Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Rimbursimi, edhe një ekzaminim i ri për diabetikët
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Shendetesi > Rimbursimi, edhe një ekzaminim i ri për diabetikët
Shendetesi

Rimbursimi, edhe një ekzaminim i ri për diabetikët

anazapta
Published November 15, 2012
Share
SHARE

Shërbime të reja mjekësore me rimbursim për pacientët që vuajnë nga diabeti. Duke marrë shkas nga shtimi i frikshëm i rasteve të reja me diabet çdo vit dhe vështirësia në diagnostikimin e hershëm, drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shëndetësore, Elvana Hana, ka deklaruar dje se në një hark të shkurtër kohor do të përfshihet në listën e rimbursimit edhe një ekzaminim i ri që ndihmon rregullimin e parametrave jetësorë të diabetikëve.  Ndërkohë që ndryshime do të pësojë edhe numri i pacientëve që do të përfitojnë nga skema e rimbursimit.  “Në kontratat e reja që ISKSH po përgatit me Qendrat shëndetesore, do të parashikohet futja e një ekzaminimi të ri mjaft të rëndësishëm për diabetikët, që është hemoglobina e glukozuar, e cila do të ndihmojë të mbahen parametrat nën kontroll për të kapur sëmundjen në kohë e për të përmirësuar kështu, cilësinë e jetës për pacientët.

“Shtimi i këtij ekzaminimi sipas mjekut Isuf Kalo është një hap cilësor në trajtimin e diabetikëve në Shqipëri. Ai u shpreh gjithashtu se insulinat, mjekimi i domosdoshëm për diabetikët, i cili mundësohet nga ISKSH-ja, janë sot më të mirat në tregun botëror. Megjithatë, kundrejt shifrave shqetësuese të përhapjes së kësaj sëmundjeje, edhe Kalo vuri theksin tek edukimi i popullatës për të mos e lejuar diabetin të kthehet në sëmundje kronike.

Ndaj popullata duhet të jetë më e kujdesshme në lidhje me përzgjedhjen e dietës ushqimore që do të konsumojë, si dhe t’i japë më shumë rëndësi aktivitetit fizik, të klasifikuara si dy format më të mira të parandalimit . Dje në Ditën Botërore të Diabetit, Autoriteti Shëndetësor Rajonal organizoi grupet e mjekëve të shërbimit parësor, që të kryejnë matje falas të sheqerit në gjak për qytetarët, që të mund të shikonin nëse ishin të prekur nga kjo sëmundje.

Si ka ndryshuar kostoja e trajtimit

Shtimi i numrit të pacientëve me diabet, veçanërisht ata që janë në gjendje më të rënduar, ka ndikuar në rritjen e fondeve që nevojiten për rimbursimin e shërbimeve dhe medikamenteve me të cilat duhet të trajtohet kjo kategori. Sipas të dhënave të raportuara nga ISKSH-ja, kostoja e rimbursimit të këtyre shërbimeve mbart rreth 10 për qind të fondit të përcaktuar për barnat.  Gjithashtu, numri i recetave për pacientët diabetikë zë rreth 10 për qind të numrit total të recetave që lëshohen në vit (3 369 277 receta).

“Numri i diabetikëve të trajtuar po rritet me ritme shumë të larta dhe të dhënat tona tregojnë se 10 për qind e të gjithë buxhetit për barnat, shkon për kategorinë e diabetikëve. Ritmet e rritjes së pacientëve të trajtuar për sëmundjen e diabetit janë nga 5 deri ne 20 për qind vit pas viti dhe sot në rimbursojmë rreth 60 mijë pacientë në vit, ka deklaruar në aktivitetin e zhvilluar prej shoqatës së  diabetit në Shqipëri, drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana.

Më tej Hana vuri theksin tek fakti se instituti jep mbi 700 milionë lekë të reja në vit vetëm për diabetikët, të cilat zënë 10 për qind të totalit  të shpenzimeve të rimbursimit të barnave që shkojnë në mbi 7 miliardë lekë të reja në vit.  Në vitin 2011 rreth 1.3 për qind ishte shifra e pacientëve të rinj të evidentuar me diabet (ose 4980 raste të reja me diabet). Ndërsa në 9-mujorin 2012-s shtimi i rasteve të reja është 1.5 për qind (ose rreth 4 400 raste të reja) .


Numri total i pacientëve të trajtuar me barna antidiabetike

Periudha 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 9-Mujori 2012
Nr. Pacientëve me Diabet 32,641 43,504 41,263 38,473 42,868 44,765 55,072 57,000 57,896

 

Vlera mesatare e recetës për pacientet diabetike të trajtuar me barna antidiabetike

 

anazapta November 15, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?