Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Spanja, një përvojë urrejtjeje për Murinjon
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Spanja, një përvojë urrejtjeje për Murinjon
Sport

Spanja, një përvojë urrejtjeje për Murinjon

anazapta
Published October 19, 2013
Share
SHARE

Zhoze Murinjo ende nuk e ka harruar trajtimin që iu rezervua në Spanjë gjatë tre vjetëve që drejtoi Realin. Portugezi është tip polemizues dhe i tillë është shfaqur në çdo vend ku ka punuar, megjithatë ai thotë se në Spanjë ka qenë i rrethuar nga urrejtja, ndërsa shton se në Angli njerëzit janë shumë më pak agresivë edhe kur të shajnë. “Kur në Angli të thonë një shprehje ofenduese, nuk të duket shumë e rëndë, ndërsa në Spanjë është ndryshe. Kur të drejtohen me sharje, e bëjnë sepse e ndiejnë. Është një urrejtje e mirëfilltë”, thotë Murinjo për gazetën “The Guardian”.

Që në marsin e kaluar ai u shpreh se mund të kthehej në Angli, atje ku ndjehej mirë, pasi te Chelsea ka pasur trajtim të shkëlqyer nga presidenti Roman Abramoviç, tifozët dhe shtypi, që te portugezi gjente përherë material për faqen e parë. Për shumë vite, shtypi anglez është ushqyer nga sherret në distancë midis Aleks Ferguson e Arsen Venger dhe ardhja e Murinjos ofroi shumë më tepër materiale, pasi edhe ai nuk ngurroi t’u kundërvihej hapur dy të parëve. Një mënyrë e tillë komunikimi me median nuk i eci në Itali, e sidomos në Spanjë, ku u armiqësua hapur me gazetat madrilene, pa llogaritur ato të Barcelonës.

Në Londër tani ka gjetur qetësinë, me një president që e adhuron. Bosi rus i bluve ka investuar qindra miliona sterlina për të arritur sukseset e mëdha, por ndërkaq Murinjo siguron se tani Abramoviç po i kushton më shumë vëmendje brezit të ri, futbollistëve nën 21 vjeç, që janë pjesë e akademisë. Portugezi shton se është shumë e rëndësishme të ketë një bërthamë lojtarësh anglezë, të aftë për t’u treguar të tjerëve se si të përshtaten apo të luajnë me bluzën e Chelsea-t.

 

 

anazapta October 19, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?