Përfaqësuesit e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, komuna me shumicë shqiptare në jug të Serbisë u takuan sot në Beograd me kryeministrin serb Ivica Daçiç. Ata thanë se kanë kërkuar prej tij që shqiptarët e Luginës së Preshevës të gëzojnë të njëjtat të drejta sikurse edhe serbët në veriun e Kosovës, të cilët sipas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të kenë një shkallë të gjerë autonomie.
Video:
http://www.zeriamerikes.com/content/presheva-kosova-serb-shqiptar-drejta-voa-ditari-shqip/1767171.html