Hibridja e parë me 963 kuaj/fuqi, e dedikuar vetëm për 499 klientë
Ferrari vendosi të zbulojë sekretin e vet për një supermakinë të re e cila do të quhet LaFerrari. Por le të mos ngatërrohemi dhe askujt mos t’i çojë ndërmend që këtë emër ta shkurtojë në thjesht Ferrari. Sipas kompanisë, bëhet fjalë për një supermakinë me identitetin e saj dhe emri i vet është LaFerrari (pa hapësira midis).
E le ta lëmë mënjanë shqiptimin e emrit, që nuk është e vetmja çudi në këtë trashëgimtare të makinave. LaFerrari gjithashtu nuk ka sedilje. Ose të paktën jo në kuptimin tradicional. Pozicionet e uljes janë të inkorporuara në automjet. Ndërsa pedalet dhe timoni i përshtaten drejtuesit.
LaFerrari gjithashtu është një makinë hibride. Një pjesë të fuqisë ajo e merr nga një motor elektrik i montuar në fund të boshtit të transmisionit me 7 marshe automatike. Ndërkohë që 12 cilindra djegin 6.3 litra benzinë dhe që mbështesin mbetjen e 963 kuajve/fuqi.
Pesha e kubaturës së LaFerrarit është rreth 1270 kg, që do të thotë se është më e lehtë se makina tjetër shumë e njohur e Ferrarit, F12. Si rrjedhojë, LaFerrari e ka mundur rekordin e F12 prej 1 minute e 23 sekondash me më shumë se tre sekonda.
Ajo është e ndërtuar me fibër karboni. Arrin shpejtësinë 100km/h në më pak se tre sekonda, megjithëse ende pritet të bëhen specifikime të tjera, dhe 200km/h në 7 sekonda. Shpejtësia maksimale e saj është 350 km/h, shprehet kompania.
Ferrari premton një performancë absolute pa asnjë kompromis. Pa iu referuar drejtpërdrejt makinës më të fundit të prezantuar nga MekLaren, supermakinës P1 e cila pritet të garojë në të njëjtën fushë, Ferrari garanton “klasin më të lartë” në rrugë të thjeshtë apo në gara.
Por LaFerrari do të prodhohet vetëm me 499 kopje. Ende nuk është njoftuar një çmim i saktë, por raportohet për diku rreth 1 milion dollarë. Disponueshmëria është gjë tjetër: Ferrari thotë se tashmë ka filluar të flitet për prodhimin e saj.
une po pres modelin e ri