E nxitur nga debati i kohëve të fundit lidhur me origjinën e nënës së Skënderbeut, po ju shkruaj për punën këmbëngulëse që ka bërë Dr. Agim Leka me Enciklopedinë më të madhe Britanike, në të cilën ishte përshkruar origjina serbe e Skënderbeut. Në të vërtetë Dr. Leka është i njohur në diasporën shqiptare për shërbimin human në fushën e mjekësisë. Pa lënë mënjanë edhe kontributin me penë në dorë për çështjen kombëtare, luftoi në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, Kosovë, Çamëri e gjetkë…
Një punë e nisur me mend, sjell rezultatin e duhur.
Pas shumë vitesh në kërkim të së vërtetës me historianë dhe editorë erdhi edhe fitorja e shumëpritur. Më 1967 Enciklopedia Britanike shkroi kapitullin për Skënderbeun: SKANDERBEG (George Kastrioti) (1405-1468), the National Hero of Albanians.
Dr. Leka i entuziazmuar nga fitorja, në korrigjimin e Edicionit të “Encyclopedia Britanica” e vitit 1961, e ruajti dokumentin origjinal të Nolit si reliken më të çmuar, sepse qe argumenti më bindës për të vërtetuar të kundërtën e asaj që ishte shkruar në te.
Dr. Agim Leka, i privuar për të komunikuar me Tiranën, në kohën e duhur, pas shumë vitesh, duke përfituar nga vizita e At Arthur Liolin në Shqipëri, i dërgon letër Kryetarit të Akademisë së Shkencave të R.P.S.Sh Prof. Aleks Buda (korrik 1988), ku ndër të tjera i shkruan: “Këtu brenda do të gjeni letrën origjinale të Peshkop Nolit, të cilit i isha drejtuar në kapacitetin e tij si historian i Gjergj Kastrioti Skënderbej, të cilën letër dhe dokumentim e përdora për protestën time të Enciklopedisë në fjalë… E kam ruajtur gjithë këto vite si “hajmali”. Kam frikë se me kalimin e jetës sime dhe të sime shoqe, fëmija im mund të mos i japin rëndësinë e duhur dhe mund ta humbasin… prandaj po përfitoj nga vizita e liderit shpirtëror të bashkësisë shqiptare në Amerikë… At Arthur Liolin.
Me vonë, Dr. Leka, i befasuar nga një informacion i vitit 1991, se dokumenti origjinal i Nolit nuk gjendet në destinacionin e dërguar, me shqetësim i drejtohet me letër të vëllait: “I dashur Luan… Bisedo me djalin e Prof. Budës dhe z. Hekuran Mara që kjo letër të gjendet sa më parë, se mos të jetë futur në ndonjë sirtar, pas 30 vjetësh që unë e ruajta si sytë e ballit.”
Bashkangjitur do të shikoni edhe dokumentet përkatëse që e kryen misionin me sukses.
Historia shqiptare është mësuar tashmë me këto lloj grabitjesh, troje, pasuri, tjetërsim gjuhe, zhvendosje të popullatës, por nuk durohet më të marrin edhe lavdinë, edhe identitetin.
Prandaj është për t’u vlerësuar përpjekja e gjatë e Dr. Lekes në lidhje me kapitullin e Skënderbeut në Enciklopedinë Britanike, që mbahej më e madhja e asaj kohe.
Maratona e letërkëmbimeve, fillon me përgjigjen që merr më 21 gusht 1961 nga Fan Noli, i cili e mirëpret kërkesën e Dr. Lekës për të bashkëpunuar në korrigjimin e origjinës serbe të Skënderbeut në atë Enciklopedi.
(Një fragment nga letra origjinale e Nolit: “I enclose a copy of these tëo pages. As you may knoë, “The story of Scanderbeg” ëas my dissertation for my Ph.D.Degree at Boston University. It was published in 1947 by Vatra, 30 Hutington Ave., Boston 16
Massachusetts.
Another book in ëhich the question is discussed is by Fr.Athanase Gegaj, “L’Albanie et l’InvasionTurque au xv-e Siecle.” It ëas a doctoral thesis, published by the University of Louvain, Belgium, in 1937.
All you have to do is call the attention of the editors of the Encyclopedia Britanica to these tëo books, ëhich are the latest on the subject, both of them based on archival material”.)
Me këtë letër orientuese të Nolit ku përfshihet vepra “Histori e Skënderbeut”, me të cilën kishte mbrojtur disertacionin në Universitetin e Bostonit dhe vepra e Fr Athanase Gega, “Shqipëria në invazionin turk të shek.15” me të cilën kishte mbrojtur tezën e Doktoraturës në Universitetin Louvain, Belgium, 1937, Dr. Agim Leka i drejtohet Editorit të Enciklopedisë, Nov. 13. 1961.
Në letër kërkohet korrigjimi sa më i shpejtë i këtij gabimi duke e zëvendësuar me një fakt historik, sipas orientimit të letrës së Nolit
(“I am the subscriber of the Encyclopedia Britanica and open going over volume 20, page 726 on the topic of Skanderbeg, the national hero of the Albanias, I was surprised to read the assertion that Skanderbeg was of “Serbian origin”…) marrë nga letra origjinale e Dr. Lekës.
Në Janar.8. 1962, Dr.Leka merr përgjigje nga Leona B. Kraus, Editorial Assistant ku pranohet kërkesa për ta shqyrtuar artikullin në fjalë. (“Ëe appreciate your ëriting us concerning the origin of Skanderbeg in the Britannica article Skanderbeg or George Castriota (volume 20, page 726)…)
Jan.22.1962 Dr. Leka e njofton Peshkop Nolin për përgjigjen që mori nga Editori, duke inkluduar edhe letrën përkatëse.
Nov.8.1966 pas një pritje të gjatë, Dr. Leka i drejtohet përsëri editorit: Dear Miss Kraus… Duke i shprehur shqetësimin e vonesës së korrigjimit sipas letrës së Peshkop Nolit i cili kishte ndërruar jetë një vit më parë me 1965 dhe mund t’i shkaktonte ndonjë vështirësi Dr. Lekës në zgjidhjen e problemit.
Nov.18.1966 Dr. Leka merr letër nga Helen L. Carlock, Editorial Assistant se artikulli për Skënderbeun është rishkruar, por do të botohet në janar të 1967 me autor Tajar Zavalani, (former Program Assistant, Albanian section, B.B.C.) ku është cituar the libri i Metropolitan Noli në bibliografi.
Dear Dr, Leka/ The rewritten article on SKANDERBEG has not yet been published. It will appear in our 1967 edition, to be published in January 1967, and we enclose a tearsheet of the page. The autor is Tayar Zavalani… (marrë nga letra origjinale).
Kjo e bëri krenar Dr. Lekën që realizoi të vërtetën historike të Heroit Kombëtar, Skënderbeut.
Gjithë këtë letërkëmbim, Dr. Leka ia dërgon Prof. Aleks Buda, Kryetar i Akademisë së Shkencave të R.P.S.SH të cilën e theksova edhe më sipër.
Duke i shkruar ndër të tjera: Kam lexuar me interes letrën tuaj në gazetën “Liria” me të cilën i bënit thirrje bashkësisë shqiptare në Amerikë në lidhje me mbledhjen e dokumenteve të jetës së Hirësisë së tij, të ndjerit Peshkop Fan S. Noli.
Unë kam patur një letërkëmbim me Peshkop Nolin në lidhje me një protestë që i bëra “Encyclopedia Britannica” Edicioni i vitit 1961, në të cilën autori e quante Skënderbeun me prejardhje serbe…” etj.
Letra është e gjatë dhe kërkon studim më vete, ashtu si gjithë dokumentacioni i dorëzuar nga Dr. Agim Leka këtij institucioni, për t’i shërbyer studiuesve në vazhdimësi, për çështjen kombëtare.
Ky nuk është rast i veçantë për Dr. Lekën. Publicistika e tij ka një shtrirje kohore ndër vite që nga mosha 18-vjeçare kur ishte student dhe deri sot në moshën 93 vjeçare vazhdon te jetë aktiv.
Kohët e fundit vlen për t’u përmendur shkrimi i gjatë dhe i dokumentuar për çështjen Haradinaj të cilën ia dërgoi Ambasadorit Francës i cili iu përgjigj menjëherë për ta marrë në konsideratë problemin në fjalë. Pastaj ngjarjet rrodhën në përputhje me argumentet që kishte paraqitur Dr. Leka. Shpresojmë së shpejti të shohim botimin e plotë të të gjithë publicistikës së Dr. Lekës.
Të gjithë jemi sensitiv ndaj çështjes kombëtare, sepse si popull nuk e durojmë dot dhunimin e historisë. Shembulli i Dr. Lekës për ta dokumentuar të vërtetën historike me fakte është një vlerë që u shërben gjeneratave të reja që ta mësojnë historinë sa më të qartë dhe të jenë kërkues në drejtim të së drejtës.
Përgatitur nga Pertefe Leka