Të shtënat me armë zjarri ndodhën të hënën në Sparks të Nevadës, afër kufirit me Kaliforninë. Njoftohet se dy studentët e plagosur janë në gjendje të qëndrueshme. Njëri u qëllua në shpatull dhe tjetri në bark.
Mësuesi u identifikua si një veteran 45-vjeçar i ushtrisë amerikane (i quajtur Michael Landsberry), i cili vdiq gjatë përpjekeve për të mbrojtur nxënësit e tij.
Shefi i policisë lokale tha se rreth 150 deri 200 oficerë reaguan menjëherë pas incidentit. Shkolla fillore Sparks, do të jetë e mbyllur gjatë gjithë kësaj jave.
Ky është sulmi i fundit me armë zjarri në një varg incidentesh vdekjeprurëse në mbarë Shtetet e Bashkuara. Sulmi ndodhi gati një vit pas të shtënave në shkollën fillore Sandy Hook në Konektikat, ku u vranë 20 nxënës dhe gjashtë të rritur.