24 marsi shënon fillimin e sulmeve të NATO-s ndaj forcave policore dhe ushtarake të Serbisë, 16 vjet më parë.
Mediat serbe shkruajnë se sipas vlerësimeve të dala nga to, në 11 javë sa zgjaten sulmet, janë vrarë 1200 deri në 4000 persona.
Sipas portalit serb Telegraf.rs, bombardimet, të cilat pa ndërprerje zgjatën 78 ditë, kishin dëmtuar rëndë infrastrukturën, objektet industriale, shkollat, institucionet shëndetësore, shtëpitë mediale, monumentet,…
Mediat serbe gjithashtu rikujtojnë se sulmi ndaj Serbisë apo RFJ-së është bërë pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjë që vlerësohet si një precedent, transmeton Telegrafi.
“Urdhri për sulme, ish-komandantit të forcave aleate, gjeneralit Wesley Clark, i ishte lëshuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana”, shkruan Telegraf.rs.
Gjithashtu Telegrafi.rs, shkruan se RFJ u sulmua pas “supozimit se Serbia ishte fajtor për katastrofën humanitare në Kosovë (shkaku i menjëhershëm ishin ngjarjet në Reçak) dhe dështimi i negociatave për statusin e ardhshëm të krahinës që u zhvilluan në Rambuje dhe në Paris”.
“Pasi Kuvendi i Serbisë kishte konfirmuar se nuk do ta pranonte vendimin rreth futjes së trupave të huaja në territorin e saj dhe sugjeroi se forcat e OKB-së të mbikëqyrin një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë, NATO, më 24 mars 1999, në 19,45, filloi sulmet ajrore, në shumë vende në Serbi dhe Mal të Zi”, shkruan Telegraf.rs.
Gjithashtu, shtohet se “sipas të dhënave të publikuara kohët e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë flet rreth 1008 ushtarë dhe policë të vrarë”.
“Dëmi i përgjithshëm është vlerësuar të jetë rreth 100 miliardë dollarë”, shtohet më tej.
Përveç humbjeve, mediat serbe kanë shkruar edhe për “fitoret”.
Po sipas tyre, duke cituar Agjencinë ruse APN, NATO ka humbur mbi 400 ushtarë dhe më shumë se 60 aeroplanë.
“Ndërsa presidenti amerikan Bill Klinton tha në një fjalim më 10 qershor 1999 se NATO nuk ka pasur ‘ndonjë viktimë’”, shtohet më tej.
Për të ilustruar fitoret, mediat përmendin mbetjet e aeroplanëve F-117 DHE F16, fluturake pa pilot…, të cilat ruhen në Muzeun e Aviacionit në Beograd.
Pas sulmeve ajrore, mediat vlerësojnë se si rezultat I presioneve diplomatike, u nënshkrua marrëveshja e Kumanovës, më 9 qershor 1999, pas së cilës edhe u ndërprenë sulmet ajrore ndaj RFJ-së.
“Më këtë rast, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, dhe atje u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 vende, me detyrën e ruajtjes së paqes, sigurisë dhe të sigurojnë kthimin e refugjatëve derisa të mos përcaktohet statusi i mëtejmë i Krahinës autonome”, përfundohet në përshkrim. /Telegrafi/
‘GJYNAH’ … ! ! ! ! !
SATRAPET E BALLKANIT,
QE ENDE INVESTOJNE MILIARDA
PER TE DEMTUAR STANDARTET QYTETARE NE RAJON,
PO NA BEJNE VIKTIMAT ?!
KASAP DHE QENGJ – QENGJ DHE KASAP …
Verejtje per meiden: Po pse citoni se c’thote serbi. Po e prish fjalorin (nuk do e ul nivelin aspak sa ajo e parlamentit, gjithsesi) e po them “Kujt i plasi” se c’thote serbi! Pse nuk citoni medien kosovare dhe analiste te sakte shqiptare. Per me teper shifrat mund te bymehen si t’u interesoje serbeve. Interesant shifra nga 1200 deri ne 4000 te vrare, pra serbi akoma nuk e di numrin e te vrareve te vet!??? Cudi…
Sa deme kini shkaktuar ju ne Bosnje dhe ne Kosove nuk lahen me ato qe ju ka bere NATO bile mendimi im se eshte shume pak ajo qe ju kane bere.
Pak jane vrare, harroni qe keni djegur njerez te gjalle, keni vrare ne menyre masive popullaten e Kroateve, Boshnjakeve dhe Shqiptareve, keni shkaterruar dhe djegur, keni perdhunuar dhe mbuluar ne varre masive njerez te pafajshem.
Disa krime tuajat as Hitleri nuk i ka bere, legena.
Ishit ne fund te oqeanit me ato cfare bete, por keni filluar te nxirrni gishtat mbi uje dhe po qaheni se ju kane vrare, t’ju kishin zhdukur fare, pak e keni.
Ne shqiptaret do t’i jemi per jete mirenjohes NATOs.
Faleminderit SHBA!
Faleminderit Europe e qyteteruar qe mbron drejtesine ne Ballkan!
Rrofte Shqiperia e shqiptareve kudo qe jane!
Miresevjen bashkimi i trojeve shqipfolese!
Me nje fjal okb dhe rezoluta 1244 la si territor te serbise kosoven u kuptuam se cfar pavarsie esht kjo!
ju lumte bombardimeve por qe paten vetem efekte ekonomike e jo politike e rivendosjen e kufijve te rinj ne kosove qe simbas ligjeve nderkombetare te ksaj rezolute duhen cdemtuar viktimat e demet e bera nga kjo nderhyrje qe esht ne kundershtim me ligjet nderkombetare kur sulmohet nje shtet!
Mire ua bene,Ishit mesuar tu binit ne qafe shqiptareve.Tani e ka radhen Greku per Camerine!
Nuk jane leshuar as 100 bomba mbi serbi. Dhe ato ne pjesen e pare dekonspiroheshin nga francezet si u vertetua edheme vone. Nuk e di po te gjitha ne thesarin e shtetit paskan rene qe paskan demtuar secila mbi 1 miliarde. Shumica jane leshuar mbi territorin e Kosoves, kujtoni familjen Kosovare ne Prizren qe u vrane gabimisht ne zetor mbi 50 anetare.
Kosova eshte viktima e vertete le te demshperbleje serbia njehere Kosoven Pastaj te flase.
Nenat, motrat, gjyshet per 100 breza. Dhe pak i kane. Keta kriminele shkije nuk kane te ngire me na pa te gjitheve te vdekur. Zoti i vrafte!