Arrestimi i dy imamëve (dhe i disa ndjekësve të tyre) po e mban median prej ditësh nën një tendosje të pazakontë, që vjen prej zellit e kërshërisë për të informuar deri në detajet më të imta mbi këtë ngjarje që ka brenda edhe shqetësimin mbi një çështje që është shumë serioze, edhe sensacionin (u bë kohë tanimë që ngjarjet “me myslimanë” ndjellin vëmendje). Faqet e para janë pushtuar këto ditë nga tituj të mëdhenj, me anë të të cilëve janë paralajmëruar shkrime e raportime të gjata në brendësi të tyre. E duhet thënë se është një nga rastet e rralla, kur shtypi në tërësi e bën të vetin fët e fët shqetësimin e qeverisë a të institucioneve, dhe flet me gjuhën e këtyre të fundit. Të njëjtën gjë bëjnë dhe intelektualë të ndryshëm publikë, e në këtë kor bie në sy fakti që opozita ka mbetur pa gojë, dhe është kjo heshtje e opozitës që paradoksalisht e bën më evidente dhe e thekson një si esprit de corps në rrethana të tilla.
Në gjithë këtë histori kanë patur e kanë rëndësi edhe zërat që vijnë nga brenda bashkësisë së myslimanëve. Këta të fundit kanë sot pa hesap njerëz që mund t’i përfaqësojnë me dije e me aftësi në atë që Habermas-i e Hannah Arendt-i e kanë përkufizuar si ‘sferë publike’. Janë teologë, klerikë, publicistë, shkrimtarë, etj, të cilët afërmendsh flasin për llogari të tyre, por duke qenë se ua ka qejfi gjithë kohën të identifikohen mbi të gjitha si myslimanë, janë në një farë mënyre, qoftë dhe pa dëshirën e tyre, fytyra publike e bashkësisë së myslimanëve. Asnjëherë më parë në historinë e Shqipërisë kjo bashkësi nuk ka pasur një elitë të vetën kaq të sofistikuar në terma akademikë e intelektualë, dhe kaq të pranishme e agresive në ‘sferën publike’.
Një pjesë e këtyre janë ngutur të distancohen nga imamët në fjalë, por nga frika se mund të identifikohen si pjesë e korit “pro qeverisë, shtetit, institucioneve” lëshojnë dhe ndonjë sinjal mirëkuptimi në adresë të të arrestuarëve. Kjo elitë “myslimane” (përdor thonjëzat, pasi personalisht jam i prirur t’i shoh si njerëz të kulturës) është në një pozicion ‘sandwich’: nga njëra kanë kanë presionin e besimtarëve, ndoshta dhe të besimit, e nga ana tjetër bëjnë çmos të mos mbeten në periferi të debatit publik, i cili rëndom zhvillohet në një truall laik, në terma laikë, e nën shtysa e motivime laike, siç mund të jenë identiteti kombëtar, interesi publik, kokëçarjet të natyrës politike, etj, etj.
Ka një numër gjërash që e komprometojnë këtë elitë “myslimane” në qëndrimet e veta publike, por mbi të gjitha është kjo drojë e ky hezitim i tyre për të qenë të qartë njëherë e mirë, për të qenë të qartë për veten, për besimtarët myslimanë, e në fund për ne të tjerët, me të cilët, duan s’duan, do kenë të bëjnë sa të kenë frymë (ose sa të ketë frymë ky komb). Përveç kësaj, pritet prej tyre që të flasin në vijimësi për probleme të kësaj bashkësie, të cilat janë të shumta e të rëndësishme, dhe të vjen keq që të shumtën e kohës ata shtiren sikur probleme të tilla nuk ekzistojnë. Të vjen keq edhe që flasin e bëjnë denoncime si kofini pas të vjelit.
Do ish mirë, fjala vjen, që problemin e imamëve të arrestuar, por edhe të imamëve të tjerë që veç urrejtje dinë të kallin në shpirtrat e besimtarëve, ta kishin denoncuar ata më së pari. Ata janë të mirinformuar mbi atë që ndodh brenda bashkësisë myslimane, e mbi segmenet ekstremiste të klerit të tyre, e megjithatë u desh ndërhyrja e policisë dhe e prokurorisë, ndoshta dhe kori për të cilin fola në krye, që ata të bëheshin të gjallë e të thoshin se “këta imamë kanë gabuar, se ata janë pjesa më e keqe e bashkësisë, se ata kanë qenë një problem për këtë baskësi, etj, etj”. Kjo nuk u falet n’daç si njerëz të besimit, n’daç si njerëz të kulturës.
Me cfarrrrrrrrrrr ? Me “Eliten” ! Hahahahahahahahhahaha .Perse valojn te tilla shprehje per te tille ! Duket sikur po injoroni termin Elite .
Zaten per te realizuar qellimet e tyre te erreta disa te ashtuquajtur besimtsre perdorin jo ata te mirefillti besimtare, por injorantet fukarenj qe genjehen per copen e bukes prendaj dhe nje pjese e mire e opinjonit eshte hedhur ne sulm.
C’jane keta te veteshpallur !!!Cfare jemi republike Bananesh???
Kush ka te drejtete injoroje Shqiperine e shqiptaret me injorancen fetare te huazuar me force nga pushtuesit tane te dikurshem?.
Vetem historia nuk c’behet dot.
Vini rregull ne institucionet fetare se jane kethyer ne vende te frikshmme….
Lejleku @ Mire e fillon e pastaj ia fute kot me ate ,,eshte fe e huazuar me force…….,,Fene muaren me deshire e me interes,e jo me force se po te ishte ashtu asnje i krishter nuk do ngelej ne hapesirat e atij pushtuesi si thua ti.Pra asnji nuk do ngelej,dmth.ashtu ishte me luftat e kryqezatave .Po tani kush e imponon me force ne Kine,Meksiko,SHBA,Gjermani,Britani,Suedi e Danimarke,Holande,France….? Andaj fol per temen e jo per konfesionin se nuk ia paske fare haberin.
Qe shumica e shqiptareve fene islame e muar me force me se miri e tregon fenomeni i kriptokatolikeve apo i laramaneve.
O Mustafa?
Ne fillim,çoç u duke (si gazetar e kam fjalen)
Tani ja fut si “kau peles”.
Siç duket kaq e pate takatin.
Njeriu me kulture te kufizuar, kaq e hedh hapin.
Dihet …
Je i madh Mustafa.Po nuk vuri dore shteti mbi keta krimba se shpejti do te kete shume probleme se keta jane teroriste te betuar.
KMSH po u shpifet ktyre imamve tani qe jan arrestuar.Ju e dinit ma heret qe jan vetshpallur ku ishit qe nuk muart masa per ti larguar bile edhe denuar nese keni rregullore a cfar keni.Kta kan doren tuaj,jo te gjithve se vajhalli ateher.Artikullit i ka vene ermrin ka nje problem eshte gabim ka shume probleme do ishte i sakt.Nuk jam vetem kto xhamija ka edhe te tjera[xhamija Kiras Shkoder]ka livizje te dyshuara.
Imamet e vetshpallur.Po kush do ti shpalle.? Do ti shpallte Saliu.Saliu u dha frontin ne dore kunder shqiperise duk u bashkuar ne nje organizate islamike me nje organizat me pro blematike
te kohes.
Kjo eshte edhe arsyeja qe Opozita ka ngelur pe goje se me sa duket kesaj i eshte thyer tani veza ne dore e me sa duket kjo eshte veze kellacke ku era e saje eshte tejet e pa dueriueshme.
Pore Berisha dhe opozita ka edhe nje hall tjeter. Duke shpresuar tek gjykatat e korruptuera tek Saliu mendojne qe se shpejti keta fare imamesh ti shpallin te “pafajshem” dhe ateher do te shperthej opozita me termate e njohura te saje si”Ja etrit e tyre qe prishen kisha e Xhamia dhe tani pinjollet e tyre po i arrestojne klriket mysliman te pafajshem.Kjo i konvergon Berishe pasi kryeministri eshte i krishter dhe do ta perdorte mjafte keteo rrefleksione sice edhe i ka zanate.
Pore Qeveria , dhe organet kopetente tashme jan para fakteve te renda fakte keto qe nuk u vertetuan nga zbulimi yne pore nga zbulimi Turk dhe si i tille ai nuk munde te mbulohet sice e ka zakon Berish ti mbuloje.
Ne se Berisha ja arrin qellimit qe ket Imam te vetshpallur te dalin te pafajeshem ateher Berish dhe Basha shperthejne me atrit e tyre.!
O Aliu nga Selenica ! Duket se kur u takua Rama me kryeministrin turk Erdogan i njohur si nje fanatik mysliman, dhe e quajti vella, do te kesh pasur problem me veshet e syte e nuk te paska ardhur haberi.
Nuk e di a e ke akoma ne shtepi se dukesh se je enverist, por Enveri ka pase bere edhe ai nje liber per miqesine me popullin turk.
Jo vetem Erdogani, por shume kryetare shtetesh myslimane jane takuar edhe me disa presidente amerikane e evropiane. Thua edhe keta te fundit qenkan infektuar nga islamizmi terrorist ?
Sa per Mucin, ai kujton se duke perdorur me vend e pa vend ndonje fjale anglisht apo frengjisht, duke mbajtur pantollona te kuqe e duke u paraqitur me lukun e Oliver Hardy me balluken mbi balle, eshte personifikim i me te diturit te botes.
Nje nga analizat me ekzakte qe kam lexuar nga z. Nano, ne raportin – shumefijor – qe ka Kamuniteti Musliman e Lideret e tij, me ligjin/shtetin/ detyrimet e sjelljen ndaj grupeve ekstremiste. Ka shume dyzime e dyshime, drite-hije e zona krejt te erreta, deshire per te bere dicka por dhe frike; tundim per te folur e nga ana tjeter del mentaliteti “don’t rock the boat”. Ne kete kompleksitet qe askush s’ja di zgjidhjen, jane mpleksur shtete, fe, komunitete e agjenci (sociale, spiunazhi, ushtarake) te cilat jane ne “spin” e ne kerkim te nje formule te vetme. Me matur, me qarte e me me “stil Anglez” nuk ka si shkruhet artikulli ne Shqip.
Nese ka studente gazetarie qe na lexojne : ) ruajeni kete artikull si nje shembull te “pa-anesise e balances” ne paqyrim te realitetit.
I nderuar Petrit.
Ate qe une thashe ne kete komente pa shukar ase tre ore nga komenti, e beri realitet Fatos Lubonja. Kur foli Fatosi ne opinion mendova se eshte Sali Berisha dhe ai nuk e tha aqik pore aludoi se ndaj ketyre myslimaneve dje ua prishen Xhamite dhe sote po i fusin ne Burge, Teke keto komentues qe dhan mendimet e tyre nuk shprehet asnje shqtsim se c`fare eshte pergatitur per 23 vjet rrjeshte ne Xhamit tona. Keto u duken pake.Per Lubonjen i behet qejfi atij vetem kur ka ndonje sencasion shume te madhe se keto per Lubonjen nuka pasken fare rendesi.
Lubonja dhe ca te tjer aty jane merakosur se perse u arrestun ne Xhami dhe jo gjetk. Sa e quditshme.Xhamia “shtpeia” e zotit aty pergatiten njerze per te marre jet njerzore.
Shqtsimi qe eshte realish nuk shfaqe akoma edhe ti ne ket analiz qe me ben me ngatrron me Enver Hoxha, Enver Hoxh ishta i madhe qe ua hoqi mjekrren ketyr dhe i futi ne pune dhe jo te mblidhen dhe te thurin plan per nje lufte terroriste qe ne fakte misioni i tyre nuk ka te bej fare se per c`far ata po pergatite.
Lubonja dhe ca te tjer aty me shume merakosen se perendimi po “lufton” myslimanizmin se sa perendimi po lufton terrorizmin. Ai qe fliste ne TV “Vallahi vetem kur te kalohet mbi trupat tona atehet do te pushoi lufta per te vendosur Islamin per te komanduar Boten” Nuk ishte gje tjeter vecse nje terroriste i mirefillte.
Luften fetare te myslimanev e kaluan shume lehte ne ket emision.Duke perjashtuar Mark Markun qe i afrohej pek te tjeret ase qe thon se c`far po ndodhe teke myslimante shqiptar.
Vertet shqiperia kishte harmoni fetar pore ishte ne kushte te tjer. Kushte ishin keto se kardinal te fes Ortodokse ishte Noli, nedsa i fes katolike ishte Fishta, ndersa te fes Mysimane ishin vellejzrit frasheri.Pra ket ishin ilimuniste te vertet nadje dhe ndetuan nje harmoni te forte fetare. Po sote si po shkojne punet.
Tek Ortodoksit sote ke kardinal Janullatesi se c`far fryna ai ter e dijem, ndersa tek Myslimante me futjen ne organizaten Islamike kuptohet qe kemi nje fryme te ashper terroriste qe u fut nga vet shtai i Berishes dhe u pergatiten po nga vet Berisha. Ndersa Edi Rama nuk ka fare te bej me ta pore kam frige qe keta qe mbollen eren, rrezik qe Edi Rama te korre furtunen.
Edhe nje problem tjeter. Nuk mundet te cuheh aqe e shendoshe harmonia fetar, kure Skenderbeut kerkohet te hiqet si ikon kombetar dhe te cilesohet si hero i krishtrimit.Ketu ka synim edhe korrigjimi i historise. Apo ne Kosove nuk pranohet Busti i Nen Terezes ku bota demokratike e njojti shqiperin nepermes fytyres dhe frymes se kesaj Nene. Pra edhe ky fakte tregon se ne mes harmonis fetare nuk jane ato parametra qe kishim ne kohen e meparshme.Keto askush nuk i tha edhe perse ne opinion moren pjes disa analiste.
Mos keni shume frike nga myslimanet. Ne fund te fundit 80% e shqiperis jane mysliman ne e perbejme shqiperine kush ka problem me zgjedhjen tone fetare te ike nga shqiperia te bashkohet me serbet dhe greket sikur kane qene gjithmone
**nga gjithe ajo lufte ne kosove si nuk e gjen nji te krishtere te kete shkuar ne lufte keta myslimanet (terrorista) lane familjet e tyre te reja dhe u vrane ne luft 20 35 vjeç ishin por kete se kane qejf me e permend. Po te Ishim anti kristian do ju kishim aneksuar me kohe ju pakicave por ne e kemi pare fene si zgjidhje shpirterore dhe kaq
Ka nje autocensure qe vjen prej frikes dhe manipulimit kur duhet mbajtur qendrim kunder ekstremizmave te disa grupimeve ideologjike te politikes ose te besimeve, qe bashkohen ne menyren me te dukshme nga perdorimi i dhunes.Sikur te mos mjaftonin ngjarjet katastrofike ne Afganistan, Pakistan, ne Irak dhe ne vendet “arabike” te Afrikes veriore dhe se fundi ne Siri, qe tronditen boten, duke marre miliona jete njerezish te pafajshem,po ballafaqohemi edhe ketu ne mes te Evropes, me qendrimin tone te heshtur ndaj tyre, ndaj veprimit te tyre te skajshem.Ajo “elita kulturore islamike”,siç e quan Nano,perfshire kryesine e Komunitetit Musliman, kurre nuk jane shprehur ne menyre kritike ndaj ketyre veprimeve terroriste, perveçse tani se fundi kur “plasi” si bombe brenda institucioneve “me leje ose pa leje” te tyre.Ky neglizhim ka ardhur prej besimit te verber anakronik te kesaj elite, prej perfshirjes se tyre ne “perfitime”,prej preferencave dhe interesave politike te sundimit te Berishesa qe e rreshtoi vendin ne “Lidhjen e shteteve islamike”duke nenshkruar çmendurine e priteshme “apokaliptike” te nje republike te ashtuquajtur demokratike, laike. Pikerisht nenshkruesit, miratuesit, perfituesit e kesaj lidhjeje nuk mundet te flisnin, as nuk mundet te flasin kunder vetes prandaj kane zgjedhur variantin e heshtjes.Eshte dritheruese te jeshe i “minuar” per vdekje turperisht prej vetevetes dhe te degjosh disa lakej, lehes te keqinj te politikes qe thone se SHISH etj,kane kontribuar ne sherbim te se vertetes.Po,duket qe kane kontribuar ne sherbim te vetevetes per te fshehur “gjarperinjte e vdekjes”,duke na e bere edhe me te dyshimte e te mundimshme rrugen tone te jetes.Tritoli qe shperthen ne makinat, ne zyrat dhe ne banesat eshte rezultat i sunduesve ne ethe qe duan te rikthehen me ane te kesaj “sherbese”.Larg qofte, por eshte afermendsh ta shohim edhe ne rruge, ne tren e autobuz, ne shkolle, ne spital kete mortaje te vdekjes qe nxitet nga instinktet primitive te epsheve per te dominuar “shpellarisht” mbi tjetrin.
Mos i komentoni me keta te paguarit,se jane si 1.200 lekshit.I lini te mbllacitin si ata me gjethe.