Dje, të gjitha agjencitë e lajmeve i kishin dhënë shumë rëndësi ngjarjes së shembjes së një ndërtese pranë Ekonomikut, dhe dukej se kish bërë përshtypje më së shumti ndërtesa që mbeti më këmbë, integrale, edhe pas shpërthimit të tritolit. Madje, titujt kishin të bënin thjesht me këtë yçkël xhenierësh.
“Shteti dështon”, ishte në thelb mesazhi i troçtë apo i nënkuptuar që përcillnin titujt në të gjitha sitet, dhe merrej vesh se gazetarët i kish tërhequr ana spektakolare e ngjarjes. Ishin përgatitur që të filmonin me kamera e me aparate fotografike vidhisjen brenda sekondës të ndërtesës, për ngritjen e së cilës janë dashur muaj të tërë.
Dhe spektakli nuk u realizua, gjë që e bëri situatën edhe më spektakolare. Shumë gazetarë u fokusuan zellshëm tek ky fakt; madje, zunë të kërkonin dhe simbolika të natyrës besëtyte. Ca e ca, fjala vjen, panë tek ndërtesa “e pamposhtshme” prej tritolit shtetëror një rezistencë heroike të ilegalitetit e një humbje ndjellakeqe të shtetit. Institucionet e morën seriozisht këtë lexim allasoj të ngjarjes, dhe zunë të justifikohen duke thënë se “shpërthimi ishte i parashikuar të ishte minimal dhe i pjesshëm”.
Të bombarduar me interpretime të tilla trillane, njerëzit pyesnin dje si ka mundësi që nuk u shemb, ndërkohë që pyetja vijon të mbetet po ajo e vjetra: Si ka mundësi që është lejuar të ndërtohet? Lajmi në këtë mes pra nuk është “tritoli që doli huq”, por fakti që ndërtesa pesëkatëshe ka qenë pa leje. Dhe ajo ndërtesë nuk është ngritur brenda ditës. Brenda ditës ajo u shkatërrua, por për t’u ngritur i janë dashur muaj të tërë, dhe asnjë nga strukurat e pushtetit apo të shtetit nuk ka mundur ta ndalojë.
Do të kish pak kuptim sikur të bëhej fjalë për ndonjë ndërtim në ndonjë hinterland të largët të Shqipërisë, por në këtë rast ndërtesa është ngritur mu në zemër të Tiranës, nën vështrimin e të gjithëve dhe pas shumw denoncimesh që janë bërë. Është e habitshme se si nuk kërkohen përgjegjësit realë të kësaj situate.
Po 8-kateshi ne mes te rruges sh.musaraj ka 2- vjet qe po ndertohet , ku eshte shteti , sepse luli vetem qeshe, kurse pronari thote ska cme bene policia , ky ndertim duhet shembur.
Dy gjera jane ekstreme ne Shqiperi.
Mania e ndertimit pa Leje dhe Mania e shkatrrimit me Leje.
Shume gje e TURPSHME dhe e DEMSHME per ecjen perpara te nje shoqerie.
Jemi komb budallenjsh apo komb i mallkuar???
Eshte shume e trishtueshme te shikosh kur fillojne dhe behen ndertime te paligjshme por eshte shum e DHIMBSHE te shikosh se si shkatrrohen ato ndertesa qe kan kushtuar miliona para.
Kush e ka fajin per kete gje??
Kush jep lejet per te ndertuar ne vende te ndaluara??
Kujt i intereson te hidhen ne lume parate e shqiptarve???
Shqiperia vazhdon te mbetet e SEMURA e Europes.
Ke te drejte, por mjafton te themi se keta njerez thjesht, nuk kane leje ndertimi sikurse u vertetua. Eshte thjeshte ceshtje arogance dhe shperfillje kundrejt shoqerise dhe shtetit..
Duhet “shembur” rrjeti i dhenies se lejeve per ndertimet e paligjshme pastaj ndertesat.Keta kodoshe pushtetare,kane vite qe e “ushqejne” ngritjen e objekteve pa leje.Ky eshte krimi me i rende qe mund ti behet vendit,sepse pasojat jane te pa riparueshme ne shumicen e rasteve dhe do t’ia u leme peshqesh brezave pasardhes kete shemti me ndertesa te ngritura sipas qejfit,pa asnje kriter apo rregull te caktuar.Duhet te behet nje auditim i plote,se kush jane apo kane qene ata pushtetare lokale apo qendrore qe kane dhene leja apo kane “mbyllur” te dy syte perballe kesaj paligjshmerie.
o Mustafe(je gege pra!),qe ta marresh vesh,megjithese e di shume mire,ky pallat u la te ndertohet pasi kishte nje leje nga ish kryetari ibashkise,Rama.U ngriten studentet qe te prishej,ceshtja shkoi ne gjykate,e cila pasi pa se ishte me te rregullt,e la qe te vazhdonin punimet.A mund te te bej nje pyetje une?Po ate pallatin e familjareve te Lindes,pse nuk eprish INUK-u?Keshtu,i dashur Mustafe(a).
Po 8-kateshi ne mes te rruges sh.musaraj ka 2- vjet qe po ndertohet , ku eshte shteti , sepse luli vetem qeshe, kurse pronari thote ska cme bene policia , ky ndertim duhet shembur., ne banoret kemi besim vetem tek sajmiri dhe ten anila basho ose te kryredaktori i dites per te bere nje shkrim per masakren ne kete rruge;
BRAVO NANO !
eshte shume e thjeshte ,populli shqiptare nene biologjike ka partine ,babain e ka ne tranzicion ,dhe cdo gje e keqe ti ndodhe ja ben hallall nenes,ky eshte niveli i grupeve te miletit ose e (shoqerise),popullit shqiptar,prandaj zoti gazetar mos na i lodhni trute me ate cka jemi ,por me ate cka na takon nuk e thote kerrkush
pergjigja e pyetjes SI KA MUNDESI QE ESHTE LEJUAR TE NDERTOHET PA LEJE eshte kush ka shkelur ligjin te ndeshkohet rende (p.sh.shkelesit te gjobiten me shuma marramendese).per te bere te duhuren nuk duhet TE DISH duhet TE DUASH. nese keta me te vertete jane gati mjafton zbatimi i ligjit.
Jo eshte ndertuar me leje .Lejen e ka marre ne 2001 per te ngritur 3 kate .
Ne 2003 rinkorfimoi lejen .Ne 2004 dhe lejen dhe sheshin e ndertimit .
Nuk besoj se te duhet emri i kryetarit qe i ka dhene lejen .
Fatkeqesi kombetare keto qeverite shqiptare. i lejn ndertimet beri ne 5 kate dhe o burra tritolin. Sa lloje policish ka ne Tirane ? Askush nuk e vuri re kete ndertim kur u hapen themelet?Po ne katin e pare? po ne te 2 …3…4? Vetem kur doli ne katin e 5 ja u kapi syri?A nuk eshte nje vrasje per ato familje qe kane ndertuar? gjith ai shpenzim. Te fitosh kredo me djersen e popullit futet tek krimet qe i bejn ketij populli. Ateher pse e gjykoni per keq Gerdecin? shtepi u shkaterruan edhe atje……..
nese prona nuk eshte e tyre. nuk me vjen keq fare. eshte si te thuash gjynah hajduti. vodhi ca miliona dhe tani ju ja merrni mbrapsht. kush shkel ligjin denohet. eshte person qe nuk zbaton rregullat ne nje shoqeri. se po te benim te gjithe si ky. yyyyy
Mundesia e lejimit te atij 5 keteshi dhe e gjithe katrahures ndertimore eshte e qarte z. Mustafa .
Te gjithe shtetaret e larte dhe vendor jane te dhier deri ne gryke.
Ne ndertime i pastrojne leket e ” pastërta ” te tyre, i investojne së bashku dhe lejojne bashk e ne heshtje ndertime te tilla.
Kemi degjuar nga mediat se edhe ne Gjirokaster eshte bere nje 15 katsh rrotullues ngjitur me stadiumim ku qytetari ka frike te shkoj ne nje ndeshje sportive se trembet se e zen nden vehte. Kush i investon keto pare te ” pastrerta ” edhe tek kjo gradaçel qe ja ka kaluar kalase se Argjiros ?
Do te ngrihet akoma me lartë akoma apo kur te mbaroje do te minoset ?
Tani ka ardhur koha qe : nga qendrimi qe do te mbaj ndaj ketyre fenomeneve per zbatimin e ligjit qeveria e re qe votuan shqiptaret me 23 Qershor , do te tregoje se eshte e paster dhe e pa perlyer ne kete llagëm te zi.
Shpresojmë!
une kam nje apartament tek Komuna e Parisit,lagje qe Nano e njeh.Pa mbaruar pallati ndertuesit bene nje kat shtese ngjitur,duke me zene ballkonin,me pretendimin se ashtu e morri projekti.Nje kat i tere jashte planimetrise fillestare,padyshim pa leje,qe edhe sot nuk eshte legalizuar.S’besoj te prishet ky kat,sepse Shqiperia eshte vendi i 1001 rrufjanlleqeve,por po qe se do vijne xhenieret ta hedhin ne ere,e kane zahmet te ma lene mua kete pune,se s’eshte faji i tyre qe s’dine,por i shefave te Zhulalit qe shkaterruan me themel ushtrine dhe sot po e shohin sesa diploma Kashari kane shperndare pa hesap.Dhe fajtore jane te gjithe,nga koka tek kembet,socialiste e demokrate,shabane dhe hysene.Shiko çfare bene me reformat.Hoqen specialistet e xhenjos dhe municioneve dhe pastaj morren ushtare nga militantet dhe u bene kurse qe te zevendesonin te paret me arsim te mirefillte,pak a shume si me kurset e Plepave per gjykates e prokurore.Porse prokuroret qameti mund te mos fusnin ne burg mafiozet,kurse ushtaret me kurse shperthejne pallatin e gabuar.Mendoni ata ne ndonje emergjhence çminimi,une per vete nuk u ze bese.
Falenderoj ata studente dhe pedagoge per protesten qytetare dhe shtetin qe veproi.Kjo ndertese qe nuk u rrezua me goditjen e pare do te mbetet simbol i shembjes se nje mentaliteti te protestave spektakolare, aktoriale te tipit`,,Mjaft,Kuq e Zi`,Vepro sot se neser do te jete vone` Duku`te cilat lancuan ne tregun politik kareiriste parazite,demagoge e llafazane buzequmesht.
Pyetja e vene si titull ne krye te ketij shkrimi, me e pakta qe do te thoja eshte nje pyetje naive e nje individi qe nuk ka qene fare jo me ne Shqiperi por dhe ne kete planet, dhe jo e nje gazetari qe eshte njohur per kriticizmin e tij ne mjaft raste objektiv. Me mire do ishte pyetja :SI KA MUNDESI QE NE SHQIPERI LIGJI ESHTE KONSIDERUAR ME KEQ SE NJE COPE LETER HIGJENIKE? Se vetem kjo gje mund te spjegoje katrahuren demoanarshiane te Sali Berishe antiligjit dhe sejmeneve te tij ne te gjitha nivelet e pushteteve. Kjo ndertese e jashtligjshme eshte pasqyre e antishtetit qe sundoi per tete vjet dhe e adminstrates qe i ka bere fresk atij. tani ashtu si ajo ndertese e jashtligjshme duhet te sheshohet dhe godina gerdalle e nje administrate amorfe, antishtet, antiligj dhe antikulture, te paafte dhe te korruptuar qe i sherbeu antishtetit.
Para se te flasim per pallatin qe po prishet, a nuk mendoni se eshte me e rendesishme te sqarohet pyetja nese eshte ndertese me tipare gege apo toske?? Eksperti Mustafe mund te na ndihmonte ne kete drejtim.
Ndetesat me tiparet toske rrezohen edhe kur i sheh shtrember, ndersa ato me tipare gege nuk ka tritol dhe Saimir Tahir qe i rrezon.!!!
Perderisa nuk futen peshqit e medhenj brenda per te gjitha ato qe i quan pozita shkelje keshtu kemi per te vazhduar dhe kete 4 vjecar e njejta loj qe beri Saliu kur erdhi ne pushtet shpartalloi bisneset e kundershtarit !
Ndertesa nuk u shemb plotesisht si u shemb para 30 viteve bashkia e Tiranes dhe kjo jo sepse nuk ishte llogaritur mire nga specialistet por sepse ajo ndertese i kishte kollonat per 10-12 kate. Pse si kujtono ju ngopet ariu me tre kate shtese ne ate vend pellumbash?
Ku ka jetuar z.Nano ?
Cdo gje ose me mire shumica e gjerave pa leje behen ne Shqiperi !
Pse te pakta jane rastet kur Nano ne blogun e vet boton artikuj nga blogje te tjere pa marre as me voglen leje ?!
Nano me kete shkrim paditurie me kujton te ndjerin gazetar Astrit Nuri që pyeste “perse” “si lejon organizata baze e Partisë” ” ku ishin komunistet të ndalonin burokratët?”
I njëjti koncetim,sikur Nano vjen nga Italia,hëna…Nuk tregon kush janë pronarët e pallatit,kush dha leje nga Universiteti të futej godina ne oborr? Kush dha leje nga shteti,Bashkia? Përse nuk u rrezua dhe kush nga xhenjerët qe minuan do paguaj? Edhe ky shkrim me autor Mustafa Nanon, si pallati i ngritur dhe me tritol pa rrezuar…Më saktë,pallati shkrim që ka ngritur Mustafa Nano, i njejtë me pallatin e ngritur nga Askushët në o oborr të universitetit(fakutetit)
Më keq se ndertimet pa leje në Shqiperi, janë dhe godinat e shkrimeve që ngrenë gazetarët;ku mungon fare autorësia e ligjshkelësve!…Mendo të rrezojnë hotelin e Bashës,në Vorë,Hotel “Pamën” në Berat, ato të Jozefinës në Shkodër! Duhet Revolucion francez,në Shqiperi,pa gijotinën,ku dhe shtypi duhet përmbysur për krimet që ka bërë e vazhdon të bëjë!…
Pse ka vdek Berisha qe te mos ndertojme pa leje?
Ka vdek Berisha qe e mos zaptojme troje ne Bregdet?
A ka vdek Berisha qe te mos i rrafshojme per toke pyjet?
Berisha nuk ka vdek qe te mos ndertojme furra gelqere.
Nuk ka vdek Berisha qe te mos e shesim Shqiperine per skrap.
Pse ka vdek Berisha, qe te vendosim tabelen “toke e xanun”
Do ndertojme, do vjedhim, do zaptojme dhe s’ka kush na ben zap.
PSE CUDITET KAQ SHUME MUSFTAFA NANO?
Per nje palo ndertese tek ekonomiku qe eshte me leje ndertimi si nje QOFTE albaneze ne bulevardin kryesor te Tiranes? Po shko dhe hyp ne Kullen e Vodafonit o Muc Djali Gazetari qe te shiqosh shume QOFTE te tilla te urbanistikes famoze Albanistanit qe eshte me famoze se ajo e Kandaharit te Afganistanit. Po si nuk eshte denuar dhe ndaluar ndertuesi? pyet Muci yne me mllef dhe me te drejte ne fund te shkrimit, pyetje qe me sakte duhet te paraprihej nga nje pyetje tjeter me thelbesore: Po si nuk eshte denuar ai qe ka dhene lejen e ndertimit per kete QOFTE te urbanistikes famoze te Albanistanit qe eshte me famoze se urbanistika e Kandaharit te Afganistanit? “Nuk kam qene une!” do te pergjigjej Edi Rama po te drejtoheshin syte e miletit te zemeruar nga ai per ta percjellur ceshtjen drejt “Kalendrave greke” per ta arkivuar me pas ne Bodrumet e Heshtjes. Por kush ka qene atehere? mund te vazhdoje te pyese Muc Nano Gazetari ne DITA dhe te prese pergjigje te sinqerte nga politika. Pikerisht ketu qendron ceshtja dhe THIS IS A QUESTION dhe nastradini mendon se Muc Nano Gazetari nuk duhet te cuditet dhe zoritet kaq shume per nje palo ndertese si QOFTE ne mes te Tiranes. Sepse ka shume cudira te tjera albaneze me thelbesore dhe me te thella qe presin pergjigje per nje kohe shume me te gjate dhe per fat te keq ASKUSH nuk eshte kujtuar t’i jape sado pak grimca pergjigje qytetare. Pikerisht ketu qendron llogjika e kesaj replike te nastradinit per te spjeguar pse Muc Gazetari nuk duhet te cuditet me ndertesen – QOFTE tek ekonomiku. Po mundohem t’i radhis ne nje forme llogjike:
– Si nje QOFTE me e madhe dhe e kobshme qendron PIRAMIDA e Enver Hoxhes ne nje lulishte me qendrore ne Tirane, si nje ogur famekeq per integrimin e vendit tone drejt BE-se dhe si mallkim per viktimat e komunizmit si per t’i treguar Botes se ASGJE nuk ka ndryshuar ne trojet tona qe nga Koha e Qepes e Enverit. Parafytyro o Muc Gazetari sikur ne qender te Berlinit, ne Alexanderplatze pershembell gjermanet te mbanin me nderime PIRAMIDEN e Hitlerit. A nuk do te dukej kjo gje nje cudi me e madhe se ndertesa QOFTE prane ekonomikut?
– Si nje cudi tipike albaneze Enver Hoxha qendron sot, 23 vjet pas renies se Murit te Berlinit me vendim te Kuvendit akoma si HERO i popullit dhe HERO i punes socialiste, ne nje kohe kur mbushi lumenj me gjak njeriu duke vrare kundershtaret politike dhe shoket e vet dhe falimentoi shtetin si mos me keq ne fund te jetes. Parafytyro o Muc Gazetari sikur Hitleri ne Gjermani te mbahej akoma me vendim Bundestagu si HERO i Gjermanise. A nuk do te dukej kjo gje nje cudi me e madhe se ndertesa QOFTE prane ekonomikut?
– Fatos Nano vodhi sa deshi, por edhe vrau nje kalimtar ne autostrade dhe e hodhi ne kanal duke ja mbathur me vrap nga vendi i krimit bashke me Blendi Klosin dhe ASKUSH nuk u kujtuar t’i kerkoje per vepren e tyre kriminale te denueshme ne cdo vend te Civilizuar te Botes. Me pas u largua te shijonte jeten ne Vjene me paret e grumbulluara. A nuk do te dukej kjo gje nje cudi me e madhe se ndertesa QOFTE prane ekonomikut?
– Sali Berisha, por edhe familja e tij biologjike bashme me familjen politike vodhi sa deshi, por edhe vrau mjaft njerez nga tahmaja per te fituar LEKA dhe per t’u bere miliardere si Rockefellere prej Amerike, vodhi edhe vota me mashtrime enveriste qe i kishte mesuar ne Partine e Punes. Kush i ka kerkuar llogari dhe hesap per zullumet e tij? ASKUSH do te ishte pergjigja e te gjitheve, perkundrazi eshte Saliu ai qe po kercenon si me pare miletin ne Kuvend njesoj si Nexmije Hoxha ne media me revanshe pushteti. A nuk do te dukej kjo gje nje cudi me e madhe se ndertesa QOFTE prane ekonomikut?
– Ti shkruajte me pare ne DITA nje artikull ku shprehje cudine dhe skeptizmin tend per “Katovicen” shqyptare por gazeta DITA per arsye te panjohura e fshiu nga faqet e saj kete artikull mjaft interesant megjithese per nga numuri i klikimeve te komenteve mbante kampionin e javes si artikulli e i kerkuar nga lexuesit e gazetes DITA. A nuk do te dukej kjo gje nje cudi me e madhe se ndertesa QOFTE prane ekonomikut? Dhe per te plotesuar nje boshllek te justifikueshem nastradini do te shtoje ate qe nuk arriti t’i pergjigjej pikerisht kesheriste tende ne kete artikull mjaft interesat tendin per Gorbaconin dhe “Katovicen” albaneze: Rexhep Mejdani qe ishte nje President i nderuar, por qe eshte aktualisht nje person dhe pedagog i nderuar, por qe i perkiste 100 % nomenklatures enveriste me te besuar nga diktatori ka nje djale qe ka mbaruar studimet ne Universitetin Famoz “Massachusetts Institute of Technology” ne Cambridge te SHBA. Ne vend qe te fillonte pune prestigjoze dhe te ndershme me shoket e tij te shkolles ne SHBA me me page vjetore fillestare me 6 shifra ne USD, ky cun i perkedhelur babai preferoi te punonte si kapobande per MAFIEN e Sali Berishes me kaq zell saqe i lajmeronte bandeitet per kontrollet qe kishte planifikuar te kryente Edi Rama. Nderkohe qe babai denbabden komunist i tij Xhep Mejdani shkruante ne media artikuj te gjate per pastertine qe duhet te kishin pushtetaret shqyptare. A nuk do te dukej kjo gje nje cudi mbi te gjitha cudirat, shume me e madhe se ndertesa QOFTE prane ekonomikut?
tung nga nastradini!
Shteti duhet te flase me nje gjuhe, ate te ligjit.
si pushteti vendor ashtu edhe ai qendror, ndaj ndertuesve qe hedhin betone mbi urbanistiken e miratuar per shlodhje e aq me teper perpara institucioneve akademike,ashtu si ne rastin e quajtur fakulteti i ekonomise, duhet te veprojne.
por shkeljen e ish pushtetareve nuk e pranuan studentet, stafi e dekanati i fakulteti,te cilet qendruan te bashkuar ndaj shkelesve te ligjit.
ata ishn mbeshtetesit e fillimit te rilindjes.
urime rilindjes per fillimin e punes ndaj shkelesve te ligjit,ne dogana,tatime,ndertim,e ne policine e shtetit.
Te shohim se si do vashdoj ky proces se eshte i drejte dhe gjithperfshires, por do ta mbaj fjalen Saimiri me Edin se keshtu e filloj edhe Sala po pastaj e la fare.Difekti eshte se nuk ndeshkohet asnje.Kush e dha lejen,kush e lejoj kush nga gjyqtaret e pushoj ceshtjen kush beri sikur nuk e pa etj, etj dhe pastaj te flasim e te bejme artikuj.Po gjith ato shenime te stop shkaterimit, po ndertimet pa leje ne Durres e ne Vlore e ne Sarande do prishen, ja sa te rrojme do te shim
Nastradini e fillon mirë dhe e katranos kur paralelizon Hitlerin qe pushtoi Shqiperine dhe Enveri qe drejtoi luften clirimtare(ku i kishe te afermit Nastradin,kuptohesh) dhe themeloi ate qe nuk mund te rrezohet dot Republikën!Kjo është qershia mbi tortë,pas luftës se Madhe ku ishim bashkë me aleatët!…Piramida është vlerë arkitektonike shqiptare dhe ka piramida dhe ne Paris,ku brenda rri ne art Napoleon Bonoparti,Stalini,Curcilli,bile ka nje pikturë mbi Hitlerin(shko vizitoje,Nastradin) por merr gomarin me vete!…
Per temen qe trajton Nano, duhej shkruar dhe kështu,nese lejet i ka dhene Rama:”Rama e fillon nga vetja,korrigjon mashtrimin qe i kane berë duke premtuar se do shkaterrojë gjithshka antiligjore! Konceptim pa adresime,hartim i klases V…Duhet kurajo! “Fillohet nga gabimet e vetes!” “Pas gabimit Rama i vjen rradha gabimit Basha!” E tje…
Hitleri pushtoi boten …Enferri pushtoi ..mavrine …ops Shqiperine !!!!!
ura e Bunes,nastradini ka shprese se une gjermani i fundit ika ne 28,por jo,per kunj te Ballit ika ne 29.Piva rehat/rehat nje kafe tek Tajvani mbi Uren e Bunes dhe pastaj ika.Hahhahhahaaaa,e ka zakon te merret me qepet e Enverit,ishin qepe bio.
Shiko se mos gjesh brenda ne Piramiden e Luvrit “Pyramide du Louvre” edhe fotografine e BOSIT te Biznes Albania Luan Bregasi, sigurims i vjeter dhe krushk i Enver Hoxhes per t’ja treguar Musfta Nanos si deshmi e “Katovices” albaneze, qe te bindet se gazetari yne famoz investigativ per te “PATHENAT E VERTETA” te transformimit te Partise se Punes ne klase kapitaliste duke grabitur asetet publike dhe pasurine private te shqyptareve. Shikoje Piramiden kryesore prej xhami te Luvrit me piramidat e vogla qe te bindesh qe nastradini e ka vizituar disa here dhe cdo here qe e viziton gjen ne te mjaft gjera interesante per t’u krahasuar me Piramiden Famekeqe te Enverit ne lulushten ne qender te Tiranes. Shiqo dhe reflekto:
http://en.wikipedia.org/wiki/Louvre_Pyramid
Mbi te gjitha spikat deshtimi i specialisteve te medhenjë të artit ushtarak! Me mosrrezimin duket se bënë nje pordhe si gomari nastradinit ne mes Tiranës!
Me pelqyen komentet e I. Troplini dhe Ura e Bunes ne LEVIZJE , per kthjelltesine e mendimit. Edhe une mendoj si ju, te nderuar!!
Nastradin, e din qe ti i can trapin miletit me komentet e tua nga beteja e dardaneleve tek pulat qe kakarisin? Flet ti per heroin e vertete te ketij kombi, Enver Hoxhen .Shko ore bej cicin !
Ne 2013 te tallet nje nga mirdita me shtetin dhe popullin e Tiranes ,kjo eshte e pafalshme.Jo vetem duhet shembur,por autori i ndertimit duhet denuar ne menyre spektakolare.Edi do te jete shpetimi i Shqiperise.Nje verejtje per Mustafa Nanon: mos imito stilin e te shkruajturit te Kadarese.Ndoshta te ndodh ne menyre te pavetedijshme !