Po e zhvilloj ca më tepër tezën që hodha e mbrojta në shënimin tim me titullin “Ka një problem me elitën ‘myslimane’ shqiptare”. Diçka të tillë e bëra dhe në programin ‘Opinion’ të TV Klanit, të hënën në mbrëmje, por argumenti është kaq kompleks sa, çfarëdo e sado që të thuash, ti prapëseprapë do jesh i përndjekur nga ideja se s’ke thënë atë që duhet. Riformuloj: Myslimanët vetë, sidomos ata që e përfaqësojnë këtë bashkësi në mënyrë institucionale a në mënyra të tjera, duhet të jenë të parët që duhet të kujdesen për imazhin e tyre faqe botës.
Është e sigurtë se imazhi i keq për ta e ka burimin edhe te plot paragjykime, apo animozitete, që ekzistojnë tek pjesa tjetër e shoqërisë, sidozot tek mass-media, te pjesa jo fetare e shoqërisë, tek elita intelektuale që në disa raste gjurmon me qejf e me pahir mospërputhje e kontraste mes vizionit të vet për botën e vizionit të tyre fetar, etj, etj, por po kaq e sigurtë është se përgjegjësitë për këtë imazh duhen kërkuar më së pari tek vetë myslimanët. Këta të fundit të shumtën e kohës bëjnë pak, ose asgjë, për t’u distancuar nga – e për t’i dënuar – qarqet radikale e ekstremiste të tyre. Përveç kësaj, ata duhet të na bëjnë njëherë e mirë të qarta qëndrimet e tyre lidhur me një numër gjërash, përballë të cilave nuk duhet e nuk mund të ndahemi; përndryshe, këtë komb që është themeluar qysh në origjinë si një unitet të krishterësh e myslimanësh, e këtë shtet që kemi rënë dakord të ngrihet e të mbahet mbi themele të lirisë, të demokracisë, të ligjeve civile e të të drejtave të njeriut, mund t’i marrë lumi.
Ne lipset të nënshkruajmë një kontratë mes nesh në këtë mes. Të gjithë ne duhet të biem dakord mbi ca gjëra të panegociueshme. Ne që nuk jemi besimtarë, apo – për t’mos i ikur argumentit – që nuk jemi myslimanë, duhet të pajtohemi me faktin që myslimanët janë një pjesë e rëndësishme e kësaj shoqërie, që pa ta nuk ka e nuk mund të ketë një komb shqiptar, që ata duhet të jenë të lirë e të papenguar ta ushtrojnë e praktikojnë besimin e tyre e që të gjitha llogaritë e projektet tona për të ardhshmen duhen bërë me ta e për ta. Këto, e ndonjë gjë tjetër që ka lidhje me të drejtat e tyre, janë të panegociueshme. Përsëris: Të panegociueshme.
Por në këmbim, ata duhet të na japin prova se e dinë mirë që ky komb është dhe i të tjerëve, të krishterë, laikë a ateistë qofshin, duhet të na japin prova se këtë vend e këtë komb e duan po aq sa ne të tjerët, duhet të na japin prova se interesi kombëtar është një gjë që nuk mund të negociohet, dhe po njësoj të panegociueshme duhet të jenë, në radhë të parë prej nevojës për të mbajtur në drejtëpeshim e harmoni këtë shoqëri me strukturë shumëfetare, shteti laik, shteti ligjor, demokracia liberale.
Ne flasim për tolerancën e harmoninë mes feve këtu te ne, por kjo tolerancë e demonstruar deri më sot ka ardhur, jo nga ndonjë disponim yni etik apo përsosje e jona shpirtërore (veç ndonjë qyfyrexhí mund t’i mbahet këtij pretendimi), por – kaq e thjeshtë është gjëja – prej vetëdijës se pikërisht kjo tolerancë është një conditio sine qua non e ekzistencës së kombit shqiptar, prej vetëdijës se me identitetet fetare të sho-shoqit nuk mund të lozet. Këtë vetëdijë duhet ta mbajmë gjithë kohën gjallë. Kuptohet, nëse biem dakord se ky komb meriton të ketë të ardhshme.
njerzit e pagezuar, qe nuk i eshte gatuar kurre dhe jon lon ne dill qe diten kur kan le nga prinderit e tyre marrin kete fe dhe shkojne e vriten per askushin se muhameti ka qene hebre dhe krijoi kete fe per idiotet e mbetur ne arabi jashte fese cifute
ke ngaterruar forum o arushe qe flet ik se e ke vendin te kopshti zoologjik ose ne male,,,,,,,,kur jane bere edhe shtazet me dhene mendime per fete………..!!!!!
5000 nga keto kerkon Berisha qe mbaroj premtimet qe ju ka bere shqipetareve…
te gjitha keto pikepyetje qe ju ngrini ne kete shkrim mund ti zgjidhesh tek eproret e tu masone. ju si gazetar e keni ngritur ndonjehere pyetjen nga doli ky fenomen dhe pse jane pikerisht jane myslymanet qe u vihet gishti, kush ka interes ne kete mes,keto dhe pyetje te tjera si keto duhet te ngreje nje gazetar profesionist dhe serioze por qe si gjithmone dhe cuditerisht pyetjet e veshtira anashkalohen.lereni rehat kete popull dhe mos i fryni nje zjari i cili nuk ka egzistuar kurre ndonjehere ketu tek ne.
per veprime te xhdo llojii eshte me lehte te bindesh nje person me kulture te cunguar??????
apo ………. kjo eshte kultura e ke tyre viktimizimi i shrytezuar ky me ata qe perfitojne ekonimikisht….
Shko or budallee mos bej profetin,;Fete ne Shqiperi jane nderruar,jane ndaluar;me to eshte luajtur dhe po luhet,por uniteti kombetar nuk eshte tronditur,sepse kombi shqiptar nuk mbeshtetet mbi fe ,por mbi gjuhen shqipe.Atje poshte ne Greqi e ke shtetin shumekombesh e shumefaresh,qe mbeshtete mbi fe.
Sa me e thelle perkatesia fetare, aq me e madhe urrejtja mes feve. Nuk ka tolerance fetare, ka ndikim te vogel ( sa mire ) te feve ne Shqiperi qe ben te mundur bashkjetesen midis besimeve. Ne rast se nje besim fuqizohet, atehere nuk ka me harmoni e as bashjetese nderfetare. Percares eshte besimi qe i ndan njerezit ne besimtare te vet dhe ne te pa fe. Keta mostra ne foto nuk pranojne tjeter fe vec asaj te tyres, bile bejne terror edhe mes sekteve te veta si ne Irak.
pershendetje mustafa!
ketu ne holande luftes se sirise i jane bashkaur edhe holandezet me mjekerr bjonde, me fe katolike ose protestante,dhe kete nuk e kane bere pra se e duan fort muhamedin
por edhe idealit te lirise se popujve ne bote,
askush nuk u ngrijt ketu e te thote: holanda po behet vend terrorist islamik
do bejme mire qe vendimmarrjen e shqiptareve ne luften e sirise te mos e kerkojme vetem tek djepi fetar por edhe idealet e lirise njerezore.
flasim vetem per fene e luftetareve por nuk merremi aspak me luften e padrejte, barbare te rregjimeve diktatoriale, si ne kete rast, diktatorin sirian,
flm,
rezart palluqi holande
supozoni zoti Nano, sikur disa greke, bullgare, siriane, apo kineze, te ishin bashkuar ne radhet e UCK-se kosovare?
pa me thoni, a do i kishim shpallur ata terroriste islamike apo budiste?
aspak, sepse atehere do te justifikoheshim se ata luftuan ndaj makinerise vrasese te Miloshevicit!!
perse i shpallim shqiptaret ne kete rast, te rrezikshem, islamiste ekstreme, nderkohe qe ata nuk vrasin qytetare te pafajshem ne kete rast, por luftojne kundra aparatures vrasese te nje diktatori vellavrases i krahasueshem me ate milloshevician? Deri kur do perdorim automatikisht logjiken gazetareske populiste perendimore ndaj islamit?
edhe nje here: jam kundra terrorit islam ndaj qytetareve te pafajshem, por nuk jam aq ekstremisht kundra luftes ndaj nje makinerie vrasese diktatoriale!!!!
Z. Palluqi cili shtet e ka pushtuar Siirne dhe keta po vene dhe luftojne per pavaresine dhe lirine e saj?? Nuk e dini juve qe aty po behet nje lufte civile midis sirianeve?? Nuk e dini juve qe aty eshte kthyer ne nje lufte sektare midis sunive dhe shiiteve?? Ka ndonje gje te perbashket lufta e UÇK,nje lufte per liri dhe pavaresi nga serbi, me luften e sirianeve??? Aspakkkkkk Te gjithe keta qe kane vjatur ne Siri, luftojne ne radhet e organizatave te lidhura me Al-kaiden, qe kerkojne te krijojne kalifatin islamik. Atehere me thuaj meqe keta na dashkan te mbrojne demokracine e Sirise si eshte e mundr qe luftojne krah xhihadisteve terroriste dhe jo per formacionin e vertete opozitar??? Jepini pergjigje ketyre pyetjeve dhe pastaj do ta shohesh se çrrezik perbejne keta njerez per Shqiperine dhe per luften e vertete qe bejne sirianet kundra Assadit.
Myslimanet nuk perbejne dhe nuk kane perbere ndonjehere problem ne Shqiperi. Rreziku vjen nga disa islamiste te radikalizuar per te cilet sharia eshte me e rendesishme se kushtetuta, te cilet jane vellezer me arabet dhe turqit, por i shohin shtrember ortodokset, katoliket madje edhe bektashianet shqiptare, te cilet i konsiderojne si te pafe. Kush ve fene mbi kombin apo sharian mbi kushtetuten, – perben rrezik per Shqiperine.
Nuk eshte e vertete se vetedija se pa tolerence fetare nuk ekziston kombi shqiptar. As toleranca nuk ekziston, pasi nuk ka pse te ekzistoje. Se po thame qe ekziston toleranca, kjo mund te kthehet fare mire, nje dite te bukur, ne fakt te keqe ne te kunderten e saj.
Them nuk ka pse te ekzistoje toleranca fetare, pasi ketu tek ne nuk ka patur e nuk ka ndjenja fetare. Te pakten krahasuar me kombet e tjere. Ne kemi qene e jemi te vetedijshem se jemi nje rrace, kemi nje gjak, GJAK SHQIPTAR. Dhe te gjithe pa kundershtime, te pakten ne popull, kemi qene te bindur se fete ne Shqiperi kane qene sajesa te nje pushtuesi, apo tjetrit qe ka ardhur sipas radhes.
Prandaj esenca eshte. Ne Shqiperi s’ka besim fetar. Keshtu s’ka pse flitet as per tolerance fetare. Nese ne nje anketim ne te dy fete kryesore ne Shqiperi, do te pyetej: A i respektoni ritet e fese tuaj? Psh. 30 dite Ramazan agjerim. Ose 40 dite kreshem, tek te krishteret.
Sa do te ishte numri i besimtareve qe i praktikonin keto rite? Sepse si ne bibel dhe ne kuran, thuhet se nuk mund te jete besimtar ai qe nuk ndjek keto rite. Bile i ndalohet te hyje ne xhami ose ne kishe. Sot ne keto objekte kulti ne shkojme per te na ndjelle pak fat. Per te ndezur nje qiri. Shiko, ne kishen e Lacit, me te shumtet qe shkojne jane myslimanet. Mirepo adhurimin e denon si feja e krishtere dhe ajo islame.
Duhet pare me mire kjo ceshtje. Fenomenet e fundit nuk jane fare shprehje e besimit fetar. Ato jane ne radhe te pare nxitje me prapavije te theksuar antikombetare .
Deri pak kohe me pare ishin rebele qe luftonin regjimin e Asadit tani u bene terroriste sepse kontrollojne shume territore gje qe nuk i pelqen amerikes sepse nuk realizohet plani i saj i pergatitur ne zyrat e CIA-s,,,,,amerikes vetem rusi ja mbledh me sakte putini,,,,,,,,,,sepse ka shume kohe qe tallet me fatin e popujve te globit ne interes te saj,,,,,,kur vrasin ushtaret izraelite palestineze edhe familje te tera cfare eshte ???????????? (iraku u pushtua sepse kishte arme berthamore= me nafte qe eshte produkti perse u be e gjithe lufta,,,,,tani qe amerika mori ate qe donte po hedh syte nga siria edhe irani,,,,,,,,po i ngeci sharra ne gozhde spse nuk e la muzhiku boll i tha se sulmove 1 shtet duke thyer rregullat nderkombetare edhe mashtrove per armet berthamore tani rri e bej sehir se je tiger kartoni,,,,,,,,,,,) !!!!!!!!!!!!!
Bravo Mustafa,trajtimi mese korekt,urgjent duhet nje pakt i tille nese duhet te mendojme se do te kete Shqiperi.Po kam frike se interferencat ekstreme me fryme religjioni kane manipuluar thelle dhe kane renuar ndjenjen e atdhedashurise sa qe nje pjese shprehen se me pare jam musliman dhe me pas jam shqiptar(per ironi te fatit kjo eshte artikuluar dhe nga deputete te parlamentit te Kosoves).Per tu trishtuar,si dhe kjo me lart ne nje koment,kur tema qe flet artikulli eshte per paktin e domosdoshem per tolerancen ndermjet feve ne te mire te Shqiperise,komentuesi hosteni flet per krijimin e shtetit islamik ne Siri,mendo sa ka interferuar e keqja.
z. Nano ben mire qe i kthehet ketij problem dhe duhet bere ne menyre konstante, me vullnet e pa-pushim; vetem ne kete menyre u jep nje “dalje” te moderuarve, sigurisht dhe perkrahjen e shoqerise.
BOTA – eshte nje nga problemet me komplekse me te cilin po perballet cdo shtet i madh apo i vogel. Amerika, Kina, India, Rusia, Britania, Franca, Gjermania; ne forme pakicash, shtetesh kufitare a nga Emigracioni, jane ne “lufte te perditshme” ndaj ketij fenomeni; Beligjika, Vendet Nordike, Zvicra, Austria por dhe Bosnja, Kosova e Shqiperia; e ne nje forme me te mprehte shihet ne vendet e medha muslimane, Indonezi, Pakistan, Egjipt dhe Arabi Saudite. Ne vende si Libia, Omani, Afganistani etj, krijonte trazira te papajtusheme me Shtetin e Rendin Publik. Demografia “ndihmon” ne kete problem, familjet Myslimane kane shume femije, prinderit e keq-edukuar shpesh krijojne femije qe nuk jane mire ne shkolla, kjo sjell grupe qe merren me vjedhje, droge e nxjerrin probleme per cdo shoqeri; kontigjente te tille pa Drejtim e pa Baza jane nder te paret per rekrutim nen pretekstin e “perkatesise ne nje grup” apo “ disiplines e bindjes” ndaj Profetit/fjales se tij.
C’na duhet ne? — Kur zemerohen “njerezit dhe shtetet” e gjejne “zgjidhjen, fet-e-fet. Terror, burgosje, deportime ne vendin e Origjines. Po si? 1) Shume jane vende te origjines. Mos te merremi me ta fare- thone disa. Kur lihet Afganistani a Pakistani (fuqi berthamore) pa ndihme dhe perkrahje nderkombetare, problemi eksportohet ne zonat kufitare, rajon e me pas ne bote. 2) Ka shtete pa kontroll, si Libia, Sudani, Chadi, Somalia, Afganistani. 3) Te tjera me “no go areas” ku ne provinca te tera Shteti nuk ekziston, si Balukistan, Vaziristan etj (Pakistan) ku jetohet me “kode kanuni” fitime nga droga, tregeti armesh, pirateri etj. FEJA – ka mbi 1 miliard Muslimane sot ne bote. Perceptimi qe jep kjo fe – disa here – nuk eshte tek besimi, objektet apo cfare perfaqeson ky religjion; me teper “si menyre jetese” Me rregulla sjellje ne shoqeri, familje e per individin, cfare i lejohet e si te veproje; hyn deri ne marredheniet me te tjeret, sistemin banker, (huane) sistemin ligjor (rregullat e sharias) dhe me ne fund…ka nje “fare imponimi” ndaj Mos-besuesve. i.e Kafirve. Kjo behet nga ekoja qe i japin Mediat.
Proporcioni. — Cfare po ndodh sot ne bote eshte nje problem asimetrik. Per shume arsye masa kalon shpejt. Ka ngaterrim te Islamit Normal me “Islamin Politik e Fondamentalist.” Per cdo Imam ekstremist a nje akt terrori, jane miliona muslimane qe shohin punen e tyre. Myslimanizmi si fe nuk ka Udheheqje a autoritet unik ne menyre zyrtare e interpretative; ndodh qe ka ndarje dhe brenda besimit: sunitet, shiat, vahabistet etj, sic dhe te Krishteret kane ndarje te tilla. Kur ndodh nje akt terrorist, ne avion, ndertese a kunder nje grupi njerezisht, shpesh eshte pare qe shume nga keta ndjekes nuk jane as Muslimane, por “Abdullahe te konvertuar” Te dy personat me origjine nga Nigeria, qe i prene koken nje ushtari Britanik, ishin nga familje Kristiane, sic dhe te tjere qe jane pa “shembuj a drejtim” dhe bien nen influencat e grupeve esktreme. (sic thonte gazetari K.Cukali- ku jane ceshtjet e Medha sot?)
Pj2 (e ndaj ne dy pjese per lehtesi leximi, kuptohet per ate qe do ta lexoje. Kjo teme me duket sh. e rendesishme, dhe ngelet dicka qe ciles as nuk i largohemi dot e as nuk mohohet)
Myslimanet e thjeshte — Si ne Perendim, si ne Shqiperi atakohen per dicka qe eshte jashte kontrollit te tyre. Dikush i ka bere “hijack” nje religjioni te tere duke e perdorur per interesa te tyre. S’ka “one size fits all” as ne faj, as ne zgjidhje. Problemet e mbetura nga kolonializmi, nderhyrjet e Amerikes, varferia etj, i fusin nen cadren e “mbrojtjes nga infidelet” ne disa raste kane te drejte, ne shume … harrojne se jane Shtetet Muslimane qe dalin me keq ne nivel varferie, te drejta njeriu e standarte te uleta jetese. Myslimanet normale duhen kuptuar dhe ndihmuar. 1) radikalet nuk vijne per nje dite; problemet dhe lindja e tyre jane graduale…ne c’pike do i denoncosh ti, si mysliman i thjeshte? 2) kemi grupe kombative disa prej te cileve jane gati per lufte, vrasje e vete-vrasje; a nuk eshte shume te presim nga “komuniteti mysliman” te merret me ta? Duhet kuptuar nje here e mire, se njerezit kane frike…duan qetesine e tyre dhe asnje nuk perfaqeson askend. Nese Muslimanet do ishin nje Grup Etnik, menyra si trajtohet ky problem nganjehere do quhej haptazi Rraciste. Sic kane vujatur Kolumbianet neper bote, ne udhetime, punesime e thjesht marredhenie njerezore.
Duhet nje fare mundimi te shihen Problemet nga ana e tyre, jo ne “perkulje mbrapsh” si Liberale Standarte por te mesojme si te kontrollojme problemin. Ne Kolumbi, ku secili flet e ka pare efektet e droges, “denimi ndaj gjestit” s’eshte ne nivelin e shume nga ne, qe nuk njohim njerez te tille. Nje shperndares i vogel quhet se “nuk i ben dem njeriu”…si per nje fermer ne Peru apo Afganistan qe nuk i intereson c’behet me prodhimin e tij, por te mbaje familjen me buke. Nese njerezit nuk kane nje alternative te qarte…gjithmone dalin probleme, e jo vetem me Fete. a) emigrantet. Zakonisht jane femijet e tyre. Nuk eshte dhe aq pa-aftesia te integrohen sesa te qenit konfuze nga vuajtjet e rracizmi qe kane kaluar prinderit; te cilet e kane humbur kontrollin mbi ta. b) vendet muslimane a me shumice te tille; shume nga ne shohin Francen Ameriken, Britanine si modele demokracie, ato i shohin si pushtues, kolonialiste dhe shkaktare te vuajtjve te tyre. c) shtetet ku Myslimanet shtypen apo keqtrajtohen (Kina, India, Rusia, etj) shihen si armiq qe duhen luftuar.
Kemi te bejme me nje problem shume kompleks; sic dhe thote autori… duhet mirekuptim nga te gjitha anet e shoqerise, pa dyshime dhe inkriminime; kjo eshte e vetmja menyre per te izoluar grupet-individet ekstremiste. Myslimanet e Moderuar duan ndihme nga shteti e agjensite e sigurise, dhe kushte me te mira qe kur te jene perballe me “grupe te vogla ekstreme” ta dine se nuk jane te vetmuar a se do paguajne nje cmim te larte; ate qe nuk mund ti kerkohet asnje invidividi apo perfaqesuesi te nje grupi.
Haha….te cuditshem vertet ne myslimanet e shqiperise sepse edhe pse jemi shumice qeverisemi nga pakica dhe shkojme per te zgjidhur ceshtjen e pushtetit ne siri….