Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Arvizu: Shqiptarët meritojnë një përgjigje për 21 janarin
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Arvizu: Shqiptarët meritojnë një përgjigje për 21 janarin
Lajmi i fundit

Arvizu: Shqiptarët meritojnë një përgjigje për 21 janarin

anazapta
Published January 8, 2013
Share
SHARE

Ashtu siç kishte paralajmëruar, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka nisur konferencën live në Facebook. Ai u është përgjigjur në chat të pyetjeve që mbërrijnë në profilin e Ambasadës Amerikane në Facebook  nga njerëz të njohur apo qytetarë të thjeshtë.

Erion Habilaj – Gazeta DITA – Zoti ambasador, ditën që është emëruar kryeprokurori i ri, e keni uruar dhe jeni shprehur se duhet të bëjë “përpjekje maksimale për të përmbyllur me sukses gjyqin e tyre që ishin përgjegjës për dhunën e dënueshme të 21 janarit 2011”. Mund të jeni më konkret se çfarë keni parasysh?

US Embassy – “Kanë kaluar 2 vjet tashmë dhe shqiptarët meritojnë të kenë përgjigje, meritojnë veprim dhe meritojnë të ketë drejtësi”.

 

 

Integrimi i vendit në BE

“Integrimi kërkon luftë kundër korrupsionit dhe zgjedhje të lira. Lufta kundër korrupsionit është një ndër kriteret e Kopenhagenit. Rinia shqiptare të këmbëngulë më shumë. Politika duhet të bashkëpunojë për të mirën e vendit”.

 

Gazsjellësi TAP

“Qëndrimi i SHBA në lidhje me projektet TAP dhe Nabucco është neutral”.

Zgjedhjet e qershorit dhe KQZ-ja

“Jam pak i shqetësuar rreth KQZ. Kanë qenë çështje që më kanë habitur pasi kanë qenë çështje administrative të cilat janë politizuar. Kjo nuk do të ishte ogur i mirë për zgjedhjet e 23 qershori”.

Zgjedhjet e lira

“Përsa u përket zgjedhjeve, unë mendoj se Sekretarja Klinton ishte shumë e qartë kur ajo tha “është e rëndësishme për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të drejta, dhe të shihen si të tilla nga e gjithë bota. Së pari dhe më e rëndësishmja është që shqiptarët duhet të besojnë tek rezultatet”.

 

Akuzat ndaj ambasadorëve

“Unë jam këtu për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara. Çdokush ka të drejtën të ketë një opinion apo mendim se sa i efektshëm është një ambasador në punën e tij”

 

Çështja e qarkut të Fierit

“ Fieri është një problem i vërtetë. Një gjë është e qartë – politika është e përgjegjshme për krijimin e kësaj rrëmuje. Në të njëjtën kohë, qytetarët e Fierit janë pa një Këshill Qarku funksional. Kjo është e papranueshme”.

 

Deklaratat nacionaliste

“Unë do t’i referohesha fjalimit që mbajta në 15 dhjetor. Më lejo të nënvizoj se është shumë i vlerësuar kontributi pozitiv i Shqipërisë për stabilitetin në rajon dhe është në interesin e Shqipërisë që kjo gjë të vazhdojë”.

 

Rasti “Bajraba”

“Unë e kam marrë informacionin duke lexuar gazetën “Palo Alto Times”. Nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar midis zyrtarëve ligjorë të Shteteve të Bashkuara dhe Ambasadës Amerikane mbi këtë çështje”.

 

* * *

Komunikimi live nisi në 15:00

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka nisur konferencën live në Facebook.

“Mirëdita dhe Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve!
Po e pres me kënaqësi këtë mundësi dhe, në varësi të mënyrës së si do të shkojë, do të përpiqem që ta kthej këtë në një rubrikë të vazhdueshme. Përpara se të nisim, kisha dy kërkesa:
1) çdo pyetje në lidhje me vizat apo çështjet konsullore – specifike apo e përgjithshme – duhet t’i drejtohet rubrikës “Pyet Konsullin” në këtë faqe;
2) Ju lutem, përpiquni që t’i bëni pyetjet të shkurtra dhe sa më specifike, në mënyrë që bashkëbisedimi të rrjedhë. Nëse postimi juaj do të jetë një koment i gjatë politik, unë do ju përgjigjem me “ju falenderoj për pikëpamjet tuaja. Po a kishte pyetje në këtë koment?”.
Do të përpiqem që t’iu përgjigjem sa më shumë pyetjeve që të jetë e mundur. Nëse do jem i drejtpërdrejtë, mos u ofendoni – thjesht po përpiqem që t’iu përgjigjem! Faleminderit dhe tani shkrepni pyetjet tuaja!”, thuhet në mesazhin e postuar nga ambasada.

 

“Pyet ambasadorin”, Arvizu konferencë live në Facebook

Ambasadori amerikan mban sot një konferencë shtypi, ku në rolin e atyre që bëjnë pyetje mund të jetë secili prej nesh. Mjafton të keni një profil të Facebook. Ambasadori Arvizu do t’u përgjigjet pyetjeve live në orën 15:00 deri në 17:00 në Facebook.

“Të dashur miq, sot, në 8 janar, nga ora 15:00 deri në orën 17:00, Ambasadori Alexander A. Arvizu do i përgjigjet pyetjeve tuaja në një chat direkt online. Ne e dimë që do të ketë shumë interes për këtë program, prandaj ju lutemi kini parasysh që mbase koha nuk do të mjaftojë për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që do të bëhen. Megjithatë, Ambasadori është angazhuar që ta zhvillojë këtë program çdo muaj, kështu që ju do të keni sërish mundësi për t’i ripostuar sërish ato. Ndaj bëni gati pyetjet tuaja dhe postojini në murin (wall) e faqes sonë duke nisur nga ora 15:00!” thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Dy ditë më parë, një konferencë të ngjashme mbajti edhe kreu i opozitës në Tuiter. Ideja e Ramës rezultoi një sukses, pasi u ndoq me interes nga një numër i madh përdoruesisht të rrjetit dhe më gjerë.

 

anazapta January 8, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • MARINO says:
    January 8, 2013 at 3:35 pm

    Pershendetje Z.Ambasador!

    Do doja tu beja disa pyetje qe kane lidhje me kohen tuaj si ambasadore ne Shqiperi.

    Si ka mundesi qe ne kohen tuaj si ambasadore Shqiperia te arrije gjithe keto rekorde fantastike per librin Guinness?

    1 – Të zërë vendin e parë në Evropë për korrupsionin dhe të zbresë 18 vende poshtë në listën botërore të vendeve më të korruptuara.
    2 – Të amnistojë fajtorët e masakrës së Gërdecit.
    3 – Të mos arrestojë e dënojë fajtorët e vrasjeve të 21 janarit 2011.
    4 – Të shtojë në mënyrë marramendëse pasuritë e pushtetarëve dhe familjeve të tyre.
    5 – Të shpallë të pafajshëm qeveritarët që, me zë dhe figurë, na treguan se po përgatiteshin
    te vidhnin 1 milion euro dhe drejtesia heshti.
    6 – Të rrisë ndjeshëm shkallën e varfërisë së familjeve Shqipetare.
    7 – Të shtojë frikshëm kriminalitetin ne vendin tone. (vetëm femra u vranë 25).

    Ne ju falënderojmë që:
    – Na treguat se për t’u anëtarsuar në BE ka rëndësi miratimi i dy – tre Ligjeve dhe jo
    zbatimi i ligjit per pushtetaret dhe qeveritaret.
    – Popullit shqiptar i është hequr mundësia të ndërrojë lirisht qeverinë e vet” (sipas DASH ),
    por ai që “qëndron në krye të trukimit të zgjedhjeve” mund të vijojë të qeverisë një popull
    qe e urren.
    – Na sqaruat se kryeministri që kërcënon opozitën se “Po erdhët edhe një herë para zyrës
    time do ua bëj më keq se në 21 janar…”, nuk ka bërë ndonjë gabim kush e din çfarë,
    por duhet qortuar se ” është shumë i drejtpërdrejtë”.
    – Na premtuat se do të na rrini gjithmonë afër dhe do të monitoroni nga afër zgjedhjet e
    ardhshme (ashtu si ato të mëparshmet duke perveshur menget dhe hequr kollaren).

    Dhe për vitin 2013, ju urojmë që:
    – Ju të vazhdoni këshillat dhe konkluzionet as mish, as peshk, për shkaktarët realë të
    prapambetjes demokratike të Shqipërisë.
    – Të monitoroni “nga afër” procesin zgjedhor të qershorit 2013, por ta përkufizoni “nga
    larg” përgjegjësinë e shkeljes së normave zgjedhore me të tilla klishe si “Edhe tek ne ka
    të meta në zgjedhje “.
    – T’i cilësoni “burra shteti” dhe “yje në ngjitje” ata që ekzekutojnë popullin në rrugë dhe që
    vrasin votën dhe shpresën e tij

    Duke na bërë të besojmë me trishtim per 2013 a do kete nga ana juaj dhe perfaqesite e
    tjera te huaja ne vendin tone ndonje reagim me ndryshe se ai i vitit 2012 apo do mbani te
    njejtin qendrim per kete ” BURRE SHTETI” qe e ka katandisur Shqiperin nje vend pa
    koment.

    Me respekt
    nga Policani

    Reply
  • saliheqenefi says:
    January 8, 2013 at 5:31 pm

    amerika eshte faktori numer nje qe mbane gjalle plakun mere alias sali berishen kriminelin numer nje te shqiptareve. kjo eshte fatkeqesia numer 2 qe na ndodhi pas asaj 50 vjecare te diktatures

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?