Qeveria shqiptare do të shqyrtojë të gjitha marrëdhëniet me Serbinë. Një qëndrim i tillë erdhi nga kryeministri Berisha sot gjatë mbledhjes së grupi të PD-së, një ditë pas heqjes nga qendra e Preshevës të monumentit kushtuar dëshmorëve shqiptarë.
Berisha e quajti këtë veprim të turpshëm nga ana e Serbisë dhe u kërkoi autoriteteve ndërkombëtare të ndërhyjnë, duke mos përdorur standarde të ndryshme për serbët në Mitrovicë dhe shqiptarët në luginën e Preshevës.
“Dje në Preshevë u shpalos edhe njëherë me egërsi të vërtetë racizmi, urrejtja dhe frika ndaj shqiptarëve nga autoritetet e Beogradit. Me forcën e mitralozëve, automobilëve të njësive speciale u shkund nga qendra e qytetit të Preshevës përmendorja e heronjve të kombit shqiptar, të luginës së Preshevës, të cilët ranë në një përballje heroike me pushtuesit, me fallangat e Sllobodan Millosheviçit në një kohë kur sipas të gjithë dokumenteve ndërkombëtare, të OKB-së dhe të organizatave të tjera, shqiptarët e Preshevës ishin më të shtypurit në Europë e ndoshta në botë. Është në të drejtën e autoriteteve lokale të vendosin shtatoret dhe simbolet e tyre”, tha Berisha.
“Do të shqyrtojmë marrëdhëniet me Serbinë. Garantoj se Shqipëria është e vendosur të bëjmë gjithçka për të siguruar të drejtat. Po negociojmë”, tha Berisha , i cili shtoi se do t’i propozojë Bashkisë së Tiranës, që një rruge të kryeqytetit t’i vendoset emri “Heronjtë e Preshevës”.
hahaahahahaa, e kush duhet ta besoj kete qe po pjerdh nga goja o harram