Këtë shkrim po e bëj në mesditë, datë 20 shkurt. Nuk di se si do rrjedhin ngjarjet e Kievit në orët e pasditës e të natës së ardhshme, por është mjaft kjo që ka ndodhur për t’u bindur se paqja në Ukrainë do kërkojë kohë, shumë kohë, për t’u rivendosur. Atje është tanimë një ndarje e thellë e shoqërisë. Mund të marrë fund lufta civile që është zhvilluar këto ditë në terren, por nuk do të marrë fund lufta civile në trutë e njerëzve. Dialektika politike tash e tutje, e nuk dihet për sa vite, do të tërhiqet zvarrë nga zhvillimet dramatike të këtyre ditëve.
Nga një analizë e thelluar e krizës ukrainase mund të arrihet në përfundimin se në themel të gjithçkaje është një ndeshje “qytetërimesh” (nga njëra anë e frontit janë ukrainasit që sytë i kanë nga Perëndimi, e nga ana tjetër janë sivëllezërit e tyre që sytë i kanë nga Rusia; mediat po flasin për një “Luftë të re të Ftohtë” mes Shba-ve dhe Rusisë), e në këtë kuptim mund të mendohet se kriza ka qenë e pashmangshme. Është kështu? Nuk besoj se shpjegimi duhet kërkuar këtu.
Ajo që po ndodh, sipas meje, është ajo që ka ndodhur edhe në vende të tjera (në Shqipëri më shumë se njëherë gjatë 20 viteve të fundit, s’ka gjë se në forma e përmasa të tjera). Pa lënë mënjanë përgjegjësitë e fajet e opozitës (si zor të gjendej opozitë më e keqe për Ukrainën e këtyre ditëve) në këtë moment ka qëlluar të jetë në krye Yanukoviçi, që është nga soji i atyre udhëheqësve që mendja u thotë vazhdimisht, se interesi i kombit të tyre komprometohet në momentin që ata largohen nga pushteti e që nuk arrijnë të kuptojnë se njerëzimi e ka shpikur demokracinë me synimin për të zgjidhur konfliket e mospajtimet (edhe mes dy “qytetërimesh” brenda së njëjtës shoqëri) pa bërë luftë. Dhe këta udhëheqës, sa herë që ballafaqohen me protesta të mëdha, sillen po njësoj, sipas të njëjtit skenar, a thua se kanë lexuar të njëjtin manual të drejtimit të një vendi, dmth fillimisht bëjnë shpjegime konspirative të protestës, protestuesit i konsiderojnë si të shitur tek armiqtë e kombit të tyre, për këtë arsye s’e kanë për gjë t’i provokojnë këta të fundit, pastaj të provojnë forcën kundër tyre me idenë se kështu kanë për t’i frikësuar, deri sa vjen një moment që maskarenj të tillë, pasi nuk u ka mjaftuar fakti që kanë komprometuar administratën, policinë, forcat e sigurisë e gjithë shtetin me interesat e pushtetit të tyre, i hapin rrugë luftës civile.
Pse vallë? Sepse lufta civile, dhe anarkia në përgjithësi, është përveç të tjerash një barkë shpëtimi për ta.
Or Muç qe ata demostruesit jane te gjithe spiune te Amerikes dhe Europes kete e dine te gjithe , nuk e di a ke sy ti me i pa ,aty i kishin ne pushtet ata qe bene revolucinin portokalli per me shume se 4 vjet pse nuk i drejtuan nga Europa po dhe ata si gjithe te tjeret vodhen sa u kputen . Keta do perfundojne si Hungaria ne 1956 dhe çekia ne 1968 do ju fusi tanket dhe pastaj do rrine urte
ANALIZE E DOBET-perjashtu figures se opozites qe eshte po aqe e kompromentuar sa pozita.Aty nuk behet revolte as per rusin e as per europen por per tu trajtuar si njeres me te gjitha te drejtat qe duhet te kete njeriu ne nje shtet e sistem gjyqesor ,si tek né ku te varferit qe perbejne shumicen per buken e gojes shkon ne burg e miliardaret me pasuri perrallore kerkojne te ruajne pushtetin duke perdorur slloganin idjot si tek ne ”rrotacion i rrotave’ per te shtypur popullin.Kete populli e ka kuptuar jo si tek ne qe u deshen 22 vjet.
Nuk e di mendimin e ‘filozof’ Servetit si i ka marre lajmet nga Katovica.Sa per Ameriken e aqe me teper Europa jane me breke neper kembe.
Po si o burre, te gjithe te deshtuarit Furrtare/gazetare, fusin 10 buke: nente i djegin e nje e pjekin. Dhe Ti kesaj kategorie i perket se je i patalentuar. E ka thene dhe Alban Dega i Londres: “Wovon man nicht sprechen kann, darüber muss man schweigen.” Nje perkthim (shume) i larget shqip eshte: ”Kur s’ke asgje me vlere per te thene e jeni nje telendar, me mire mos flisni ta konfirmoni kete”
I nderuar z. Mahmut, keni bere dicka te absolutisht te palejueshme ne nje Forum Publik. Pse (?) ate e dini ju; moret copy & paste fundin e postimit tim tek shkrimi i z Nano: “Nje leter te drejtori i Aluiznit.” Aty ja shpjegoj “atij qe hedh “trurin-e-mban-gurin” ne stermundim ekstrem te veje “regulla personale e te trembe ato qe postojne gjate” (e kujdesje per mua, sigurisht) … sa me ndikon skota e tij.” Personit n.4 a 5 t’kesaj linje “who cares” kush mban mend, a rradhe ne ta.
“Meqe me ke futur tek A. Dega i New Yorkut” po te jap nje lajm: kam nje nick-name as e shtremberon e as shton, eshte konsistent e i pandryshuar. Per dicka qe ke mu drejto personalisht. (respekt per z. A.D. sot e degjoj kete emer) e vazhdoni: “te gjithe te deshtuarit Furrtare / gazetare, fusin 10 buke: nente i djegin e nje e pjekin” duket qarte se keni nje pishman te madh.
Te fundit ju pergjigja do shkruaj ku e sa te dua, JAM I PACIPE. Forumi le hapesire persa kohe nuk e fus “gazeten, a s’le te hapur Politiken Editoriale, ndaj Ligjit Shqiptar (e vendeve te tjera) te postoj sa here te dua” Mbarova? S’kam filluar. Nese ti, a te tjere kujtoni, se intimidohem (sic) kollaj, eshte zgjidhja juaj. Do ishte ne nderin tuaj qe dhe pas ”anonimatit-relativ” 1) ti kerkoni falje personit te cilit ja ke adresuar fjalet e mia ne menyre fyese. Shqipja ka mjaft fjale ta besh ne “stilin Mahmut” 2) te kerkoni falje publike, se moret fjalet e mia ti perdorni per qellime/persona te cilat nuk te kam dhene autorizim ta beni. Te pakten kjo eshte ne rekord publik. Mahmut, mos vidh as qouta, as per mire/ as per sharje. Kupton?
—
O “vlla Mahmut” po te marre lumi (qe s’na merre te gjitheve, me keq sa…) po ti Wittgenstein-in merr e kopjon? A nuk skuqesh fare? Burri botes boton nje liber gjate gjithe jetes, e me ate liber “nje mesues Austriak fshati” shkon si rakete ne maje te gjigandeve te Shek XX e thote: uluni pak aty poshte ju te tjeret! Dhe…ti vjedh nga kuota ime, fjaline me pikante qe “Ai Burri” e le ne fund te librit ” te vogel” (ta dish sa i vogel eshte ai liber, ti e lexo per 45 minuta) e na e servir ketu ne Gjermanisht??? Mahmut, seriozisht tani!
Wittgenstein – Mahmut.
Pse nuk i sha robt me familje?
Nje fjale kush s’ta thote.
.
Wittgenstein – Mahmut
Wittgenstein – Mahmut
Wittgenstein – Mahmut
[po e shkruaj disa here ta shoh vete efektin, ai u cua se u cua… nga Varri!]
—
Sic i thashe dhe ”atij” qe nikcname nuk ve dot nga frika, te drejtohem dhe ty (te behen 2x qe e keni lexuar, po aty ku vodhet fjale qe nuk jane te tuat!)
Mahmut: Perpara vetvetes e pasqyres, nuk jemi anonime. Your call.
Faleminderit.
Ne Europe, z. Janukovic ngelet komunisti i fundit ne pushtet. I parafundit – z. Durisha, se pranon pensionin si moshe e ne politike. Presidenti ka ngelur ne mes, ca dite me pare pakenaqesitet ishin te lokalizuara ne Kiev. Ne 4 qytetet e tjera te medha kish qetesi a protesta me 100 persona. Kr-qyteti nuk eshte gjithe vendi e gati 50% e popullates mbeshtesin V.J. Ne nje dhome ku lunatiket luftojne me pishtare u mbyllen dyer e dritare, ne mes ka nje “powder keg” (fuci baruti)
1) Russia. Sllavet shohin teori konspirative ne vendet perreth e ne cdo gje qe ben Perendimi me NATO-n ne krye (me te cilen koperojne por dhe e quajne organizate kriminale) Mendojne se po ‘’zbatohet version Sirian’’. Putini perdori shume menyra ti jepte nje dore Janukovicit; me kredi $20 Bilion +, lehtesira ne gaz/energji, bashkepunim, tarifa te favorshme e asistence ku munden. Me shqetesim (e alarm) sheh qe ngjarjet po dalin nga kontrolli, si sot… e si me qeverine qe vjen neser. Rusia, sic duan ‘’ca ekstreme te politikes se saj’’ nuk mund te investohet fuqishem ne nje shtet kufitar kur as populli nuk di se c’do, e as Presidenti se ka idene c’po ben.
2) Janukovici nuk eshte i vendosur per vete faktin se s’ka me ‘’president-for-life’’ Nga Rusia ju afrua Europes e prape Rusise; nje leader i pa-qendrueshem huton dhe mbeshtetesit me te zjarrte. E ka te qarte se per Europen 4 demonstrues te vrare a 100 te tille nuk harrohen me, eshte ‘’karte e djegur’’ Ka dhe zera ‘’per coptimin e Ukr’’ nje pjese-Krimea, (me status autonom sot) kerkon te behet e pavarur; nuk e arrin por shton problemet.
Me sa me kujtohet, nga mesi i vitit 90-te Ukraina ishte fuqia e III-te berthamore ne bote, pas Rusise e SHBA-ve. Pranoi ti jepte keto arme pas nje ‘’traktati’’ ne te cilin ‘’SH.B.A/Rusia/Britania/ Franca” garantonin sovranitetin e saj; ky ngelet i vetmi fakt ngushellues ne kete rremuje. Nje “Ukraine Berthamore” do vinte ne levizje forca me nerva te tendosura. Sic pervoja historike ka treguar ne shkon ”dhemb per dhemb” lufta “fillon gabimisht” nga incidente te dala jashte kontrollit. Gjithsesi, nese dikush ‘’do cmendej’’ e opozita armatoset ka mjaftueshem Forca Konvencionale per skenare dhe me te dhunshem.[ushtria II-te ne Europe nga madhesia, No1-Rusia) Ngelet nje rast i paster ku nje person (grup personash) teper i lidhur me nje ideologji-e-praktike te deshtuar (Komunizmin) eshte akoma ne pushtet. Pavaresisht zhvillimit global, rajonal e ne vend, mentaliteti-i-shkuar demton nje popull te tere. Ne jemi ne poziten me te mire per ti kuptuar dhe ne mos qofshim ne pozicion per ti keshilluar (100x me keq, ne 1997, “dje” 4 te vrare ne bulevard) ajo qe vlente ne 1990-1991, 25 vjetesh me pas qofte me 4-a-100 viktima … eshte e papranueshme.
Se fundmi, ka dhe dicka ne mentalitetin e veprimet e ‘’ketyre njerezve’’, mund te quhet krize identiteti. Kur s’ka qene e pushtuar, dhunuar e copetuar; eshte injoruar a lene ne hije ndaj vellait Rus. Lituanezet, Otomanet, Bashkesia Lituano-Polake, Ruset, ‘’Kaukazianet’’ e kushdo e ka pasur sheh dominimi-luftimi. Emigracioni e ka demtuar, shumekush iku duke e braktisur; disa hyne (gjermane, polake etj) sipas konjukturave historike. Shtetet kufitare s’kane qene te disponuara per mire, Cekia/Rumania kur u dha rasti ja hoqen nga nje ‘’kafshate’’ Pati dhe nje tentative me gjysme zemer per pavaresi kunder Bolshevikeve te sapo ardhur ne pushtet, qe luftonin ne disa fronte; te huajt/ L1B/ mensheviket. Ne Shqiperi kam lexuar per “reaksionarin” Petliura (Simon) qe u mund shpejt se bashku me Denikinin.
Ukraina duke qene ‘’ne rolin e sherbetorit’’ e prodhuesit (nder prodhuesit me te larte agrikultural ne bote) e vuajtur me shekujt, me instabilitetit (sic) pushtimet, coptimet e levizjet; akoma s’ka krijuar nje Identitet te Plote. Po e kerkon si shtetne qeverisje e ne komb-formim. Ka probleme ne ekonomi, ushtri, diplomaci e ne krijim te nje identiteti kulturor, kuptohet se nen roberi e sherbim te tjetrit kjo s’eshte e lehte. Prandaj ka nderrime qeverie e revolucione hiqet nje Viktor e vihet nje tjeter, vjen Julia si zhan d’ark’ me pas akuzohet si bilionere e korruptuar (burgoset) vjen tjetri, dhune ne rruge…e s’ka fund. Me teper se nje roman policesk, (ne elitat e saj) ngelet nje vend i deshperuar, ne kriz perpetuale. Do jete nje situate e tille per shume kohe me pas.
Ne Ukrahine filloi me disa mijra protestues e po vazhdon me lufte popullore ndaj Yanukovicit. Keshtu vazhdon protesta kur nuk kupton gje pushteti. Yanukovici kujtoi se do kaloje shpejt por tani po merr fund. Rusia nuk ka ” bythe ” te futet atje se eshte vend me 50 milion e me potencial berthamor. Opozita ka ne krye Vitali Klitchkon, nje figure mbar boterore e me respekt ne popull jo si plehrat e revolucionit portokalli. Prandaj protestat duhen lexuar mire qe ne fillim e mos beje kot te fortin qeveria, kudo qofte.
Njerëzimi duhet të zbulojë dritën e së vërtetës nga historia, e cila ka provuar se tragjedia që i ndodh një populli nuk mund të shkëputet nga e ardhmja e tërë shoqërisë njerëzore. Historia tregon se ngjarjet në Ukrainë janë vijim i periudhës 1917-1945 dhe rrjedhim i perestrojkës së Gorbaçovit, i cili i dhuroi Gjermanisë bashkimin dhe potencën në këmbim të partneritetit e ekuilibrit strategjik . Bëri mirë apo keq?
Historia përsëri tregoi se interesat ekonomike sundojnë mbi sistemet politike. Rusia nuk është më një shtet komunist por ndihet po aq e kërcënuar. Pyetja kyçe shtrohet: Cili do të jetë vendimi i Merkelit tani që Putini e paralajmëroi “ngjyrën e tymit’’ pa pritur përfundimin e Olimpiadës së Soçit. Si do të reagojnë Kombet e Bashkuara, selitë fetare dhe filtrat politiko-ekonomiko-shoqërore në botë?
Ekspertët theksojnë se zjarri i Sirisë përballi botën me predhat kimike, vullkani i Ukrainës mund ta përballë me raketat konvencionale deri nukleare që komandohen nga satelitët me një të lëvizur gishti.
Të mençurit e dinë nga historia se si rrodhi fati i njerëzimit, idiotët nuk duan t’ia dinë se ai mund të zhduket fare. Në këtë dynja ka edhe nga ata që thonë: Sa mirë që e prishëm këtë botë mëkatare, pasi do të shkojmë në parajsë!’’ Po ne shqiptarët çfarë duam?
Në kohën tonë të internetit e antenave satelitore kushdo mund të shohë realitetin me sytë e vet.
Dihet dhe askush nuk e mohon dot se presidenti Janukoviç është zgjedhur përsëri me votë nga shumica e popullit të Ukrainës ( pasi herën e parë dha dorëheqjen kur nisi Revolucioni Portokalli) dhe ka muaj që po e zvarrit kërkesën e shumicës së deputetëve të parlamentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, për hir të zgjidhjes paqësore. Por opozita në Ukrainë përbëhet nga dy grupime, njëra prej të cilave yshtet te pjeki geshtenjat ne perflakjen e popullit ..
Në rast se pakica dhunon institucionet legjitime dhe vullnetin e shumicës së popullit, nuk kemi të bëjmë me demokraci por me anarki, lum miku. Vetë shqiptarët i kanë ndjerë në kurrizin e tyre sulmet ndaj institucioneve demokratike dhe pasojat e standartit të dyfishtë.
Cfar mundet te ndodhte,sikur janukovic te nxirte ne rruge tifozerine e tij te majte ose radikalet e majte??
Pra Janukovic,esht nje nder ata qe kerkon te te evitonte luften civile,per interesa te te tjerve,qe te detyrojn investoret Russe,qe jan prania me e madhe e investimeve ne ket vend,te behen pjese e Vatikanit ne planin e tij totalisht djathtas!
zoti nano gazetari do te thote te kerkosh dhe te zbulosh te verteten dhe jo te tregosh peralla apo te mbash njeren apo tjetren ane. eshte per tu habitur fakti qe nuk kuptohet nga ju se si lindin trazirat ne irak, afganistan, libi, siri, ukrahine apo diku gjetke. quajeni veten cdo gje por vetem gazetar mos e quani ?/
me bindes jane komentuesit , Sesa Muçi qe paguet si gazetar.
Gazetar tashme eshte ai qe munde te genjeje me bukur , por edhe kesaj muçi nuk ja ka arritur.
Muçi nuk analizon dote situaten e shqiperise , e jo ate te ukraines ,
Unë kam vënë re se ka shumë dezinformata në lidhje me çështjen Ukrainë në gazetat shqiptare. Si nuk beri askush një analizë të plotë dhe te qartë reth kesaj ceshtje.
Perëndimi që nga implosioni i Bashkimit Sovjetik dhe te fitorjes se shpejtë të vitit 1990, ka provuar në nje mënyrë aktive dhe te vazdhdueshme qe te fusin Evropen Lindore nen sferën e saj të influencës duke dashur të mbjell një treg të ri ekonomik. Shtetet Baltike janë anëtarë të Bashkimit tani 10 vjet. Rreth Gjeorgjise ka pasur një mosmarrëveshje në mes të Uashingtonit dhe aksit Berlin-Paris.
Me politikën e “Partneritetit Lindor”, BE-ja donte të vazhdonte politikën e zgjerimit të sferave të influencës në një mënyrë më reflektuese nëpërmjet marrëveshjeve të asocimit. Por nje gje ishte e qartë se një marrëdhënie e institucionalizuar mes Kievit dhe Brukselit do të haste në rezistencë nga Moska, veçanërisht pasi vetë Ukraina është thellësisht e ndarë në mes të një fokus në Rusi nga jugi dhe lindja e vendit, dhe një fokus në BE nga perëndimi i vendit (qe ende eshte pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze).
Gjithë ekonomija e Ukrainës kontrollohet më pas nga një grup i oligarkëve që secili manipulojne putrat e tyre politike. Në këto rrethana, politika e BE-së nuk mund të rezultojë ndryshe se sa duke nxitur konflikte të brendshme. Pastaj nuk duhet të jetë i befasuar që ata po korrin gjak.
Ukraina që prej shkëputjes së saj nga Bashkimi Sovjetik, ka qene një krijim i brishtë. Kjo do të thotë për ata që duan për të sjellë vendin në sferën e saj të ndikimit, ata duhet ta konsiderojnë atë seriozisht dhe të marrin një shumë të madhe të përgjegjësisë. Ata nuk mund të luajnë poker, kjo është nje gje e rrezikshme sepse ajo krijon një akt të kryer, dhe injoron faktin se Ukraina është një vend i falimentuar dhe i shqyer mes Lindjes dhe Perëndimit. Një “Marrëveshja e plotë dhe e përgjithshëm për tregti të lirë ndërmjet Ukrainës dhe BE-së”, gje qe e cila do te sjellte më pak se 1 miliard të dhëna per Ukrainen, nuk ishte i tillë sa për të tërhequr ose bindur qarqet presidenciale. Ata gjithashtu duhet të dinë se Rusia e konsideron Ukrainën si një partner i cilit pozicioni i saj gjeopolitik në Evropë eshte i varur. Nëse dikush nuk e merr ne konsideratë kete, kryen një politikë të pamatur. Por shumica e Perëndimit, sidomos SHBA, do të ndërhynin në punët e brendshme ne momentin ku Presidenti nuk pranoi per te nënshkruar marrëveshjen.
Marrëveshja e asocimit për Ukrainën nga BE-ja nuk kishte asnje perspektivë per anëtarësim. Për këtë ka disa arsye. Më e rëndësishme është frika në BE për nje çakëll ekonomik të vendit te falimentuar, gjithashtu solli perspektivën e një sherri të mundshme me Rusinë në rendin e ditës. Mbështetësit e Ukrainës te marrëveshje tregtare me BE-në donin per parë këtë lidhje shumë si një hap i parë drejt anëtarësimit.
Kjo kundërthënie pragmatike e BE-së nuk është nje gje re. Gjatë të ashtuquajturit “Revolucionit Portokalli” të vitit 2004, ka pasur lojtarë politike të cilët kane ndjerë më shumë lidhje me Brukselin dhe Berlinin se Mosken. Tenoret e revoltës portokalli, si Juschenko e Timoschenko, ishin vendosur në prehër të BE-së per tu ndjehur të përfshirë moralisht, por BE-ja megjithatë krijoi prap nje distantcim te vogel.
Për çfarëdo arsye, BE-ja e ka hedhur Ukrainen në një përvojë katastrofike, në vend qe te lej vete popullin për të përcaktuar pozicionin ku deshiron te qendroj, tek Evropa e BE-së ose në anën e Rusisë. BE-ja duket se ndjehet e thirrur për të kaluar vijën e kuqe per riorganizim të ri në hapësirën post-sovjetike, në këtë mënyrë per te vulosur ndikimin e saj të hollë. Nëpërmjet kësaj BE-ja, SHBA dhe NATO nuk janë të trembur per te perdorur grupe ultra-nacionaliste dhe fashiste duke ju siguruar atyre mbështetje logjistike dhe financiare te nevojshme.
Ku të gjithë kjo na çon na tregojnë të vdekurit në Kiev. Prandaj mbajnë një pjesë te madhe të përgjegjësisë Brukseli dhe Berlini në këto ngjarje dramatike në Kiev.
Unë kam vënë re se ka shumë dezinformata në lidhje me çështjen e Ukrainës në gazetat shqiptare. Si nuk beri askush një analizë të plotë dhe te qartë reth kesaj ceshtje.
Perëndimi që nga implosioni i Bashkimit Sovjetik dhe te fitorjes se shpejtë të vitit 1990, ka provuar në nje mënyrë aktive dhe te vazdhdueshme qe te fusin Evropen Lindore nen sferën e saj të influencës duke dashur të mbjell një treg të ri ekonomik. Shtetet Baltike janë anëtarë të Bashkimit tani 10 vjet. Rreth Gjeorgjise ka pasur një mosmarrëveshje në mes të Uashingtonit dhe aksit Berlin-Paris.
Me politikën e “Partneritetit Lindor”, BE-ja donte të vazhdonte politikën e zgjerimit të sferave të influencës në një mënyrë më reflektuese nëpërmjet marrëveshjeve të asocimit. Por nje gje ishte e qartë se një marrëdhënie e institucionalizuar mes Kievit dhe Brukselit do të haste në rezistencë nga Moska, veçanërisht pasi vetë Ukraina është thellësisht e ndarë në mes të një fokus në Rusi nga jugi dhe lindja e vendit, dhe një fokus në BE nga perëndimi i vendit (qe ende eshte pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze).
Gjithë ekonomija e Ukrainës kontrollohet më pas nga një grup i oligarkëve që secili manipulojne putrat e tyre politike. Në këto rrethana, politika e BE-së nuk mund të rezultojë ndryshe se sa duke nxitur konflikte të brendshme. Pastaj nuk duhet të jene te befasuar që ata po korrin gjak.
Ukraina që prej shkëputjes së saj nga Bashkimi Sovjetik, ka qene një krijim i brishtë. Kjo do të thotë për ata që duan për të sjellë vendin në sferën e saj të ndikimit, ata duhet ta konsiderojnë atë seriozisht dhe të marrin një shumë të madhe të përgjegjësisë. Ata nuk mund të luajnë poker, kjo është nje gje e rrezikshme sepse ajo krijon një akt të kryer, dhe injoron faktin se Ukraina është një vend i falimentuar dhe i shqyer mes Lindjes dhe Perëndimit. Një “Marrëveshja e plotë dhe e përgjithshëm për tregti të lirë ndërmjet Ukrainës dhe BE-së”, gje qe e cila do te sjellte më pak se 1 miliard të dhëna per Ukrainen, nuk ishte i tillë sa për të tërhequr ose bindur qarqet presidenciale. Ata gjithashtu duhet të dinë se Rusia e konsideron Ukrainën si një partner i cilit pozicioni i saj gjeopolitik në Evropë eshte i varur. Nëse dikush nuk e merr ne konsideratë kete, kryen një politikë të pamatur. Por shumica e Perëndimit, sidomos SHBA, do të ndërhynin në punët e brendshme ne momentin ku Presidenti nuk pranoi per te nënshkruar marrëveshjen.
Marrëveshja e asocimit për Ukrainën nga BE-ja nuk kishte asnje perspektivë per anëtarësim. Për këtë ka disa arsye. Më e rëndësishme është frika në BE për nje çakëll ekonomik të vendit te falimentuar, gjithashtu solli perspektivën e një sherri të mundshme me Rusinë në rendin e ditës. Mbështetësit e Ukrainës te marrëveshjes tregtare me BE-në donin per te parë këtë lidhje me teper si një hap i parë drejt anëtarësimit.
Kjo kundërthënie pragmatike e BE-së nuk është nje gje re. Gjatë të ashtuquajturit “Revolucionit Portokalli” të vitit 2004, ka pasur lojtarë politike të cilët kane ndjerë më shumë lidhje me Brukselin dhe Berlinin se Mosken. Tenoret e revoltës portokalli, si Juschenko e Timoschenko, ishin vendosur në prehër të BE-së per tu ndjehur të përfshirë moralisht, por BE-ja megjithatë krijoi prap nje distantcim te vogel.
Për çfarëdo arsye, BE-ja e ka hedhur Ukrainen në një përvojë katastrofike, në vend qe te lej vete popullin për të përcaktuar pozicionin ku deshiron te qendroj, tek Evropa e BE-së ose në anën e Rusisë. BE-ja duket se ndjehet e thirrur për të kaluar vijën e kuqe per riorganizim të ri në hapësirën post-sovjetike, në këtë mënyrë per te vulosur ndikimin e saj të hollë. Nëpërmjet kësaj BE-ja, SHBA dhe NATO nuk janë të trembur per te perdorur grupe ultra-nacionaliste dhe fashiste duke ju siguruar atyre mbështetje logjistike dhe financiare te nevojshme.
Ku të gjithë kjo na çon na tregojnë të vdekurit në Kiev. Prandaj mbajnë një pjesë te madhe të përgjegjësisë Brukseli dhe Berlini në këto ngjarje dramatike në Kiev.
Me falni per disa gabime shkrimi qe jane shkruajtur shpejt, nje gabim tjeter te vogel e kam bere dhe tek fjalia “qe ende eshte pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze” duhet te jete qe ka qene pjese e perandorise.
Xhelozia e perendimit ndaj russise,po shfaqet tashme njelloj si ne luften e ftohte?
nje gje me ben te vras mendjen,se nje emer i degjuar ne gjith boten ne talentin e tij te boksit,po tregon ne vetvete budallekun,ku gjithnje ne politike luftohet per emer e per para,dhe ky i ka pasur qe te dyja!!!!
hajde hajr filloi mbar ra socializmi qe nga ukraina tani pritet te bjer ne tiran nga sali berisha dhe lul basha e ju pergaditni tanket nese jua mban bytha si en 1997 keshtu do ti ndodh qeveris greko serbe te edi rames u pa vetem fillimi me 20 shkurt tani marsi dhe pranvera e hershem arabe do ju sos bythen e qire gree socialistave ne tirane
djerri i bote gjithmon kaq qen bothqirat palar mjekrrat ortodoks se jan lakmiqare te padrejt te gjithqkaje ne ket bot kuptohet socializmi siq esht rusia serbia greqia e shum shtete ortodokse sllave he mos ekzistofshin fare qe kan qen gjithmon e keqja e kombit shqiptar ne pergjithsesi ndersa kopilat ruso kinez e greko serb ne shqiperi kerkojn dhe e vendosen te njejten diktatur ortodokse qe nuk e kan jeten e gjat deri ne pranvere duke ju falenderuar pd e bashes me salen do ja shifni timin edit me banden etij greko serbe