Qeveria po përpiqet të shesë gjithçka të mundshme duke nisur nga hidrocentralet, magazinat, ambiente zyrash, madje së fundmi Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike, strukturë e Ministrisë së Financave, ka njoftuar se janë nxjerrë në shitje edhe gjashtë qen të policisë.
Siç raporton GSH, kafshët do të nxirren në shitje më 26 mars, duke nisur nga ora 9 e mëngjesit, në gjashtë ankande të distancuara me nga 30 minuta prej njëra- tjetrës.
Në orën 9:00 do të nxirret në ankand qeni “Tobi” në 9:30 qeni “Tina” dhe kështu me radhë qeni “Rambo” etj. Vlera më e lartë e tyre fillestare është 30 mijë lekë, ndërkohë që “Tina”, “Rambo” “Roni” dhe “Blini” nisin me nga 80 mijë lekë.
Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes Publike sqaron në njoftim se çdo person i interesuar duhet të paraqesë kërkesë më shkrim, gjithashtu edhe garancinë bankare, që vërteton ngurtësimin prej 20 % të vlerës totale të qenit.
“Pjesëmarrësit në ankand, të cilët tërhiqen nga ankandi pa dhënë asnjë ofertë mbi vlerën e qenit, të shpallur për shitje, i konfiskohet 20% e garancisë bankare, e arkëtuar për pjesëmarrje në ankand”, thuhet në njoftim.
Policia po i zevendeson edhe qente me militante maloke te SALIUT….
Dua te blej nje qen polici dua te jete mesuar mme shkoll , te kete pasaporte ,libreze,te jete i pastrot nga parazitat , dhe cmimi prej 100 nderi me 2oo euro