Një person u vra me armë zjarri sot në Shkodër. Çesk Leka është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar, teksa kthehej në shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, në lagjen Kiras.
Sipas verifikimeve të para të policisë, Lekës i ishte ngritur pritë, pasi ishin studiuar oraret e kthimit në shtëpi.
Familja Leka kishte pak vite që ishte transferuar në Shkodër pasi kishte zbritur nga zonat e thella të Dukagjinit.