I nderuar lexues!
Gërmimet arkeologjike në Kështjellën e Krujës dëshmojnë se ka qenë vendbanim ilir që në shekullin III para erës sonë.
Fshati Zgërdhesh që ndodhet fare pranë mendohet se ka qenë Albanopolisi i përmendur nga Ptolemeu në shekullin II të erës sonë. Me braktisjen e tij në fillim të Mesjetës banorët gjetën një vend më të mbrojtur në Krujë ndaj me kalimin e kohës qyteti mori rëndësi për gjithë krahinën.
Përmendet për herë të parë si qendër peshkopate në një dokument në vitin 879.
Kruja ishte në qendër të shtetit të parë feudal shqiptar që rreth viteve 1190 kishte në krye Progonin e më pas djemtë e tij, Gjinin (1198-1206) dhe Dhimitrin (1206-1216).
Qyteti arriti pikun e zhvillimit në shekujt XIII dhe XIV. Ormanët e pushtuan për herë të parë në 1396 dhe për së dyti në 1415. Në 1430 shpërtheu një kryengritje e drejtuar nga Gjon Kastrioti.
Me kthimin e djalit të tij Skënderbeut në 1443, Kruja u bë qendër e epopesë shqiptare të shekullit XV kundër osmanëve dhe emri i saj, asokohe ishte i njohur në gjithë Europën. Me Skënderbeun u rezistoi tre rrethimeve 1450, 1466 dhe 1467.
Osmanët arritën ta marrin në 1478. Qyteti u rrënua, shumë banorë u masakruan, pjesa tjetër mërgoi.
Dita
Ky gjon me duket se esht fallsifikate,thjesht per tju ber qefin katolicizmit,johanes esht emri i vertet ose jorgo kastrioti vari i te cilit esht rojtur nga epiriotet ne epir¡¡¿¿¿?
Toponimet Jan nderuar nga lesios ne lezhe nga hungarezet¡