Si çdo delir në kurbën e tij të zbritjes edhe historia politike e Sali Berishës tani po jeton muajt e fundit. Ai është njeriu i fundit që do ta kuptojë këtë, sepse kështu ka ndodhur përherë. Por pavarësisht kur e kupton Berisha, ajo që ka për të ndodhur, do ndodhë: Berisha me votë ose me dhunë do zbresë nga ai kalë ku mendon si gjithë autokratët se do qëndrojë përjetë.
Nuk është nevoja të kujtojmë historitë e liderave politikë të kësja prerje sepse bota i ka të freskëta këto gjëra. Mjaft të kujtosh fundin e Gedafit dhe të bindesh që çdo gjë ka një fillim, një kulm dhe një mbarim.
Do doja tju shkruaja, e nderuar DITA për shqetësimin e përhapur lidhur me ndërhyrjet e Sali Berishës në histori. Është një idiotësi ajo që beson ai: që duke ndryshuar ca tekste apo duke paguar ca skllevër e bij skllevërish të shgaravisin nëpër media, do ndryshojë të vërtetat objektive të historisë shqiptare, sado e vogël dhe e parëndësishme qoftë kjo histori.
Të vërtetat historike nuk kanë nevojë të mbrohen me ligj, as kanë nevojë për përndjekje penale të atyre që i vënë në dyshim. Kjo vlen edhe për të gjitha ato masakra të shëmtuara, të cilat ende mbartin ngarkesë të madhe morale e do të shërbejnë si përkujtesë për brezat e nesërm: krimet e Stalinit e në përgjithësi të komunizmit, genocidi nazist ndaj hebrenjve të Evropës, krimet e inkuizicionit katolik në Mesjetë, genocidi turk ndaj armenëve, spastrimet etnike të serbëve në Bosnjë e në Kosovë, genocidi në Ruanda, shfarosja e indianëve të Amerikës prej evropianëve, masakra e Katinit, shfarosja e refugjatëve palestinezë në Sabra e Shatila. Lista mund të shumëfishohet me lehtësi, sepse historia e njerëzimit është e pasur me krime kësisoj.
Megjithatë, vetë fakti që ne i njohim sot krime të tilla do të thotë që këto krime u kanë mbijetuar orvatjeve shpesh serioze të autorëve të tyre për t’i fshehur e për t’i minimizuar. Ashtu do ndodhë me krimet e Berishës. Sot e mot. Kush beson ndryshe, është trap e budalla.
Email nga adresa: [email protected]