Rudina Xhunga bëhet nënë

anazapta

Gazetarja e njohur e emisionit “Shqip” është bërë nënë për herë të parë. Rudina Xhunga ka sjellë në jetë vajzën e saj, Alana. Xhunga, një ndër gazetaret më të njohura në Shqipëri, është e martuar prej një viti e diplomatin Dritan Hila. Ata që e ndjekim me vëmendje Rudinën në emisionin e saj çdo të hënë, e kanë vënë re se gazetarja e njohur ka qenë në punë deri në ditët e fundit të shtatzënisë. Por a do të bëjë pak “pushim” Rudina për t’iu përkushtuar vogëlushes që sapo ka sjellë në jetë? Këtë do ta shohim në javët në vijim.

 

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *