Zgjedhjet administrative, që këtë herë janë edhe më shumë politike se lokalet e mëhershme, po i shpalosin kandidatët e kampeve kryesore në gjithë vendin.
Kishte një moment të kuptueshëm kurioziteti, kjo pritje për zyrtarizimin e emrave: Mazhoranca në shumicën e bashkive të reja po projektonte kandidatë të rinj, e po ashtu opozita, që ka në dorë goxha më pak njësi administrative.
Edhe atë që opozita po e lëshon, Tiranën, e prisnim me interes sepse kryetari i PD-së Basha e kishte njoftuar tërheqjen e tij. Kuriozitetin tashmë e kemi shuar: Çfarë na thonë përgjithësisht kandidatët e propozuar?
Për opozitën, ajo që bie të sy është një harakiri, mesa duket e vullnetshme, e deputetit dhe mjekut të njohur gjinekolog Halim Kosova. Doktori dhe njeriu i respektuar e humbet mandatin parlamentar sepse do hyjë në garë zgjedhore për Tiranën, nga e cila nuk ka gjasë të dalë i fituar.
Një largim i maskuar si kandidim, mesa duket ka qenë edhe zgjedhje e vetë Kosovës, i cili në këtë lloj PD-je nuk ka sesi ta gjejë veten. Por përtej kësaj, mesazhi tjetër i rëndësishëm që po jep Basha, (padyshim edhe Berisha) me emrat e përzgjedhur, është një përsëritje femërore e modelit Basha në mënyrën tashmë të konfirmuar sesi mund të bësh karrierë në këtë parti: Jam fotozhenik, flas shpejt, kam një bagazh prej 400-500 fjalësh që i rrotulloj në gojë gjithë ditën sipas dëshirën së shefit, pra jam gati.
Ky është mesazhi i promovimit të mëtejshëm të Grida Dumës, tashmë kandidate për bashkinë Durrës. Kjo e fundit, për të cilën Basha tha pak a shumë ato elozhe që Berisha pat thënë dikur për atë vetë, në fakt nuk ka se çfarë të humbasë edhe nëse humbet në Durrës. Thjesht do konsolidojë pozitat në oborrin e ngushtë të kryetarit juridik dhe atij faktik të partisë. CV-ja e saj e faktuar e viteve të fundit, nuk ka rëndësi në këtë pikë, sepse mediat kanë shkruar e folur, votuesit dinë shumëçka dhe u mbetet vetëm për të vendosur mes fotozhenisë së Gridës dhe potencialit të saj teorik për të menaxhuar Durrësin.
Opozita vjen e sakatuar dhe e lodhur në këto zgjedhje, 100 përqind për fajin e vet. Mund të ishte një dyvjeçar rimëkëmbjeje dhe rigjenerimi të brendshëm, një proces i shëndetshëm ky pa e çarë kokën për qeverisjen e mirë apo të keqe të kundërshtarit. Por jo. PD u investua në pengimin e gjithë ç’mund të pengonte tek pala tjetër, duke lënë pas dore veten. Halli është se ky tani nuk është vetëm problem për selinë blu, por për të gjithë shqiptarët.
Pse? Këtu vijmë tek kampi tjetër, mazhoranca. Ka arritur edhe një herë të gjenerojë kandidatë interesantë, nga Shkodra në Vlorë. Parashikimet japin fitore komode në shumicën e bashkive, dhe mund të themi me plot gojën se në këtë pikë, armiku i vetëm i së majtës është vetë e majta, mbingopja me fije pushteti në duar dhe mungesa e një oponence të fortë.
Një konsum nga pushteti vërtet mund të llogaritet si koeficient, por nuk rezulton ky momenti nga i cili mund të përfitojë e djathta. Për një arsye të thjeshtë: Sepse kjo lloj opozite, po dëshmon rregullisht se di të konsumohet në opozitë, më shumë sesa mazhoranca në pushtet!
Nuk na the Alqi se cilen fytyre i ve perballe Grides PS-ja. Me sa duket nuk mjaftojne lehjet e qenusheve Brace-Balla-Tahiri, u dashka edhe ndonje artikull si ky per te fshehur fytyren e zeze te Vangjush Dakos si perfaqesues i “Rilindjes” ne Durres.
Kociko nga njera ane stigmatizon Grida Dumen por nga ana tjeter quan “interesante” kandidatura si ajo e Bazhdarit, Kokes. Ndoshta do te ishte me e udhes te thellohesh pak se cfare fshihet pas historise se “biznesit te suksesshem” te Bazhdarit apo te kandidimit te Kokes ne Sarande, nje vajze pa kurrfare eksperience pune ne 38 vjet jete.
Fitoret komode qe parashikon jane pasoje e nje ndarje administrative skandaloze, ku qellimisht favorizohet mazhoranca ne dem te opozites.
U more me Halim Kosoven por harrove “figuren dinjitoze” te Veliajt, mashtruesit te rilindjes.
Per mendimin tim te konsumuarit me te medhenj jane qytetaret qe po i ngopni me genjeshtra, propagande e demagogji. Ne nje kohe kur njerezit po lene vendin ne mase e aktivitetet tregtare vijojne te mbyllen, Rama flet per sukses te reformes ekonomike. Ku po ju shpie mushka Kociko?
Cfare opozite do, ska pune, ska buke, ska asnje investim , ka korrupsion, dhune, kriminalitet nuk te mjafton kjo si opozite.
Kandidatet e te majtes intersante??
I Permetit? I Kamzes? Fushe Krujes? Apo Dako betoni i Durresit.?
Te shkretet ne thuaj, fotozhenik apo korrupsionozhenik nje mut te gjithe.
“Jam fotozhenik, flas shpejt, kam një bagazh prej 400-500 fjalësh që i rrotulloj në gojë gjithë ditën sipas dëshirën së shefit, pra jam gati.”
Me sakte nuk ka ku te shkoj 🙂
Jeni nje nga penat me te mira qe ka gazeta.
Pa dashur te bej avokatin e Grida Dumes se nuk me duket alternativa me e mire per Durresin sidomos duke menduar qe patjeter duhet ndryshim nga shkaterrimi qe ka sjelle Dako, me duhet te them qe autori me apo pa qellim harron te permende qe pervec pamjes se jashtme zonja Dume ka studiuar dhe eshte diplomuar jashte Shqiperise ku diplomen nuk ta falin. Nuk besoj se percaktimi femer e bukur qe din 400 500 fjale eshte i sakte per nje person me nje histori akademike te tille. Stigmatizimi i femres ne Shqiperi vazhdon ne menyre kostante ( E bukur = budallaqe dhe e shemtuar = inteligjente).
A kane gjak durrsaket qe nuk protestojne per vleresimin qe u ben PD-ja qe i le ne doren e kesaj Dumes?
Problemi eshte qe nuk kane ngele durrsake ne durres se a ka durrsak qe pranon qe dako ti shkaterroje historine atij qyteti per te shit ca beton?
Per Gridumen jane bere mjaft levdata,
per bukurine trupore e aferat e sjelljes,
por veshtrimet e saj si te hirta,te tharta,
jane si te dhelpres pas bishtit te peles.
Dhelpra Griduma provokon me bukuri,
ndjene nga brenda se diçka e mundon,
e mundon urrejtja ne shpirtin e saj te zi,
e mundon seksualiteti qe i konvuleson.
Veshtrimi i Gridumes,depertues e tinezar,
shfaq gjithenje haptazi domethenien e vet,
duke iu dorezuar Lulush Salushit,vrasetar,
permbush egocentrizmin e saj per pushtet.
Prandaj aj eshte veçse nje manekin vitrine,
qe shqup-areve u sherben per te perfituar,
bukuria e Gridumes,me thiken pas shpine,
eshe bere nje legjende urbane e vjeteruar.