Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Shënim: A mjafton fjalia “u ndëshkuam me votë”?
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Shënim: A mjafton fjalia “u ndëshkuam me votë”?
AktualitetLajmi i fundit

Shënim: A mjafton fjalia “u ndëshkuam me votë”?

editor
Published October 29, 2013
Share
SHARE

U shndërrua në objekt batutash fjala e kryeministrit Rama në Kuvend javën e kaluar, kur ai bëri enumeracionin e boshllëkut të rezervave të shtetit me fasule, oriz etj etj. Sot në komisionin e sigurisë, ministri i Brendshëm Tahiri pohoi se situata ekonomike për përballimin emergjencave është alarmante.

“Në dispozicion për përballimin e emergjencave kemi gjithsej vetëm 570 mijë lekë të vjetra, ose 570 dollarë. Kemi borëpastruese, disa makina, nuk kemi drejtues mjetesh. Nuk kemi sheqer, nuk e di por ishallah nuk kemi emergjenca sesi do ia dalim nuk e di. Kemi 26 milionë dollarë borxhe dhe ky është kulmi më alarmant i situatës ku ndodhemi me emergjencat”.

Nëse ndodh ndonjë debat televiziv apo kryhet intervistë me përfaqësues të opozitës sot, përmendja e këtyre detajeve merr përgjigjen: “Mirë mirë, por ne u ndëshkuam me votë, ju çfarë do bëni?” Ky kapak “floriri” për parimin e tokës së djegur me të cilin ka qeverisur e djathta muajt e fundit, e bën edhe më paradoksal alarmin e ish kryeministrit Berisha se kundërshtari i tij do bëjë me Shqipërinë atë që bëri Papandreu me Greqinë.

Absurdi kap majat, kur po kjo opozitë ngul këmbë se e majta e nxin qëllimisht realitetin, pasi ajo ka lënë në dorëzim financa të shëndosha dhe ekonomi të lulëzuar. Qoftë dhe kuadrin e amoralitetit të politikës, kjo është e tepërt.

editor October 29, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
6 Comments
  • Pëllumb zaimi says:
    October 30, 2013 at 12:46 am

    Kërkoni penalizimin e atyre që jashte çdo kriteri kanë shperdoruar rezervat e shtetit dhe kanë ndërruar destinacionin e tyre ligjor. Pozita të mos kuisë por të veprojë, të mos qajë por të kërkojë ndeshkim, të mos ju bjerë daulleve zhurmuese por burisë se sulmit mbi banden qe ka shfarosur rezervat e emergjencës apo rezervat e “hallit te madh”. Kjo ështe zgjidhja. Të kthejné paratë ose mallin e vjedhur. Falja e tyre është krim. Pozita të mos ndjekë shembullin e qurrashit qe ja ha pula bukën në dorë. Po tallen banditët me ty o pozite! Po te thonë pa pike turpi se ti kanë léne “financat te shendosha”. Përfitojnë nga moderacioni yt oportunist dhe nga hapat që nuk po i hidhni si rilindas por si sakatë…! Populli pret te veproni juve akoma dremisni. Javashlleku bën té marë frymë maskarallëku! Dhe ai po mer fryme, madje po ju bën dhe karshillek! Edhe dhi te zgjebura edhe bishtin përpjetë!? Vazhdoni meruni me tryezat tuaja kur populli ulerin për veprim. Po e zhgënjeni!

    Reply
  • Pëllumb zaimi says:
    October 30, 2013 at 12:48 am

    VR!!! Kërkoni penalizimin e atyre që jashte çdo kriteri kanë shperdoruar rezervat e shtetit dhe kanë ndërruar destinacionin e tyre ligjor. Pozita të mos kuisë por të veprojë, të mos qajë por të kërkojë ndeshkim, të mos ju bjerë daulleve zhurmuese por burisë se sulmit mbi banden qe ka shfarosur rezervat e emergjencës apo rezervat e “hallit te madh”. Kjo ështe zgjidhja. Të kthejné paratë ose mallin e vjedhur. Falja e tyre është krim. Pozita të mos ndjekë shembullin e qurrashit qe ja ha pula bukën në dorë. Po tallen banditët me ty o pozite! Po te thonë pa pike turpi se ti kanë léne “financat te shendosha”. Përfitojnë nga moderacioni yt oportunist dhe nga hapat që nuk po i hidhni si rilindas por si sakatë…! Populli pret te veproni juve akoma dremisni. Javashlleku bën té marë frymë maskarallëku! Dhe ai po mer fryme, madje po ju bën dhe karshillek! Edhe dhi te zgjebura edhe bishtin përpjetë!? Vazhdoni meruni me tryezat tuaja kur populli ulerin për veprim. Po e zhgënjeni!

    Reply
  • Mimoza says:
    October 30, 2013 at 6:05 am

    Gjeti sa gjeti, ata te tjeret u ndeshkuan me vot , por Rama te mos filloje nga lukset, po te punoje.

    Reply
  • shqipfolësi says:
    October 30, 2013 at 9:14 am

    Fjalia..”u ndëshkuam me votë” nuk mjafton, sepse duhet të pasohet edhe nga një pyetje,..”pse u ndëshkuat me votë?, e cila në vetvete kërkon dhe një përgjigje, si psh.” ndëshkimi erdhi nga vota plebishitare popullore për korrupsion, përvetsime, abuzime, boshatisje të arkës së shteti dhe rezervave emergjente ekonomiko-financiare, vjedhjeve deri në minutatat e fundit të qeverisjes berishiane, etj. etj…gjëra që janë thënë e stërthënë.
    Por këto të gjitha nuk mjafton që janë bërë publike në media. Qeveria nuk është opozitë që denoncon në media dhe organizmat europianë.
    Qeveria sikurse ka deklaruar dhe zoti Rama, vepron dhe qeveris. Fjalët i takojnë opozitës. Veprat i bën qeveria. Si qytetar, mendoj se tashmë ka ardhur koha për Ndëshkimet Ligjore, ndaj të gjithë atyre që u “ndëshkuan me votë”. Këtë pret i gjithë populli. Jo vetëm shkarkime dhe largime nga puna. Së pari duhet të dënohen ligjërisht, për të gjitha shumat e përvetsuara që tejkalojnë të ardhurat e tyre në bordero. Ti kthejnë arkës së shtetit çdo gjë të përvetsuar me pa të drejtë, me fodullëk, arrogancë dhe karshillëk. Ndërgjegjen dhe përgjegjësinë e tyre, e pamë gjithë këto tetë vite.
    Tani është koha që gjithçka të ndryshojë dhe të marrim përgjigjet e votës së dhënë më 23 qershor…

    Reply
  • Ahmet says:
    October 30, 2013 at 11:32 am

    Alfred olli ,drejtor i emergjencave civile,ne min. e brenshme,ne kohen e Sales,ka qene kryetar i bandes famekeqe te “5 dyqaneve” ne Korce.Kur ai u emerua ne kete post (ndonese i pashkolle),Saliut i erdhen mijra ankesa nga qytetaret e Korces.Vizioni i zi i ketij palo kryeministri,ishte i mirepercaktuar,se ky kryehajdut duhet ne postin e drejtorit te emergjencave,per ta grabitur me fund arken e shtetit. Vete fakti e tregoi,qe ky cub e la arken e emergjencave me 570 dollare….

    Reply
  • tanino says:
    October 31, 2013 at 10:31 am

    konstatime dhe percaktime per abuzime dhe mos funksionimin e shtetit dhe te ligjit kemi bere vete ne si popull more zoti minister.ju jeni zgjedhur aty ne krye qe te veproni dhe te gjykoni te gjithe ata qe i shkelen ne menyre barbare keto norma .por me sa po shikojme deri me tani ju mungon deshira dhe vullneti per te vepruar.megjithate mendoj se ju takon nje vit kohe ne menyre qe te mos keni me justifikim dhe ne te njejten kohe edhe ne si popull te shpresojme per me te miren. nuk po kerkojme nga ju mrekullira ekonomike ama minimumin e asaj qe ju takon ta beni te ndeshkoni me ligj abuzuesit dhe jo te mjaullisni???

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?