Dje, në Ditën online ish publikuar një foto që bënte ilustrimin grafik të shkrimit me titull “Dëshmia e ish-biznesmenit, shofer i drejtorit të Mjekësit: Rrjeti i Arben Imamit”, në të cilin dikush, një shofer, dëshmonte mbi një rrjet të besuar të Arben Imamit në ca punë të këtij të fundit, që Dita ia konsideronte të dyshimta. Por nuk janë punët e Imamit që më interesojnë në këtë mes. Është vetë fotoja, që është midis skandalit e gallatës; është një foto që flet shumë; madje, që ulëret, si të ish kor tifozësh në stadiumin e Gallatasarajit.
Shikojini Imamin dhe Pollon! Është një ditë me shi, dhe ata po zbresin shkallët e jashtme të kryeministrisë. Të dy janë të relaksuar, me çehre të mirë. Në rrethana të tilla mund të thuhet që “e kanë sahatin dymbëdhjetë”. Thjesht po dalin për të shkuar diku, ndoshta në zyrat e tyre. Kanë veshje zyrtare, nuk kanë çanta, shkresa, dosje në duar. Dhe asnjëri syresh nuk është zënë ulok. Përkundrazi, janë të dy të shëndetshëm, fizikisht të mbajtur, babëlokë të vërtetë.
E megjithatë, nuk denjojnë të mbajnë çadrën e tyre në duar. Mund ta bëjnë, pasi mbajtja e çadrës nuk kërkon asnjë mundim fizik. Për më tepër janë me sho-shoqin, duke biseduar, e jo duke pritur ndonjë delegacion të huaj. Por nuk e bëjnë. Secili prej këtyre kapadainjve ka një pazh të vetin aty pranë që ua mban çadrën hapur, duke u garantuar të gjithë luksin për të mos pasur asnjë muskul të trupit të tendosur. Mbajtja e çadrës hapur do t’u aktivizonte lehtas, në mënyrë ledhatuese, muskujt që quhen ‘triceps brachii’ dhe ‘biceps brachii’, që janë në rrethinat e brrylit të krahut. E ministrat tanë nuk ka pse t’mos ia kursejnë vetes këtë “tendosje masakruese”. Boll durojnë tendosjen e muskujve të fytyrës (prej grimasave e buzëqeshjeve), si ‘orbicularis oculi’, ‘temporoparientalis’, ‘occipitofrontalis’, etj (emrat e muskujve i kam marrë nga google, prandaj janë në anglisht).
Duhet pritur që edhe ministrat e qeverisë së re të arrijnë në nivele të tilla të pështira? Personalisht, nuk do befasohesha. Por le të shpresojmë që jo.
Kapadajlleku i dashur Muc ka filluar qe tek emerimet skandaloze, te personave pa asnje lloj kualifikimi ne postet prej te cilave varet fati i financave te vendit. Ketu duhet ulerire me force.
A eshte kriter punesimi te jesh djale, vajze, shok biznesi, drejtor shoku apo dashnore e dikujt?
A eshte i ligjeruar ky kriter ne cdo qelize te shoqerise shqiptare?
Pse tregohen hipokrite dhe na mbledhin CV-te, kur dihet shume mire qe rradha eshte bere shume e gjate?
Ku eshte etika administrative (se per moral as qe behet me fjale)?
Nuk eshte etike(per ty me pseudonim Beni),qe flet per etike dhe shprehesh si nje ordiner.Percmimi ndaj disa vajzave te reja,te promovuara ne disa institucione,eshte cinizem qe te c’vlereson si njeri.
Cdo fillim e ka njehere te pare,te kalojne ca kohe dhe te shihet si do punojne.
Mos i perkufizoni grate dhe vajzat qe punojne si” dashnore” te dikujt,sepse keni ofenduar dhe nenen tuaj,motren, bashkshorten,shoqet etj.
O Lola,eshte thjeshte humbje kohe ti pergjigjesh tipave si ky. Ne si shqiptare shquhemi per thashetheme dhe sajesa…edhe sikur me konkurs tu benin emerimet-kto palaco po te njejtin reagim do te kishin
pavaresisht se kush do te fitonte : i ri,i vjeter,vajze apo djale,burre apo grua,me eksperience ose pa eksperience,me i miri apo nder me te miret….ktu mjafton te dali nje emer dhe menjehere fillohet ti behet biografia dhe kur nuk gjejne dicka interesante per mendjet e tyre “te ndritura” atehere “engjejt” fillojn te shpalosin vlerat e tyre : duke i paragjykuar dhe shpifjet banale,akuzojne qe del ne plazh me rrobe banje,shoket ti bejne dashnor dhe shoqet ti bejne dashnore,edhe kusherirat madje !! Jane thjeshte deshtake te cilet mund te bejne cdo ndyresi dhe kujtojne se te gjithe jane njesoj si ata !!!
epo kjo e tatimeve eshte e Tahirajt, kete e dine shume tashme, nuk mbulohet dielli me shoshe… por le ta leme te punoje njehere, se nu ke paragjykojme per kesi gjerash. Perendimi ka avancuar me LGBT-te, keshtu qe shoqja prape mire eshte, mjafton te beje punen mire.
Shkallet e karrieres e dashur Lola ngjiten nje e nga nje. Prandaj quhet karriere. Italianet kane nje shprehje thone: Fare la gavetta, qe do te thote ta fillosh si ushtar i thjeshte.
Nuk fillohet si gjeneral, po ecet shkalle pas shkalle. Perndryshe ndonje dite do te shikojme psh drejtues te gjykates se larte nje student pa master, te Kristalit.
He pa me thoni si do t’iu vinte te shkonit te vizitoheshit nga zemra tek nje student qe s’ka bere specializim, dhe kur te ishit duke vdekur, drejori i spitalit t’iu thoshte: Mos ja ver re, se po meson doren, duhet te mesoje doren edhe ai i shkreti.
Hajt tung, dhe mos flisni brockulla, se kur t’iu bjere vete ne kurriz do ta shikoni!
Prandaj Italia ka shkuar per lesh o Beni.
Ne Amerike ke miliardere poshte 30 vjecve. Nuk eshte rastesi
Po, por ata punojne ne fusha inovative i dashur fl, ku nuk ka shume nevoje per eksperience dhe mjafton talenti i lindur. Kurse Tatimet nuk kane nevoje per inovacion, aq me teper qe talenti i lindur i tatimeve e ka talentin 5.
edhe sharjet per Isarajn nuk jane etike Lola
Shajne edhe Petrit Sulen kur parardhesi “Leshko” vetem leke ka bere!
Packa se eshte po i njejti emer eshte share me dy emra te ndryshem, para dhe pas 23 qershorit!
Mustafa Nanos i keshilloj, qe nuk vendos dot kush behet e nuk behet kapadai! Mustafai nuk shquhet per radikalizem ne gazetari thjesh do vazhdoje te shaje edhe keto qe vijne!
Q E L B Ë S I R A T.
Ke filluar te merresh me cingerrima,o MUC NANO!!!
Po tregohesh i vogel shume per kete GAZETE TE MADHE!!
Mos e turpero vetem me tetilla shkrime!!!
Futju thelbit te problemeve e jo LLOGJEVE TE KAVAJES!!!
Keto jane BEJTE,thone shkodranet!!
Ato fjalet e huaja si ‘orbicularis oculi’, ‘temporoparientalis’, ‘occipitofrontalis’,nuk ia rritin vleren mundimit tend,se te tregojne KOPJAC!!!
Muciiii, ato emra qe thua jane ne Anglisht, jane ne Latinisht or mik..po c’te te them…edhe ti tepelens je, gjuhet e huaja i ke armike…
Me kenaqi ky Muçi, emrat i ka prej google prandaj jane anglisht. Mund t’i kerkosh Primo Shllakut, qe te ka bere parathenjen e librit, ndonje leksion rosa/rosae
Koment i fshirë nga moderatori. Ju lutem ruani etikën në komente. Ju faleminderit që na ndiqni dhe lexoni!
Muçi,meqe binte shi ata mund tu kursenin biçipitet shoqeruesve,te urdheronin qiellin lart qe ta pushonte shiun.
O Muc keta jane katundare me komplekse dhe shnderrohen ne qeveritare me firmen e njerit dhe tjetrit. Ndaj sillen keshtu. Shtetaret e pergjegjshem jane tjeter soj
Muc, pajtohem me ty, dhe shpresoj si ti qe keta te posaardhurit ne pushtet te mos na behen qahallare. Nuk pajtohem me shkruesin me pseudonimin Beni, sepse cdo paragjykim eshte fyes per ate qe e ben e jo per ate te cilit i drejtohet. T’i leme te punojne te pakten nje, dy apo tre vjet keta te rinjte dhe pastaj te kemi te drjten morale ti qortojme.
Plotesisht dakord!
Ke te drejte M.Nano prandaj kam kohe qe te kete limite ne kohe per te zgjedhurit
President 2 mandate,kryeminister 2-3 mandate . etj
Nje korigjim emrat e muskujve jane ne latin dhe jo ne english -ref wikepidia
Emrat e muskujve jane ne latinisht .
Muci na qenka shqetesuar per mbajtjen e cadres ???
Uh ,Muci se me qorodite …
Kte aktorin e moret nga tanku dhe e mbajtet kryeminister ..ah se harrova ka qene nje aktor i deshtuar me sukses me pare …
Per Pollon nuk di cfare te shkruaj, me ndjell krupen vetem sa e shoh …nejse kto te ktij i di me mire vete ti …
Muci nuk jane ata qe arrijne ne nivele te peshtira …jemi ne te peshtirosur genetikisht
prej shume dekadash ulim fundin e shpines …dhe mbajme …cadra !
o Mucus, emrat e muckujve jane ne latinisht. kaq gje merre mundimin ta verifikosh se ben figuren e stultus est sicut stultus facit..
Një foto sa një mijë fjalë! Tallja dhe ironia janë shumë pak përballë kapardisjes prej “sharlatanësh”, të këtyre pseudo- personaliteteve, që sapo hypin në një karrike, duket sikur automatikisht me një fuqi magjike i lind e drejta të kenë një shërbëtor të kudondodhur!!!
Duket që gazetari M. Nano nuk heq dot dorë nga emisioni i tij i dashur “Deja vu”. Përshëndetje.
Urime per kete Nanon,qe po i hap syte nje populli qe nuk eshte me ne Bathore po nuk meret vesh ku ka qene 22 vjet?
KAPADAINJTE DE FACTO
Ka dy lloj kapadainjshe apo me mire fodullesh, apo megallomanesh jane ata:
de jure – qe eshte dhe rasti i fotos ne fjale, apo te fotos se Majlinda kodra pas Brengut me Jaguar te pak diteve me pare dhe
de facto – qe eshte fodulleku ne veprim, kapadajlleku ne aksion, megallomania pa fjale, po vetem me vepra, praktike, ofenduese, shperberese deri ne qelize, ligjevenese.
Megallomania rrjedh nga dy fjale greke “megas”- e madhe dhe “mania” ves, virtyt, menyre te sjelluri ne shoqeri, perzgjedhje.
Megallomania eshte nje status psikopatologjik i karakterizuar nga fantazia e fames, pasurise dhe plotfuqishmerise.
Megallomani nuk ka frike te pendohet nga çdo mosarritje e synimeve te tij, ruan gjithnje ne rizerve te tjera zgjidhje.
Megallomani eshte gjithnje i shoqeruar nga ndjenja e plotfuqishmerise. Ai kerkon te afirmohet duke shndrruar ne favor te pushtetit te tij çdo gje qe gjen perpara. Ai nuk konsideron edhe vete pasurite e tij per ato qe jane, ne te kundert, tenton ti tranformoje ato sipas deshires se tij te semure ne arme per vete afirmim, ne arme sulmi qe kanosin pa meshire cilindo qe behet pengese ne rrugen e tij.
Ne te pare duket qe ky komportament ka te beje me karizmen e megallomanit, por ne realitet nuk eshte keshtu: eshte nje forme e cinizmit kriminal.
Megallomani punon pa i hyre ne sy askush, edhe ne se ky askush perbehet nga nje milion votebesues, tradheton miqesite, krijon e shkaterron lidhjet ne menyre fitimprurese per veten, duke qene i bindur se suksesi arrihet vetem duke mashtruar me djallezi e me efikacitet.
Ne formimin e tij ekonomik, megallomani reagon me parimin terhiq e mos keput, nuk ka nje program te qarte politik, nuk ka nje mbeshtetje reale ne vendin ku shembellton, nuk ka as kishe, as xhami ku te falet, nuk i rrefehet as prifterinjve e hoxhallareve, nuk bazon alteregon e tij ne as edhe nje shkrim te shenjte.
Pushtetin e krijuar ne kete menyre e mban ne kembe jo nga idwete e bukurise, te se vertetes, te drejtesise, te paqes e bashkejeteses mes popujve, por nga idete e tregetise se çdo gjeje te prekeshme, te pronesise me çdo kusht, te perfitimit ekstrem, te parase qe jane edhe ato qe ne menyre te pandergjegjeshme qeverisin jeten tone.
Megallomani qe adhuron plotpushtetin e tij nuk toleron qe te tjeret te jene ne nivelin e tij.
Ai vete zgjedh bashkepunetoret e tij edhe pse nuk jane te afte per ate qe i ngarkohet te kryejne.
Ketu mund te renditim edhe çadrambajtesit e megallomanit te turnit. Shembull klasik eshte edhe Peter Lucas me frazen e tij sa te rreme aq edhe te demeshme per te ardhmen tone, te ardhmen e shqiptareve autoktone: … flet rrjedhshëm anglisht, si dhe frëngjisht e italisht…, konfirmim i cili sherbeu per te na radhitur me Sierra Leonen e Haitin e botes pa numur.
Ne kapitullin e 13-te te Bibles “Apokalipsi i Xhovanit” tregohet per nje “bishe” qe çfaqet nga deti dhe perfaqeson te keqen e botes. Me pas tregon per nje “bishe” te dyte qe çfaqet nga toka dhe qe i shtrengon te gjithe te adhurojne “bishen” e detit te se keqes.
E çfare lidhje ka ky vers i Bibles me megallomanine?
Thjesht, ne kohen e Apokalipsit te Bibles ishte Xhulio Cezari si megalloman, sot ne Shqiperi eshte nje tjeter, a e mendoni kush eshte?
A e kuptuat kush eshte “bisha” e pare e detit te te keqijave dhe “bisha” e dyte?
Emrat e muskujve jane ne latinisht
Te lumte Lola!,fshikull si kjo qe i ke dhene ketij ,( Benit qe s’ecen vet…),jepua te gjithe beneve a benjamineve te liq; Me te liq nga vet ligesia…. Si partiaket e pd.se. Dhe komentuesit e tyre nje prerje (!).Ende pa filluar pune, akuzojne per habin e te gjitheve,per mos mbajtje premtimesh!,per,per,te zezat qe kane bere vet ne tete vjetet e tyre te qelbura… Yesus…
Shume e gjetur …Kjo foto flet sa njemije artikuj…..Ajo u tregon gjithe shqiptarve se cfar monstrash na kan qeverisur. Me falni, shqiptaret e kan ditur, por po te shpreheshin individualisht i priste gjykimi i plepaxhinjeve te gjykatave te Nishanlliut. Dhe u desh te vinte 23 Qershori, ku mbi njemilion shqiptar u bashkuan ne vota dhe e shporren …qelbesiren!
O Muci, po emrat e muskujve qe permend jane ne Latinisht mor qyq. Apo nga qe nuk keni oponence si gazetare u hyp deliri. Lexoni vehten dhe thoni: – Sa i zoti jam!!! Megjithate tema e artikullit eshte e goditur.
O mucke, ke te drejte! Se dhe Obama e mban vete umbrellen dhe Obama po vete e hap dhe e mbyll deren e makines, bile kohet e fundit ka filluar ta ngase vete makinen.
I u mbush mendjen ca injoranteve me brockullat qe shkruan dhe kenaqesh nga ato qe shkruajne ata me pas. Sa qejf qe po ben o mucke!
Njeriu shkruan dhe komenton per aq sa di, per aq sa ka pare dhe per aq sa ka njohuri. k
Keshtu qe ti nuk ke faj, aq…..
Mustafa e ke pyetje kete apo e ke sa per te hapur diskutimin.Se thua nuk duhet ti lejojme por nuk thua si dhe kush?
Qeveritare gjirizesh …
Miro o peco mire, ke te drejte. Fundja,fundja,kur dhe Obama s’e mbane vete ombrellen,pse t’a mbajne dhe keta tanet?! Jo po tallemi ketu… Pse,c’ka me teper ai obama xhanem nga Imami yne?!
Pelivan,
Obama esht e per ameriken ne kemi ramen Saimir tahirin dhge natyrisht dhe Arben Imamin.
Po ka nje protokoll zyrtar qe cdop qe bejne dhe veprojne pushtetaret.
Ne fotografine qe boton mucka, une shoh nje qytetar me emrin arben Imami, por shoh Ministgrin e Mbrojtejes te Shqiperiswe. Dhe per deri sa eshte minister, veprimet qe jane fiksuar ne kete fotografin jane brenda protokollit zyrtar. tani ne se ne duamn qe te mos tregohet respect sikudo ne bote per ata qe na drejtojen, atehere eshte e kote te flasesh per njeres te qyteteruar.
Dhe merzitet pstaj mucka kur komentuesit perdorin fjale edhe fyese ndaj tij Po a nuk po perdor mucka fjale fyese, ofenduese ne kete rast duke I quajtur kapadainj? Ata jane ne krye te detyre. Kur Ministri I mbrojtjes , te jete ne shtepi apo te shkoje ne dyqa, atehere po do t’a mbaje vete umbrellen…. Sa keq qe influencoheni nga nje gjuhshturur dhe gazetar jo objektiv si mucka I skraparit!
Besiana Gushi, te lumte per shkrimin t’uaj ne tejsbuk dt 8 tetor 2013. e ie zbuluar te gjitha tiparet e mungeses te karakterit si atij kapadaiut birit te nje fare Fari Imamit nena e te cilit lutej t’i punesonin te biri neper zyra sepse ishte familje pjesemarrese ne LANC. kurse ky legen nje fare ” aktori ” qe cuditerisht e gjeten qe te loste nje rol dhre qe me ‘te mburret se kush e di se cka bere. Sa I perket ati Pollos, birit te nje prof. Stefanaq pollos, mundouni pak te lexoni disa flete nga libri I Apostol Kotanit, e do te gjeni se nipi dhe i biri Pollos I ketij grekoma te viteve 1913-20 se cfare masakrash ka bere ne krahinat myslimane te Permetit. Edhe ai Sali Berisha ka qene i tille prandaj beri aleanca me keta maskarenj. Do te dalin shpejt te vertetat.. sisaku
A NUK PO I MBAJME MBI KOKE KAPADAINJTE GJITHE JETEN?
KUSH I NGRE NE DETYRE KAPADAINJTE MORE?POPULLI KURRE.
KAPADAINJTE NA I BEJNE PAJE ATA TE HUAJT QE KANE BLERE NJE PJESE TEPER TE VOGEL TE POPULLIT QE QUHEN KAPADAINJ DHE KETA KUR MARRIN POSTET VRASIN E PRESIN SA TE DUAN DHE E NJEJTA DORE e huaj na zevendeson nje pale kapadainj me nje pale te tjere dhe populli ngelet gjithmone nen kamzhikun e tyre.kur te luftosh personalisht ti cosh kapadainjte tek vendi qe i takon do te mbetesh ne histori.por ti thua jam gege kur te tjeret e dine mire se cfareje dhe ta kane thene me dhe paterezi.ta dish ti o mu-no
pervec gegeve te veriut ekzistojne gege ne te gjitha anet e horizontit ne truallin shqiptar me antene dhe pa antene mbi ate plisin tend.nqs njerezit nuk kane nxjerre mesime nga historia ti mire ben qe thua jam gege.o muco nuk zhduket kollaj e liga nga shqiperia.lufta me gazete eshte e kote.
ESHTE ME MIRE T”I MBAJNE VETE SEPSE POPULLI I KA SYTE TE TA, POR EDHE NUK DUHET TE MERREMI ME CESHTJE ANESORE, PO TE MERREMI ME PUNEN E TYRE.MBAKAN CADRAT VETE APO UA MBAJNE TE TJERET, PER PopULLIN NUK KA NDonje rendesi te madhe.
Artikull shum i dobet,dita kujdes se me te till artikuj nuk mund te kuptojme se si ju del buxxheti.
SISAK PO TE TREGOJ DICKA QE EDHE APOSTOL kOTANIT NUK IA MBAJTI TE FLASE, ME 1962, PO ASHTU ISHIN ATO KOHERA. ME RASTI E 50 VJETORIT TE PAVARESISE U BOTUA NJE ALBUM NGA INSTITUTI I HISTORISE DHE PER KRAHINEN E PERMETIT U VUNE EDHE DISA GREKOMANE SI PATRIOTE DHE NUK U VU AT STATH MELANI QE NJIHEJ GJERESISHT NGA POPULLSIA VENDESE SA KA EDHE KENGE PER TE. NE ATE INSTITUT ISHTE EDHE STEFANAQ POLLO. A ISHTE UDHEZIM NGA QEVERIA TE MOS ZEMEROHEJ GREQIA QE E VRAU KETE PATRIOT DHE IA EKSPOZOI KOKEN NE JANINE A NUK E DONTE STEFANAQI KETE NUK E DI. NJE PERMETAR PATRIOT EDHE PSE QE MADJE MYSLIMAN SHKOI EDHE NE KOMITET TE PARTISE PER KETE, POR I THANE QE MEQE ESHTE BOTUAR ALBUMI TASHME NJE HERE TJETER
Sa vend i vogel jemi ! Meret vesh shpejt se kush dhe i kujt eshte x apo y. Por jemi edhe vendi me thashethemexhinjte me te persosur. te gjithe bejne sikur i dine te gjitha, te gjithe bejne sikur thone te verteten dhe te gjithe (kjo te gjithe ne kuptimin relativ) japin keshilla. Te gjithe shtiren si fallxhorte, parashikues edhe kur s”ka asgje per te parashikuar, pasi gjithshka eshte shfaqur hapur.
Verejtje ebukur, me sjell ndermend thjeshtesine e pronarit tim multimiliarder. Ne ato dite qe nuk kishte ndonje aktivitet organizimi, vishte overalls-et (kominoshet) dhe punonte po aq lirshem sa edhe puntori me I shkathet. Ose, kur mesova se tek x pub vinin e pinin qeveritaret, thashe ta provoj ate qe me thane qe cdo njeri lejohet. Heren e pare gjeta km Bertie Ahern, heren tjeter te tjere ministra dhe me nuk shkova me se e vertetova cmu tha. Gjate viteve me ka shqetesuar sjellja prej kokorroci e zyrtareve shqiptare. Oh sa shume dua te flas per ate mentalitet te disa shqiptare qe ne menyre te padrejte u faturohet shqiptareve te thjeshte!