U prezantua sot në një ceremoni zyrtare nga Ministri i Brendshëm Tahiri, Drejtori i ri i Policisë së Shtetit.
Artan Didi, 50 vjeç, ka lindur në Tepelenë dhe ka një karrierë të gjatë në polici. Ai e ka nisur karrierën në vitin e vështirë 1997. Ka qenë drejtues i repartit të forcave speciale RENEA deri në vitin 2000. Më pas ka drejtuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Në vitin 2005 doli në lirim. Pasi nisi një biznes privat, emigroi me lotari amerikane bashkë me familjen në këtë vend. Didi është plagosur rëndë gjatë një operacioni për kapjen e një të kërkuari për terrorizëm në Tiranë. Bëhet fjalë për operacionin për arrestimin e arabo- egjiptianit Muhamed Omar Al- Said.
Ngjarja ndodhi më 24 tetor të vitit 1998 kur Didi u nis bashkë me 40 trupa të RENEA-s për këtë operacion. Por Al- Said nuk dorëzohej i gjallë. Ai kishte përshtatur një lavatriçe për t’u fshehur. Qentë nuk e pikasën, por ishin aparaturat e përgjimit që zbuluan vendndodhjen e tij. Ai nisi që të qëllonte, dy efektivë të RENEA-s e vranë. Artan Didi shpëtoi mrekullisht, pasi plumbi e goditi në gjoks. Pas ngjarjeve të 14 shtatorit 1998, ai ishte i pari që doli në patrullim në Tiranë me mjetin e tij.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka dhënë dje dorëheqjen, por është emëruar drejtor i Akademisë së Policisë. Në vend të Burgaj, në krye të Policisë së Shtetit është emëruar Artan Didi. Dy nendrejtoret e rinj te Policise do jene Sokol Bizhga dhe Altin Qato. Kryeministri Rama, ka firmosur edhe 12 drejtoret e rinj ne 12 qarqet e vendit. 12 personat qe do kenë në dorë rendin në territorin e Republikës janë:
Ardian Çipa, emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Tirane
Kastriot Skenderaj, emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Vlore
Ervin Hodaj, emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Fier
Haki Çako, emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Gjirokaster
Lorenc Panganika, emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Berat
Ilirjan Balla, emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Kukes
Perlat Vatoci, emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Diber
Edmond Tarkaj, ripranohet dhe emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Korçe
Perlat Çullhaj, ripranohet dhe emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Durres
Shaban Nexhi, ripranohet dhe emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Shkoder
Niko Brahimaj, ripranohet dhe emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Lezhe
Neritan Nallbati, ripranohet dhe emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Elbasan
***
me keto mustaqe Nishani do ta pelqej shume 🙂 Bej shaka, suksese dhe pune te mbare 🙂
si ka mundesi te plagoset nje shef Renea nga terroristet dhe shteti i vet ta liroje ca vite me pas nga detyra dhe ta lej pa pune???? O Berish te hengert mortja o qelbesir
o ushtarak i zallherrit…..Artan Didi eshte perjashtuar nga policie me urdher te ministrit te PS Igli Toska me motivacion si i paafte dhe i korruptuar…….ti shqetesohu per ate qe ky njeri vjen nga amerika ku ka shitur geshtenja te pjekura dhe behet drejtori i policise se shtetit….ky eshte problemi….
dakort me vlonjatin
dakort me yp xhixhin ne polici duhen mustaqe se ku ske kuta varesh difekun fap e ne grep te mustaqes
pyeteni nje cike kete BIZHGEN cdonte ne Sarande ne 97?Dhe kush e vrau Gjerghj Mehmetin kolegun e tij qe ky e braktisi e iku i veshur si grua nga Delvina
na e thuaj ti me qe e ditke.
Kete e them edhe une si njeri nga deshmitaret e atyre ngjarjeve qe edhe i kam renditur ne nje shkrim te gjate…..po Sokol Bizhga e plagosi shokun e vete Gjergj Mehmetin qe ai mos ta pengonte ne arratisjen e tije dhe e la aty, vrasjen e bene ata qe edhe u ndeshkuan….ndersa Sokoli po shperblehet si nga Berisha edhe nga Rama…..si perfundim mendoi se me shume tekne politika shperblen kriminelet se sa te ndershmit…..
Sa me fanta zi qenke!. Kujdes ore se mos plas nga marazi. Mos je gje nga ata te prites ti? Apo ndonje malok qe po te humbet pushtetin tani dhe vjell Bravo Rama, ke gjetur njeriun e duhur! Ashtu i gjetsh edhe te tjeret!
O “Jugor”!!!!!
Bizhga eshte plagosur vete ate dite ne bark, e ka fshikur nje plumb i gjuajtur nga ju, bile e keni gjuajtur edhe me topin e tankut. Se kush e ka vrare kolegun e tij jua ka thene ne sy, atyre qe ishin pas hekurave, po per ti kujtuar po ti postoj:
Gjykata për Krimet e Rënda dënoi me 131 vite heqje lirie, bashkërisht gjithë të akuzuarit për ngjarjen e marsit 1997 në “Qafë-Gjashtë”, Sarandë, ku u vra e u dogj një polic dhe u mor peng një tjetër. Gjykata shpalli “fajtorët” mes 10 të pandehurve, të dyshuar si autorë të “vrasjes me dashje” në bashkëpunim, ndaj punonjësit të policisë Gjergj Mehmeti. Gjithashtu, ata akuzoheshin për “vrasje me dashje” në bashkëpunim, mbetur në tentative ndaj punonjësve të tjerë të policisë, Sokol Bizhga, Eduart Alija dhe Myzafer Blushi. Vendimi i dha fund një shqyrtimi gjyqësor, të nisur në nëntor të vitit 2008 në Gjykatën për Krimet e Rënda. Dosja me 10 të pandehur, të akuzuar për ngjarjen e rëndë në “Qafë Gjashtë” të Sarandës, u gjykua nga 5 gjyqtarë, të kryesuar nga gjyqtari Fran Prendi. Katër punonjës të policisë së Vlorës, Sokol Bizhga, Gjergj Mehmeti, Eduart Alia dhe Myzafer Blushi, udhëtuan drejt Sarandës për të rimëkëmbur komisariatin e policisë, të dalë jashtë funksionit. Gjatë kthimit, ata ranë në një pritë të armatosur. Në ngjarje u vra polici Gjergj Mehmeti, të cilit iu dogj më pas kufoma. Ndërsa u mbajt peng e u torturua polici Eduart Alija. Dy policët e tjerë mundën të largoheshin.
Vladimir Sinani 18 vjet burg
Nestor Sinani 15 vjet burg
Eduard Çipa 15 vjet burg
Alqi Paguni 15 vjet burg
Edmond Sejko 6 vjet burg
Mikel Kendezi 15 vjet burg
Arben Kendezi 16 vjet burg
Agron Qurku 16 vjet burg
Aleksandër Bala 15 vjet burg
Ristan Lapa pafajësi
ti o zoti karagjoz me emrin fidel pyet keshilltarin e rames se si ndihet kur vrasesi i burit te kusherires se tij shperblehet me post ndoshta e fton per ndonje darke
Duke qene shume specialist ne nje vend apo sektor pune ia lene punen njeri tjetrit. Ka 20 vjet qe ushtaraket e te dy ministrive ushtarake degjojne fjalen reforme dhe rrinin me zemer te ngrire se kur do largoheshin.
Per mendimin tim kjo eshte reforme qe me forca me pak, me kosto me te ulet te besh me shume pune.
Suksese.
Ne polici po rekrutohen edhe nje here ish komuniste, kryetar te komiteteve te shpetimit te 97, turp per Edi Ramen, kjo nuk eshte rilindje.
Sale i ke pire ilacet apo ishin te skaduara?
Nuk i njoh keta qe jane emeruar, por te them se me mire ish komunistet, se bythpalaret berishiane, kjo meqe ti i quan ish komuniste.
Vetem koha e Haxhi Qamilit mund te krahasohet me shpellaret berishiane, komunisteve ti more shpellar ti hash mune, se shumica e ish komunisteve, punuan dhe ndertuan Shqiperine, dhe ishin komplet ndryshe nga komunistet spiune te diktatures se proletariati, pjese e se ciles, ishte shpellari jot Berisha.
Po me drejtorit arsimore si do te veprohet,eshte korrupsion i madh,per te marre te drejten e mesimdhenjes duhej paguaj 2000- 4000 euro.Atje jane shpordoruar fonde per gjoja,artin duke punesuar,tifozet e PD,jane harxhuar me miliona per matriale mesimore,me fatura fiktive,me mijra e mijra leke per nafte per mjetet …etj.etj .probleme
Po kthyet rregullin,rendin,qetesine,punen dhe dinjitetin e kombit SHqiptare po ju garantoj se do te rrini ne qeveri per breza te shumte jo per vite,por po e theksoj per breza te shumte vetem te mos vijne ne qeveri demokratet fashista qe ishin qe 23 vjet me rradhe,te cilet mashtruan popullin dhe boten me parrullen etyre gjoja e duam shqiperine si EUROPA.SHqiperia si EUROPA do te behet shume shpejt me rendin qetesine punen dhe dinjitein e munguar te kombit per 23 vjet.FLM
Nuk i njoh dhe nuk i di punet e policise, uroj te behet me e mira, se kemi nevoje per rend dhe qetesi, por ripranimi i Niko Brahimajt eshte turp, megjithese ai ishte vegel. Po, ne pergjithesi veglat e hane. Ai arrestoi pa mandat shefin e opozites dhe lenia e lire pas 1-2 ore e Berishes dhe mosdenimi i tij tregojne se ishte vetem per ta trembur gje qe nuk eshte e pranueshme per ecurine e nje vendi qe aspiron te futet ne BE. Marrja ne detyre e Brahimajt e ca te tjereve eshte sii shperblim per te dhe shoket e tij dhe per t”i treguar opozites qe te rrije urte se perndryshe e peson. Kjo nuk eshte demokraci.
Po punohet mjafte mire.! Po cmontohet shteti i krimit.Te mos harrojem ne kishim nje shtet te cilin e kishte ngritu vet krimi dhe si i tille ai vetem krime bente e kudo ben ne ekonomi, ne politike ne shtet dhe kudo. Vrasjet qe jan bere deri tani eshte dore e vet ketij shteti te inkriminuar. Une kam bindje qe Ministri Tahiri dhe Dida duhet ti dijne mire skuadrot e killerve te Sali Berishes dhe te falanges qe e shoqeron nga pas. Me qe kokat e ketij krimi po hiuqen ateher pa tjeter qe duhet te eleminohet e skuadrot e killerev. Ne se buk asgjesohet ky arsenel killerian dijeni mire qe do te keni probleme pasi keta vetem per te prishur imazhin e qeverise flain kot.! Mos i nenvlehtsoni keto qe thot Aliu nga Selenica.!
Une personalisht njoh vetem nje drejtor policie nga kete qe u emeruan por ne qofte se do luftohet krim me njerez te tille eshte njesoj si ti varesh ujkut melcite ne qafe.Populli Shqipetare votoi per te luftuar krimin dhe jo te vendosen mafjoze te kalibrit nderkombetare ne krye te Policise nuk kish djem e vajza te rinj e te shkolluar jashte shtetit qe nuk jane te perlyer.Z,Kryeminister populli beson te ty se ky vend mund dhe duhet te behet une personalisht te pergezoj per zgjedhjet e tua per disa emra te rinj ne krye te institucjoneve por ki kujdes ne emerimet e policise ,merr vete informacion per drejtuesi dhe mos beso vartesit e tu se koston e deshtimit e merr ti dhe paguajne Shqipetaret.
Si Artani dhe Niko jane dy djem (tashme burra gati te vjeter) qe i kam njohur personalisht dhe jan jo vetem kompetente profesionlisht por edhe me integritet (te pakten para shume vitesh kur i kam njohur vete).
Per sa i perket episodit kur Niko ndloi shefin e opozites, komentuesi me siper e ka gabim kur thote qe ndalimi ishte jo legal. Ndalimi behet nen ligjin per ndalimin ne kuhte flagrance per perdorimin de nxitjen e dhunes. Kishte nje jave ato dite qe pjesemarresit e paket ne mitingjet e PD po perdornin dhune. Shme te tjere si une qe kane qene ne Tirane ato dite kujtohen qe ate dite Saliu tha nga podiumi i mitingut se policia po i pergjonte dhe se kishte kaera ne skelen qe ishte ngritu rreth ustit te Skenderbeut (qe ne fakt po restaurohej). Mitingashet u ngjiten nen nxitjn e Saliut dhe rrezuan skelen. Siguisht nuk gjeten gje por me pas u nxehen dhe filluan te godasin me tulla policet – une vete kam pare se disa nga aa qe u ngjiten ne skela me pas thyen me gure xhamat e bibliotekes kombetare.
Nuk ishte e para here qe kjo ndodhte dhe pjesemarresit ne miting isin paralajmeruar se nese perdornin prape dhune (qe e perdoren fare te paprovokuar dhe kishin nje jave qe e perdornin) do e ndalohesin nga policia.
Nuk e di cfare te shtoj, por ne cdo vend normal ku kam qene, si ne Europe edhe ne Amerike, policia keshtu te ndalon ne vend po shkaterrove skelat e ndertimeve/restaurimeve.
dmth ti i nderuar Astrit, po na thua qe Sala duhet ta arrestonte Edi ramen me 21 janar ngaqe ishte mes njerezve para kryeministrise per nxitje dhune??
Na e shpjego pak me mire te lutem, se ju shpesh bini ne kundershtim me ato qe thoni
-Nuk ka paralele midis Tan Didit dhe malokeve…
VR!!! Nuk e njoh z.artan didi! E kam degjuar vetëm si emër. Nuk ja di aftesite profesionale dhe s’kam te drejte te jap opinione per to. Por si ushtarak dhe si qytetar me terheqin vemendjen nja dy-tre elementë : 1. Nuk me duket normale ne kuadrin e nje rregulloreje unike te kete policë me lloj-lloj dukjesh,me mustaqe,me qethje te ndryshme,me syze dielli etj.etj. Uniformiteti eshte kornize disiplinimi dhe jashte ketij rregulli ka nje farë shthurjeje te tij 2. Z. Artan ka rreth 8 vjet i shkeputur nga uniforma dhe profesioni. A do te arrije ai te rifitoje statusin e nje polici te afte per te luftuar nje krim qe i ka “revolucionarizuar”shume herë metodat e tij kriminale? A e kap dot ai ritmin e nje rilindjeje policore? 3. Ministri nga tepelena, kryepolici nga tepelena,a ka ketu qoftë dhe njefare krahinarizmi qe gjithsesi eshte i demshem (mund të gjendej nje kryepolic nga krahinë tjeter per te mos dhënë përshtypjen se vetëm ne tepelene ka të këtij niveli ndersa ne zonat e tjera jo) ? Që gjithsesi do te përpiqet te ruaje “nderin krahinor” duke ruajtur fshehtesine e akteve jo efiçiente policore? Shkeputja relativisht e konsiderueshme nga kariera policore, adoptimi me rregullat civile në mënyrën e jetesës,mustaqet jashtedisiplinore(ka qamet policë mustaqellinj qe nuk te lené shijen e nje rregulli ligjor…), krahinarizmi ndoshta rudimentar nuk të krijojne një imazh sigurie e vendosmerie kunder te keqes. Imazhi çfaqet paksa apo qoftë dhe milimetrisht…., i turbullt! Shpresoj në mirëkuptimin e komentit të ftohtë qe tentova të bëj!
Jam anti-Berishe i hershem, por mos harrojme qe Kuliçi me shoke asgjesuan bandat me te rrezikshme ne vend ne vitet 2005-2009 dhe sot jane hedhur ne rruge dhe prere ne bese nga Berisha i pari, pasuar nga Meta ! Rama thjesht po shperblen me keto emerime klanin e Gramoz Ruçit qe ne hije po behet i plotefuqishmi i vendit ! KUJDES !!!
Z Dida ne radhe te pare te uroj per detyren . Ndonje dite kur JUkeni mundesi te jeni te qete duke shijuar nje pushim te merituar, bashke me Z Niko Brahimaj kape per zhelesh ket cjapin plak dhe rraseni mrena ne paraburgim.Mullja deren dhe hudhja celsat ne lane.Kur te pyesin thuaju qe isha pushim.
Pasojat shkateruese qe la pas rregjimi i Berishes, si ne çdo fushe tjeter, edhe ne fushen e rendit kerkojne marrjen e masave te menjehershme per vendosjen e situates. Kjo kerkon reforma te thella dhe rikonceptim, e riorganizim te te gjithe ngrehines qe quhet Policia e Shtetit. I gjithe publiku ka nje pritshmeri te madhe ne kete drejtim. Qeveria e re nuk ka shume mundesira per te bere ndryshime te medha ne ekonomi, por ajo duhet te veproje shpejt ne drejtesi dhe ne rend. Rol te madh ne kete drejtim luajne edhe emerimet e djeshme te cilat do te jene percaktuese ne kryerjen e ketyre reformave. Por me keqardhje konstatoj se emerimet e djeshme nuk e arriten pritshmerine e publikut. Shohim siper nje miniCV te zotit Didi. Ai vjen nga ushtria dhe ka punuar ne repartet ushtarake te nderhyrjes se shpejte dhe atij special. Pra eshte nje kandidature qe nuk ploteson dy kushte universale per postin, nuk ka nje arsim policor ( policia eshte nje profesion me vete dhe kerkon arsimin perkates ), dhe e dyta, nuk ka arsim policor, por nuk ka as edhe pervoje pune ne sektoret e ndryshem te policise. Po ti llogarisesh vitet e punes ne forcat speciale, ka filluar ne 97 dhe eshte larguar nga policia ne 2005, pra nje eksperience 8 vjeçare, dhe jo ne polici. Qeveria e sotme duhej qe per keto vende te rendesishme te kishte hapur konkurs ku te konkuronin specialistet me te mire qe ka vendi, duke bere dhe seleksionimet e nevojshme, ne baze te te dhenave, ne lidhje me integritetin, pastertine e figures etj. Secili nga pretendentet duhej te paraqiste para nje komisioni platformen e tij, etj. Edhe nje gje, çeshte kjo mode qe shkon tjetri ne USA, merr edhe green card, dhe e therrasin te vije te punoje ne nje nga postet me te rendesishme. Familja atje, mendja atje, trupi ketu. Kurse per emerimet e tjera ne polici nuk ja vlen te komentoj sepse nje pjese e tyre jane emra te konsumuar e te risjelle por qe nuk thone asgje dhe sigurisht nuk do te ndryshojne asgje.
Konstatoj qe me emrimet ne tatime, dogana, polici, albpetrol, kthimi i pronave, lojrat e fatit, anta, etj eshte ulur ndjeshem niveli i drejtimit ne keta sektore te rendesishem. Kam rezerva edhe per disa poste ministrore, duke filluar nga Ministri i Brendeshem qe i katapultuar, ne politike dhe nga politika ne qeverisje, e ka hapur librezen e punes me postin e Ministrit, sepse nuk asnje dite pune ne te. Kjo eshte nje fatkeqesi per te gjithe ne.
Personalisht besoj tek Rilindja dhe Edi Rama, besoj tek ndryshimi dhe endera e bukur, por duhet te shmanget diletantizmi dhe eksperimentimi pa fund, e pa fund, me ministra me drejtore, dhe marrja e tyre pa asnje kriter, pa asnje rregull, pa asnje vlere personale.
Ju kujtojne gje keta emra qe mesonin si te punosh minister, sikur te ishin ne kurs per shofer. Ata jane Igli Toska, Bujar Nishani, Flamur Noka, Saimir Tahiri, shpresojme ky te jete i fundit.
Niveli i qeverisjes eshte i ulet dhe nuk i permbushi pritshmerite, fatkeqesisht deri tani.
U shpreha ne nje koment per shkrimin e Mustafa Nanos se, ka pas dhe ka dallime krahinore e fetare jo pak te dallueshme. Kete e verteton dhe emrimi i kuarove te rinj ne Polcine e Shtetit, jo pak por shume dukshem jane dallimet fetare dhe krahinore, çka nuk te jep besim per te vendosur rend. Kete, duhet ta kete parasysh jo vetem Minsitri, jo vetem Presidenti, por ne menyre te veçante Kryeministri Edi Rama. Edi Rama nuk duhet te lejoje te behen te tilla gafa deri dhe perforcimin e mendimet te ndarjeve krahinore e fetare, te cilat jane shume te rrezikshme per konsolidimin e nje nacionaliteti, ne veçanti te nacionalitetit tone, te ndare ne Veri e ne Jug, ne Gege e ne Toske, ne katolik e ne mysliman, ne Ortodoks e ne Bektashijne, ne Engjellore e ne Johovaj e ku e di me mire me e thene ate qe nuk duhet te ishim. E ka te drejte komentin Pellumb Zaimi, i cili duhet marre ne konsiderate. Keshtu nuk ecet, keshtu nuk vendoset shteti. Pushteti nuk eshte shkule e ngule. Pushteti vjen per te dhene shprese, per te dhene besim, per te hap driten jeshile, qofte dhe me sakrifica politke, qofte dhe me kosto jo te vogla politike.
Prandaj, Edi Rama, mos lejo te veprohet keshtu.
Respekt!
NUK KUPTOJ KARRER TE GJATE NE POLICI 1997- 2005 KUR I DOLI LOTUA , 8 VJET KARRER E GJATE ?
Artan Didit suksese edhe se eshte kurajoz edhe se ka sensin e se drejtes edhe se cka eshte dhe me e rendesishmja ,eshte dhe idealist.Veshtire se te gjitha keto bashkohen tek nje njeri,cilesi qe ne fakt i duhen fiks sot policise se shtetit,e repte ne zbatimin e ligjit dhe njekohesisht shume njerezore dhe humane.Te jeni te bindur qe keshtu do te funksionoje dhe shpejt do te duken dhe rezultatet.Aludimet e tjera jane paragjykime ose nga mosnjohja ose nganjehere behen dhe me keqdashje e qe s’kane asnje vlere.
Argumenti nuk është aludim! Z. Koci ! Argumentat mos i quaj aludime! Ka plot argumenta tek komentuesit. N.q.s nisesh nga shoqerite e miqesite qe mund te kesh me te emëruarit ështe tjeter gjë! Furçat gjithsesi dëmtojnë! Argumentat korigjojnë!
Nga Tepelena dhe drejtori ,ministri po nga Tepelena,prite kur te sjellin dhe kopene me dhen tani,o popull kujtove se shpetove nga shpellaret e saliut,po re ne bresher,re ne Doren e injoranteve dhe hajdutve te Tepelenes,shiko tani kur te mbushet gjithe policija me tepelenas,raca me koqe e shqiperise,e vetmja Pune qe di te beje kjo race eshte te genjeje vjedhi dhe te shkruaj emrin per police,o medet,o shqiperi mjera ne ca duarsh po bie.