Realiteti masakron ëndrrat. Ai i vret ato shpejt dhe pa mëshirë. Dhe për shkak se njerëzit kanë kujtesë të shkurtër edhe ëndrrat janë jetëshkurtra, ne shpesh harrojmë sesi ishin ato kur filluan. Kjo është arsyeja, pse ia vlen të krahasohet “përmbledhja e parë e plotë” e reformave të Greqisë, që duhen të ndërmerren, në mënyrë që vendi të mund të zhbllokojë financimet nga kreditorët ndërkombëtarë, me programin zgjedhor që partia në pushtet Syriza njoftoi shtatorin e shkuar.
Në planin fillestar të të ashtuquajturit programit i Selanikut, udhëheqësi i Syrizas Aleksis Cipras, 4 muaj para se të bëhej kryeministër, premtoi një strategji të guximshme të përbërë nga katër “shtylla”: përballimi i krizës humanitare; rimëkëmbja e ekonomisë dhe promovimi i drejtësisë fiskale; rritja e punësimit dhe transformimi i sistemit politik për të forcuar demokracinë.
Shtylla e parë përmbante masa që në total kushtonin 1.882 miliardë Euro (po, ishte e llogaritur me atë lloj saktësie në dukje profesionale). Ajo përfshinte energjinë elektrike falas për familjet nën nivelin e varfërisë; pagimin e qerave, vaktet e bukës falas, transportin dhe kujdesin mjekësor të subvencionuar për të varfërit, si dhe rrikthimin e “bonusit për Krishtlindje” për 1.3 milionë pensionistët me pensione të ulëta. Programi aktual i reformës braktis shumicën e këtyre masave, duke mbajtur vetëm bonusin e Krishtlindjeve, me një kosto prej 600 milionë eurosh, dhe duke kërkuar edhe 152 milionë euro për dy rregullime të tjera teknike për legjislacionin e pensioneve, të papërmendura në programin origjinal. Ushqimet dhe energjia falas janë lënë jashtë diskutimit.
Shtylla e dytë e platformës së fushatës së Syrizas ishte e gjitha për zbutjen e presionit të taksave mbi klasën e mesme. Ciprasi propozoi zëvendësimin e tatimit universal mbi pronën, me një taksë vetëm mbi pronat e mëdha, një kosto për qeverinë prej 2 miliardë eurosh në vit. Ide të tjera, përfshinin rrikthimin e pragut vjetor të tatimit mbi të ardhurat prej 12.000 Eurosh (me një kosto prej 1.5 miliardë Eurosh në vit), dhe duke i lejuar njerëzit të paguajnë borxhet e tyre tatimore me këste (përfitim prej 3 miliardë Eurosh në vitin e parë).
Dy propozimet e fundit qëndrojnë edhe tek propozimet e tanishme të qeverisë greke, por shifrat bashkangjitur tyre janë shumë më të vogla. Rikthimi i prag-tatimit mbi të ardhurat dhe ndryshimi i vlerës, është menduar të kushtojë 300-400 milionë Euro këtë vit dhe 400 milionë në vitet e ardhshme. Një shumë e njëjtë, është dashur të kompensohet përmes skemës me këste, ku përfitojnë më shumë se 3.5 milionë taksapagues të falimentuar, që tashmë mund të fillojnë të paguajnë borxhet e tyre.
Vitin e kaluar, Ciprasi u zotua të rivendoste kontratën kolektive dhe ta bënte më të vështirë që njerëzit të pushoheshin nga puna. Ai premtoi një program për krijimin e 300 mijë vendeve të reja të punës, me një kosto prej 3 miliardë Eurosh vetëm gjatë vitit të parë. Premtimi i parë ndodhet edhe në programin aktual të qeverisë, por i formuluar në një mënyrë të tillë që të mos alarmojë kreditorët: Greqia është gati të “përfshijë krijimin e kushteve minimale të punësimit”, përmes një kontrate kolektive kombëtare të punës dhe fillojë të punojë për rritjen e pagës minimale (me një ndikim fiskal “të papërfillshëm”). Programi i krijimit masiv të vendeve të reja të punës është zhdukur. Shtylla politike e programit, e përbërë nga masa të padukshme për të forcuar demokracinë greke, është dashur të jetë neutrale nga ana fiskale, kështu që nuk është pjesë e diskutimit të Greqisë me kreditorët e saj. Programi i Selanikut u bazua në aftësinë e qeverisë së Syriza-s për të negociuar fshirjen e pjesshme të borxhit, një moratorium të përkohshëm mbi shërbimin e borxhit dhe vendosjen e një lidhjeje mes rritjes ekonomike dhe shërbimit të borxhit.
Por Bashkimi Evropian, Banka Qëndrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ranë dakord për ato gjëra, dhe Greqisë i është dashur të pranojë një vazhdim të programit aktual të shpëtimit, me kreditorët që periodikisht rishikojnë progresin e reformave. Ciprasi hyri në negociata, i paaftë për t’u larguar më pas nga tryeza, dhe kjo gërryejti shpejt pozitat e tij në ato bisedime. Kjo ishte përballja e parë me realitetin. Më herët, kur Ciprasi bëri premtimet e tij të guximshme gjatë fushatës zgjedhore, ai nuk parashikoi se duhet të vepronte në kushtet e kufizimeve financiare ekstreme, me fondet që thuajse po shteronin çdo ditë.
Qeveria e tij duhet të kontrollonte fondet e sigurimeve shoqërore, për të paguar pensionet dhe pagat, dhe falimenti i bankave e bëri sektorin bankar të Greqisë, të dëshpëruar për më shumë ndihma nga BQE-ja. Kontrolli i dytë i realitetit, duhet të ketë qenë i brendshëm: tronditja e përjetuar nga gjendja reale në terren, në raport me atë që ishte parë nga perspektiva e një qeverie të ardhshme.
Ashtu si çdo parti opozitare në një vend të keqmenaxhuar dhe aspak transparente, Syriza kishte vetëm një ide të përafërt të kostove dhe përfitimeve të masave të propozuara prej saj, ose se përse qeveritë e mëparshme nuk i kishin bërë të gjitha ato gjëra të mira, të sjellshme e të ndjeshme për popullin grek. Doli se kjo nuk ndodhi jo për shkak se ato qeveri ishin thjesht të këqija dhe kriminale. Administrata Ciprasit hartoi programin e saj të reformave, vetëm pas 2 muajsh negociata të pandërprera me ministrat e financave të Eurozonës, që kërkonin më shumë detaje dhe qëllimet sasiore.
Qeverisë iu desh kohë, për të kuptuar se çfarë mund të bënte realisht. Ndërsa programi i Selanikut kishte çdo gjë, duke parashikuar edhe sesi do të shpenzoheshin një mijë Eurot e fundit, plani i tanishëm nuk ka një saktësi të tillë. Ndikimi i tij pozitiv fiskal, projektohet të shkojë nga 3.5 deri në 5 miliardë euro. Gjëja më e mirë, që një parti e re mund të premtojë me të vërtetë ndaj votuesve, është pastërtia e qëllimeve të saj.
Specifikat gjithmonë do të jenë të lidhura me domosdoshmërinë dhe kufizimet. Kjo është arsyeja, se pse opozita greke, e udhëhequr nga Antonis Samaras, tani është duke i ofruar ndihmë Ciprasit, në kushtet kur lëshimet që ky i fundit po u bën kreditorëve e bëjnë të pamundur mbajtjen e koalicionit qeverisës të bashkuar. Realiteti është i ashpër, por s’mund dilet jashtë tij. /“Bloomberg View”/bota.al
Kio qe po ndodh ne greqi do ndodhi ne gjith shtetet e botes me kalimin e kohes ky eksperiment qe po behet me bashkimin evropian eshte vetem fillimi i fundit qe do te thot hapi i par i globalizimit qe do te thot nj bote me nj polici te vetme nj ushtri te vetme nj bang te vetme qe do kontrolloj gjith globin
Syrizes i duheshin 3 Miljarde euro nga Evropa te punesonte 300,000 njerez.
Syriza do i jepte cdo njeriu 10,000 euro, dhe do e quante te punesuar. Pastaj vitin tjeter do kerkonte perseri 3 Miljard Euro te tjera.
Kjo do te thote qe premtimet elektorale jane kote sepse bota dhe Europa nuk te lejojne te besh hapa te guzimshme sepse duan te te kontrollojne …
Perderisa hajduteve nuk do t,u konfiskohet pasuria e vene padrejtesisht dhe te denohen per vepren e vjedhjes,keshtu do perfundojne te gjithe vendet europiane,sidomos ballkani.Por ne kete rast Europa po sheh pasojat e perkedhelive qe i ka dhene Greqise dhe qe prap nuk e kupton se rruga e saj eshte e gabuar.Me parate e taksapaguesve te vendeve te tjera europiane greqia ben sevape,duke u dhene pensione njerezve jashte greqise,vetem qe ata te pranojne se jane greke,pra per nacionalizmin grek paguan europa.Greqise duhet t,i tregohet vendi derisa te kuptoje se nuk eshte ajo qendra e botes,ashtusi nuk ka qene asnjehere,por ka rrembyer meritat e te tjereve.Nga shembulli i greqise duhet te mesojme edhe ne dhe vendet e tjera qe situata te mos behet e pariparueshme.Po te kthehen pasurite e grabitura nuk do te kete varferi ,sepse eshte vjedhur aq shume sa do mjaftonte te zgjidheshin problemet qe vetem premtohen fushatave ,por asnjehere nuk realizohen.LE TE FILLOJE LOJA !…
Goni me e Kompani :
A e kupton se duke qene Injorant TOTAL ,
NE EKONOMI , NUK duhet te japesh mendime ?
Sepse po pret degen e pemes ku je ulur edhe Ti ?
Ekonomia nuk eshte si Futbolli shoku , Apo si partite .
Ashtu si Greku , e ke brenda edhe Ti ,
por nuk e kupton , se nuk te ka arritur tek Qafa ..
Persheshi qe ti shkruan ,
eshte rezultat i Propagandes Televizive , Dhe gazetareske .
Smundja jote ?
Konfuzion mental i Programuar .
Kur je i dhier te vjen era dhe kuterbon dynjane dhe nuk eshte faji i Evropes qe kerkon te vendosesh te lahesh. Fuqia ekonomike ka te beje me fuqin Politike, sa i forte je ne shtepin tende per te drejtuar familjen tende dhe tu afrosh atyre nje jete me te mire. Kur xhepat i ke cope dhe nuk ke brek ne bythe , atehere nuk mund te mbash familjen tende e jo me te shkosh per vizite tek komshinjte. Keshtu qe Greko haleja meriton nje ndershkim per tere felliqesite qe ka bere ne kurriz te popujve fqinje. I pafsha sa me shpejt me koike poshte, te djegur e te perveluar.
O Leo “englandi”! Te ka zen syt urejtja alla islam e e andej nga englanda ku ke gjet rehat mallkon e gezon te shohesh kok posht e te perveluar nje komb ku u ushqyen e vazhdojn te mbahen 1/3 e bashkombesve te tu ,qe skishin fatin ten te perfundonin ne englandin “tend”
Po e di cke , hajde ketu ti shpetosh shqiptaret qe po shkojn drejt asaj ruge qe ndoqen udheheqsit e shitur grek ,e ndonese qe nga viti 1991 kan paguar 2 her borxhin qe kan ,perseri ,aty ka ngel ky borxhi!Thon qe mallkimi esht si gomari qe kthehet mbrapsh andej nga del ! Pa me thuaj ,nje shtet Evropian qe nuk ka borxhe ! A ke vrar mendjen ndonjeher si funksionon kjo “filozofi” fajdexhijsh dhe ku perfundojn kto fitime kolosale kamatash ne kuriz popujsh ?Nese ke mendimin qe kto pare “ndihma” u dhan keshtu per sadaka e shpirtmadhesi,ateher , justifikoj kedo qe ka mendjen tende ! Skan faj popujt or leo por ata qe pasurohen ne kuriz te tyre dhe i genjejn me “karamelet” e vampirit! e ju “shtrijn doren” ne momentet e keqia !Po e perseris, qe edhe ne atje po shkojm e po gezojm “doren qe na shtrin FMN ja e neser do dal dikush si ty te na mallkoj se na e futen sheiket e politikes ! Me mir lutu qe te dal ndonje “Skenderbe”, qe ti shpetoj shqiptaret sa esht shpejt akoma, se mallkon e gzon me fatkeqesin e te tjereve ciletdo qofshin ata !
Qeveria e Ciprasit ndofta ka sot programin me te mire dhe me te drejte ekonomiko – social ne Europe. Problemi eshte se ky program qe mbron dhe ndihmon popullin qe shtypet dhe shfrytezohet nga kasta e te fuqishmeve duhet te vihet ne jete ne nje vend te falimentuar ekonomikisht!!!! Nje program i tille ekonomik mund te vihet ne jete ne nje vend qe ka nje ekonomi te fuqishme si psh ne Suedi, por jo ne Greqi. Kjo eshte tragjedia greke.
Mir e ke katarakt,por mediat qe jan ne sherbim te plot teatyre qe nuk e duan kte rug (“Zoti i ruajt”) ,i shmangen tij realiteti dhe greqia do behet “kok turku” qe te ven mend te gjith borxhlijt qe pasurojn “luanet”!A din ti se cdo grek esht i faturuar neper banka10000€ per kok dhe te tjara vende te Evropes e kan kte shifer mbi 15000duke futur dhe Ameriken brenda !Nuk ka vend ktu te te bej nje tabel e te shohesh kte realitet kapitalist ! Jan ktu,Nrvegjia,Suedia,franca,belgjika,Anglia Spanja Portugalia e nuk po vazhdoj me tej! Kjo diferenc egziston sepse greket nuk kan sigurin e ktyre shteteve qe permenda dhe ndaj kjo frenon borxhin prej tyre !Por nuk e kam llafin ktu !Ajo qe dua te percoj esht se gjith njerzimi funksionon me borxhe neper bankat dhe pa llogarit tani ky fitim gjigand kamatash, ku shkon???Pra u ndertua kjo “perandori” qe tashme esht kthyer ne sistem e ky sistem gllaberon individ,shtete,e popuj!Pra bangat komandojn,ato blejn e shesin udheheqje,ato vendosin fate e ne kot haemi mes nesh, sepse nuk dim sa te “vegjel”jemi! Cipra po perpelitet te korigjoj paraardhesit e tij, qe e shiten greqin e ka ren ne folen e ujqerve, qe duan ta shqyejn e veshtir e ka !Sidoqoft ne “luften” per “clirim” ka edhe te krisur qe i ven “trupin grykes se mitralozit” per te shpetuar “shoket” e mbeten mith ne histori ! Po shofim nje Evrop, qe ka “hapur krahet” e gllaberimit te te fuqishmit, e qe perpara qellimit final nuk njef solidaritet ! Ky le te jet mesim per ne, qe kemi “zgjatur”doren e po ju lutemi te na hedhin ne “prehrin e saj”…………