Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Propozim për ish ushtarakët
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Propozim për ish ushtarakët
Letrat e Lexuesve

Propozim për ish ushtarakët

redaktor
Published April 4, 2015
Share
SHARE

Letër e nënshkruar,

Skënder Dusha

Jam kthyer nga Kanadaja këto ditë, mbasi ndenja atje dhjetë muaj. Si njeri që kam punuar me teknikën fluturuese për 36 vjet, pata kënaqësi të shikoja disa spektakle që ne as që mund t’i imagjinojmë. Në këtë letër do përqendrohem në trajtimin që u bëhet atje veteranëve. Në çdo festë veteranët viheshin në ballë të vendit. Në datën 5 janar u krijua ministria e veteranëve dhe ministër u emërua një ish-pilot 74 vjeçar. Po në fund të janarit u përuruan lokalet e veteranëve me moshën mbi 75 vjeç, që ishin gjithsej 140.000, me qëllim që ata të largoheshin nga kafenetë e rëndomta. Kujtoj se në 1993 na vizitoi një delegacion i veteranëve të Gjermanisë. Qysh në fillim ata pyetën për pasuritë e organizatës sonë dhe na folën për pasuritë e organizatës së tyre, për numrin e deputetëve të tyre në Bundestag dhe se, kur kishte vendime të rëndësishme, Bundestagu paraprakisht konsultohej me këta deputetë.

Po ne ç’të bëjmë me këta kapedanë? I lanë të banojnë nëpër kasolle, të shesin gazeta, të bëjnë punë të tjera të dorës së fundit, megjithëse këta si gjithë të arsimuarit me arsim të lartë, nuk fitojnë asgjë.

Zonja ministre! Unë, si ushtarak i vjetër, mendoj që objektet ushtarake në prag të shitjes, të bëhen pronë e organizatës së ushtarakëve që i kanë ndërtuar ato dhe të administrohen nga një komision i caktuar nga Ministria e Mbrojtjes. Për sa i përket SHQUP-it, unë e kam përmendur dhe herë tjetër: Si ka mundësi që me firmën e një të çmenduri antikombëtar dhe me miratimin e presidentit, të bëhen veprime të tilla?

redaktor April 4, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • Pëllumb zaimi says:
    April 4, 2015 at 8:52 pm

    !!!

    Reply
  • Pëllumb zaimi says:
    April 4, 2015 at 9:05 pm

    Mirë e kini o i nderuari Skënder Dusha! Kam dëgjuar për emrin tuaj të mirë në Forcat Ajrore! Aty e mbylla edhe unë karierën. Nuk e di sesa do t’i shërbejnë këshillat tuaja znj. Mimi! Paraardhësve të saj termi “veteran ushtarak” iu dukej i huaj,inekzistent. Po iu dukën dhe Mimit kështu në djall të vejë dhe kjo. Ne u mesuam me filozofitë antiushtarake të këtyre 25 vjetëve. Të jesh kundër traditës së mbrojtësve të kombit do të thotë të jesh kundër vetë kombit. Brezi i ri i ushtarakëve po e shpërfill karierën ushtarake pikërisht sepse e shohin që do të përfundojnë si ne. E ardhmja e sigurisë kombëtare po mbetet në duar të pasigurta. Keqtrajtimi i ushtarakëve dhe mashtrimi i tyre vazhdon! Nderime dhe paçi fat aty ku jetoni e punoni!

    Reply
  • feniks says:
    April 4, 2015 at 9:16 pm

    Mos i kerko gje te shkretes ministre te radhes se MBROJTJES!
    Eshte faji i SISTEMIT KAPITALIST,qe ne ish ushtaraket na trajton si ARMIQ e jo si qytetare te nderuar qe kane sakrifikuar jeten per Shqiperine!
    Ne se SOCIALIZMIN e quajne DIKTATURE KOMUNISTE,ky sistemi KAPITALIST eshte DIKTATURE FASHISTE!!
    Mos kerko gjera qe jane reale vetem ne filmin “LIZA NE BOTEN E CUDIRAVE”!!
    Te gjitha qeverite kapitaliste,qe erdhen ne SUNDIM pas 90-tes NUK E KANE ZBATUAR NE ASNJE RASDT STATUSIN E USHTARAKUT!!!
    Ne asnje dite ne ish ushtaraket,qe na HOQEN TE DREJTEN E PROFESIONIT PA GJYQ,POR VETEM PER INTERESA SHTETERORE,nuk na e kane dhene 50% te pensionit!
    Per me teper per 3 vjet rresht,nga 1996 deri ne 1998 NUK NA KANE DHENE ASNJE QINDARKE PENSION TE PARAKOHSHEM,ndonese ligji ekzistonte ne leter!!
    ARMIKU i ushtarakeve Sali Berisha,na ka trajtuar si KULAKE TE KAPITALIZMIT,ndersa ka nxjerre ligje e VKM qe jko vetem jane ANTI KUSHTETUESE por edhe ANTI NJEREZORE!!!
    Eshte nje MASKARADE E VERTETE qe edhe llogaritje e pensioneve tona eshte bere kaq KRIMINALE,sa nuk ka ku te veje!!
    As qeverite socialiste,ndonese kane marre per 25 vjet votat tona NUK KANE BERE ASGJE PER NE!!
    SHEMBULL I KESAJ POSHTERSIE ESHTE EDHE QEVERIA TAMA qe ka dy vjet qe nuk eshte kujtuar te thote nje fjale per ne e jo me te veproje!
    sigurimet shoqerore KANE NGELUR NE DUART E cameve,DIKUR vasale te berishes,NDERSA SOT I DUHEN rames PER VOTAT E TYRE!!!
    i ftoj ish ushtaraket,QE NE VOTIMET E 21 QERSHORIT TE bojkotojne votimet DHE TE MOS I JAPIN ME ASNJE VOTE krimineleve te qeverise tradhetare te Edi Rames!!!

    Reply
    • Pëllumb zaimi @ "feniks" says:
      April 5, 2015 at 11:17 am

      Bravo “feniksi”? Një nderim për realizmin tuaj!

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?