Deputetët e PD-së në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese kanë kërkuar thirrjen në një seance dëgjimore publike me Ministrin e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, me qëllim informimin e anëtarëve të Komisionit mbi arsyet e miratimit të vendimit nr. 932/2013 të Këshillit të Ministrave, si dhe për vlerësimin e kryer nga pushteti ekzekutiv mbi përputhshmërinë e tij me parimin e ligjshmërisë”.
Në një deklaratë për mediat deputeti i PD-së, Ardian Turku, tha se akti i qeverisë autorizon Inspektoratin të rrafshojë në gjithë territorin e vendit, çdo ndërtim pa leje, por edhe të atyre që janë me leje ndërtimi që kanë përfunduar ndërtimin, që kanë marrë lejen e legalizimit, por sipas Kryeinspektorit janë të paligjshme.
“Ditën e djeshme, deputetët e PD-së në Komisionin e përhershme parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, në bazë të nenit 7 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, si dhe nenet 32 dhe 36 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kërkuan thirrjen në një seance dëgjimore publike me Ministrin e Zhvillimit Urban dhe turizmit, me qëllim informimin e anëtarëve të Komisionit mbi arsyet e miratimit të vendimit nr. 932/2013 të Këshillit të Ministrave, si dhe për vlerësimin e kryer nga pushteti ekzekutiv mbi përputhshmërinë e tij me parimin e ligjshmërisë.
Po sa te marre qe jane megjithate teoria shpif shpif se dicka do mbete hhaaahah.Ore beni njeher analizen pse humbet se keshtu si e kini nisur do vazhdoni shume gjate ne opozit.Nuk kam pare e degjuar qe ne ndonje parti ne europo te humbasi kaq thelle ne sistemin propocional se po ishte mazhoritar do ishin nja 10 deputet te PD apo sdo ishin merruni me pune tuaja njeher po per keta eshte akoma heret keta duhet te heprojne me shpejte si me administraten e korruptuar dhe me te gjitha te tjerat me radhe se perk ete jane votuar.
E KUPTONI PERSE PO CIRREN ZAGARET E PD-se..se te gjitha lejet qe jane dhene jane te jashtligjeshme…kan friken e pergjegjsise tani…poe te gjithe do ta paguajne te keqen qe i kan shkaktuar ketij vendi…
PO PRESIM ME PA DURIM EDHE HOTELIN E VJERRIT TE LULUSHIT QE ESHTE JASHTE NORMAVE QE KERKON TURIZMI….