Nga Artan Xh. Duka
Botuar në DITA
Si zbatimi i reformës në drejtësi ashtu dhe një sistem zgjedhor që nxit ndryshimin në politikë janë domosdoshmëri historike për pastrimin e politikës dhe rikthimin e besimit për më mirë.
Me drejtësinë ndodhi e paimagjinueshmja, u kthye bota përmbys derisa u miratua një reformë radikale nga vetëpolitika në një akt të papreçedentë “kamikazi” prej saj.
Ndërkohë, për reformën zgjedhore, ajo ka degraduar nëpëlhurë Penelope me arnime çdo katër vjet duke u përçudnuar në një “frankeishtain” që nëpërkëmb zgjedhjen e votuesit nëfunksion të statuskuosë politike me ndikim në vetë ecurinë e reformës në drejtësi.
Drejtësia e vota e lirë janë në një “varkë”. Aq sa drejtësia pastron mjedisin politik duke hapur e orientuar garën mes subjekteve korrekte ndaj ligjit, po aq edhe vota e lirë, duke zhveshur politikën e përfolur apo të korruptuar nga “imuniteti” që vjen me votën, ia lehtëson më tej punën drejtësisë. Dhe që të kenë duk, e mira e do të ndërmerren njëkohësisht.
“Kalaja” e fundit e statuskuosë
Politika e përfolur ka kohë që ia ka pirë lëngun drejtësisë dhe përtej “duarve” në gjyqësor e ndikimit të parasë së abuzimit, sistemi zgjedhor mbetet “kalaja” e fundit e saj. Sistemi i sotëm rajonal-proporcional (“spanjoll”), i gjetur me qiri e miratuar me unison në mesnatë, mbetet garant i vijimësisë sëpolitikës dhe privilegjeve më pas.
Ky sistem ka kohë që zhbën besimin tek vlera e votës. Ai nxit apati qytetare, abstenimin, klientelizmin zgjedhor, votimin nga halli se mos bien nga shiu në breshër etj. Me votimin në “thes” spekullohet me parimin e përfaqësimit teksa vlera, merita e dinjiteti qytetar i kandidatëve përballet me servilizmin ndaj njëshit, mefshtësia e fryma e “ekipit” etj qëshpie më pas në matjen me hijen e mëngjezit, marrjen tëmirëqënë të votuesit etj.
Besimi dhe motivimi për qytetarin shqiptar, qoftë kjo për karrierë në politikë, biznes, ecje përpara në shoqëri, bazohen në shanse reale në jetë. Po kur ky has në blloqe “betoni” tëpolitikës e statuskuosë që nuk hap krah duke zhbërë dëshira e ambicje, atëhere pasiguria e dëshpërimi e shtyn ose drejt largimit nga vendi ose nënshtrimit ndaj fatalitetit duke dalë jo rrallë edhe nga vetvetja për të mbijetuar në vëndin e tij.
Demokracia jonë nuk ka nevojë për karriera politike që konkurrojnë në vite ato të monarkisë e monizmit. Politikanët tanë, edhe qelibar të ishin e të bënin “vezën” e kuqe, nuk kanëpse të rrijnë në krye më gjatë se një president amerikan. E sakohë vet-rregullimi politik dhe statuset e partive etj nuk nxitin risinë dhe rotacionin real në to (institucioni dorëheqjes, kufizimi mandatit etj), një sistem zgjedhor meritokratik qëmundëson ndryshimin e protagonizmit në politikë (të njëjtat fytyra 30 vjet!) bëhet domosdoshmëri.
Preçedenti i drejtësisë dhe reforma zgjedhore
Afërmëndsh nuk pritet që politika të bëjë “hara-kiri” duke rrezikuar vijimësinë e statuskuosë dhe privilegjeve me njësistem të ri zgjedhor që reflekton vullnetin real të votuesit (psh. ai mazhoritar “gjerman”).
Ndonse politika është paraprakisht në konflikt interesi me çdo reformë që cënon statuskuonë e saj, ka një preçedent siç është reforma në drejtësi gjë që u bë e mundur se ishin SHBA e BE në mes. Perëndimi ka interesat e tij afatgjatëpolitik, ekonomik e gjeopolitik në Shqipëri dhe zbatimi ligjit dhe qëndrueshmëria qeverisëse mbetet domosdoshmëri për të.
E ndërsa mbetet tepër aktiv për reformën në drejtësi, për atë zgjedhore perëndimi ka zgjedhur të rrijë disi më larg (aq larg sa politika të trumbetojë se në vazhdim për negociatat zgjedhore nuk do të flitet më në gjuhë të huaj!).
Por “qëndrueshmëria” që sistemi aktual zgjedhor ofron, vijimësia si shtysë drejt vetëkënaqësisë dhe shpërfilljes politike, mund të shndërrohet në ngërç për vetë perspektivën afatgjatë të marrëdhënieve me perëndimin.
Qëndrueshmëria në politikë nuk është çështje emrash por praktikash ndaj dhe zgjedhja është mes “qëndrueshmërisë” (statuskuoja e votës) apo çmuarjes së vullnetit të lirë tëvotuesit (dinamika e votës), mes vasalitetit dhe servilizmit bajat ndaj perëndimit apo partneritetit parimor e korrekt me ta.
Ndërkohë, një sistem zgjedhor psh. mazhoritar me dy raunde, që nxit ndryshimin në politikë dhe “pasigurinë” çdo katër vjet jo vetëm forcon besimin e shoqërisë tek vlera e votës e demokracia por dhe ofron një qëndrueshmëri reale për vetë interesat afatgjata të perëndimit në vend.
Votë në “thes” apo votë për kokë!
Perëndimi e SHBA kanë nevojë për partnerë afatgjatë e tëbesueshëm që gëzojnë përkrahje reale të shprehur me votë.Këtë e përmbush psh. një sistem zgjedhor mazhoritar qëshmang kulisat partiak dhe i jep përparësi lidhjes deputet-votues, rikthen përulësinë e deputetit ndaj zonës, shndërron kryetarin e partisë nga të plotfuqishëm me mandat “pape” në të parin e rradhës mes të barabartëve, shmang anonimitetin nëqeveri, rikthen besimin se ia vlen të votosh etj.
Sistemi mazhoritar nuk është risi; ndodh ende me zgjedhjet vendore dhe ata që shohin “qimen” tek sistemi mazhoritar (të “fortët”) nuk mund të bëjnë të verbërin ndaj “traut” të sistemit aktual zgjedhor (partitë e “forta”).
30 vjet nuk janë pak për t’i dhënë hakun çdo partie e politikani dhe një sistem mazhoritar ofron mundësi për vlerësim real “tregu” duke mundësuar evolucion të natyrshëm politik (shëmbulli grek, italian, francez etj i shkundjes sëpartive historike). Dhe nëse ka nevojë për përmirësime ndaj shqetësimeve si të “fortët”, “dushku”, deputetët me korrespondencë, kufizimi i kandidaturës atje ku banon, “steka” për proporcionalin kombëtar etj, ia vlen!
Drejtësia e vota janë mundësira që një klasë politike të mos bëhet “bozë”. Qytetari meriton më shumë dhe perëndimi e SHBA, sikurse edhe me drejtësinë, duhet të ndërhyjnë për një sistem zgjedhor meritokratik që krijon besim tek vota.Ndryshe, vetë reforma në drejtësi do hasë në ngërçe pafund deri rrezikojë të përflitet si truk jo për të bërë drejtësi pa dallim por për të garantuar “qëndrueshmëri” me koka turku si presion ndaj politikës servile apo të korruptuar në vënd.
Trashëgimia e trazuar e tranzicionit – nëpërkëmbja e pronës historike, shtetit ligjor dhe votës së lirë, nuk ështëçështje individi por “kopeje” dhe drejtësia e votuesi duhet tëkenë njëkohësisht dorë të lirë të bëjnë të tyren.
Perëndimi nga ana e tij nuk mund t’i lejojë vetvetes të shihet sikur po ushtron presion selektiv ndaj politikës shqiptare në përmbushjen e reformave për daljen nga qorrsokaku demokratik.
Sikurse bëri me reformën “kamikaze” në drejtësi duke futur në “rresht” mbarë politikën, do të ishte i mirëpritur të bënte të njëjtën gjë edhe për respektimin e pronës historike dhe votës së lirë.
“Stabiliteti” që ofron sistemi aktual zgjedhor nuk është në dinjitetin e perëndimit. Ai ka aq forcë, peshë dhe interes të ushtrojë presionin e duhur ndaj politikës për të mos mbajtur më peng vullnetin e votuesit.
Është në interesin e perëndimit një stabilitet real demokratik, ndryshe, jo vetëm reforma në drejtësi rrezikon të mbetet gjysmake por dhe vetë qëndrimi i perëndimit të shihet si me dy kute duke vënë në pikpyetje edhe motivet e ndërmarrjes së reformës në drejtësi.
6 maj 2022
2008 e ndryshimeve kushtetuese ishte fillimi I filmit qe shohim sot, perendimi lejoi klasen politike te behej e perjetshme, ndoshta sepse donte te njejtet servila ne vite. I bie qe dhe reforma ne drejtesi sesa per drejtesi ndaj palacove te jete thjesht shantazhim per ti mbajtur nen fee palacot. me nje fjale kemi indirekt monarki se brezat shkojne e vijne e po ato fytyra ne tribuna
Per ke ‘perëndim’ e ke llafin o Duka ARTAN…kur ne kete vend marre ferra uraten nuk lind 30 vjet as shprese as diell AKSHAM!?
Politika eshte paqyre popullit,
Gjeja e fundit qe duhet te merakosen shqiptaret eshte ky medemek ”vullnet” i popullit
E cfare rendesie ka se kush palë e politikës fiton ?
Nuk ekziston asnje arsye që njëra e palë e politikes shqiptare të jetë sadopak më pak korruptuar se cdo palë tjeter politike që në gen.
Ketu qendron problemi, në papergjegjshmerinë që kemi në gen, dhe kjo gjë trashegohet
Cdo palë në pushtet cdo gjeje të zezë do i thotë e bardhë, ndersa palët në opozitë cdo gjëje të bardhë do i thonë e zezë, (dhe ky banalitet i shoqëruar edhe me mimikë, ndonjeherë edhe të bindur se kanë të drejtë….!) ketu fillon dhe mbaron inteligjenca e klases politike te ne
Pala fituese, merr privilegjet perkatese, ca militantë naivë dhe pa dinjitet ndonjë rrogë në shtet ndersa për popullin, pra për shumicen derrmuese të individëve që do mund të ushtrokan ”vullnetin”, realiteti mbetet njësoj kushdo të fitojë
Instiktivisht individet shqiptarë e ndjejne këtë gjë, prandaj pjesa e individeve që ka mundesi te ikë nga realiteti i pashmangshëm ikin !
Shqipëria eshte vend shumë i bukur, dhe pjesa që mund të ikë, rinia, dhe një pjesë tjeter ende e aftë për të ikur dhe ikin, nuk ikin nga Shqipëria, ikin nga vetvetja, ikin nga realiteti ku janë lindur dhe kane bëre edhe vet !
Por edhe sikur politikanët më të mirë dhe më të pergjegjshëm në botë të vinë të drejtojnë shqiptarët perseri realiteti ynë nuk do ndryshonte mjaftueshëm sepse në fund të fundit (e thënë jo me dëshirë) ky popull jo punëtor vetem kaq mund të konkurojë dhe prodhojë krahasuar me Perendimin.
Në këto kushte, gjeja kryesore që u duhet individeve shqiptarë është shëndeti, (për fat të mirë në pergjithesi e kanë ktë aset , armë kjo kryesore për mbijetesë), dhe jo kush palë politike shqiptare meritoka ”vullnet”