia qe e ka futur e para ligjin per kriminalizimin e seksit ka zero raste te trafikimit. Po tani te mbushet mendja z Nano?
Muuuuuci ,problemi i vetem eshte se ti je enverist nga Skrapari .
Ata i zgjidhin vete problemet e tyre ,dhe qejfet e tyre .
Shiko te analizosh prostitucionin shpirteror ,sepse ju jeni te gjithe ne kte klase …
analizo haleancen e qelbesirave…ke te drejten e autorit …po mbyllet 100 diteshi
nuk po te duket pak si reformimi i njeriut te ri ? !
Lere mor Francen etj vende qe dine se c’bejne por merruni me Albanien qe s’ka ditur dhe sidomos ne epoken tone s’po di se c’ben jo me “seksin” qe s’e ka luksin te merret me te por me dinjitetin e saj. Perse s’po permendni rikthimin e Ligjit te lashte Grek te Ostratcizmit qe “deboi nga Greqia te gjithe ish-at Mbreter etj qe “i benin hije” Athines per te mos ju vrare me syte sic kemi ne sot ish–gjoja-politikanet-e-tyrli hajduti qe na dalin perdite para ne TV dhe na bejne dhe moral dhe disave “ju djeg dhe shpirti” per antaresimin tone ne BE !!!!!!!!!!!!!!!!!!
po ti francez je,nga Skrapari
nga verzheshta eshte me nje hektar qiell,kushri i fuat celes
Grini sallate grini ju. Muci eshte dikushi, po ju kush jeni? Ja u them une: KURKUSHI.
Gjithe keto goje te liga pseudo moraliste qe arrijne e japin edhe opinione mbi personin apo gazetarin.Sulmet personale tregojne injorance dhe compleksin e inferioritetit.Ne kete bote gjithçka e bukur paguhet.Te gjithe e dine kete (femra dhe meshkuj) dhe si nje rruge e shkurter qe shpie ne fitime te medha dhe te shpejta vendosin te shesin trupin e tyre.Ju parate tuaja i shpenzoni per te blere çanta e celulare te shtrenje ndersa une per 2 ore me Aletta Ocean e Rita Foltoyano.Sipas moralisteve pa tru prostituta jane vetem ato qe shiten per pak para, ndersa Marilyn Monroe, Ivanka Trump e gjithe ato shefe e drejtoresha bukuroshe-mendjeboshe me mini e dekolte jane zonja te nderuara.Lerini njerezit te pallohen si te duan dhe hiqni dore nga masturbimi mendor.
E drejta jote te futesh ne cilin do grup qe mundesh, por ama eshte e drejta jone qe te mos lexojme me se c’far ka shkruajtur Mustafa Nano sot dhe ne vazhdim….!
Muco, the se do beheshe gazetar po gazetar nderkombetar nuk na i kish pritur mendja.
Te qash edhe hallet e Frances sikur u mbaruan keto tonat ?!
Mustafa, po katandisesh ne ….pordhaman i mire!