Ka pak ditë, që me ra ne dorë dhe lexova librin “Kurban ” të autorit Edi Rama. Formova bindjen se libri është një vlerë e shtuar publicitare si dhe referencë historike, për tranzicionin shqiptar dhe posaçërisht, për qeverrisjen e Bashkisë së Tiranës, për 11 vite ( 2000 -2011). Titulli i shkrimit tim lidhet me fotografinë simbolike, ku duket Edi Rama, me spatë në dorë duke u prirë strukturave ligjore të prishjeve.
Libri është shkruar me ndjenje dhe stil artistik , që e bëjnë subjektin të asimilushém dhe të besushëm. Ngjarjet janë të përjetuara të tëra nga autori, i cili jep mendimet e veta, për figurat historike, me të cilet ka ndarë përpjekjet, për të konsoliduar demokracinë shqiptare, që mbeti e brishtë, në të 23 vitet e këtij tranzicioni. I tërë teksti është i pasur me figura letrare, që kanë thjesht vlerë artistike dhe nuk bëhen barrë e të vërtetës historike, që perçon të tërë përmbajtjen e librit.
Shkencat e aplikuara gjejnë mishërim në një të vetme, që emërtohet shkenca e menaxhimit të pasurive nën e mbi tokësore. Pjese e kësaj shkence të gjerë, është urbanizimi i trojeve ndërtimore, mbi të cilet funksionojnë vendbanime, që fillojnë nga fshatrat deri në metropolet mamuthe. Po që se nënvleresohet inxhinerija urbanistike dhe ajo arkitetunore, venbanimi kalon në vuajtje me tendencë asfiksije. Kjo ndodhi me Tiranën postkomuniste të drejtuara nga Kryebashkiakët Sali Kelmendi dhe Albert Brojka, ky i fundit me profesion inxhinjer. Në vitet e tyre dhe në vijim, Tirana u zgjerua në përmasa të pa para. Popullsia qytetare u dhjetfishua dhe në periferi, në Kamëz, u krijuan dy qytete të reja me madhësinë e Tiranës, në kohën komunise. Në keto kushte, ish kryebashkiakët e parë post komuniste, nuk mundën të orientoheshin, u injorua tërësisht urbanizimi, kryeqyteti u pushtua nga rrëmuja dhe kaosi, si në kohë lufte.
Një ndër problemet më të koklavitura të tranzicionit shqiptar ishte dhe mbetet zhvillimi i Kryeqytetit, që me ndryshimin e sistemeve, nuk po e gjente veten. Nuk arritën vandalizmat e “Teorisë zero”, që u aplikua nga marrësit e pushtetit dhe u lejuan nga dorëzusit kriminelë, por Kryeqyteti ju nënshtrua një invanzioni nga duzina ardhacakësh të pa fajshëm dhe nevojtarë, që ndërtuan një Tiranë tjetër, atë të kioskave dhe ndërtimeve pa leje, duke e kthyer gjëndjen në kaos mjedisor dhe urbanistik, nga më kritikët, që është gjendur ndonjëherë Kryqyteti, të ngjashem me barikadat.
Në periudhën, kur Edi Rama u zgjodh për të qeverrisur Tiranën, Kryeqyteti ishte në ethe. Ato vite dhe para tyre, kam qenë banor i përhershem i Tiranës. Do te zgjateshim shumë, po të përmendim të tëra mungesat materjale dhe ato urbane, por mjafton të themi se ishte koha, kur gjallonin 3 Tirana krejt të ndryshme: Tirana tradicionale e lagjeve me shtëpi qerpiçi, Tirana e lagjeve me pallate të ndërtuara nga komunizmi dhe Tirana informale, përfaqesuar nga kjoska dhe pallate moderrne, ndërtuar, ku t’i zinte era. Të trija qytetet i kishin marrë hakun njeri tjetrin dhe askush nuk përfaqesonte Tiranën dinjitare.
Të ndalemi tek titulli. Kurbani është riti fetar mysliman, që realizohet me therrjen demonstrative të një dashi, me shpresën se sjell mbarësi. Në librin, që kemi në analizë, vetëm një herë është përdorur kjo fjalë, pikerisht në faqen e parë të tregimit, ku thuhet: “Një kapitull i gjatë, njëmbëdhjet vjet, u mbyll me thikat, që therrën …, kurbanin e fitores së vjedhur në sytë e të gjithve.” ( Libri “Kurban ” faqe 7 , botimi “Dudaj” Tiranë -2011). Me kurbanin, në derën e bashkisë, nga një i ri i pa kulturuar, njerzit kuptuan se ishte bërë kurban demokracia, ligji, zgjedhjet e lira, kultura. Kemi të bëjmë me një metaforë të gjetur dhe me karakter gjithpërfshirës. Tingulli i titullit, të ndjek në të tëra faqet, megjithse nuk e gjen, deri në fund të librit. Gjuha është e pastër dhe e figurshme, larg gjuhës karakteristike politike të tranzicionit shqiptar. Fjalite jane te gjata, karakteristike e stilit oratoresk të të shprehurit.
Autori kandidoi për të marrë mandatin e 4, për të vënë në jetë të tjera projekte reabilituse, që fillonin, me Qendrën e Sheshit “Skënderbej”. Zgjedhjet e vitit 2011 konsiderohen më të manipuluarat, që kanë ndodhur gjatë tranzicionit. Ajo që u krijua, për 11 vjet nuk mund të shuhet, as të mohohet, por mund te tjetërsohet, në rast se në zhvillimin e mëtejshem, nuk merret parasysh e kaluara e afërt transformuse. Tiranasit duhet të mbajnë parasysh, që i njejti dash, nuk bëhet dy herë kurban.
Nuk paragjykoj menaxhimin e mëtejshëm të Tiranës, që nis nga një taban i konsoliduar dhe solid. Libri i mundshëm i të ardhmes së Tiranës, pas vitit 2011, për zhvillimin tërësor të Tiranës, nuk do të titullohet “Kurban “. Kohën e kurbanëve e mbylli intelegjenca popullore e shprehur qartë dhe saktë në 23 Qershor 2013. Spata e dardharit? Të shohim nëse do mbetet vetëm një simbol i fortë i transformimit.
*Autori jeton në Nju Jork
Mbas 8 vjetesh na duhej nje nderrim se ketu qeverive po kaluan mandatin e pare i duket vetja si mbreter, po sa per autorin e “Kurbanit” atij i duhet te bjere me kembet ne toke se po fluturon:
Cilin botim te KURBANI-t ke lexuar , ti sh. Foto ( CAMI ) , se Kurbani eshte si dikur pamfleti politik i Komandantit , ” Kur lindi partia “, qe ribotohej me disa ndryshime , sa here Ai zbulonte armiqte , apo grupet armiqsore ne krye te partise ! Besoj se e kuptove , qe fjalen e kam per ato 100 faqet , ku derrmon Ilir Floririn , ose Ilir 700.000 Euroshin e Videos se Dritan Priftit , aleatin e madh aktual te sotem !!! Mos harro se shume shpejt do kemi te publikuar nje version te ri te Kurbanit , pas tradhtise se pritshme te rradhes nga Avokat Ngjala !!!…
Te kuptohemi zoti Radomi . E kam analizuar autorin si publicist . Ne kete zhanerr merret parasysh realiteti i dhene dhe i shkuar . Ndryshimet , qe ndodhin ne hapesire dhe ne kohe jane object i analizes politike, qe nuk e kisha objekt . Per detyren , qe kisha , e gjej reale situaten ne liber , edhe per objektin , qe ju beni fjale . Me mirkuptim : I. Foto
O shoku Foto, o komunist i oreve te fundit te Institutit te Lushnjes, mbasi iu lepive atyre te partise punes dje ,tani po i thur lavde kryetarit te ri. U plake tani dhe ben mire te rrish rehat me Miliken dhe kjo komuniste e oreve te fundit te PPSH.