Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Renditja FIFA-s, Shqipëria fiton një pozicion
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Renditja FIFA-s, Shqipëria fiton një pozicion
Sport

Renditja FIFA-s, Shqipëria fiton një pozicion

anazapta
Published November 29, 2013
Share
SHARE

Barazimi i marë në miqësoren e zhvilluar në Turqi me Bjellorusinë ka sjellë ngritjen me një vend në klasifikimin e FIFA-s për kombëtaren Shqiptare. Kështu kuqezinjtë e drejtuar nga De Biasi tashmë janë të pozicionuar në vendin e 57 të klasifikimit botëror, një vend larg Uellsit i cili ka humbur 12 shkallë në këtë renditje. Kështu pasi humbën 13 shkallë menjëherë në renditjen e muajit Tetor, kuqezinjtë nisën ringritjen, edhe pse për momentin me hapa të ngadaltë. Barazimi në miqësoren me Bjellorusinë ka bërë që Shqipëria të fitojë 8 pikë, pasi nga 563 pikë që kishte në muajin tetor, në renditjen e re numëron 571 pikë. Vështirë që renditja të ndryshojë për kuqezinjtë tanë në dy muajt e ardhshëm, pasi në këtë periudhë nuk parashikohen ndeshje të kombëtareve, në pritje të shkurtit kur do të nisin edhe sfidat miqësore. Ndërkohë renditjen e përgjithshme të FIFA-s e udhëheq Spanja, e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina. Kolumbia ruan vendin e 4 ndërsa bën hapa gjigandë përpara Portugalia, duke fituar 9 pozicione për tu renditur në vendin e 5. Uruguai ruan pozicionin e vet në vendin e 6 teksa fiton një shkallë në klasifikim Italia, që lë pas Zvicrën dhe Holandën, dy skuadra që humbasin nga një pozicion në renditjen e përgjithshme. 10-en parë e mbyll Brazili, teksa përfundon jashtë saj Belgjika dhe Anglia.

 

 

 

anazapta November 29, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?