Reeker pritet nga Panariti: Shqipëria të luajë rol stabilizues në rajon

anazapta

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, ka nisur sot vizitat në Tiranë me një takim në ministrinë e Jashtme me ministrin Edmond Panariti. Gjatë takimit dypalësh, Reeker ka theksuar që Shqipëria duhet të vazhdojë të luajë rolin e një vendi stabilizues në rajon.

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme thuhet se gjatë takimit Reeker – Panariti “u theksua rëndësia e ekzistencës së frymës së dialogut dhe bashkëpunimit në shërbim të paqes, stabilitetit dhe perspektivës Europiane të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Më tej thuhet se “Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan nivelin e shkëlqyer strategjik të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe vlerësuan bashkëpunimin mes tyre si anëtare të NATO-s”.

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *