Dje, në versionin online të së përditshmes britanike ‘The Independent’, të tërhiqte vëmendjen një përpjekje për të ndjekur hartën e Europës në rrjedhën e kohës me ndihmën e teknikës ‘time-lapse’ (është një teknikë fotografike e transmetimit të një sekuence të fundme fotosh, gjë që të jep idenë e një filmi të ngadaltë). Është fjala për hartën e Europës gjatë 1000 viteve të fundit, dhe lexuesi ka mundësi të ndjekë nëpërmjet kësaj videoje ‘time-lapse’ zhvendosjen e kufijve të shteteve të Europës kohë pas kohe e ngjarje pas ngjarjeje (kush ka kërshëri duhet të shkojë në linkun http://www.independent.co.uk/news/world/europe/crimea-just-a-blip-time-lapse-map-video-shows-1000-years-of-europes-history-in-three-minutes-9201414.html), dmth rënien e perandorisë së shenjtë romake, krijimin e rënien e Perandorisë osmane, krijimin, zhdukjen e pastaj rikrijimin e shteteve të ndryshme, krijimin e shteteve kryesore të Europës, Francës, Spanjës, Britanisë, e më tej të Gjermanisë e Italisë, e kështu me radhë. Është dhe Shqipëria në këtë hartë të lëvizshme që tkurret, bymehet, copëtohet, hyn e del nga një perandori në tjetrën.
Kjo video është një si parodi e kufijve të shteteve në Europë. Kjo e fundit shpesh herë shihet si një njësi e unitetshme, e ngritur mbi qytetërimin helenik, romak e të krishterë, por kjo hartë një mijë vjeçare kufijsh që shfaqen, zduken, zhvendosen, etj, e transmetuar në ‘time-lapse’, rreket të të mbushë mendjen për të kundërtën, rreket pra të të mbushë mendjen se në këtë kontinentin tonë, sidomos në këtë kontinentin tonë, asgjë nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë.
Është e vërtetë? Edhe po, edhe jo. Përsa i takon përkufizimit identitar të këtij kontinenti, megjithë sfumaturat e mundshme, mund të flitet për një njësi të unitetshme (edhe mbi këtë bazë ka lindur projekti mbi Europën e Bashkuar), por përsa u takon kufijve, ky kontinent është ende në një gjendje vibrimi. Vetëm pak ditë më parë patëm një ndryshim kufiri. Shtetit ukrainas ia shkulën prej trupit siujdhesën e Krimesë (në këtë diskutim po përfshij Ukrainën në Europë; dhe ukrainasit vetë nuk është se janë kundër në këto rrethana).
Ky rast i freskët është një aksident pa ndonjë domethënie kushedi se çfarë? Nuk duket se është kështu. Europa mbetet dhe sot e kësaj dite një kartë, mbi të cilën dora tekanjoze e historisë vijon të zhgarravisë kufij. Në shtator të këtij viti, skocezët kanë planifikuar një referendum, në të cilin do duhet të vendosin, nëse do të dalin, apo jo, si shtet i pavarur. Belgët, sa herë që ndodhen në vështirësi, s’e kanë për gjë ta çojnë mendjen tek ideja për ta fshirë nga harta e Europës shtetin e tyre; dhe ngjan se mund ta bëjnë pa ndonjë dhembje këtë operacion. Në Spanjë, në Itali, etj, ka tendenca të njohura separatiste. Dhe në fund, në Ballkan, askush nuk beson se loja e kufijve është e mbyllur njëherë e mirë. Përkundrazi, ka shumë vetë që janë me idenë se kjo lojë është më e hapur se kurrë, dhe ngjarja e Krimesë e ushqen dhe e mban ndezur këtë ide.
Po shqiptarët nuk është se kanë ndonjë gjë për të humbur në këtë mes. Përkundrazi.
Z.Nustafa. vetem i ris vleren vetes duke Ju lexuar Ju. Pres me pa durim vazhdimin e shkrimit Tuaj ne ditet e ardheshme te trajtuar ashtu sic dini ju, duke shpresuar te evidentoni “meritat” e personaliteteve bashkohore sidomos per kufit shteteror ne Ballkan.
Me respekt V.Duka.
Pse mor MUC, a nuk eshte Europa nje bashkesi shtetesh ku kufijte jane virtuale? Donit tu fusnit shqiptareve trute e gomarit, sipas te ciles kufijte ne Europe nuk kane kurrkund vlere, por realiteti eshte tjeter.Po si nuk ke thene nje gje te hajrit o gega i Skraparit, per nga tjellesia e mendimit ke te dyte vetem lobonjen.
“muc” shpesh akuzohesh per dogmatizem… per mendimim tem je Dialektik.
T’kena me kimet 🙂
Video vjen me muzike te Hans Zimmer nga filmi Inception (l. di caprio) nje fantazi e cmendur; enderr-brenda-endrres-perfshire-ne-nje-enderr-tjeter. Inception – pike fillestare, themeli. Zimmer ka marre Oskar per Lion King, nominuar per Gladiatorin/ Rain Man. Ne filmat ku ai ka bere kompozimin muzika ka rendesi te vecante.
Europa eshte nje enderr ironike, qe as vete se di ku e ka fillimin dhe fundin.
E ardhmja e Evropes nuk eshte Bashkimi Evropian. Shtetet po shkojne drejt mevetesise qeverisese se jane lodhur nga politikat globaliste te Brukselit. Nuk behet Evropa USA, se ka diversitet historik, kulturor, gjuhesor, ekonomik, social gjithcka. Evropa do jete me shtete etnike e jo me multietni sepse deshtoi multietnia gjithandej. Nje komb, nje gjuhe, nje shtet eshte parimi me i drejte dhe paraqitet ne gjithe hartat e supozuara te se ardhmes se Evropes.
Nuk e mare vesh se ku do te dale Muci me kete shkrim. Do te na thote se kufijte shteterore te vendeve evropiane po ndryshojne e do te ndryshojne sipas kufijve etnike e me kete kerkon te realativizoje idene e Bashkimit evropian ??
Eshte teper naive qe te konsiderosh Evropen e bashkuar pa kufij administrative te pasqyruar ne harta e nese do te vije puna qe njesi perberese administrative te shteteve evropiane me etni te ndryshme te ndrojne kufijte hartografike e administrative, kjo nuk e perjashton marveshjen Shengen te kufijve si kufij simbolike.
Bashkimi evropian eshte e do te ngelet per shume kohe nje bashkim shtetesh nacionale me traditat kulturore, tiparet dalluese etnike e qe lidhen dashur pa dashur me interesa kombetare.
Jane tjeter gje shtetet e bashkuara te Amerikes ku qytetaret e te gjitha sheteve kane perberje multietnike e multiracore.
Modeli i Bashkimit evropian, eshte nje model i vecante qe tenton bashkimin e ketij kontinenti si nje fuqi e vetme ekonomike e deri diku edhe politike. Barazia alla komuniste qofte edhe midis shteteve antare te BE, eshte e pamundur te realizohet pasi do te ishte utopi qe nje vend me potenciale njerezore, ekonomike e kulturore, te barazohej me shtet te vogel e te prapambetur. Mund te afrohen nivelet por kursesi nuk mund te barazohen.
Qe te heqesh paralele te politikave hegjemoniste ruse me rastin e Krimese, me tendencat “separatiste” mbrenda shteteve te BE, eshte edhe kjo nje tregues i mangesise se argumentave llogjike te Mucit.
Problemi eshte shqetesues per vete faktin se perben nje trazire qe mund te marre permasa te medha, pasi perfshihen interesa te medha. Nuk eshte thjesht nje ndryshim kufijsh, pasi kombet apo nacionalitetet do te vazhdojne te kene pretendimet e tyre, te drejta apo jo, ne varesi te historive perkatese. Dhe kur preken interesa shtetesh dominuese, kur behet fjale per sanksione, apo karshilleqe te shpallura, gjithnje fiton pala me largpamese
e cila nuk duhet te marre vendime aventureske qe mund te rrezikoje trazire boterore. Sot interesat ekonomike jane dominueset, dhe kjo eshte me shume shpetuese se rrezikuese.
Evropa e bashkuar nuk eshte e PA mundur do vij gradualisht per nje periudhe te gjate por tani per tani te fiksohen mire pjesmaresit PA e kaluar kufirin.