Shfaqja e saj e fundit në një kopertinë reviste është ajo në “Rolling Stones”, ku këngëtarja e famshme foli edhe për pajtimin me ish-të dashurin, Chris Brown. Rihana ka sjellë një tjetër set fotografik, të realizuar nga fotografi Terry Richardson. 24-vjeçarja shfaqet duke mbajtur në dorë një cigare të ndezur dhe e veshur me një këmishë nate të bardhë. Ajo që të bie në sy në foto provokuese është mungesa e reçipetave, një fakt që e karakterizon Rihanën shpesh edhe në daljet publike.