Shpenzimet për borxhin arritën deri në 48 miliardë lekë, gati 95 për qind e kufirit për të gjithë vitin, vetëm në këto muaj të papërgjegjshmërisë totale qeverisëse.
Në muajt qershor-gusht 2013, menaxhimi i Buxhetit të Shtetit doli tërësisht jashtë kontrollit. Sidomos mbledhja e të ardhurave, një aktivitet jetik për të mbajtur veprimtarine e Shtetit dhe shërbimet ndaj qytetareve, u krye si inerci, pa kurrfarë kujdesi dhe mbikqyrje nga titullarët. Rezultati ishte një humbje totale dhe katastrofike të ardhurash të planifikuara, të cilën duhet ta analizojë me imtësi dhe të gjejë fajtoret çdo audit, lokal apo i huaj. Duke filluar nga 23 qershori, trari i doganës u ngrit me qindra herë për maune kontrabandë dhe një kontroll i drejtueses së re është i domosdoshëm.
Por nëse dëshmitarët e vjedhjeve në dogana kanë ende frikë të dalin, të dhënat e mbledhjes skandaloze të taksave të Shtetit janë aty dhe kërkojnë fajtorët. Për shembull, taksa baze e Shtetit, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Kjo taksë rezulton në maj 2013 me minus 3 për qind, nga plani. Ndërkohë që në prill 2013 ishte plus 5 për qind. Në qershor bie pikiatë me 16.7 për qind më pak.
Pikiata vazhdon në korrik me 19.1 përqind dhe në gusht 2013 me 22 përqind. Kur dihet se nga kjo taksë mblidhen afro 600 650 milionë dollarë në vit, rënia me rreth 20 përqind në një të katërtën e shumës është rreth 3 milionë dollarë. Rënie drastike ka dhe në mbledhjen e tatimit mbi fitimin, akcizat, tatimin mbi të ardhurat personale dhe në lojrat e fatit. Po ta mbledhim shumën negative të të ardhurave të munguara për sistemin tatimor, del rreth 17 milionë dollarë. Nëse i shtojmë edhe borxhin tatimor (taksat e papaguara në afat nga bizneset) të rritur ekstremisht për këto tre muaj me afro 28 milionë dollarë, arrijmë në shifrën 45 milionë dollarë para të munguara vetëm nga tatimet. Mosrealizimet në dogana dhe borxhi po ashtu i tejfryrë doganor për këto muaj arrijnë në 35 milionë dollarë. Ose 70 milionë dollarë humbje gjithsej nga sistemi ynë fiskal. Ja përse pikërisht në këto muaj vere dhe praktikisht mungese të Shtetit vërehet degjenerimi i financave publike. Ky degradim deri në papërgjegjësi të plotë përbën krim ekonomik! Për këtë krim duhen të dalin fajtorët, nga titullari i mëparshëm i dikasterit të Financave, tek ish drejtoret e përgjithshëm të tatimeve dhe doganave.
Shteti dhe detyrimet ndaj tij ngelen mall pa zot. Kjo periudhë ishte parajsa për doganierët dhe tatimorët abuzivë, të cilët u majmën vetë dhe pastaj u mbushën xhepat edhe atyre që i linin të livadhisnin. Mbledhja e taksave dhe tatimeve dhe mosmbikqyrja e shpenzimeve, pa asnjë disiplinë financiare, deri në pikën ku më shumë se gjysma e biznesit nuk paguan, duhet konsideruar në të ardhmen një veprim penal, jo vetëm krim ekonomik.
Si rezultat i këtij keqmenaxhimi, Buxheti i Shtetit rrezikon ta mbyllë vitin 2013 me gati gjysmë miliardë dollarë mangët! Një katastrofë e tillë fiskale nuk ka ndodhur asnjëherë në periudhat e mëparshme paszgjedhore. Në këto kushte, defiçiti buxhetor pësoi një luhatje deri në nivele të shkeljes së ligjit të buxhetit. Defiçiti buxhetor u rritur me mbi 2 herë. Vetëm në muajin qershor, borxhi i qeverisë ndaj bankave private në vend u rrit me 12 herë! Shpenzimet për borxhin arritën deri në 48 miliardë lekë, gati 95 për qind e kufirit për të gjithë vitin, vetëm në këto muaj të papërgjegjshmërisë totale qeverisëse.
Shuma negative e të ardhurave të munguara për sistemin tatimor, është rreth 17 milionë dollarë. Nëse i shtojmë edhe borxhin tatimor (taksat e papaguara në afat nga bizneset) të rritur ekstremisht për këto tre muaj me afro 28 milionë dollarë, arrijmë në shifrën 45 milionë dollarë para të munguara vetëm nga tatimet. Mosrealizimet në dogana dhe borxhi po ashtu i tejfryrë doganor për këto muaj arrijnë në 35 milionë dollarë.
nje jave pase zgjedhjeve ne shqiperi me ra rasti te futesha ne nje supermarket me mallra me origjin italiane.u habita se vetem aty ne hyrje mund te shikoje ndonje gje me tutje nuk mundje nga malli qe ishte futur sikur te ishte magazin jo supermarket,duket kishin nxituar te futnin malle ndoshta dhe kontraband pa dogane se vendi ishte ne rrumpallen e saliut.kam nje ide se per nje vite keto supermarkete nuk kane nevoje per furnizim,ndaj u del detyre tatimeve tu hyjne me themel magazinave e supermarketeve te kontrollojne mallin per cdoganim.
Shume i sakte B. Kanani. “Ujku kerkon mjegull”. Ata e gjeten kohen e rrupalles. jo se me pare nuk mund ta benin, por ne rastin e pas 23 qershorit qeveria pa totalisht per vete, pra nga 95% qe kujdesej vetem per klientet e vet e permbushi plotesisht 100%.
Mos valle keni harruar 85 milione dollare qe mungojne ne buxhet nga sigurimi i ofertes per privatizimin e Albpetrol?me sa mbaj mend ka qene minister nje person nga LSI.
Specialistet nuk i mungojne Qeverise Socialiste.
Kontrabanda ne dogana eshte e lehte per t’u zbardhur.
Ne Pikat e Kalimit kufitar (Doganat kufitare) jane dy programe elektronike qe regjistrojne çdo targe automjeti qe hyn dheqe del nga dhe ne Republiken e Shqiperise.
Njerin e ka Policia Kufitare (TIMS) dhe tjetrin e ka Drejtoria e Pergjithshme e Doganave (nuk ja di emrin, por qe eshte e sigurte qe e ka).
Nje tregues tjeter eshte edhe analiza statistikore per çdo subjekt qe importon mallra, pasi pothuajse te gjithe subjektet kane nje trende qe nuk leviz shume nga muaji ne muaj, keshtu qe subjektet qe kane bere kontrabande, dalin zbuluar (pa importe).
Pastaj llogari duhet te japin drejtuesit e Doganave Kufitare dhe te brendshme.
E keni gabim. Ne nuk ishim pa shtet pas zgjedhjeve. Ne kishim një kryeministër shumë të përkushtuuuuur, që dilte çdo ditë në televizor dhe na tregonte vendimet që nënshkruante, për zhvatje tokash, për shitje pronash, për konçensione etj etj. Se ky ishte një njeri shumë i përgjegjshëm dhe zbatonte kushtetutën deri në sekondat e fundit…Ndërsa hajnat financiarë livadhisnin si pa të keq pa trarë doganash e pa fatura tatimore!!! Ky është ai kiameti që thotë sala se do ndodhë pas tij! Financat janë pika nevralgjike e shtetit, sidomos këtij tonit, që quhej shtet po nuk ishte i tillë! Ne kemi patur një “OJQ-FAMILJARE” ku kryetar ishte d.v. Berisha. Me këtë OJQ ai ka pretenduar se drejtonte SHTETIN që nuk ekzistonte! Faktet flasin vetë! Çdo ditë po dalin në dritë të diellit të dhëna se si vepronte kjo OJQ-ja.
Epo, do vërë dorë DREJTËSIA këtu, apo do t’ia lërë në dorë POPULLIT???
Mendoj se verifikimi mund të bazohet në ngaekesat që janë nisur në portet e origjinës ku ekzistojnë dokumente të rregullta nga doganat e tyre pastaj të verifikohet se sa nga këto mallra janë zhdoganuar tek ne.
Po vertetohen cdo dite shkelje dhe abuzime marramendese .Nuk ka zgjidhje tjeter .Denoncim ,kontrolle te hollesishme dhe ndjekje penale .Drejtoresha e Doganave (ne emisjonin Shqip mori vetem shembullin e 4 ton nafte qe rezultonte ne depon boshe ) te mos qendroje asnje minute ne zyre por me ekipin te filloje urgjentishte kontrollet ne pikat e hyrjes duke bashkpunuar dhe me shtetet qe kane dale mallrat.Te ndjeki kete rruge qe do ta coje tek shkaktaret e shkaterrimit te shtetit hajdut.Saliu ,Luli ,Bode dhe administrata qe livadhisen ne keto 3 muaj te jene ne shinjester te akuzave si nga medjat dhe organet e Kontrollit te Shtetit.
Cdo organ shteteror dhe qeveria te jene ne alarm.Te kapin burimin e abuzimeve dhe te kthejne gjithe detyrimet ne arken e shtetit.Jo pushime dhe shpurje para drejtesise por cdemtim te demeve te shkaktuar arkes se shtetit.Filozofia eshte nje: Po demtove do cdemtosh.K/Ministri te mos kete, sic u shprehe, frike po ti veri para fakteve dhe ti detyroje te derdhin detyrimet shtetit dhe popullit.
Me sa kuptoje , nga Medjat por dhe nga ajo qe po deklaron qeveria e Re, jo vetem ne te shkuaren por dhe ne periudhen e nderrimit te pushteteve qenka bere baterdia.Ky nuk eshte skenari grek qe na ze ne goje Berisha me kriminelet e tjere;por nje strategji per te na groposur si Shqiperi. Luli e Bujari Nishani te mos ndjekin etiketen dhe sjelljet e Mazhorances duke uluritur per statusin e nenpunsit civile por te shpjegojne pse arritem ne kete pike kritike.Pd mundohet qe dobicin tja faturoje Mazhorancen kur vete ka qene ne pushtet per 8 vjete.Beni sic bene Italjanet .I thane Berluskonit dhe te tijet qe ne per qejfmbetjet e tua nuk e djegim Italine.Shqiperia ,per mua eshte qelbur, sa qe Rama dhe kushdo tjeter brenda Shqiperise nuk e shpetone nga katastrofa pa nderhyrjen financjarishte te FMN e Evropes. Shenjat e para te mungese se fondeve po cfaqen dhe kembanat po behen gati te ulurijne ne kurrizin e popoullit. Saliu tallet ne facebythe dhe ne vijme verdalle si do ja bejme financave. Cfare fitoje N.Bonaparti kur mbriti ne Moske .Nje shkretetire te boshatisur.U kthye me lavdine e fitores po pa bereqet.Cpo gjene Rama ? A do Rilindim pa financa?Evropa ja tregoje Greqise se ku ishin parate .Po ne ua dime parate ku i ka banda e Saliut?
Kush do pergjigjet dhe nxjerre ku kane shkuar keto miliona dollare ?
Kjo eshte thjesht veten nje grafi e semundjes beshishjane,kesaj kadavre qe polli ne vucidol,dhe u formua si vrases ne TIRANE. SHpresojme te nje SKANER politik qe se shpejti duhet bere per te gjetur kush e sakatoi me deshire kete vend ne kete gjendje,dhe VUCIDOLSI BERISHA ditet e fundit te jetes do i kaloj te burgjet e babes vet enverit.